20.9 C
Prizren
E premte, 15 Gusht, 2025
Home Blog Page 7824

Pritet rehabilitimi i nëntë ujësjellësve në Malishevë

0

002Krahas investimit në ujëmbledhësin e Senikut, që do ti furnizoj dymbëdhjetë fshatra të Malishevës me ujë për pije, pritet që brenda vitit të rehabilitohen edhe nëntë ujësjellës ekzistues. Këto investime do të bëhen në kuadër të një projekti të cilin e zbaton CDI në. Këto janë fonde të qeverisë zvicerane dhe implementohen nga Commynity Development Initiative (CDI) dhe Dorsch.

 Për këtë program që do të investohet në nëntë fshatra të Malishevës, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me zyrtarët e Hidroregjionit jugor dhe zyrtarët e CDI-së, kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e nëntë fshatrave, që janë përfitues të këtij projekti për rehabilitimin e ujësjëllësve. Rehabilitimi pritet të bëhet për fshatrat Astrazup, Bellanicë, Dragobil, Bardh, Maxharrë, Shkozë, Guncat, Panorc dhe Tërpezë.

Kryetari Begaj, këtë projekt e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm. “Përmes rehabilitimit të këtyre ujësjellësve do të rritet cilësia dhe mirëqenia e qytetarëve të Komunës së Malishevës”, tha në fjalën e tij kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.

Ndërsa Lavdim Osmani, nga CDI-ja, i ka njoftuar përfaqësuesit e fshatrave me programin të cilin e realizon CDI. Sipas tij Malisheva ka përfituar në dy projekte shumë me rëndësi, ku njëri prej tyre është rehabilitimi i këtyre nëntë ujësjellësve, të cilët edhe do të futen në sistem të menaxhimit. Sipas tij rehabilitimi do të bëhet i kompletuar nga burimi i ujit, deri tek ujëmatësi.

Edhe zyrtarët e Hidroregjionit, i kanë sqaruar përfaqësuesit e fshatrave për këtë projekt, ku sipas tyre, do të eliminohen të gjitha defektet e mundshme në këta ujësjellës, si dhe do të bëhet edhe rritja e kapaciteteve te ujit dhe cilësia e ujit.

Në këtë takim, u bë e ditur, se për ti realizuar këto investime, këta ujësjellës duhet të futen ne menaxhim të hidroregjionit jugor./PrizrenPress.com/

Arif Ziberi – Elitari i ”ELITA 5”

0

Elita5-Arif ZiberiSuksesi i tyre duket se ka qenë i paracaktuar! Emri është kaq domethënës dhe kuptimplotë! Por jo vetëm! Skena është ndjesia e tyre më e bukur dhe njëkohësisht e papërshkrueshme. Një pikë kulmore emocionesh. Emocione, të cilat ne i kemi ndjerë çdo herë që i kemi parë tek përformojnë dhe presim t’i ndjejmë gjithmonë e më shumë.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Muzika e do pasionin, atë zjarrin që ne e kemi si popull. Por në art, këtë çelës jo të gjithë e kanë. “Elita 5” nisi rrugën e jetës dhe karrierës me një ëndërr të madhe…Të jenë të suksesshëm në karrierën e tyre, por edhe duke treguar zotësi në krijimin dhe ruajtjen e imazhit të suksesit.

Këngët e tyre reflektojnë dashuri, krenari, dhembje, bardh e zi, madje edhe çmenduri. Thjesht mjafton t’i dëgjosh dhe ritmi i këngëve të tyre t’ju rrëmbejë, menjëherë.

Në këtë intervistë për Telegrafin, vokalisti Arifi Ziberi, na njeh me historinë e elitarëve të pëlqyer kudo e kurdo, tregon vendosmërinë për të ruajtur reputacionin e tij përballë publikut; rrëfen copëza të përditshmërisë dhe jetës së tij, e cila përherë është e lidhur me jetën e natës, pa kërkuar nga ai që të na zbulojë sekrete të vogla, edhe pse të fshehura shpesh pas ndonjë buzëqeshjeje.

“Mohikani i fundit” i cili vjen pas 10 vjetësh duket se është pjekur dhe gatuar shumë gjatë për të qenë një projekt tepër serioz dhe afatgjatë. A është kjo një periudhë e gjatë për një publik të etur për muzikën tuaj?
Çdo dalje në skenë të jep mundësinë të kuptosh se çfarë duhet të ndryshosh dhe çfarë duhet të përmirësosh. Elita 5 është bend i cili gjithmonë është munduar të japë më të mirën për publikun. Pra, na janë dashur 10 vite të rrumbullakësojmë dhe ta pjekim albumin ashtu siç dëshirojmë ne, sepse, kemi këngë që këndohen qe 25 vite dhe nga gjenerata të ndryshme.

Elita5-Arif Ziberi1Çka ju shërbeu si frymëzim për këtë titull mjaft interesant dhe domethënës?
Ideja e titullit ishte e Wirusit. E kemi përcaktuar këtë titull, sepse domethënia e tij është lufta që kemi bërë për këto 25 vite, që të jemi në këtë estradë me shumë batica dhe zbatica.

A po dëshmon ‘Elita 5’ se me këtë album dëshiron të tregojë se anëtarët e grupit tuaj janë “mohikanët e fundit”?
Duke qenë se vërtet kemi mbetur mohikanët e fundit të rokut, na pëlqeu që albumi të titullohej kështu. Megjithatë, ne përpiqemi të mos jemi mohikanët e fundit të dhe ta shtyjmë rininë të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre. Shpesh dëgjojmë bende të reja e me perspektivë, që heqin dorë nga ëndrra e tyre, që në pengesat e para. Duhet ta dinë se kjo rrugë është shumë e vështirë, por nëse vërtet e do, do të mund t’ia dalësh.

Projekti juaj filmik, “Më Fal”, i ka lënë pa fjalë, madje edhe njohësit e analistët e artit marcial, si dhe të gjithë adhuruesit e shumtë. E kujt ishte ideja që hiti aq i arrirë të shërbente si bazament për këtë album?
“Më fal”, përshkruan një lidhje dashurie mes një vajzë të re dhe një ushtari. Kënga është një baladë e punuar me shumë përkushtim. Si gjithmonë, ‘fajtor’ i zakonshëm tek ne, për këngët dhe klipin, është Wirusi. Regjisori i klipit nga Ohri, Daniel Joveski, ka bërë një punë shumë të madhe, ka bërë një film, jo si bëhen klipet e sodit. Ka qenë surprizë e bukur edhe për ne kur e pamë të përfunduar. I kishte kaluar edhe parashikimet tona. E natyrisht tani presim që ky emocion të transmetohet te publiku. Shkurt ia kemi arritur qëllimit që donim të realizonim mesazhin qe jep arti!
Poashtu këtyre ditëve, publikuam këngën e re të quajtur “Si një meteor”, që është pjesë e këtij albumit, i cili përmban 11 këngë. Shpresoj të pëlqehet dhe të vlerësohet puna dhe mundi që kemi bërë një ekip shumë i madh i njerëzve profesionist.

Fillet e grupit tashmë elitar, Elita 5, i gjejmë në fillim të viteve të ’90-ta. A mund të na përshkruani rrugëtimin e elitës nëpër vite, në mënyrë që opinioni ynë muzikor të ketë sa më shumë informacione për ju dhe sukseset tuaja?
Në fund të viteve 80-të, ëndrra për të kënduar bëri që të formohej një grup prej pesë vetash. Themelues kanë qenë Agroni dhe Besimi. Ata kërkonin një vokal të mirë dhe pas ftesës që ma bënë, iu bashkëngjita grupit. Pastaj me radhë erdhën Wirusi, më vonë Valoni…Pas shumë përpjekjesh nxorëm një album, i cili për atë kohë qe shumë i mirë. Pastaj, albumi i dytë “Nuk jam Al Kapone”, na hapi dyert e suksesit dhe filluam që këtë punë ta marrim me seriozitet. Gjithsesi, pas kaq vjetësh së bashku, kemi realizuar 7 albume, ndër të tjera: Fol, Si Merlin Monro, Greatest Hits, Elita 5 Live, Bardh e Zi dhe Mohikani i Fundit.

