OKB: Këshilli i Sigurimit e dënoi rrëzimin e aeroplanit

KS-OKBKëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht e ka miratuar rezolutën me të cilën u dënua rrëzimi i aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, në pjesën lindore të Ukrainës, me 298 vetë në të, dhe ka kërkuar që grupet e armatosura të lejojnë “qasje të sigurtë, të plotë dhe të pakufizuar”.

Këtë rezolutë të propozuar nga Australia, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e miratoi mbrëmë vonë, pas një periudhe intensive të negociatave dhe presionit të gjërë ndaj Rusisë, që të votoj në favor të rezolutës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet i kanë fajësuar kryengritësit prorusë për rrëzimin e aeroplanit.

Para votimit në Këshillin e Sigurimit, ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, tha se “ne kishim mundësi ta përmirësojmë tekstin në mënyrë të mjaftueshme për ne, që të jemi në gjendje ta mbështesim atë”.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, tha se nuk do të kishte nevojë për rezolutë, sikur Rusia të kishte bërë presion ndaj kryengritësve, për t’i lejuar ekspertët ndërkombëtarë që ta vizitojnë vendin e rrëzimit./Rel/.

Më Shumë

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit