Home Blog Page 784

Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Dragashi, Alevi Rakipi

0

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës Alevi Rakipi.

Njoftimi u bë në rrjetet sociale nga familjarët.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në fshatin Blaç të Dragashit, në kohën e drekës, thuhet në njoftim.

Ngushëllime familjes Rakipi i ka shprehur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK në Sharr.

“Ngushëllime bashkëluftetarëve, i përjetshëm qoftë kujtimi për të”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Vjehrri në Rahovec dyshohet se ushtron dhunë psiqike ndaj nuses

0

Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj një burri në Rahovec për të cilin dyshohet se ushtron dhunë psiqike ndaj nuses së tij.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Dyshohet se ndaj ankueses femër kosovare ushtrohet dhunë psikike nga vjehrri i saj  kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thotë policia./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dyfishohet numri i migrantëve të punës nga Ballkani Perëndimor në Gjermani

0

“Sukses i plotë” i Rregullores së Ballkanit Perëndimor në Gjermani. Nga qershori deri në nëntor 2024 autoritetet gjermane dhanë 25.000 leje pune për punëtorë nga Ballkani Perëndimor.

Që nga zgjerimi i Rregullores së Ballkanit Perëndimor nga qeveria gjermane në qershor të këtij viti është dyfishuar numri i punëtorëve nga rajoni në Gjermani. Nga qershori deri në nëntor 2024 autoritetet gjermane dhanë 25.000 leje pune për qytetarë nga Shqipëria,  Kosova,  Serbia,  Maqedonia e Veriut,  Bosnja,  Mali i Zi,  aq sa për të gjithë vitin e kaluar.

Sipas informacioneve, shumica e punëtorëve migrantë kanë ardhur nga Kosova (5,564) dhe Serbia (4,239).

Kërkohet zgjerim i Rregullores

Të dhënat dalin nga përgjigja e Ministrisë Federale të Punës sipas një kërkese të liberalëve. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor e ofruar nga qeveria gjermane në vitin 2016 u ofrua për të ulur numrin e kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit. Ajo cilësohet si “sukses i plotë” nga zëvendëskryetari i partisë liberale, Konstantin Kuhle, i cili kërkoi madje rritjen edhe më tej të kontigjentit të punëtorëve jo vetëm nga Ballkani, por edhe vende të tjera.

“Kuptimi i kësaj rregulloreje të Balkanit Perëndimor është që duke lehtësuar qasjen në tregun gjerman të punës të reduktojmë migracionin e parregullt në sistemin e azilit.” Kjo rregullore mundëson marrjen e vizës së punësimit në Gjermani pavarësisht kualifikimit. Kusht për këtë është një ofertë konkrete pune apo një kontratë pune.DW

82 vjet nga vdekja e intelektualit të shquar shqiptar, Faik Konica

0

Sot përkujtohet 82 vjetori i vdekjes së Faik Konicës, shkrimtar, kritik letrar, publicist, eseist, përkthyes, një nga personalitet më të shquara të kulturës, letërsisë, e jetës politike shqiptare, një intelektual i dimensioneve evropiane.

Faik Konica lindi më 15 mars 1875 në Konicë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, ndoqi Kolegjin Jezuit Saverian të Shkodrës e më pas studimet e liceut perandorak francez të Stambollit. Pasi kreu shkollën e mesme në Francë, vazhdoi studimet në Dizhon për filologji romane dhe më pas u diplomua në universitetin e Harvardit të SHBA-së, ku mori gradën “Master of Arts”.

Më 1897, në Bruksel botoi numrin e parë të revistës politike kulturore e letrare “Albania”. Pas vajtjes së tij në Boston, së bashku me Fan Nolin, themelojnë gazetën Dielli, një organ i rëndësishëm i Federatës Panshqiptare “Vatra”.

Më 1912 në emër të Federatës Vatra, shkon në Londër për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Më 1921, Konica zgjidhet kryetar i Federatës Vatra dhe me rimarrjen e drejtimit të gazetës Dielli, ai shkruante në një rubrikë të tijën “Shtylla e Konitzës”.

