22.5 C
Prizren
E shtunë, 26 Korrik, 2025
Home Blog Page 7862

OKB: Këshilli i Sigurimit e dënoi rrëzimin e aeroplanit

0

KS-OKBKëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht e ka miratuar rezolutën me të cilën u dënua rrëzimi i aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, në pjesën lindore të Ukrainës, me 298 vetë në të, dhe ka kërkuar që grupet e armatosura të lejojnë “qasje të sigurtë, të plotë dhe të pakufizuar”.

Këtë rezolutë të propozuar nga Australia, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e miratoi mbrëmë vonë, pas një periudhe intensive të negociatave dhe presionit të gjërë ndaj Rusisë, që të votoj në favor të rezolutës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet i kanë fajësuar kryengritësit prorusë për rrëzimin e aeroplanit.

Para votimit në Këshillin e Sigurimit, ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, tha se “ne kishim mundësi ta përmirësojmë tekstin në mënyrë të mjaftueshme për ne, që të jemi në gjendje ta mbështesim atë”.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, tha se nuk do të kishte nevojë për rezolutë, sikur Rusia të kishte bërë presion ndaj kryengritësve, për t’i lejuar ekspertët ndërkombëtarë që ta vizitojnë vendin e rrëzimit./Rel/.

Nuk ka heqje vizash për këtë vit

0

VizatGjatë kësaj jave pritet që Këshilli i Evropës të publikojë raportin e radhës, sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.
Përkundër faktit që gjatë takimit të fundit ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, procesi u përshkrua si mjaft optimist, njohësit e integrimeve evropiane shprehen se nuk pritet që ky proces të përfundojë shpejt, shkruan gazeta Lajm. Sipas tyre, nuk duhet që të ndikohemi nga fakti që zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, apo që edhe institucionet tona e vlerësojnë si pozitiv rrjedhën e procesit dhe nuk pritet që do të ketë ndonjë raport pozitiv këtë javë nga Këshilli i Evropës.

Njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani ka thënë për gazetën “Lajm” se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk pritet që do të ndodhë shpejt, pasi që sipas tij, institucionet kanë ende punë për të bërë.

Ai po ashtu ka thënë se nuk duhet që të ndikohemi nga fakti që zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, apo që edhe institucionet tona e vlerësojnë si pozitiv rrjedhën e procesit dhe nuk duhet të pritet që do të ketë ndonjë raport pozitiv këtë javë nga Këshilli i Evropës.

Sipas Ujkanit, janë dy gjëra të cilat duhet të nënvizohen në këtë fazë, të cilat në një farë mënyre do të ndikojnë në këtë proces. “Vetë gjendja politike në Kosovë do të ndikojë në këtë proces, në një farë mënyre dhe tjetra është që, vetë BE-ja është në procesin e rikrijimit të institucioneve të veta të reja dhe që realisht do të ndikojë në këtë proces”, është shprehur ai.

Ndërsa, sa i përket raportit të radhës që Këshilli i Evropës pritet të publikojë gjatë kësaj jave, ai ka thënë se ende do të ketë rekomandime deri tek vendimmarrja e Këshillit të Evropës, lidhur me këtë proces, gjë e cila nuk do të jetë e shpejtë.

Gjithashtu, Ujkani ka ripërsëritur edhe njëherë, që nuk duhet të ndikohemi nga fakti që në takimin e fundit ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe zyrës së BE-së në Kosovë, procesi i liberalizimit të vizave është përshkruar me tone optimiste, për arsye se në asnjë moment Bashkimi Evropian nuk ka thënë se gjoja në Kosovë nuk po bëhet progres. Sipas tij, ka pasur vërejtje konkrete gjatë ecjes së këtyre proceseve dhe realisht nuk pritet që do të ketë ndonjë befasi për të mirë edhe në këtë raport. “BE-ja natyrisht që do të vlerësojë për arsye se në disa sektorë ka pasur një progres të evidentuar, neve nuk kemi nevojë që të presim raportin e BE-së, kur jemi vetë në gjendje që të shohim se ka pasur një përkushtim më të madh të institucioneve tona në këtë drejtim”, ka theksuar Ujkani.

Mirëpo përkundër kësaj, sipas tij, Bashkimi Evropian do të evidentojë edhe disa gjëra të reja, që tash do të mbetet dhe do të shikohet. ” Por ka ende punë për të bërë nga ana e institucioneve tona që BE-ja të vendosë për të na dhënë liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka deklaruar njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani.

Nga ana tjetër, Dren Doli, nga Grupi për Studime politike dhe juridike, është shprehur se raporti i liberalizimit të vizave do të përfshijë raportin e vlerësimit të BE-së dhe komisioneve të tyre të eksperteve në mënyrën se si Kosova i ka menaxhuar kriteret individuale. Sipas tij, në bazë të udhërrëfyesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, një numër prej 90 kërkesash individuale përfshijnë një numër standardesh të cilat Kosova është dashur t’i plotësojë. “Ky raport do të reflektojë gjendjen se si institucionet e deritanishme kanë menaxhuar me kërkesat individuale.

Natyrisht një çështje e rëndësishme në ketë vlerësim do të hyjë edhe çështja e menaxhimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve, siç kemi thënë edhe më herët zgjedhjet kanë një rëndësi të veçantë në procesin e liberalizmit të vizave, por edhe themelimi i qeverisë”, ka thënë ai.

Kurse, sa i përket gjendjes aktuale politike në Kosovë, Doli ka deklaruar që kriza politike nuk besoj që do të jetë një segment i cili do të reflektojë aq shumë në procesin e liberalizimit të vizave. “Natyrisht, është e rëndësishme që Kosova t’i adresojë të gjitha problemet dhe nëse problemet që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave nuk adresohen për shkak të mungesës së Qeverisë, atëherë kjo mund të jetë një çështje që BE-ja do të shprehë shqetësimin e saj, duke argumentuar që mungesa e qeverisë ka bërë që një numër i madh kriteresh të mos adresohen nga qeveria e kaluar dhe po vonohen që të adresohen nga qeveria e tashme”, ka deklaruar Doli, duke shtuar më tej se si rrjedhojë Bashkimi Evropian, nuk mund të shohë të gatshme Kosovën për të hapur dyert për qytetarët e saj që të lëvizin lirshëm në zonën schengen.

Ndërkohë, gjatë takimit të fundit në mes zëvendësministrit Gëzim Kasapolli dhe shefit të zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar, procesi përshkruhet me nota mjaft optimiste.

Sipas Besnik Vasollit, koordinator teknik për liberalizimin e vizave në këtë ministri, procesi është duke vazhduar dhe Kosova po shkon drejt realizimit të tij. Gjatë kësaj jave, përkatësisht, më 23 ose 24 korrik, pritet që Këshilli i Evropës do të dalë me raportin e radhës sa i përket liberalizimit të vizave”, ka thënë Vasolli.

Shqipëria rrezikon të mbetet pa rezerva uji

0

uji ne shqiperiShqipëria, vendi i dytë në Evropë për rezervat ujore, pas Norvegjisë, rrezikon të mbetet pa ujë.

Alarmin e kanë dhënë ambientalistët në Shqipëri, duke bërë shkaktar për gjendjen e krijuar ndërtimin pa kriter të hidrocentraleve në këtë vend nga ku kanë kërkuar njëherësh ndalimin e investimeve në hidrocentrale.

Gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese e Mjedisit në Parlamentin e Shqipërisë, ambientalisti i Ministrisë së Mjedisit dhe Administrimit të Ujërave, Eduard Cani, deklaroi se aktualisht nuk ka një strategji për mbrojtjen e burimeve ujore dhe duhet ndërhyrje sa më parë.

“Ndalimi i investimeve si në vepra të mëdha, si hidrocentrale, të ndalohet menjëherë, jo më leje, deri në përgatitjen e vlerësimit strategjik mjedisor dhe sigurimit të balancës ujore.

Ministria e Mjedisit po punon për strategjinë dhe verifikimin e sa ujë kemi në Shqipëri, sepse ne nuk e dimë sa ujë kemi në Shqipëri. Deri në atë moment ne do të ishim të lumtur që institucionet të ndalojnë të paktën derisa të qartësohet situata në dhënien e lejeve, sepse do jetë kosto e shtuar dhe e pamenaxhueshme për të ardhmen”, tha Cani…

Kuvendi i ri nuk rrezikon të shpërndahet

0

Kuvendi i Kosoves 7Procesi në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me procedurat që janë ndjekur për zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit nuk pritet të rrezikojnë mandatin apo të qojnë këtë legjislaturë në shpërbërje.

