Home Blog Page 783

Prizreni nënshkruan kontratën për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë

0

 

Në njoftimin për nënshkrimin e kontratës, organet komunale kanë konfirmuar se ky aktivitet i prokurimit është iniciuar me 15 dhjetor 2023,

Në tenderin e shpallur me 15 dhjetor 2023 thuhej se “do të rregullohet komplet strehimorja, duke përfshirë punimet statike, elektrike dhe të gjitha pozicionet e parapara deri në finalizim të objektit”, dhe se vlera e parashikuar e kontratës ësht 342 mijë euro, me kohëzgjatjen e paraparë me 300 ditë pune.

Data e hapjes së tenderëve ka qenë 10 janar 2024.

Ndërkaq njoftimi për dhënien e kontratës është publikuar me 10 dhjetor 2024, raporton Telegrafi.

Në njoftimin për nënshkrimin e kontratës theksohet se numri i tenderëve të pranuar ka qenë gjithsejtë pesë dhe se vetëm njëri prej tyre ka qenë i përgjegjshëm. Kësisoj fitues është shpallur “Alboss” ShPK me ofertën në vlerë prej mbi 274 mijë eurove.

Arsyeja për këtë zgjatje ka qenë kontestimi i vendimmarrjes së Zyrës së Prokurimit të Komunës së Prizrenit në Organin Shqyrtues të Prokurimit nga operatorët ankues.

Në vendimin e datës 23 tetor 2024 të OSHP-së thuhet se ankesa e një operatori është hedhur si e palejuar, pasi është vlerësuar se ky operator ankues nuk ka arritur të dëshmojë se ka statusin e palës së interesuar sipas dispozitave ligjore, raporton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë është sqaruar se Komuna e Prizrenit këtë aktivitet të prokurimit, duke u bazuar në ankesat tjera si dhe në vendimet e OSHP-së, dy herë e pat kthyer në rivlerësim. Megjithkëtë afër një vit që prej inicimit të prokurimit, organet komunale kanë arritur që ta nënshkruajnë kontratën për realizimin e këtij projekti. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Policia shqiptoi 1456 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1456 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 18 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 26 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 8 persona, ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

 

Mësuesja nga Hasi që ‘jeton’ me 1000 pula: Dashurinë për kafshët ma mësoi njerka

0

Flora Mulaj, një mësuese e përkushtuar nga Hasi, ka kaluar 37 vite duke edukuar fëmijët e ciklit të ulët në një fshat të zonës.

Me një dashuri të veçantë për profesionin e saj, Flora është shumë e lidhur me nxënësit dhe çdo vit të ri shkollor lutet që asnjë prej tyre të mos ketë prindër të ndarë.

Për të, një familje e bashkuar është çelësi për fëmijë të lumtur.

Por, përtej klasës, jeta e Florës merr një kthesë krejt tjetër pasditeve, kur ajo kujdeset për 1000 pula në fermën e saj.

 

Kjo punë, sipas saj, është një detyrë që e përmbush dhe e lidh me natyrën. Dashurinë për kafshët, Flora thotë se ia ka mësuar njerka e saj, Nëna Loke, një figurë që ka lënë gjurmë të thella në jetën e saj.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Njerka ime më mësoi të dua kafshët. Ajo më thoshte: ‘A je e zonja t’i japësh bukë dhe t’i përgjigjesh asaj që s’ka gojë?’ Babai im ishte i martuar me dy gra, pasi Nëna Loke nuk mund të kishte fëmijë. Por ne jetonim të gjithë bashkë, si një familje e bashkuar, edhe pas vdekjes së babait tim,” tregon Flora.

Nëna Loke, e cila ishte gruaja e parë e babait të Florës, luajti një rol të rëndësishëm në edukimin e saj.

“Ajo ishte nëna ime e dytë, një njeri i veçantë që na mësoi për çdo gjë. Ishte ajo që bashkoi familjen tonë dhe vendosi rregullat në shtëpi. Kam mall për të, sepse ajo na mësoi të jetonim me dashuri dhe respekt,” shton Flora.

Kjo dashuri dhe përkushtim për jetën janë vlera që Flora i ka transmetuar edhe tek nipi i saj, duke ndjekur shembullin e Nënës Loke dhe të nënës së saj. Për Florën, jeta është një kombinim i edukimit, dashurisë për familjen dhe kujdesit për natyrën – një trashëgimi e çmuar që e mban gjallë në çdo hap të saj.

