32.1 C
Prizren
E enjte, 14 Gusht, 2025
Home Blog Page 7828

Nuk bëmë autogol

0

Fatmir Limaj 230Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, pas takimit të Bllokut Opozitar, ka thënë se nuk ishte autogol dërgimi i komenteve të deputetëve në Gjykatën Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të 17 korrikut, pasi, sipas tij, kjo është bërë me kërkesë të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne kemi pasur obligim t’i përgjigjemi Gjykatës Kushtetuese, sepse Gjykata ka kërkuar nga ne nga një sqarim. ”

“Besoj se ata që kanë thënë një gjë të tillë ka qenë dashur të shohin kërkesën e Gjykatës. Gjykata ka kërkuar nga secili deputet që të japë përgjigje dhe ne kemi pasur obligim të përgjigjemi”.

Ditë më parë, ish gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj, dërgimin e komenteve në Kushtetuese nga ana e bllokut trepalësh LDK-AAK-Nisma e ka konsideruar si gabim taktik.

Ajo ka thënë se Blloku opozitar bëri autogol kur i dërgoi komente. Sipas saj, deputetët janë ata që vendosin për Grupin më të madh Parlamentar e jo Kushtetuesja.

Bajram Rexhepi: Po, më ka dërguar SMS Gani Geci

0

BajramRexhepi-ministerMinistri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka pranuar që ka marrë një SMS një vit më parë nga ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci i cili iu kishte ankuar atij për kërcënimet që kishte marrë djali i tij.

Ai kishte kërkuar nga Rexhepi që të merrte masa për mbrojtjen e djalit të tij, Rilind Gecin.
Në sms-in telefonik të datës 2 mars 2013 të publikuar në media kishte këtë përmbajtje: “ Ministër, jam Gani Geci djalin tem Rilind Geci, student i vitit të parë në Arqitekturë janë kah ma përcjellin nji grup kriminelësh të dënuar nga gjykata e që janë në ikje”, thuhet në këtë sms.
Lidhur me këtë sms, ministri Rexhepi në një prononcim për Indeksonline ka thënë se ish-deputeti Geci e kishte lutur që ta mbronte Rilindin.

“Nuk e di a ka qenë me SMS a me telefon kur kanë qenë disa ç’rregullime mes studentëve në Rektorat. E di që ka pas thënë që: “Djalin e kam të rrezikuar”. Unë e kam përcjell në Polici atë shqetësim”, ka thënë Rexhepi

Arrestohet tregtari i armëve nga fshati Piranë

0

ArmaN. Tarjani nga fshati Piranë i Prizrenit është arrestuar nga policia, pasi që dyshohet se ka bërë tregti me armë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha tha se në shtëpinë e N. Tarjanit është gjetur një “Kallashnikov”, pajisje për pastrimin e armëve, 12 gëzhoja të kalibrit të panjohur dhe katër targa të ndryshme të automjeteve

“Në vazhdimësi të hetimit të një rasti për tregti me armë, sot, në orët e mëngjesit, hetues rajonalë kanë batisur një shtëpi banimi me objektet përcjellëse në fshatin Piranë”.

“Urdhri për kontroll është lëshuar nga Gjykata, pasi që policia posedonte informacione të mjaftueshme të cilat i kishte siguruar përmes kanaleve operative”.

“Lidhur me gjetjet është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë”/PrizrenPress.com/

Skandaloze: Në zyrën e kryetarit të Rahovecit, pihet duhani e rakia

0

Idriz Vehapi-zyra me rakiDerisa institucionet publike e kanë për obligim ligjor të ndërmarrin masat preventive kundër pirjes së duhanit me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të shëndetit si dhe ngritjen e cilësisë të jetës së qytetarëve, kryetari i Komunës të Rahovecit Idriz Vehapi si dhe Xhemajli Haxhimustafa, nënkryetar i kësaj komunë dhe drejtor të PDK-së në këtë komunë konsumojnë alkool dhe duhan në zyrën e kryetarit në Komunën e Rahovecit, transmeton Rahovecpress.

Bazuar në ligjin kundër duhan dhe alkool kapitulli VI. Ndalimi i pirjes duhanit Neni 10 pika 10.1. thuhet se ndalohet pirja e duhanit në të gjitha institucionet publike apo private.

Por siç shihet në këtë fotografi të postuar në Facebook nga Shefqet Krasniqi, vozitësi i kryetarit të komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, Ligji për ndalimin e pirjes së duhanit dhe alkoolit nuk vlen në komunën e Rahovecit, përkatësisht në zyrën e kryetarit të Komunës.

VV dhe Blloku akoma nuk ‘janë prishur’

0

blloku opozitarBlloku LDK-AAK-Nisma që prej përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit më 17 korrik, nuk ka pasur më takime me Lëvizjen Vetëvendosje për përafrimin e qëndrimeve në mënyrë që të krijojnë një partneritet, apo të nënshkruajnë marrëveshje për koalicion.

Këtë gjë e ka konfirmuar sot pas takimit që ka pasur sot Blloku LDK-AAK-Nisma, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mirëpo, kreu i AAK-së ka thënë se blloku dhe VV, nuk i kanë ndalur kontaktet gjatë gjithë kësaj kohe.

“Komunikim kemi pasur, takime formale jo. Por komunikim kemi pasur në disa raste me kolegë nga Vetëvendosje”, ka thënë shkurt Haradinaj.

Edhe Erzen Vraniqi nga Vetëvendosje e konfirmon një gjë të tillë. Ai në një prononcim për lajmi.net ka thënë se kontaktet kanë vazhduar, pasi sipas tij VV dhe Blloku akoma nuk “janë prishur”.

Vraniqi ka thënë se Blloku i ka qëndrimet e Vetëvendosjes dhe nëse i pranon ato, atëherë është e thjeshtë që të nënshkruhet marrëveshja, duke shtuar se ata vazhdojnë t’i mbesin besnik qëndrimeve të tyre.

“Kontakte kemi pasur por jo dhe takime, të cilat mund të çonin në ndonjë partneritet të mundshëm apo të ndonjë koalicioni të mundshëm”.

“Kontakte kemi, nuk jemi prish me ta. Nuk ka pasur takim konkret që nga seanca e 17 korrikut”.

“Ata e kanë ofertën tonë, e cila i përmban parimet tona dhe nëse vendosin që t’i pranojnë, shumë lehtë është që të na kontaktojnë dhe të nënshkruajmë marrëveshje.

“Nuk kemi ndryshim të qëndrimeve për shkak se ato qëndrime janë në fakt parime mbi të cilat duhet të ndërtohet shteti i Kosovës dhe të fillojë zhvillimi ekonomik. Janë më e pakta që duhet që një qeveri e ardhshme t’i bëjë. Ata i dinë qëndimet tona dhe në momentin që ua merr mendja që t’i pranojnë, është e thjeshtë, kontaktet janë”.

Ndonëse kontaktet nuk kanë munguar në mes të përfaqësuesve të LAN-it dhe Vetëvendosjes, Vraniqi konfirmon se lideri i partisë së tij, Albin Kurti që prej 17 korrikut, nuk ka biseduar me asnjë prej liderëve të LAN-it.

“Prej 17 korrikut (Kurti) nuk ka pasur biseda me ndonjë përfaqësues të Bllokut”, ka thënë Vraniqi.

OVL UÇK e shqetësuar për vrasjen e veteranit Ruzhdi Shaqiri: Të kapet vrasësi

0

UCK-amblemaOrganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është shqetësuar thellë me vrasjen e veteranit të luftës së UÇK-së Ruzhdi Shaqiri, mbrëmë në Skenderaj.

Duke e dënuar këtë akt qyqar, OVL e UCK’së ka kërkuar prej organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës, që të jenë në nivelin më të lartë të detyrës, për zbardhjen e rastit, kapjen e autorit dhe vënien e tij para drejtësisë.

“Njëherësh ne ngushëllojmë familjen Shaqiri për humbjen e birit të tyre, duke shpresuar që raste të tilla të mos përsëriten”, thuhet në reagim.

Kërkohet ndërprerja e presioneve mbi Gjykatën Kushtetuese

0

GjykataKushtetuese e KosovesRrjeti i organizatave joqeveritare AVONET, ka kërkuar urgjentisht ndërprerjen e presioneve mbi Gjykatn Kushtetuese, nga ana e politikanëve të ndryshëm të cilët po vazhdojnë të japin deklarata mbi vendimin e mundshëm të gjykatës. Sipas këtij rrjeti të OJQ-ve, Gjykata Kushtetuese, ka dëshmuar kredibilitetin e vet.AVONET gjithashtu i bashkohet deklaratës së ambasadores amerikane.

“Liderë politikë ditëve të fundit kanë dhënë deklarata që bëjnë presion mbi Gjykatën Kushtetuese dhe procedurën demokratike dhe kushtetuese që me tonë kërcënime këto institucione dhe përpiqen të paragjykojnë veprimtarinë e tyre. Këto deklarata krijojnë dyshime serioze për përkushtimin e tyre ndaj shtetit të së drejtës, ku jo politikanët por institucionet e specializuara dhe të pavarura, interpretojnë dhe vendosin mbi dilemat juridike që janë evidente në të gjitha shoqëritë demokratike. Po ashtu, këto deklarata krijojnë mëdyshje tek zotimi i liderëve politik për sundim të ligjit”, thuhet në një reagim të rrjetit të OJQ-ve,- AVONET.

Sipas tyre, liderët politikë në Kosovë kanë ndërtuar një proces kredibil përmes zgjedhjeve të 8 qershorit.

`Eshtë qenësore që arritjet në këtë rast të mos cenohen përmes mesazhe që sinjalizojnë vullnetin për të shmangur rrugën institucionale të zgjidhjes së mospajtimeve politike””, vijon reagimi i AVONET.

Me tutje, ne reagim thuhet se Gjykata Kushtetuese e ka dëshmuar pavarësinë dhe kredibilitetin e vetë.

`Gjyqtarët që shërbejnë në këtë piedestal të demokracisë janë votuar nga të gjitha partitë politike, përderisa në rastin e fundit gjyqtari raportues është caktuar njëri prej 3 gjyqtarëve ndërkombëtar të kësaj Gjykate`

Ata kërkojnë që asnjë aktor politik të mos ndërhyj në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese si dhe mos të bëhen deklarata që synojnë cenimin e procesit demokratik dhe njollosin imazhin e këtij institucioni duke paragjykuar vendimet e tyre.

AVONET i bashkohet deklaratës së ambasadores amerikane që duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të vazhduar më tej në kuadër të procedurave demokratike për konstituimin e Kuvendit të Republikës.

Po ashtu AVONET kërkon që këto institucione të vijojnë punën e tyre me rigorozitet dhe ne bazë të ligjit si dhe të mos ndikohen nga presionet që vijnë nga jashtë.

‘DokuNights’ hapet me dBridge

0

dBridge-DokuNights“DokuNights” këtë vit hapet më një nga DJ-ët më të rëndësishëm dhe inovativ të skenës – dBrigde. Ai do të performojë më 16 gusht në Andrra.

“Mos e humbni natën e hapjes së DokuNights! Në qytetin më drum & bass të Kosovës, ne do të fillojmë më një nga DJ-ët më të rëndësishëm dhe inovativ të skenës – dBrigde”, thuhet në njoftimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest.

Një nga producentët veteran dhe me shumë eksperiencë të muzikës drum & bass, Darren White ose dBridge është një artist transformimet dhe evolucionet e të cilit kalojnë nëpër një listë marramendëse të sukseseve. Gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të shquar, ai ka qenë në qendër të disa bashkpunimeve më emocionuese drum & bass që janë parë ndonjëherë – nga Future Forces në Bad Company, dhe së fundmi Club Autonomic.

dBridge gjithashtu në kohët e fundit është përkushtuar shumë në Exit Records me përpilimin e Mosaic, me shumë këngë novatore, dhe LPS artista, dhe ai vazhdon të jetë një mentor për producentët e rinj të cilët janë inspiruar nga karriera e tij. Si një artist solo, dBridge mbetet i shumë-talentuar me produksionet e tij për Exit, Metal-headz, Reinforced, Hotflush dhe shumë të tjerë.