Këngët tuaja kryesisht janë balada për dashurinë e të rinjve. Por, shpeshherë dashuritë e mëdha nuk realizohen, për të mos thënë, dështojnë. Ju, këto dashuri të parealizuara sikur i qani me lot krokodili dhe dashuritë e tilla i përjetësoni deri në himnizim. Ka diçka personale, apo ju jeni vetëm interpretues i dramave, drithërimeve, zhgënjimeve të të tjerëve?
Nuk është dedikim personal, por është personale. Është zhargoni i formës se si ne i përjetoj sot ndjesitë. I këndojmë dashurisë, sepse mendojmë se është më e shenjta të cilën na e ka falur Zoti. Ne personalisht, ato dashuri për të cilat edhe ndoshta kemi vuajtur ndopak, i kemi pranë vetes dhe i përjetojmë së bashku të mirat dhe të këqijat e jetës.

Bendi, i cili ekziston tashmë 25 vjet, pashmangshëm duhet të ketë kaluar nëpër disa faza të ndryshme. Në rastin tuaj, si duket, ato faza nuk kanë qenë gjithaq transparente së paku sa i përket muzikës. Sa kanë qenë të kushtëzuara ato faza me momentet politike dhe historike, në të cilat jetoni dhe veproni?
Si shqiptarë që jemi, nuk ka mundur e të mos ndikojë politika dhe situata historike tek ne. Shtypja e popullit shqiptar në Maqedoni, lufta në Kosovë e Maqedoni, na kanë bërë shpeshherë të mendojmë të heqim dorë nga muzika. Por këtu gjithmonë duhet duartrokitur publiku shqiptar, i cili na ka vlerësuar dhe ka qenë sovrani më i madh që ka vendosur për fatin tonë. Ata na dhanë një sens fushëpamje apo rrugëdalje, apo hapësirë që ne artistë të mos kishim frikë nga sfidat, dilemat, nga të papriturat.

Jeni ndër të rrallët të cilët e keni përballuar kohën dhe sfidat e saj, madje keni dëshmuar një elitizëm të paparë. Këtë primat po e ruani edhe tash, kur të kënduarit është lehtësuar së paku në aspektin teknik.
Sinqerisht, nuk e di se ka ndonjë rok grup që ekzekuton gjithmonë ‘live’ dhe, që është shumë me rëndësi, ta mbajnë krejt koncertin vetëm me këngët e tyre dhe të gjitha t’i këndojnë njëzëri. Një këngëtar në studio nuk mund të japë kurrë atë emocion që i jep publikut kur këndon “live”. Këtu mendojmë se është përparësia jonë.

Ku qëndron sekreti i suksesit të muzicientit, sepse, duket se, femrat shpesh janë të pasionuara pas tyre, madje deri në vuajtje?
Kush është ai që nuk do të donte të mos merrte vëmendjen e duhur gjatë kohës kur përformon në skenë? Gjithçka nis nga mënyra e të vështruarit. Skena është e magjishme. Të arrish deri tek ajo, ndoshta është më lehtë se të vazhdosh të jesh prezent në të për një kohë të gjatë. Ndoshta kjo i shtynë njerëzit për adhurimin e muzicientëve.

Ju kemi parë nëpër fushata elektorale, por jo edhe nëpër festivale. Keni ndonjë dyshim, zhgënjim, paragjykim, apo është çështje parimi?
Elita s’është bend i festivaleve dhe ato kurrë nuk do të jenë në planet tona. Arti, nuk e kërkon as nxitimin, as zhgënjimin, sado që është i prekur nga të dyja këto fenomene! Por, ne po i rezistojmë!

Muzikantët, shpesh ankohen se udhëtimet janë të mundimshme, kurse mungesën larg familjes e konsiderojnë anën më të errët të këtij profesioni. A e ndieni këtë edhe Ju?
Absolutisht, kur e bën një zanat me një dëshirë kaq të madhe edhe me pason të madh, vështirësitë i ndjen më pak.
Megjithatë, kur nisemi në ndonjë turne më të gjatë, rrallë mund të shihni më shumë fytyra të ngrysura në një vend. Jemi shumë të lidhur me familjet tona dhe mezi presim t’i përfundojmë koncertet dhe të kthehemi në shtëpi.