Më vitin 1926, Faik Konica emërohet Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara. Vdiq në Uashington më 15 Dhjetor 1942. Në vitin 1995, pas rënies së diktaturës komuniste, eshtrat e tij u sollën në Tiranë.

Me veprën e tij letrare e me shkrimet kritike, Konica pasqyron një njohje të thellë të mendësisë shqiptare, e jetës politike shqiptare. Gjatë veprimtarisë së tij është përpjekur për një gjuhë letrare të përbashkët dhe ndihmoi në pasurimin e zhvillimit të stilit letrar dhe publicistik të shqipes së shkruar. Krijimtaria e tij ka mbetur në pjesën më të madhe e botuar në shkrime të shtypit të kohës dhe në dorëshkrime.

Faik Konica mbetet një figurë qendrore dhe një pikë referimi në ecurinë e kulturës sonë moderne.

Policia shqiptoi 1569 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1569 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 23 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 23 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 36 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 7 persona, ndërkaq 5 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Operacion anti-drogë në Prizren: Arrestohen dy persona, konfiskohen 31 doza marihuanë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Prizren, mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:23, nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në rrobat e trupit të njërit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dy doza të substancës narkotike që dyshohet e llojit marihuanë, ndërsa në veturën e parkuar të të dyshuarit tjetër është gjetur dhe konfiskuar një qese me doza të substancës narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell PrizrenPress.

Në kuadër të hetimeve është bastisur edhe banesa e njërit nga të dyshuarit, ku janë sekuestruar: 31 doza marihuanë me peshë totale 59.37 gram, një peshore elektronike, 1,435 euro para të gatshme dhe një automjet me targa vendore.

“Në lidhje me rastin, me vendim të prokurorit kujdestar, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi i Policisë.

Rasti është duke u hetuar më tej nga autoritetet përkatëse./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kurti nderon 26-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë në Gorozhup

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit – Kapuçit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, të cilët ranë më 14 dhjetor 1998 në përballjen kundër forcave serbe te Likenet e Hasit, në Gorozhup të Pashtrikut.

“Jetëshkrimet e secilit dëshmor të lirisë janë burime të historisë moderne të Kosovës, sepse me veprat e tyre, ata e kanë bërë vetë këtë histori. Rëniet e tyre janë stacione përkujtimi dhe reflektimi për kultivimin dhe mirëmbajtjen e angazhimit tonë të përditshëm për fuqizimin e kësaj lirie”, deklaroi Kurti, përcjell PrizrenPress.

Kryeministri nënvizoi rëndësinë e përjetësimit të veprës së tyre në vlerat e shtetit të Kosovës, duke theksuar se sakrifica e dëshmorëve është themeli mbi të cilin u ndërtua liria që gëzojnë sot qytetarët e Kosovës.

“Mirënjohje e përjetshme Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij! Lavdi dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

Lista e plotë e dëshmorëve të rënë në këtë betejë përfshin emra nga e gjithë Kosova, duke filluar me Mujë Krasniqin nga Klina dhe duke përfshirë luftëtarë nga Drenasi, Skënderaj, Malisheva, Prizreni, Rahoveci, dhe komuna të tjera:

