18.9 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025
Home Blog Page 7856

Murati: Jahjaga të rekomandojë zgjedhje të reja

0

Valon MuratiSekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka vlerësuar se as PDK-ja me parterët e saj e as koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk mund të garantojnë qeveri stabile dhe të qëndrueshme.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Murati ka deklaruar se ky ngërç politik i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit mund të tejkalohet vetëm me zgjedhje të reja parlamentare.

“Në situatën në të cilën jemi futur si vend pas zgjedhjeve të 8 qershorit, dhe pa marrë parasysh vendimin e radhës të Gjykatës Kushtetuese, apo të vendimeve të tjera të saj, nëse paragjykojmë se do të vazhdojë saga drejtuar kësaj gjykate, kam bindjen e thellë se e vetmja zgjidhje nga kjo situatë do të ishin zgjedhjet e reja të përgjithshme”, ka thënë Murati. Në këtë kontekst, Murati i ka sugjeruar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që në konsultim me partitë politike, të merret vesh për organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Madje Murati ka thënë se presidentja Jahjaga duhet të dalë publikisht dhe të rekomandojë zgjedhje të reja për Kosovën.

“Në këtë situatë presidentja e vendit, në konsultim me partitë politike, do të duhej sa më shpejt të merreshin vesh për organizimin e zgjedhjeve të reja të përgjithshme. Madje mendoj se presidentja nuk do të duhej të hezitonte që edhe publikisht të rekomandonte zgjedhje të reja për të dalë nga ky ngërç politik në të cilin jemi futur. Përndryshe, zgjedhjet e reja do ta zgjidhnin lëmshin e të parit, sidomos në elektoratin shqiptar, duke qenë se në to do të kishim pak a shumë tri grupe: i pari koalicioni PDK-PD-LB, të cilit eventualisht do të mund t’i bashkëngjitej edhe AKR-ja, koalicionin LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjen Vetëvendosje!”, është shprehur Murati, duke shtuar se, nëse Kosova shkon në zgjedhje, LB-ja do ta vazhdojë partneritetin me PDK-në.

“Sa i përket LB-së, edhe në zgjedhjet e ardhshme besoj se do të vazhdohet koalicioni ekzistues, sepse nuk ka ndryshuar ndonjë rrethanë që ne të ndryshojmë qëndrim në këtë drejtim”, ka thënë Murati.

Sinani: Gruevski s’mund t’i gjunjëzojë shqiptarët

0

Arsim Sinani-maqedoniNjohësi i proceseve politike në Maqedoni, profesori Arsim Sinani, ka thënë se Maqedonia nuk mund të ekzistojë si shtet pa shqiptarët.

Arsim Sinani, profesor doktor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, president i Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, ligjërues në Universitetin e Tetovës, ka folur për situatën e fundit në Maqedoni dhe për zgjidhjen e çështjes të të drejtave të shqiptarëve në këtë shtet.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai gjendjen në Maqedoni e ka përshkruar të tensionuar, me probleme, pa dialog mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pa dialog mes pozitës dhe opozitës, me një strategji të krizave të kontrolluara që, sipas tij, u ndihmon partive në pushtet ta kontrollojnë të gjithë këtë në favor të tyre, duke e shndërruar në fitore elektorale. Ai ka thënë se partitë politike shqiptare, pas protestave të Shkupit, e kanë humbur legjitimitetin në elektoratin shqiptar, edhe pse e kanë marrë votën e popullit në zgjedhjet e fundit. “Mendoj se janë harxhuar, por ky harxhim do të sjell pasoja pasi pushteti, siç thashë, i ka lodhur, i ka kënaqur, i ka sjellë në pozita që ta humbin kontaktin me votuesin shqiptar. Lidershipi shqiptar në Maqedoni lipset të jetë më i hapur për bashkëpunim me qytetarin sepse qytetari është ai që vendos për atë apo për këtë”, është shprehur Sinani.

Ai ka thënë se doktrina politike e Gruevskit është një doktrinë e cila ka këtë qëllim: “lodhjen e shqiptarëve në staza të gjata. Ai po e përdor një taktikë ftohtë-nxehtë me shqiptarët duke dashur t’i bëjë pesimistë, por realiteti është se kjo doktrinë çdo ditë e më shumë po fiton fuqi, por po i del ndryshku, ashtu siç ka filluar t’u dalë ndryshku përmendoreve në Shkup. Këtë betejë me shqiptarët ai e ka të humbur dhe këtë do ta kuptojë atë ditë që do të jetë në opozitë dhe do ta shohë se sa gabim e ka pasur kur ka menduar se shqiptarët mund të gjunjëzohen”, ka thënë Sinani.

Arsim Sinani ka thënë se Maqedonia nuk mund të ekzistojë si shtet pa shqiptarët. “Kjo është një çështje që e dinë vetë maqedonasit e sotëm, e di edhe faktori ndërkombëtar, e di edhe faktori global politik”, ka thënë Sinani. Ai ka thënë se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, si lider i shumicës shqiptare nuk u soll në raport me votën të cilën ia dha elektorati shqiptar në Maqedoni.

Seksi Samanta vjen me ‘Ti se din se’

0

maxresdefault36-700x357Duket sikur kjo verë ka filluar të jetë shumë e nxehtë për këngëtarët tanë nga Kosova dhe Shqipëria.

Samanta Karavello dhe Onat, sjellin këngën e tyre të re ‘Ti se din se’, këngë kjo e shkuar nga vetë Onat dhe Ronela Hajati, ndërsa videoklipi është realizuar nga Entermedia.

Vizat, në fund të vitit 2015!

0

VizatKosova po pret që të marrë raportin e vlerësimit të Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave. Raporti, sipas njohësve të integrimeve evropiane nuk pritet që t’i mundësojë Kosovës liberalizimin e vizave para vitit 2015.

Sipas tyre, shkak i kësaj është sepse Kosova ka ngecur në pavarësimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorisë si një ndër pikat më kryesore të udhërrëfyesit, duke i shtuar këtu edhe migrimin e paligjshëm të kosovarëve që kanë ‘vërshuar’ vendet e Evropës në kërkim të lejes se qëndrimit në BE.

Në pritje të ardhjes së raportit të vlerësimit, ministri i Brendshëm në detyrë Bajram Rexhepi, të mërkurën kishte paralajmëruar një konferencë për media lidhur me këtë ngjarje, por në ndërkohë e ka anuluar konferencën përmes një komunikate. /Tribuna/

Në zemër

0

Skender Berisha

Strehuar të kam në këtë kuvli

këndon herë-herë sikur kumri
më zgjon kur stepem ndokund
ma zgjat dorën për përkëdheli

nuk di si zure vend kur ke hy
dashurisht të them rri moj aty
u paluan kohë e ditë palë-palë
nëpër pulsin tim të ndiej të valë

trokon zemra me timbrin tënd
vjen çasti edhe kur humb rend
diçka e dashur tash më tremb
se nuk e di dhemb a s’dhemb

ngjesh dorën te zemra e ndrydh
mos del që andej moj e brydhtë
se më mbulon frik nata e dylltë
duke t’kërkuar qytetit të shurdhtë

Skender Berisha

 

Pesë kineastë e çojnë Qendrën Kinematografike në Prokurori

0

20140724084346273646Pesë kineastë, që ishin pjesë e konkursit për financim të filmit të gjatë të Qendrës Kinematografike të Kosovës, kanë adresuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës kallëzimin e tyre, siç pretendojnë ata, për keqpërdorimet dhe shkeljet ligjore gjatë procesit të përzgjedhjes së projekteve fituese. Avokati, që përfaqëson regjisorët Agim Sopi, Ekrem Kryeziu, Jeton Ahmetaj, Mentor Spahiu dhe producentin Bujar Berisha, e ka dorëzuar kallëzimin penal në Prokurori.

Në një kopje të kallëzimit penal që e ka siguruar gazeta, thuhet se paditësit propozojnë që të anulohet vendimi për fituesit e konkursit vjetor për bashkëprodhimin e filmave të metrazhit të gjatë, për shkak të shkeljes së procedurës së konkursit.
Sipas kallëzimit penal, paditësit konsiderojnë se konkursi ka qenë i manipuluar nga udhëheqësit e QKK-së dhe se shpallja e fituesve të konkursit ka qenë krejtësisht në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për kinematografi,shkruan KD.

E me gjithë faktin që është ngritur kallëzim penal, Qendra Kinematografike nuk e ka ndërmend ta ngrijë procesin, por do të vazhdojë punën. Konkursi për financim të filmit të gjatë ishte shoqëruar me ankesa e paralajmërime për padi. “Engjëjt janë larg” me skenar e regji të Gjergj Xhuvanit, në të cilin me rol kryesor paraqitet aktorja Teuta Krasniqi, motra e ministrit Memli Krasniqi dhe “Cirku fluturues” me skenar e regji të ish – drejtorit të QKK-së, Fatos Berisha, janë në mesin e filmave fitues të këtij konkursi, për të cilët pas shpalljes së rezultateve reagimi kishte qenë edhe më i madh

Fondi 100 milionë lekë, policët: Nuk kemi marrë shpërblimin e “Lazaratit”

0

lazarat droga shkattrrimEfektivët e policisë që morën pjesë në aksionin e Lazaratit ende nuk e kanë marrë shpërblimin që iu është caktuar nga ana e qeverisë. Burime nga radhët e forcave blu sqarojnë se deri ditën e djeshme, lekët që iu janë premtuar pas operacionit të Lazaratit nuk iu kanë kaluar në llogaritë e tyre bankare. Vendimi për shpërblimin e punonjësve të policisë është miratuar nga Këshilli i Ministrave që në datën 9 korrik të këtij viti, por ende nuk është vënë në zbatim. Forcave të policisë iu premtua se brenda një jave nga ekzekutimi i këtij vendimi do t’u jepeshin edhe lekët, por që prej miratimit të këtij vendimi kanë kaluar dy javë dhe deri tani efektivët nuk i kanë marrë lekët që iu janë caktuar.

Qeveria vendosi që, çdo efektiv policie që ka marrë pjesë në këtë operacion, do të marrë shpërblim deri në dy paga mujore. Në total është caktuar një fond prej 100 milionë lekësh për punonjësit e policisë. Nga ana tjetër, e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, Ministria e Brendshme sqaron: “Është e vërtetë që lekët nuk u kanë kaluar punonjësve të policisë, por këtu nuk bëhet fjalë për vonesë, por është thjesht zbatimi i procedurave, që nga miratimi i vendimit në qeveri, deri në kalimin e lekëve në llogaritë e policëve. Por brenda kësaj jave lekët do u jepen, më saktë brenda këtyre tri ditëve”.
Vendimi

Në buxhetin e vitit 2014, miratuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme për programin “Policia e Shtetit”, për mbulimin e shpenzimeve të operacionit të Policisë së Shtetit, të kryer në Lazarat, Gjirokastër, të shtohet fondi prej 165 428 500 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë e katërqind e njëzet e tetë mijë e pesëqind) lekësh, i specifikuar, si më poshtë vijon:
a) Për shpërblimin e punonjësve të policisë të angazhuar në këtë operacion, 100 000 000 (njëqind milionë) lekë dhe masa e shpërblimit të jetë deri në dy paga mujore.
b) Për shpenzime të tjera “Mallra e shërbime”, 65 428 500 (gjashtëdhjetë e pesë milionë e katërqind e njëzet e tetë mijë e pesëqind) lekë”, citohet në vendimin e Këshillit të Ministrave

E dashura seksi e Rafael Nadal

0

nadalAta kanë tetë vjet së bashku.

E megjithatë, duke si dy të sapodashuruar.

Është fjala për tenistin e njohur Rafael Nadal dhe të dashurën e tij Xisca Perello.

Ata janë fotografuar duke shkëmbyer puthje dhe përqafime të ëmbla në një jaht në Ibiza.

Pushime me Caran dhe Selenan

0

cara-selenaCara Delevingne ishte e ftuara speciale në ditëlindjen e 22-të të Selena Gomez. Këngëtarja dhe modelja e njohur jo vetëm për parakalimet në pasarelë, por edhe për jetën e saj personale u fotografuan në të njëjtin jaht në brigjet franceze.

Atyre iu ishte bashkuar edhe biznesmeni italian, Tommy Chiara me të cilin përflitet se Selena ka nisur një romancë të re duke hedhur pas krahëve atë me Justin Bieber.

Në fotot e shkrepura Cara dhe Selena shihen teksa heqin kripën pas një zhytjeje në det, ndërsa Tommy kujdeset që t’u sigurojë peshqirin.

Miranda “parakalon” në rrugët e Nju Jorkut

0

Miranda KerrPrej vitesh është në listën e modeleve më të kërkuara dhe më të paguara nga agjencitë e modës dhe jo më kot.

Miranda Kerr tregoi që është mahnitëse jo vetëm nëpër sfilatat e modës, por edhe në rrugë. 31-vjeçarja u fotografua në rrugët e Nju Jorkut veshur me një kanatjere të shkurtër që i mbulonte pjesën e gjoksit dhe i lejonte të nxirrte në pah pjesët e tjera të bustit, kombinuar me një pantallona të errta, ndërsa në dorë mbante një çantë të zezë.

Në intervistën e fundit dhënë për revistën “Body & Soul” modelja australiane rrëfeu sekretet e formës së saj. Ajo tha se joga, çajrat e shumtë dhe frutat jeshile dhe proteinat e ndihmojnë që të ruajë një trup perfekt.

Në fillim të këtij viti, pas ndarjes “miqësore” nga Orlando Bloom me të cilin ka djalin 3-vjeçar Flynn, Kerr u përfol për një lidhje me miliarderin australian James Packer. Ky i fundit u fotografua gjithashtu në dalje të një hoteli në Nju Jork, por i shoqëruar nga një brune misterioze.