Si ia keni arritur ta ruani këtë harmoni me vite të tëra. Ju ka lidhur arti, biznesi, apo ju nuk jeni “diktator”?
Ne, njihemi me njëri-tjetrin për një jetë të tërë. Mendoj se ajo që na ka bashkuar dhe ende na bashkon, është shoqëria. Thjesht, s’mund të rrimë pa njëri-tjetrin. Në grup, po nuk pati harmoni, ai shuhet si të mos ekzistonte kurrë. Elita 5 nuk e ka këtë problem. Jemi pesë, por jemi edhe një!

Ju jeni grupi më i veçantë, me këngë të veçanta, me stil dhe me tekste, poashtu. Duket se në krejt këtë sukses ka hise edhe një “virus” në kuptimin pozitiv. A është kështu?
Kemi fatin që në grup e kemi ‘kokën’ e grupit, muzikantin gjenial Wirusin (Nexhat Mujovi), i cili kurrë nuk ia huq anës muzikore, që shihet edhe nga hitet e shumta të grupit.

Pas gjithë kësaj, a keni ende dëshira të parealizuara, apo të gjitha i keni konsumuar?
Dëshira të parealizuara do të ketë gjithmonë. Por, në sirtarët tonë, gjithnjë e më pak ka dëshira të parealizuara.

Emrin e grupit ia keni vënë vajzës suaj. Ndërkohë Elita, duket gjithashtu një vajzë me talent të lindur. Shihni tek ajo një shëmbëlltyrë tuajën, të cilën kërkoni ta ushqeni dhe si përpiqeni ta arrini këtë?
Ndjehem shumë i lumtur që edhe vajza ime ka filluar të këndojë dhe më vjen shumë mirë që kritikat e para nga njohësit e mirë të muzikës kanë qenë shumë pozitive, megjithatë i mbetet asaj që ta dëshmojë veten. Elita, tashmë ka formuar edhe grupin e saj muzikor XXL ku vazhdon të paraqitet në mbrëmje të ndryshme, ka qenë pjesëmarrëse edhe në disa evente muzikore.

Çfarë mendoni kur shihni që një këngë e dobët artistikisht pëlqehet në masë nga publiku. Duhet të ndryshojë shijen publiku, apo ju duhet të bëni këngë që t’i afrohen shijeve që pëlqehen sot?
Publiku konsumon çka t’i ofrohet. Edhe këngën e dobët, publiku e konsumon, nëse nuk ka ndonjë këngë tjetër më me vlerë. Neve na mbetet që gjithmonë të bëjmë këngë të mira, që publiku të edukohet, kështu.
Diferencën e bën cilësia muzikore, vokale…Gjithashtu edhe kontributi që artisti ka dhënë në krijimtarinë e tij personale.

Elita5-Arif Ziberi2“E vështirë është të bësh para me artin e vërtetë. Muzika do të bëhet art kur të mos ketë para”, thotë Duke Ellington. A e ka humbur kuptimin muzika në këtë det arritjesh teknologjike dhe të muzikës elektronike?
Në një ditë kur mjafton të mos jesh muzikant, por vetëm ta kesh një kompjuter dhe të bësh muzikë, s’ka si mos të thuhet ndryshe. Muzika nuk është edhe aq profesion i thjeshtë. Kërkon shumë punë, talent dhe disiplinë!

Si e keni imagjinuar jetën e artistit dhe sa jeni afër plotësimit të pritjeve tuaja?
Sinqerisht, nuk e kam imagjinuar shumë më ndryshe, sepse e di ku jetojmë, e di se tek ne nuk ekziston definicioni Yll. Ne, vetëm mundohemi ta bëjmë punën tonë.. e ardhmja, pastaj na jep vendin tonë të merituar!

Ndonëse arti nuk njeh moshë, megjithatë ju a mendoni ndonjëherë se keni arritur në atë periudhë kur është e domosdoshme që njeriu të bëj një lloj bilanci për të kaluarën dhe të nxjerrë një përfundim për jetën?
Besoni se ende nuk kemi menduar për këtë. E vetmja gjë që e mendojmë është se si të japim sa më shumë këngë dhe koncerte të bukura për adhuruesit tanë. Dhe, këtë, mendoj se po e bëjmë!