Pra, më 16 gusht në Andrra, “mos e merrni me vete as drum-in e as bass-in se ne kemi plot për të gjithë me dBridge, përcjellë nga HyperTech dhe Labinot Sponca ynë”, porositin organizatorët e DokuFest-it. /PrizrenPress.com/

EULEX-i s’po merret me rastin e Gani Gecit

0

EULEX-kosoveEnde nuk është dorëzuar në polici Gani Geci, i dyshuari kryesor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit. E ndërkohë, EULEX-i nuk do të merret me këtë rast, pavarësisht kërkesës së Gecit që ai t’u dorëzohet organeve të drejtësisë, nëse me rastin merret misioni i Bashkimit Evropian.

Edhe pse EULEX-i thotë se kjo çështje është në kompetencë të Policisë së Kosovës, megjithëse nuk përjashton përfshirjen e më vonshme në këtë rast. “Aktualisht, ky rast është duke u drejtuar nga Policia e Kosovës dhe pyetjet lidhur me të duhet t’u drejtohen atyre”, i ka thënë KTV-së zëdhënësi i EULEX-it, Miguel Carvalho de Faria.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e tretë nga LDD-ja, Gani Geci, dyshohet se mbrëmë ka qëlluar për vdekje Ruzhdi Shaqirin në një kafene në qendër të Skenderajt.

Analistët: Zgjedhje të reja ose koalicion i gjerë

0

QeveriaKosoves-NdertesaNë situatën kur Vetëvendosje duket se ka kushte të papërballueshme për bllokun LDK-AAK-Nisma, Lista Serbe do të marrë rol kyç për formimin e Qeverisë, e cila do të ishte një qeveri e brishtë. Analistët thonë se nuk do të jetë e shëndetshme për institucionet e Kosovës, nëse cilido bllok politik tenton ta formojë Qeverinë duke u bazuar në votat e Listës Serbe.

Zgjedhje të reja, ose koalicion të gjerë. Kështu e shohin analistët situatën politike, nëse Lista Serbe do të jetë faktor për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri thotë se nëse përsëritet skenari i zgjedhjes së kryeparlamentarit, ku ishin 65 vota prej të cilave edhe të Listës Serbe, atëherë, sipas tij, nuk do të ketë mundësi tjetër, përveç një koalicioni të gjerë të partive shqiptare, ose zgjedhje të reja.

“Mendoj se liderët kosovarë nuk mund t’ia lejojnë veti luksin që githë qeverinë dhe gjithë projektet për qytetarët e Kosovës t’i lënë në dorë të Listës Serpska, një listë shumë problematike për vetë mënyrën se si është formuar dhe për lidhjet e saj që i ka me Qeverinë në Beograd. Lista Srpska duhet të jetë pjesë e koalicionit, por jo që ajo të jetë vendimmarrëse. Jo që koalicioni të varet vetëm prej Listës Srpska”, tha Muhaxhiri për Radio Kosovën.

Edhe analisti Albert Krasniqi, thotë se situata aktuale politike e favorizon shumë Listën Serbe cilido bllok politik që do ta formojë Qeverinë. Kjo për faktin se sipas tij, nëse Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, do t’i mundësohet Listës Serbe që t’i shtyjë çështjet që janë të prioritare.

“Kjo nuk është e shëndetshme për institucionet e Republikës së Kosovës, pasi që e dimë se Lista Serbe është themeluar në Beograd, krerët e saj janë vendosur pikërisht nga Qeveria e Serbisë dhe Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të shantazhohet nga Lista Serbe, veçmas në çështjen e dialogut me Serbinë”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.

Ndryshe, PDK-ja ditë më parë ka dalë me qëndrimin se çdo Qeveri që do të formohej pa i pasur më shumë se 80 deputetë do ta fuste Kosovën në krizë institucionale. Një deklaratë të tillë të PDK-së, Lista Serbe e ka marrë si sinjal që qeveria nuk duhet të varet nga pakicat, andaj, kreu i kësaj liste, Aleksandër Jabllanoviq ka thënë se këto deklarata që vijnë nga PDK-ja vetëm sa mund t’ia mbyllin dyert kësaj partie tek Lista Serbe. Jabllanoviq ka theksuar se për Listën Serbe është me rëndësi që nuk është Hashim Thaçi ai që vendos se kush do të jetë pjesë e qeverisë, dhe për këtë, Jabllanoviq ka thënë se kjo i jep qetësi dhe siguri Listës Serbe.