24.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Prizreni, kryeqytet i filmit dokumentar nga 16-24 gusht

dokufest konferencEdicioni i trembëdhjetë Doku Fest do të hapet më 16 dhe do të zgjasë deri më 24 gusht në qytetin e Prizrenit.

Në këtë festival do të prezantohen programet e filmave të ndryshëm garues dhe specialë si dhe aktivitete shtesë, si ekspozita fotografisë, DokuFoto, DokuTech, program që veçohet si ngjarje e re në këtë festival.

Gjatë këtyre ditëve të festivalit do të mbahen edhe koncerte muzikore, si DokuNighst dhe festivali i fëmijëve DokuKids.
Nga 2400 aplikime, janë përzgjedhur 237 filma, të cilët do të shfaqën në këtë festival, transmeton KP. Temë e festivalit për këtë vit është “Ndryshimi”. Organizatorët kanë thënë se kampanja e këtij festivali është e konceptuar në fuqinë e individit që ka për të ndryshuar vetën dhe shoqërinë në të cilën jetojnë.

Drejtor i programit artistik Doku Fest, Veton Nurkullari, ka thënë se filmat që do të prezantohen në gjuhën shqipe në këtë program i kanë bërë të ndihen krenarë. Ai tha se programi kryesor i filmave dokumentar ballkanik, është mjaft i fortë e në të cilin përfshihet edhe një film kosovar, gjë e cila sipas tij, rrallë ndodh që filmat nga Kosova të jenë konkurrent në këtë garë.

Ai ka thënë se rreth 25 filma do të shfaqën në gjuhën shqipe, si në programet garuese ashtu edhe në programet e tjera. Ndërsa 14 filma do të jenë në garën kombëtare, e që një numër i madh i tyre janë nga Kosova dhe Shqipëria.

Nurkullari ka theksuar se mbi 30 filma do të jenë me punëtori , me master klasë dhe me mysafirë që vinë në kuadër të këtij programi.

“Rrallë ndodh të ne që filmat nga Kosova të jenë konkurrentë në këtë garë. Por do të kemi filmin për artistin tonë, Petrit Halilaj, me rastin e hapjes së ekspozitës së tij, në kuadër të bienales së Venedikut për këtë vit. Po ashtu do të kemi një numër të madh të mysafirëve qofshin ata regjisor, drejtor të festivaleve, qofshin producentë. Duhet ta përmendi këtu që për shembull disa prej anëtarëve të jurisë janë emra eminentë të kinematografisë… Po ashtu në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të kemi një program me mbi 30 filma, me punëtori , me master klasë dhe me mysafirë që vinë në kuadër të këtij programi. Po ashtu në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, do të sjellim edhe disa filmbërës amerikanë, për një seri të punëtorive”, ka thënë ai.

Programer i filmave të shkurtër, Samir Karahoda, tha se për këtë vit janë përzgjedhur 34 filma të metrazhit të shkurtër. A i ka thënë se këtë vit ka pasur rritje të aplikuesve nga shtetet e Ballkanit, e që siç thotë ai, do të marrin pjesë 12 filma të Ballkanit.

Karahoda ka shtuar se në këtë festival do të marrin pjesë edhe tre filma kombëtar, përkatësisht kosovarë e që do të jenë konkurrent me filmat e huaj.

“Në kuadër të programit kompetitiv të filmave të shkurtër këtë vit janë përzgjedhur 34 filma. Pra, ajo çka e ka karakterizuar këtë edicion sa i përket filmave të shkurtër, kemi pasur një rritje të aplikimeve nga shtetet e Ballkanit kryesisht, gjë që edhe programi si vjet përfshihen më shumë filmat Ballkanit se viteve të tjera. Pra, do të jenë gjithsej 12 filma nga shtetet e Ballkanit, përfshirë Serbinë, Kroacinë, Greqinë e kështu me radhë. Ajo çka është me rëndësi dhe që i intereson publikut tonë janë tre filma kombëtar, pra përkatësisht kosovarë që do të jenë konkurrent me filmat e huaj…….Në anën tjetër në garën kombëtarë do të jenë edhe 6 filma të shkurtër, ku edhe aty vlen të përmendet filmi “Heshtja” e Bekim Gurit, i cili ka shëtitur shumë me filmin e tij dhe ka marrë disa çmime…… Për adhuruesit e filmit Horror dhe filmave Zombi, të premten me 22 prej orës 10 në mbrëmje mund të shohin filma nëse kanë dëshirë me i pa”, ka thënë Karahoda.

