8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Pesë kineastë e çojnë Qendrën Kinematografike në Prokurori

20140724084346273646Pesë kineastë, që ishin pjesë e konkursit për financim të filmit të gjatë të Qendrës Kinematografike të Kosovës, kanë adresuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës kallëzimin e tyre, siç pretendojnë ata, për keqpërdorimet dhe shkeljet ligjore gjatë procesit të përzgjedhjes së projekteve fituese. Avokati, që përfaqëson regjisorët Agim Sopi, Ekrem Kryeziu, Jeton Ahmetaj, Mentor Spahiu dhe producentin Bujar Berisha, e ka dorëzuar kallëzimin penal në Prokurori.

Në një kopje të kallëzimit penal që e ka siguruar gazeta, thuhet se paditësit propozojnë që të anulohet vendimi për fituesit e konkursit vjetor për bashkëprodhimin e filmave të metrazhit të gjatë, për shkak të shkeljes së procedurës së konkursit.
Sipas kallëzimit penal, paditësit konsiderojnë se konkursi ka qenë i manipuluar nga udhëheqësit e QKK-së dhe se shpallja e fituesve të konkursit ka qenë krejtësisht në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për kinematografi,shkruan KD.

E me gjithë faktin që është ngritur kallëzim penal, Qendra Kinematografike nuk e ka ndërmend ta ngrijë procesin, por do të vazhdojë punën. Konkursi për financim të filmit të gjatë ishte shoqëruar me ankesa e paralajmërime për padi. “Engjëjt janë larg” me skenar e regji të Gjergj Xhuvanit, në të cilin me rol kryesor paraqitet aktorja Teuta Krasniqi, motra e ministrit Memli Krasniqi dhe “Cirku fluturues” me skenar e regji të ish – drejtorit të QKK-së, Fatos Berisha, janë në mesin e filmave fitues të këtij konkursi, për të cilët pas shpalljes së rezultateve reagimi kishte qenë edhe më i madh

Më Shumë

Kryetari Shaqir Totaj në SHBA afirmon bashkëpunimin e Prizrenit me Amerikën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takime me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës...

Si u vra para syve të gruas e vajzës? – Zbulohen detaje tronditëse të vrasjes së Beqir Morinës në Prizren

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore...

Lajmet e Fundit