18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Fondi 100 milionë lekë, policët: Nuk kemi marrë shpërblimin e “Lazaratit”

lazarat droga shkattrrimEfektivët e policisë që morën pjesë në aksionin e Lazaratit ende nuk e kanë marrë shpërblimin që iu është caktuar nga ana e qeverisë. Burime nga radhët e forcave blu sqarojnë se deri ditën e djeshme, lekët që iu janë premtuar pas operacionit të Lazaratit nuk iu kanë kaluar në llogaritë e tyre bankare. Vendimi për shpërblimin e punonjësve të policisë është miratuar nga Këshilli i Ministrave që në datën 9 korrik të këtij viti, por ende nuk është vënë në zbatim. Forcave të policisë iu premtua se brenda një jave nga ekzekutimi i këtij vendimi do t’u jepeshin edhe lekët, por që prej miratimit të këtij vendimi kanë kaluar dy javë dhe deri tani efektivët nuk i kanë marrë lekët që iu janë caktuar.

Qeveria vendosi që, çdo efektiv policie që ka marrë pjesë në këtë operacion, do të marrë shpërblim deri në dy paga mujore. Në total është caktuar një fond prej 100 milionë lekësh për punonjësit e policisë. Nga ana tjetër, e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, Ministria e Brendshme sqaron: “Është e vërtetë që lekët nuk u kanë kaluar punonjësve të policisë, por këtu nuk bëhet fjalë për vonesë, por është thjesht zbatimi i procedurave, që nga miratimi i vendimit në qeveri, deri në kalimin e lekëve në llogaritë e policëve. Por brenda kësaj jave lekët do u jepen, më saktë brenda këtyre tri ditëve”.
Vendimi

Në buxhetin e vitit 2014, miratuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme për programin “Policia e Shtetit”, për mbulimin e shpenzimeve të operacionit të Policisë së Shtetit, të kryer në Lazarat, Gjirokastër, të shtohet fondi prej 165 428 500 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë e katërqind e njëzet e tetë mijë e pesëqind) lekësh, i specifikuar, si më poshtë vijon:
a) Për shpërblimin e punonjësve të policisë të angazhuar në këtë operacion, 100 000 000 (njëqind milionë) lekë dhe masa e shpërblimit të jetë deri në dy paga mujore.
b) Për shpenzime të tjera “Mallra e shërbime”, 65 428 500 (gjashtëdhjetë e pesë milionë e katërqind e njëzet e tetë mijë e pesëqind) lekë”, citohet në vendimin e Këshillit të Ministrave

Më Shumë

Neymar vijon fazën e riaftësimit, në stërvitje me shoqëri të veçantë

Sulmuesi brazilian, Neymar, vazhdon procesin e rikuperimit pas operacionit në gjurin e majtë dhe seanca më e fundit stërvitore ishte e veçantë, pasi ishte...

Operacioni i Doganës dhe ATK-së në Prizren: Konfiskohen afër gjysmë milioni euro ari dhe argjend të kontrabanduar

Rreth gjysmë milioni euro ari dhe argjend pa dokumentacion janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës në qytetin e Prizrenin, pas një operacion të përbashkët...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit