11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

VV dhe Blloku akoma nuk ‘janë prishur’

blloku opozitarBlloku LDK-AAK-Nisma që prej përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit më 17 korrik, nuk ka pasur më takime me Lëvizjen Vetëvendosje për përafrimin e qëndrimeve në mënyrë që të krijojnë një partneritet, apo të nënshkruajnë marrëveshje për koalicion.

Këtë gjë e ka konfirmuar sot pas takimit që ka pasur sot Blloku LDK-AAK-Nisma, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mirëpo, kreu i AAK-së ka thënë se blloku dhe VV, nuk i kanë ndalur kontaktet gjatë gjithë kësaj kohe.

“Komunikim kemi pasur, takime formale jo. Por komunikim kemi pasur në disa raste me kolegë nga Vetëvendosje”, ka thënë shkurt Haradinaj.

Edhe Erzen Vraniqi nga Vetëvendosje e konfirmon një gjë të tillë. Ai në një prononcim për lajmi.net ka thënë se kontaktet kanë vazhduar, pasi sipas tij VV dhe Blloku akoma nuk “janë prishur”.

Vraniqi ka thënë se Blloku i ka qëndrimet e Vetëvendosjes dhe nëse i pranon ato, atëherë është e thjeshtë që të nënshkruhet marrëveshja, duke shtuar se ata vazhdojnë t’i mbesin besnik qëndrimeve të tyre.

“Kontakte kemi pasur por jo dhe takime, të cilat mund të çonin në ndonjë partneritet të mundshëm apo të ndonjë koalicioni të mundshëm”.

“Kontakte kemi, nuk jemi prish me ta. Nuk ka pasur takim konkret që nga seanca e 17 korrikut”.

“Ata e kanë ofertën tonë, e cila i përmban parimet tona dhe nëse vendosin që t’i pranojnë, shumë lehtë është që të na kontaktojnë dhe të nënshkruajmë marrëveshje.

“Nuk kemi ndryshim të qëndrimeve për shkak se ato qëndrime janë në fakt parime mbi të cilat duhet të ndërtohet shteti i Kosovës dhe të fillojë zhvillimi ekonomik. Janë më e pakta që duhet që një qeveri e ardhshme t’i bëjë. Ata i dinë qëndimet tona dhe në momentin që ua merr mendja që t’i pranojnë, është e thjeshtë, kontaktet janë”.

Ndonëse kontaktet nuk kanë munguar në mes të përfaqësuesve të LAN-it dhe Vetëvendosjes, Vraniqi konfirmon se lideri i partisë së tij, Albin Kurti që prej 17 korrikut, nuk ka biseduar me asnjë prej liderëve të LAN-it.

“Prej 17 korrikut (Kurti) nuk ka pasur biseda me ndonjë përfaqësues të Bllokut”, ka thënë Vraniqi.

Më Shumë

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

Lajmet e Fundit