1. Mujë Halil Krasniqi (06.06.1967) – Klinë
2. Ali Halil Krasniqi (13.05.1975) – Klinë
3. Bashkim Azem Krasniqi (25.02.1977) – Klinë
4. Gani Hasan Zogaj (19.05.1973) – Klinë
5. Ilir Hazir Asllani (27.07.1969) – Skënderaj
6. Rifat Fazli Mëziu (28.11.1968) – Skënderaj
7. Agim Halil Mëziu (10.04.1974) – Skënderaj
8. Xhevat Shaban Thaçi (23.08.1979) – Drenas
9. Muhamet Aziz Dervishi (27.11.1967) – Drenas
10. Sylejman Zeçir Elshani (11.05.1957) – Drenas
11. Faton Nazif Xhylani (06.04.1981) – Drenas
12. Gani Halit Elshani (19.05.1973) – Drenas
13. Luljeta Jahir Shala (20.11.1977) – Drenas
14. Agron Mahmut Mehmeti (07.11.1973) – Drenas
15. Mentor Ramadan Ibriqi (09.01.1979) – Drenas
16. Kadri Haki Demaj (21.01.1975) – Shtime
17. Fadil Bajrush Rashiti (08.01.1975) – Shtime
18. Afrim Islam Musliu (21.01.1970) – Shtime
19. Selim Shaip Selimi (07.02.1978) – Shtime
20. Arben Rexhep Hyseni (12.04.1980) – Shtime
21. Hafir Imri Bajrami (15.04.1980) – Shtime
22. Xheladin Hamdi Xheladini (02.04.1976) – Shtime
23. Ramadan Deli Elshani (20.01.1976) – Shtime
24. Naser Shefki Kelmendi (13.07.1976) – Shtime
25. Isa Xhemshir Olluri (12.02.1979) – Lipjan
26. Enver Zymer Olluri (31.01.1979) – Lipjan
27. Qamil Hysen Olluri (15.11.1976) – Lipjan
28. Beqir Sefë Gashi (03.01.1966) – Malishevë
29. Hazir Nezir Kryeziu (06.09.1956) – Malishevë
30. Kadri Jahir Gashi (26.03.1980) – Malishevë
31. Maliq Hamëz Karaqica (13.08.1949) – Malishevë
32. Astrit Gafurr Bytyqi (17.04.1980) – Ferizaj
33. Hysni Shaip Kajtazi (24.04.1979) – Ferizaj
34. Bekim Qamil Bytyqi (04.02.1978) – Rahovec
35. Isaj Muharrem Morina (13.03.1958) – Rahovec
36. Mevlan Tefik Hoxha (09.07.1974) – Prizren
37. Qenë Avdyl Qenaj (25.08.1957) – Prizren
38. Besim Sylejman Qarri (26.04.19780 – Suharekë
39. Hysen Kadri Bujupi (28.10.1969) – Istog
40. Veli Beqir Ballazhi (13.09.1978) – Hani i Elezit
41. Avni Bislim Kutllovci (21.03.1977) – Vushtrri

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shaban Osmanaj: Shërbimin ndaj atdheut kam vendosur ta vazhdoj në një formë tjetër, duke qenë në garë për deputet!

0

Shaban Osmanaj,  do të jetë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Osmanaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se shërbimin ndaj atdheut ka vendosurta vazhdojw në një formë tjetër, duke qenë në garë për deputet.

Ai thekson se “duke parë realitetin e rënd që po kalon Kosova, qytetarët tanë kanë nevoj për ndryshim’“Nuk ka qenë vendim i vështirë për mua pranimi i ftesës për të qenë pjesë e listës fituese, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë gjithnjë shtëpia ime politike dhe ky propozim sigurisht që më jep ndjenjën e përgjegjësisë më shumë se të privilegjeve. Duke parë realitetin e rënd që po kalon Kosova, qytetarët tanë kanë nevoj për ndryshim” shkruan Osmanaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Me lejoni që të ju njoftoj për fillimin e një epoke të re për mua;Tashmë është bërë publike nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, lista e kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Me përkrahjen e familjes time, me inkurajimin dhe përkrahjen e madhe nga miq, kolegë e bashkëpuntorë të kahmotshëm, shërbimin ndaj atdheut kam vendosur ta vazhdoj në një formë tjetër, duke qenë në garë për deputet në legjislaturën e radhës e cila do të vendoset me datë 9 shkurt 2025.

Nuk ka qenë vendim i vështirë për mua pranimi i ftesës për të qenë pjesë e listës fituese, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë gjithnjë shtëpia ime politike dhe ky propozim sigurisht që më jep ndjenjën e përgjegjësisë më shumë se të privilegjeve.Duke parë realitetin e rënd që po kalon Kosova, qytetarët tanë kanë nevoj për ndryshim.

Andaj, ju ftoj që së bashku të bëhemi pjesë e NDRYSHIMIT.#Bëhundryshimi!

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS ??Dr. Shaban Osmanaj

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Trepça deklason Prizrenin

0

Trepça ka shënuar fitore bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit, me rezultat të lartë 110:79 (25:8, 25:30, 29:18, 31:23), në javën e 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Në përballjen e zhvilluar në Prizren, mitrovicasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke qenë bindës në çerekun e parë, që e fituan 25:8. Por, në periudhën e dytë, prizrenasit për një nuancë ishin më të mirë, 25:30, për të shkuar në pushim me shifrat 50:38.

‘Xehetarët’ sërish treguan fuqinë në periudhën e tretë, 29:18, derisa dhjetë minutat e fundit ishin formale, ku Trepça brenda dhjetë ditësh, mundi Proton Cable Prizrenin, kësaj radhe me shifrat 110:79.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Te kampionët tetë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, ku Samuel Hunter shënoi 18 pikë, ndërsa Dardan Kapiti kishte 12 pikë e dhjetë kërcime, derisa Omar Jamaleddine shënoi 23 pikë për prizrenasit.

Trepça ka tetë fitore e dy humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni tri fitore e nëntë humbje.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kryetari i Dragashit: S’mund t’i themi zyrtarit shko në shtëpi se ke bërë vepra penale para disa vitesh

0

Kryetari Bexhet Xheladini, thotë se nuk ka qenë i informuar për të kaluarën dhe aktakuzat aktive të zyrtarit civil.

“Në momentin kur u hap konkursi kërkohet ai dokumentacioni se personi a është në hetime, ai sigurisht atë dokument e ka pru e ka dorëzu edhe sigurisht që personi në momentin kur ka konkuru nuk ka qenë nën hetime, nuk ka qenë do të thotë, ai ndoshta i ka kry veprat, por ka qenë person i lirë dhe nuk do të thotë se një person i cili kryen vepra penale dhe tan jetën ai duhet të jetë nën hetime ose duhet të jetë i dënuar dhe nuk ka të drejtë me u punësu”, ka thënë Xheladini.

Fehmi Selaj, në aplikimin e tij të bashkangjitur kishte “Certifikatë mbi dënimet penale”, në të cilën tregohet se nuk është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë. Por, në këtë certifikatë nuk përfshihen aktgjykimet me gjoba dhe aktakuzat. Teksa, për aktgjykimin me të cilin është dënuar me 20 muaj burgim, i njëjti ka bërë rehabilitimin ligjor.

Xheladini, thotë se do të ndërmerren veprime për të në rastin kur do të pranojnë ndonjë vendim të Gjykatave.

“Derisa të na vjen informata prej Gjykatës, të na vjen vendimi prej Gjykatës ai person do të vazhdojë të punojë. Ne nuk mund t’i themi pse ti para disa viteve ke kry vepra penale, ti duhet të shkojsh te shpia, nuk mujm me i thënë se Ligji nuk e lejon atë. E moralisht ai, moralisht ai vetë mundet me thënë unë jam një precendent penal dhe s’po du me punu. Ai vetë mundet me vendosë, por ne s’kemi drejtë ligjore, nuk mundem unë me i thënë paske bërë vepra para disa viteve edhe ti shko të shtëpia se ai koka punësu në bazë të të gjitha rregullave me konkurs, me të gjitha rregullat edhe me ligj, a ka pasë ankesa, a nuk ka pasë ankesa nuk e di edhe tash ai person për momentin është i lirë, a është i lirë, është t’u punu”, shtoi ai.

Bazuar në të dhënat e CV-së, Fehmi Selaj filloi studimet në Departamentin për Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin “Hasan Prishtina”, gjatë vitit akademik 2004/2005.

Selaj, kishte punuar si administrator dhe përgjegjës i furnizimit në një kompani, “Micre Mobile Bankier” në një bankë në Dragash dhe financier në një kompani të autobusëve.

Gjatë këtij viti, Selaj u punësua si zyrtar civil në Komunën e Dragashit, ku veprimtarinë e tij e ushtron në Llapushnik të kësaj komune.

Puna si zyrtar civil në komuna, ka rëndësi të madhe sepse të njëjtit luajnë rol kyç në funksionimin dhe administrimin e shërbimeve publike në nivel lokal./Betimi për Drejtësi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve