10.3 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Pritet rehabilitimi i nëntë ujësjellësve në Malishevë

002Krahas investimit në ujëmbledhësin e Senikut, që do ti furnizoj dymbëdhjetë fshatra të Malishevës me ujë për pije, pritet që brenda vitit të rehabilitohen edhe nëntë ujësjellës ekzistues. Këto investime do të bëhen në kuadër të një projekti të cilin e zbaton CDI në. Këto janë fonde të qeverisë zvicerane dhe implementohen nga Commynity Development Initiative (CDI) dhe Dorsch.

 Për këtë program që do të investohet në nëntë fshatra të Malishevës, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me zyrtarët e Hidroregjionit jugor dhe zyrtarët e CDI-së, kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e nëntë fshatrave, që janë përfitues të këtij projekti për rehabilitimin e ujësjëllësve. Rehabilitimi pritet të bëhet për fshatrat Astrazup, Bellanicë, Dragobil, Bardh, Maxharrë, Shkozë, Guncat, Panorc dhe Tërpezë.

Kryetari Begaj, këtë projekt e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm. “Përmes rehabilitimit të këtyre ujësjellësve do të rritet cilësia dhe mirëqenia e qytetarëve të Komunës së Malishevës”, tha në fjalën e tij kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.

Ndërsa Lavdim Osmani, nga CDI-ja, i ka njoftuar përfaqësuesit e fshatrave me programin të cilin e realizon CDI. Sipas tij Malisheva ka përfituar në dy projekte shumë me rëndësi, ku njëri prej tyre është rehabilitimi i këtyre nëntë ujësjellësve, të cilët edhe do të futen në sistem të menaxhimit. Sipas tij rehabilitimi do të bëhet i kompletuar nga burimi i ujit, deri tek ujëmatësi.

Edhe zyrtarët e Hidroregjionit, i kanë sqaruar përfaqësuesit e fshatrave për këtë projekt, ku sipas tyre, do të eliminohen të gjitha defektet e mundshme në këta ujësjellës, si dhe do të bëhet edhe rritja e kapaciteteve te ujit dhe cilësia e ujit.

Në këtë takim, u bë e ditur, se për ti realizuar këto investime, këta ujësjellës duhet të futen ne menaxhim të hidroregjionit jugor./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drita rikthehet në Superligë

Drita është rikthyer në ProCredit Superligë, pas fitores në serinë finale ndaj Proton Cable Prizrenit, duke triumfuar në të dyja ndeshjet dhe duke siguruar...

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Prizren, paralajmërohen masa ndëshkuese

Drejtoria Komunale e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit ka ndërmarrë sot një aksion për lirimin e hapësirave publike nga lokalet që ekspozojnë mallra jashtë...

Lajmet e Fundit