Prevalla e mbipopulluar nga vizitorët|VIDEO

0

Pika turistike e Prevallës është mbipopulluar me vizitorë të shumtë, që vikendeve dëshirojnë të kalojnë kohën në një ambient dimëror. Reshjet e borës kanë bërë që kjo pikë turistike të jetë destinacion i preferuar i shumë vizitorëve jo vetëm nga Kosova po edhe vendet e rajonit.

Turistë të shumtë kanë mbipopulluar Prevallën në këto ditë karakteristike të stinës së dimrit. Vizitorë nga Kosova Shqipëria Maqedonia e Veriut e Lugina e Preshevës e kanë destinacion kryesor këtë pikë turistike të Prizrenit.

Për banorët e zonës që e ushtrojnë biznesin e tyre me pajisje kreative për skijim, thonë se këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar sezoni turistik nisi më herët, pasi bora është ajo që i josh vizitorët sidomos ata nga Shqipëria.

Një ndër sfidat e përsëritshme në Prevallë ngelet ngjitja e automjeteve me gomat e papërshtatshme, që pengojnë qarkullimin normal të vizitorëve të shumtë në këtë pikë turistike.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Moti sot i vranët por me intervale me diell

0

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët por do të ketë intervale me diell.

“Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik

“Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja”.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Elton Ilirjani takon Parashqevi Simakun, jep lajmin e madh

0

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani ka arritur të gjejë dhe të takojë këngëtaren Parashqevi Simaku në Nju Jork.

Ilirjani, i cili prej disa vitesh tashmë jeton dhe punon në SHBA, ka ndarë një fotografi të veçantë ku shihet teksa përqafon këngëtaren ikonike shqiptare në një lokal të metropolit amerikan.

Ajo shkëlqen nga buzëqeshja, teksa Eltoni shkruan se kjo është vetëm kafja e parë, në rrugën për ta rikthyer Parashqevi Simakun aty ku e meriton.

“Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë! Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do të këndojë sërish për publikun shqiptar”, shkruan ai.

Në një tjetër postim, Ilirjani ka zbuluar dhomën e hotelit ku tani e tutje do qëndrojë Simaku.

Ylli mund Bashkimin e Prizrenit

0

Në një super ndeshje dhe me rikthime, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 69:72 (20:16, 15:16, 20:20, 14:20).

Takimi u zhvillua në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Nga fillimi kjo sfidë ishte e baraspeshuar, ku në çerekun e parë, asnjëra nuk arrinte të shkëputej, duke përfunduar kjo pjesë 20:16, derisa periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë, 15:16, për të shkuar në pushim me shifrat 35:32.

Në periodën e tretë, vendasit u shkëputën në 11 pikë, 46:35, por therandasit u rikthyen, për të bërë ndeshjen shumë interesante, ku rezultati pas 30 minutash ishte 55:52. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua luftë e madhe nga të dy skuadrat, por basketbollistët vendas ishin të pavëmendshëm në fund, derisa ata mysafirë dhanë gjithçka nga vetja dhe ia arritën qëllimit për të triumfuar 69:72.

Te Bashkimi u dallua Lejson Zeqiri me 15 pikë e tetë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Quade Green me 30 pikë.

Prizrenasit kanë tetë fitore e katër humbje, ndërsa therandasit gjashtë fitore e gjashtë humbje.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndërtuesit: Vitin e ardhshëm rriten çmimet e banesave, shkak ikja e punëtorëve

0

Mungesa e fuqisë punëtore, ngritja e çmimit të materialit ndërtimor, poashtu ngritja e çmimit të tokave me koncesion janë arsyet që, sipas ndërtuesve, po çojnë në rritje të çmimit të ndërtesave.

Ndërtuesit po paralajmërojnë rritje të çmimit të ndërtesave për vitin që po vjen. Kjo për shkak se siç tha ndërtuesi Shefqet Pozhegu nga Shoqata e Ndërtuesve, janë duke pasur mungesë të fuqisë punëtore dhe ngritje të çmimeve të materialit ndërtimor.

Arsye është edhe rritja e çmimit të tokës me koncesion, tha Pozhegu për Radio Kosovën.

“Nuk do të ketë zbritje të çmimit për ndërtesa, por do të ketë vetëm rritje të çmimit, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore në Kosovë. Poashtu edhe çmimet e materialeve janë në ngritje e sipër e poashtu edhe tokat që ne i marrim me koncesion ose përqindje edhe aty ka rritje të çmimeve. Janë këto dy a tre faktorë që na shtyjnë rreth ngritjes së çmimeve. Problemi është te fuqia punëtore sepse, nëse ka ngritje të pagave, fuqia punëtore rri e nëse s’ka rritje të pagave, atëherë ata ikin në Evropë”, tha ai.

Ai tha se çmimi i metrit katror për momentin është 1350 euro deri në 1450 euro, varësisht nga zonat. Edhe kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve, Faton Hoxha, i tha Radio Kosovës se çmimet do të varen nga kosto e punës dhe e materialit. Ai tha se në mars do të shihen ndryshimet.

“Rritja ose ulja e çmimeve varet nga çmimet e materialeve dhe kostos së punës, e cila është në ngritje. Poashtu koncesioni për tokën ka shkuar në nivele shumë të larta. Të shohim se si po fillon viti dhe deri nga marsi mund ta dimë se si po shkojnë punët”, ka thënë ai.
Në publikimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pati rritje për 0.9% në tre mujorin e tretë të vitit 2024, krahasuar me tre mujorin e dytë të po këtij viti.

Ndërkaq, krahasuar TM3 2024 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM3 2023, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 4.5%.

Rritje kishte te energjia (20%), pagat (1.3%), materialet (0.7%), makineritë (0.4%) dhe kostot e tjera (0.2%), sipas ASK-së.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

SBASHK-u thotë se pas protestave nuk përjashton as grevat e përgjithshme

0

Edhe përkundër protestës të organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, më 4 dhjetor, Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës nuk kanë reflektuar ndaj kërkesave të tyre, thonë përfaqësuesit e kësaj sindikate.

Udhëheqësit sindikal i thanë Radio Kosovës, se në rast se edhe më tutje neglizhohen nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë, do të merren hapat sindikal, duke mos përjashtuar edhe grevat e përgjithshme.

Ditë më parë përfaqësues të Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre, e që njëra ndër to është nënshkrimi i Kontratës së re Kolektive, rritja e pagave, dhe votimi i ligjit për skemat pensionale. E, në mungesë të dialogut nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, kjo sindikatë thotë se është detyruar të angazhoi një ndërmjetësues, ashtu siç e parasheh ligji.

Nënkryetarja e sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala, i tha Radio Kosovës, se edhe pas protestës Ministria e Arsimit dhe Qeveria i kane neglizhuar.

“Edhe pas protestës, deri sot nuk ka pasur reflektim nga e ana e ministrisë se Arsimit. Ditën e mërkure me 11 dhjetor, sindikata e Arsimit ka angazhuar një ndërmjetmes ligjor ,ashtu si e kërkon procedura. Tash do të presim sipas afatit ligjor, se cilat do të jenë rezultatet pas angazhimit të ndërmjetësuesit”, ka thënë ajo.

Shala, tutje shtoi se në rast se edhe kjo përpjekje për të arritur dialog me ministrinë dhe Qeverinë, përmes ndërmjetësuesit ligjor nuk do të sjellë rezultate, kjo sindikatë do të vazhdojë me hapat sindikal, duke përfshirë edhe grevat në tërë sistemin arsimor.

“Në rast se nuk do të këtë reflektim edhe pas angazhimit të ndërmjetësuesit, ne do ta mbledhim Këshillin Drejtues të SBASHK-ut, si organi me i lartë në mes të dy kongreseve. Në atë mbledhje do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm. Asnjëherë nuk përjashtohet mundësia e ndërmarrjes së aktiviteteve me të renda sindikale, si greva e përgjithshme që e patëm në vitin 2022 në terë sistemin arsimor”, ka thënë Shala.

SBASHK-u në vazhdimësi ka ngritur akuza ndaj Qeverisë për presion ndaj sindikatës dhe mungesë të gatishmërisë për dialog. Akuza ka pasur ndaj Qeverisë edhe për anulimin e kontratës kolektive dhe mungesë të gatishmërisë për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re.

Radio Kosova, edhe përkundër përpjekjeve, nuk ka mundur të marr një përgjigje nga Ministria e Arsimit, nëse do t’i përgjigjen pozitivisht sindikatës për një takim.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Dragashi, Alevi Rakipi

0

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës Alevi Rakipi.

Njoftimi u bë në rrjetet sociale nga familjarët.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në fshatin Blaç të Dragashit, në kohën e drekës, thuhet në njoftim.

Ngushëllime familjes Rakipi i ka shprehur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK në Sharr.

“Ngushëllime bashkëluftetarëve, i përjetshëm qoftë kujtimi për të”, thuhet tutje në këtë njoftim.