Ekspertët e çështjeve juridike e politike rikujtojnë se bëhet fjalë për kontestimin e zgjedhjes së organeve të Kuvendit, kryetarit dhe kryesisë, por jo edhe të konstituimit të organit më të lartë ligjvënës në vend.

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka vlerësuar se Kuvendi mund të konsiderohet i konstituuar që nga momenti kur deputetët dhanë betimin. Kurse kontesti në kushtetuese vazhdon për organet drejtuese, kryetarin dhe kryesinë./Tribuna/.

Sherifi: I kemi numrat, s’ka nevojë për zgjedhje të reja

0

Bilall SherifiAnëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se do t’i qëndrojnë besnik koalicionit me LDK-në dhe AAK-në.

Ai ka shprehur optimizmin se koalicioni LDK-AAK-Nisma do ta formojë qeverinë e re. Sherifi ka deklaruar se pas zgjedhjes së kryeparlamentarit, ky koalicion i ka numrat edhe për formimin e qeverisë.

Në këtë drejtim ai ka thënë se nuk është e nevojshme që të shkohet në zgjedhje të reja.

“Zakonisht në zgjedhje shkohet kur askush nuk arrin t’i bëjë numrat për formimin e qeverisë. Në këtë drejtim ne në seancën konstituive kemi dëshmuar se i kemi së paku 65 vota”, ka thënë Sherifi për Epokën e Re, duke shtuar se janë shumë të interesuar që pjesë e Qeverisë të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Osmani: Asgjë që përfshinë 2/3 e deputetëve, s’mund të konsiderohet ilegale

0

VjosaOsmani-LDKDeputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se PDK-në nuk e do më askush në institucione.

“Askush nuk e do më PDK-në në institucione. Tashmë është qartësuar se PDK nuk i ka votat kurse ne të tjerët i kemi”, ka thënë Osmani në “Interaktiv” të KTV-së.

Sa i përket kërkesës së PDK-së në Kushtetuese, ajo ka thënë se Kushtetuesja nuk interpreton vendimet e Kryesisë së Kuvendit, pasiqë ka pasur raste të tilla edhe në të kaluarën.

“Gjykata Kushtetuese tashmë ka shembujt nga vetë ajo ku nuk i interpreton vendimet e Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë Osmani.

“Deri tani zakonisht Gjykata Kushtetuese gjithmonë i respekton vendimet e saj paraparake. Se çka nënkupton me grup parlamentar, gjithmonë definohet në rregullore të Kuvendit, deputetët e vendosin dhe është një kompetencë autonome e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Osmani.

“Asgjë që përfshinë 2/3 e deputetëve të Kuvendit, nuk mund të konsiderohet ilegale. Nuk mundet kryesuesja e një seance, në një mënyrë arbitrare të imponojë vullnetin e një partie politike tek 2/3 e deputetëve. Këto janë rrethana faktike. Ne nuk e kemi bojkotuar seancën, kryesuesja ka qenë e njoftuar që ne po dalim në një pauzë për konsultime”, ka thënë ajo.

Clinton: Të falësh është një zgjedhje pak e vështirë

0

HillaryClintonHillary Clinton është një ndër politikanet më të suksesshme, një grua në karrierë dhe së fundmi ka publikuar edhe librin “Hard Choices”. Ajo përflitet se do të jetë edhe një ndër kandidatet për postin e presidentes në zgjedhjet e ardhshme.

Por, nëpër intervista, edhe pse kanë kaluar shumë vite, Hillary “ngacmohet” për skandalin seksual të Bill Clinton dhe Monica Lewinsky-t.

“Jam e lumtur për zgjedhjet që kam bërë, që kam mundur të eci përpara. Por, të falësh është një zgjedhje pak e vështirë”, ka thënë Hillary Clinton për “Telegraph”, për skandalin seksual të bashkëshortit, në kohën kur ishte president i SHBA-ve.

