14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Sinani: Gruevski s’mund t’i gjunjëzojë shqiptarët

Arsim Sinani-maqedoniNjohësi i proceseve politike në Maqedoni, profesori Arsim Sinani, ka thënë se Maqedonia nuk mund të ekzistojë si shtet pa shqiptarët.

Arsim Sinani, profesor doktor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, president i Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, ligjërues në Universitetin e Tetovës, ka folur për situatën e fundit në Maqedoni dhe për zgjidhjen e çështjes të të drejtave të shqiptarëve në këtë shtet.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai gjendjen në Maqedoni e ka përshkruar të tensionuar, me probleme, pa dialog mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pa dialog mes pozitës dhe opozitës, me një strategji të krizave të kontrolluara që, sipas tij, u ndihmon partive në pushtet ta kontrollojnë të gjithë këtë në favor të tyre, duke e shndërruar në fitore elektorale. Ai ka thënë se partitë politike shqiptare, pas protestave të Shkupit, e kanë humbur legjitimitetin në elektoratin shqiptar, edhe pse e kanë marrë votën e popullit në zgjedhjet e fundit. “Mendoj se janë harxhuar, por ky harxhim do të sjell pasoja pasi pushteti, siç thashë, i ka lodhur, i ka kënaqur, i ka sjellë në pozita që ta humbin kontaktin me votuesin shqiptar. Lidershipi shqiptar në Maqedoni lipset të jetë më i hapur për bashkëpunim me qytetarin sepse qytetari është ai që vendos për atë apo për këtë”, është shprehur Sinani.

Ai ka thënë se doktrina politike e Gruevskit është një doktrinë e cila ka këtë qëllim: “lodhjen e shqiptarëve në staza të gjata. Ai po e përdor një taktikë ftohtë-nxehtë me shqiptarët duke dashur t’i bëjë pesimistë, por realiteti është se kjo doktrinë çdo ditë e më shumë po fiton fuqi, por po i del ndryshku, ashtu siç ka filluar t’u dalë ndryshku përmendoreve në Shkup. Këtë betejë me shqiptarët ai e ka të humbur dhe këtë do ta kuptojë atë ditë që do të jetë në opozitë dhe do ta shohë se sa gabim e ka pasur kur ka menduar se shqiptarët mund të gjunjëzohen”, ka thënë Sinani.

Arsim Sinani ka thënë se Maqedonia nuk mund të ekzistojë si shtet pa shqiptarët. “Kjo është një çështje që e dinë vetë maqedonasit e sotëm, e di edhe faktori ndërkombëtar, e di edhe faktori global politik”, ka thënë Sinani. Ai ka thënë se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, si lider i shumicës shqiptare nuk u soll në raport me votën të cilën ia dha elektorati shqiptar në Maqedoni.

Më Shumë

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Lajmet e Fundit