E drejtori ekzekutiv, Eroll Bilibani, tha se përgatitjet për këtë festival kanë shkuar ashtu siç e kishin planifikuar. Ai ka theksuar se këtë vit organizata Doku Fest, ka qenë e fuqizuar me njerëz të rinj të cilët punojnë në projekte të ndryshme e të cilat zgjasin gjatë tërë vitit.
Për këtë vit Bilibani tha se do të jenë rreth 140 vullnetarë të angazhuar që është edhe numri rekord i të angazhuarve, pasi që aktivitetet posaçërisht punëtoritë dhe aktivitetet janë shtuar në numër.

“Dëshiroj që të iu tregoj që të gjitha përgatitjet kanë shkuar ashtu siç ishte edhe planifikuar. Këtë vit organizata Doku Fest, ka qenë e fuqizuar me njerëz të rinj të cilët punojnë në projekte të ndryshme të cilat zgjasin gjatë tërë vitit dhe të cilët angazhohen pastaj edhe në aktivitete të tjera gjatë festivalit. Do t’i kemi diku rreth 140 vullnetarë të angazhuar këtë vit, që është edhe numri rekord i të angazhuarve këtë vit, pasi që aktivitetet posaçërisht punëtoritë edhe aktivitet tjera të aktivitetit janë shtuar në numër… Dy aktivitete të tjera janë po ashtu, njëra është “Ballkani thërret”, ku do t’i sjellim producentët profesionistë të filmit, njerëz të cilët merren me industrinë e kinematografisë nga Ballkani, ku ata do të kenë rastin që të krijojnë kontakte të reja, e pse jo ndoshta do të gjejnë edhe ndonjë projekt të përbashkët për të ardhmen… Është viti i gjashtë që kthehen përsëri në Kosovë, Moduli i Prizrenit, ku kjo punëtori ka për qëllim që t’i mbështesë projektet që janë në zhvillim dhe moduli i Prizrenit është kur regjisorët e rinj i sjellin projektet e tyre, i prezantojnë para një jurie profesionale dhe pastaj pas kësaj këto projekte ose financohen më tutje”, ka thënë ai.

Bilibani ka thënë se aktiviteti i tretë në kuadër të këtij bashkëpunimi do të jetë edhe “Mite the Festivales”, ku festivalet takohen pasi që këtë vit do të kenë mundësinë që të vinë mysafir kryesisht nga festivalet e huaja, por që do të ketë edhe mysafir të vendit e të festivaleve që janë partner të Doku Fest-it për shumë vite.

Për të gjithë adhuruesit e filmave të ndryshëm,ata mund të shohin filmat në kinematë e qytetit të Prizrenit: Kino Bahçe, Kino Lumbardhi, Kino Kalaja,Kino Klubi, Doku-kino Pllato si dhe në Shtëpinë e Kulturës.

Më Shumë

Specialja ia ndërpret paraburgimin Isni Kilajt, obligohet t’i japë 30 mijë euro dorëzani

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim që t’i ndërpritet paraburgimi Isni Kilajt, ndonëse sipas tyre ende ekziston dyshimi...

SBASHK-u mësimdhënësve: Mos nënshkruani ndryshimet e Kontratës së punës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), thotë se kohëve të fundit po qarkullon një version i ri...

Lajmet e Fundit