Ju veproni dhe jetoni në Maqedoni, por shpesh ju shohim edhe në Kosovë e Shqipëri, ku duket se keni shumë shoqëri, shumë miq, fansa, dhe e ndjeni veten sikur në shtëpi? Çka ju tërheq më së shumti…
Elita 5 ka shumë fansa në të gjitha trojet shqiptare dhe, kudo që jemi, e ndjejmë veten si në shtëpi, sepse ata janë shtytja jonë kryesore që të vazhdojmë më tej. Pa ta, ne nuk do të mund të ishim këta që jemi. Prandaj, i falënderoj pa masë!

Me punën dhe qëndrimin tuaj në skenë, pashmangshëm jeni imponuar si model për të rinjtë. Çka do të dëshironit që ata të mësojnë nga ju?
Neve na vjen shumë mirë që në koncertet tona shohim edhe të rinj që i dinë dhe i këndojnë këngët tona. Besojmë se ata, marrin porositë më të mira nga këngët tona.

Aktualisht me çka jeni duke u marrë dhe ku mund të dëgjohet muzika juaj?
Jemi në turneun veror promovues të albumit të ri, dhe do jemi kudo që flitet shqip.

Fanfara Tirana përmbyllin ‘DokuNights’-in

0

Fanfara TiranaGrupi nga Shqipëria Fanfara Tirana do të performojnë në natën e fundit të DokuFest, më 24 gusht, në kinemanë e vjetër të Lumbardhit.

Skena do të rrapëllojë dhe të rrokulliset me repertoarin e shpejtë, ritmik dhe të gërshetuar me etno melodi nga Fanfara Tirana të cilat shpërthejnë përmes instrumenteve të jo më pak se 14 muzikantëve që performojnë dhe vallëzojnë të gjithë bashkë. Fanfara Tirana përbëhet nga anëtarë të grupit ushtarak të forcave të Shqipërisë të cilët kanë luajtur muzikë në dasma dhe festa para se të niseshin për në turneun e tyre nëpër të gjithë Evropën. Ata performuan në festivalet më të mëdha evropiane dhe kështu i dhanë jetë muzikës së tyre Balkan brass boom të kombinuar me vokale polifonike fantastike.

Repertoari i tyre vjen nga muzika tradicionale shqiptare përzier me ritme të tjera ballkanike ku përfshihen stile nga i gjithë vendi, rajoni dhe bota. Fanfara Tirana do të performojnë më 24 gusht dhe mbyllin DokuFest-in me muzikë të ëmbël, të hidhur, djegëse dhe të vërtetë. /PrizrenPress.com/

Parlamenti në Turqi, ‘meç’ boksi për deputetët

0

Turqi-Grushta në ParlamentTre deputetë turq janë lënduar pasi një debat parlamentar në Ankara u shndërrua në meç boksi.

Politikanët po diskutonin nëse duhej të kishte një hetim mbi militantët islamistë nga Turqia që po luftojnë në Irak dhe Siri. Seanca u mbyll si rezultat i incidentit.

Turqia pas disa ditësh do të zgjedhë presidentin e vendit.

 

Dhurata Ahmetaj: Ky është vetëm fillimi

0

DhurataAhmeti-kengetareDhurata Ahmetaj është shprehur shumë e gëzuar që albumi i saj, “Dhurata”, tashmë është në në të gjitha pikat e shitjes së projekteve muzikore.

“Ndihem shumë e lumtur dhe mjaft e ngazëllyer të njoftoj gjithë përkrahësit e mi se nga sot albumi ‘Dhurata’ do të gjendet në shitje në të gjitha pikat e shitjes të projekteve audio-muzikore ku do ku ka shqiptarë”.

“Ky është një rezultat i një pune shumë të gjatë, mjaft të përkushtuar, ku natyrisht se ka pasur edhe pengesa, por vet fakti që i kaluam të gjitha dhe erdha në përfundimin e albumit tim të parë më bën të ndihem edhe më e përkushtuar për të ardhmen.

Ky është vetëm fillimi…”, shkruan në profilin e këngëtares në Facebook.

Në një tjetër postin në Twitter, Dhurata ka falënderuar ekipin e ‘Elephant’, Bleron dhe Nurteelin për punën që kanë bërë bashkë në realizmin e këtij projekti.