“Me Bill-in kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë, por kjo nuk do të thotë që nuk jemi zhgënjyer nga njëri-tjetri. Por, jam shumë me fat, që kam një partner që më mbështet”, thotë Hillary Clinton.

Luana: Nuk është e vërtetë se s’kisha të brendshme

0

LuanaVjollca14-02Prezantuesja e njohur e Top Channel, Luana Vjollca, ka reaguar pas shkrimeve në portale se asaj “i ka dalë zogu” gjatë një paraqitje televizive në Maqedoni.

Ajo thotë se kishte të brendshme.

“Nuk do doja kurrë të komentohesha e të komentoja kësi lloj gjërash, por meqenëse po shoh që janë publikuar disa artikuj po ju sqaroj – jam me të brendshme! Nuk do ja lejoja kurrë vetës të isha kaq e pakujdesshme”, thuhet në reagimin e saj.

Luana Vjollca-zogu

Ja pse Vetëvendosje e refuzoi postin e kryeministrit nga PDK

0

visar ymeriVisar Ymeri, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në në intervistë për “Rrokum TV”, ka thënë se që nga 17 korriku nuk kanë pasu asnjë takim me partite e bllokut, për të parë se si do të ecin bisedimet në mes të bllokut.

Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme që ti vazhdoj bisedimet me bllokun dhe të dakordohen që të ketë një qeverisje më ndryshe.

I pyetur se përse Lëvizja Vetëvendosje nuk e pranoi postin e kryeministrit që ia ofroi PDK, ai ka thënë se jo pse Vetëvendosje nuk ka kapacitet,por që sipas tij, vetë PDK është partia ajo që e ka sjellë Kosovën në këtë katrahurë dhe për këtë arsye VV nuk dëshiron që të ketë edhe një qeverisje Thaçi 3.

“Natyrisht që VV ka kapacitet për postin e kryeministrit. Me protokoll nuk kemi pranuar që të flasim sepse ne nuk i besojmë PDK-së. Sepse ne i konsiderojmë fajtor të drejtpërdrejt për të gjithë atë që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje. Me PDK-në nuk bëjmë Qeveri, ne kemi thënë se VV nuk hyn asnjë herë në Qeveri me PDK-në për shkak të të gjitha të këqiave që ia kanë bërë Kosovës”, është shprehur Ymeri, citon Zëri.

Ai nuk e përjashtoj mundësinë që të hyjë në qeverisje edhe me listën “Srbska”, pasi që sipas tij, kushdo që i pranon kushtet të cilat Vetëvendosje i ka paraqitur për një qeverisje më ndryshe, nuk do të ketë asnjë problem që të bashkëqeverisë, siç tha Ymeri, qoftë edhe Lista “Srbska”.

Kushtetuesja s’mund ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme

0

Kuvendi i Kosoves 7Gjykata Kushtetues nuk mund ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme, sepse një gjë e tillë mund të bëhet vetëm pasi të dështojë dy herë krijim i qeverisë së Kosovës, thonë njohësit e kushtetutës.

Një situatë të tillë Kosova e kishte pasur edhe më 2001, kur PDK-ja kishte bojkotuar seancës konstituive, por me një vendim të shefit të UNMIK-ut legjislatura ishte shpallur e ligjshme, kujton situatën e njëjtë gazetari Zijadin Gashi.

Dallimi, sipas tij, është se më 2001 PDK-ja nuk ishte parti fituese dhe se për të vendosur nëse ishte seanca legjitime kishte vendosur shefi i UNMIK-ut, ndërsa tani për këtë duhet të vendosë kushtetuesja.

Ndërkaq, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike e Politike, thotë se ajo që mund të ndodhë është vetëm kthimi në pikën zero për zgjedhjen e organeve të Kuvendi, pra nga pika tre e rendit të ditës, pas momentit të betimit të deputetëve.

Në një komunikim me KTV-në zëdhënësi i Kushtetueses, Veton Dula, ka thënë se lënda e Partisë Demokratike të Kosovë është marrë në shqyrtime dhe në bazë të ligjeve dhe afatit të paraparë gjyqtarët e saj do të vendosin për këtë.

Ndërkohë burime të KTV-së ka bërë të ditur se Gjykata ka shtyrë për një afat tjetër pushimet verore për punonjësit e saj, në mënyrë që të vendosë sa më parë për lëndën.