Dështimi në parandalimin e radikalizmit fetar

0

Radikalizmi fetarKosova dhe institucionet e saj të sigurisë kanë dështuar në parandalimin e zhvillimit të disa veprimeve radikale ekstremiste, thonë njohës të çështjeve të sigurisë në Prishtinë.

Sipas tyre, institucionet e sigurisë tash duhet të ndërmarrin masa të veçanta dhe ato do të duhet të jenë gjithëpërfshirës për parandalimin e, siç thuhet, ekstremizmit në Kosovë.

Ekspertët i rekomandojnë Agjencisë Kosovare të Inteligjencës(AKI) të krijojë një dikaster të veçantë, pos atij që ka për luftën kundër terrorizmit, e për t’u marrë ekskluzivisht me çështjet e ekstremizmit.

Naim Maloku, njohës i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, tha për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha organet e sigurisë duhet të marrin masa në mënyrë që Kosova të mos bëhet strehe e grupeve kriminale ekstremiste.

“Mendoj që Agjencia Kosovare e Inteligjencës, duhet të ketë një sektor të veçantë, edhe pse një sektor për luftën kundër terrorizimit e ka. Por, unë mendoj se brenda atij dikasteri në AKI duhet të krijohet një nën- dikaster ose një drejtori e veçantë, që do të merret vetëm me trajtimin e kësaj çështjeje, si dhe me hetimin e njerëzve, të cilët eventualisht kishin me qenë të kyçur ose tentojnë apo kanë synime të inkuadrohen në këto gjëra” tha Maloku.

Nga anën tjetër, drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja, konsideron se rreziku me të cilin përballet Kosova nga ana e grupeve radikale të Islamit është i njohur tashmë..

“Kjo çështje ka qenë një rrezikshmëri e nivelit të ulët dikur, por tash ka kaluar në nivelin e lartë. Dhe mendoj se institucionet e sigurisë në Kosovë, vonë janë zgjuar nga gjumi, për arsye se pavarësisht përpjekjeve që janë bërë, sidomos nga ana e policisë, në identifikimin e këtyre grupeve dhe sidomos ngritja e kallëzimeve penale ndaj disa grupeve të tilla si masë parandaluese, ka qenë në nivel të ulët”.

“Dhe mendoj se këtu ka dështuar trëkëndëshi polici –prokurori – gjyqësi, për arsye se nuk ka arritur të përfundojë si duhet ai që njihet si cikël gjenerik i hetimeve”, u shpreh Qehaja për Radion Evropa e Lirë.

Qehaja konsideron se institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë kanë indikacione dhe informacione se grupe të caktuara radikale kanë potencial për përdorimin e forcës në Kosovë.

“Ka indikacione të sakta se këto grupe kanë potencial dhe mund të kenë qëllime për përdorimin e forcës në territorin e Kosovës, meqë grupet e caktuara terroriste kanë futur Kosovën në një hartë ilegale, ku pretendohet futja e pushtetit në Kosovë dhe në pjesët e tjera të botës”.

“Kjo përbën një indikacion të saktë në aspektin e sigurisë që këto grupe mund të përdorin edhe forcën për arritjen e qëllimeve. Dhe ajo çka duhet të bëjë qeveria e Kosovës dhe shoqëria në përgjithësi është që të punohet maksimalisht në identifikimin e të gjitha këtyre celulave, do të thotë në marrjen e informacioneve”, u shpreh Qehaja, duke shtuar se një kujdes i shtuar duhet të ndërmerret në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ndërkaq, zoti Maloku, konsideron se krahas shumë veprimeve që duhet të merren nga organet e rendit ne drejtim të parandalimit të shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në vendet e luftës, edhe Bashkësia Islame e Kosovës duhet ta ketë rolin e saj në parandalimin e dukurive të tilla.

“Duhet të kyçet më tepër Bashkësia Islame, me ligjërata që i mbajnë në rastet e faljeve nëpër xhami dhe krerët fetarë duhet të jene me aktivë në prononcimet e tyre”, tha Maloku.

Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për liritë fetare në botë gjatë vitit 2013, për Kosovën thuhet se ka pasur raporte për abuzim dhe diskriminim bazuar në besimin fetar.

“Vëzhguesit kanë vërejtur një rritje të retorikës së hapur anti-semitike dhe një vëmendje më të madhe të opinionit për fraksionet brenda komunitetit islam, të cilët promovojnë pikëpamje më pak tolerante, e të cilat nuk janë në përputhje me të kaluarën historikisht të moderuar dhe tolerante të shtetit”, thuhet në raport.

Ndryshe Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngritur tashmë çështjen e parandalimit të veprimeve radikale ekstremiste në takimet që ka zhvilluar me udhëheqësit e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Presidentja ka kërkuar që institucionet e vendit të veprojnë mbi bazën e ligjeve në Kosovë “për të pamundësuar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie radikale e ekstremiste që kërcënojnë jetën e qytetarëve, jo vetëm të Kosovës dhe që synojnë shndërrimin e vendit në burim të ekstremizmit”.

Më 30 korrik, edhe komandanti i lartë i NATO-s, Philip Breedlove, gjatë qëndrimit në Kosovë, ka thënë se “radikalizmi është shqetësim për të gjitha vendet e NATO-s të cilat po punojnë së bashku për t’u përballur me këtë dukuri”.

Numri i saktë i shqiptarëve të Kosovës të përfshirë në luftimet në Irak dhe Siri nuk dihet, ndonëse autoritetet thonë se kanë informacione për dhjetëra syresh.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim më 14 mars të këtij viti projekt-ligjin me të cilin ua ndalon qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit, projekt-ligj ky i cili nuk arriti të hyjë në fuqi, për shkak të shpërndarjes së Kuvendit në muajin maj.

Azem Boka nga Suhareka mbetet një muaj në paraburgim

0

Prizren-Qendra paraburgimitAzem Bokajt i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Prizren.

Boka dyshohet se ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë, mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.

“Azem Boka, do të mbahet në paraburgim për 1 muaj, gjatë së cilës kohë pritet që i pandehuri të dalë në gjykim para Departamentit për Krime të Rënda”, tha zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

Boka është arrestuar dy ditë më parë pasi që tentoi të privoi nga jeta B. DHE L. Olluri./PrizrenPress.com/

 

Të gjithë kundër qeverisjes së gjerë

0

QeveriaKosoves-NdertesaKoalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, Lëvizja Vetëvendosje!, por edhe analistët politikë e kanë vlerësuar të dëmshme për Kosovën një qeverisje me përfshirje të gjerë. Sipas tyre, një qeveri e gjerë në realitet është e paarritshme dhe kanë vlerësuar se një gjë e tillë i konvenon vetëm PDK-së.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, pati deklaruar për “Epokën e re” se koalicioni i dikurshëm PDK-LDK nuk mund të përsëritet tani. “Koalicionin që e udhëheq LDK-ja i ka 83 deputetë. Nëse mendohet në një koalicion që ka qenë deri në vitin 2010, është çështje tjetër. Koha ka dëshmuar se tërheqja e LDK-së njëanshëm nga ajo qeverisje nuk ka mundur të riparohet ende”, ka thënë Haziri. Sipas tij, në këtë fazë LDK-ja ka krijuar një koalicion me shumicë të madhe parlamentare, pa PDK-në dhe po pret vetëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta vazhduar formimin e qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se në Kosovë nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, duke e vlerësuar të rëndësishme që këtë herë nëpërmjet koalicionit LDK-AAK-Nisma të instalohet qeveria Haradinaj. Isufi ka thënë se koalicioni LDK-AAK-Nisma, përfshirë edhe partitë e minoriteteve, përbën qeverinë gjithëpërfshirëse siç është duke propozuar PDK-ja. “Konsiderojmë se koalicioni, i cili udhëhiqet nga LDK-AAK-Nisma, është gjithëpërfshirës. Ky koalicion i ka të përfshira të gjitha partitë politike, edhe ato të minoriteteve. Pra, këtë qeveri e cila do të formohet, e konsiderojmë gjithëpërfshirëse”, është shprehur Isufi.

Kundër idesë për një qeveri gjithëpërfshirëse ka dalë edhe Lëvizja Vetëvendosje! Nënkryetarja e këtij subjekti politik, Aida Dërguti, ka deklaruar për “Epokën e re” se një qeverisje e tillë, pa ndryshim të kursit, do të nënkuptonte vulosje për dëme të reja që do t’i bëheshin Kosovës.

“Qeverisja gjithëpërfshirëse, pa ndryshim të kursit, nënkupton vulosje të fuqishme për dëme të reja që do t’i sjellin Kosovës. Vazhdimi i dialogut, pa kushte me Serbinë, nënkupton pranim të kushteve të reja e të dëmshme të cilat vazhdimisht i ka vënë Serbia në dëm të interesave të shtetit të Kosovës”, është shprehur Dërguti, duke shtuar se sfidave të ardhme që i ka Kosova do të mund t’u përgjigjet vetëm një qeveri që ka prioritet sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

Ideja për qeverisje gjithëpërfshirëse nuk u ka pëlqyer as njohësve të rrethanave politike në vend. Sociologu dhe analisti politik Dukagjin Gorani ka deklaruar për “Epokën e re” se kjo lloj qeveri do të siguronte stabilitet në Kuvend, por jo edhe në shoqëri. Sipas tij, qeveritë gjithëpërfshirëse nuk janë reformiste, por konformiste.

Kuvendarët e Dragashit vetëm 26 pyetje në drejtim të ekzekutivit komunal

0

Komuna e DragashitInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 27 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Dragashit dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Qershor 2014.

Qëllimi i publikimit të këtij “Fletënotimi” është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Dragashit në periudhën Janar-Qershor 2014, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Sipas KDI-së “anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Dragashit janë: Samidin Xheladini (LDK) me 12.1 %, Emin Kolloni (PDK) me 9.6 % dhe Bahtjar Berisha (LDK) me 9.0 % ndërsa Arjet Skeraj (LDK), Shqipe Halili (LDK) dhe Mersiha Memsi (CDU) gjatë kësaj periudhe nuk kanë treguar asnjë rezultat dhe janë vlerësuar me 0.0 % të notimit të përgjithshëm”.

Kuvendarët e Dragashit në këtë periudhë ngritën 228 çështje, prej të cilave 74 % e tyre kanë qenë të lidhura nga fusha me interes për qytetarët e Dragashit, ndërkaq 26 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Dragashit.

Anëtarët e LDK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 35.1 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e PDK-së me 23.7 % dhe VAKAT me 14.5 % të çështjeve të iniciuara. Lidhur me inicimin e çështjeve të ngritura në këtë periudhë Samidin Xheladini (LDK) dhe Emin Kolloni (PDK) kanë shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me nga 14.0 % përkatësisht 11.0 % të çështjeve në total.

Sa i përket legjislacionit komunal, Kuvendi i Komunës së Dragashit në këtë periudhë nuk ka shqyrtuar apo miratuar ndonjë Rregulloren komunale. Krahas mos miratimit të ndonjë rregulloreje komunale edhe anëtarët e këtij institucioni nuk propozuan inicimin e hartimit dhe miratimit të legjislacionit komunal.

Lidhur me parashtrimin e pyetjeve parlamentare, në këtë periudhë anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit kanë bërë gjithsej 26 pyetje ndaj ekzekutivit të kësaj komune nga të cilat 77 % kanë qenë të lidhura nga fusha me interes për qytetarët ndërkaq 23 % e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspektet procedurale të punës së organeve të Komunës së Dragashit.

Anëtarët nga radhët e LDK-së ishin më të zëshmit në parashtrimin e pyetjeve parlamentare me 42.3 % , të pasuar nga anëtarët e GIG dhe VAKAT me nga 15.4 % të pyetjeve të përgjithshme. Në këtë kontekst, anëtarë më aktiv në parashtrimin e pyetjeve ishin: Halim Shemsedini (LDK) me 19.2 % dhe Deir Jelmazi me 15.4 % të pyetjeve të përgjithshme. /PrizrenPress.com/

Nora Istrefi joshëse, ekspozon gjoksin (Foto)

0

Nora Istrefi joshese1Dhe pozat seksi nuk kanë të sosur për Nora Istrefin. Këngëtarja kosovare e cila është njohur gjithmonë për format e saj të bukura nuk lë rast pa treguar trupin e tonifikuar në pushimet e saj ekzotike.

Në foton e fundit që ajo ka publikuar në Instagram tregohet me një kostum banjoje të bardhë ku duken shumë detaje, një ndër këto edhe gjoksi joshës i këngëtares.Nora Istrefi joshese