19.6 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025
Home Blog Page 7882

Digjet një shtëpi në Prizren, humb jetën një person

0

ZjarriiNjë shtëpi është përfshirë nga zjarri si pasojë e tensionit elektrik. Ndërsa nga zjarri një person mashkull shqiptar, ka ndërruar jetë.

E në tentativë për ta shuar zjarrin lëndime trupore ka pësuar edhe një femër K/Shqiptare, familjare e viktimës e cila është dërguar në tretman mjekësorë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:10, në fshatin Zojz, të Komunës së Prizrenit.

Në njoftim Policisë së Kosovës thuhet se shkaktar i shpërthimit të zjarrit, dyshohet të jetë tensioni elektrik.

Ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.

Nuk ka vendosur ende për zëvendësimin e Eqrem Kryeziut

0

Ridvan Hoxha LDKRidvan Hoxha ende nuk ka vendos se a do të jetë apo jo kandidat për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren. Thotë se është herët të vendos për hyrjen në garë për këtë pozitë.

“Ka iniciativa edhe për emrin tim,por asgjë nuk kam vendosur për arsye se është ende herët”, thotë Hoxha për “PrizrenPress”

Eqrem Kryeziu muajin e kaluar ka dhënë dorëheqje prej kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren. Kryesia Qendrore e këtij subjekti politik, ka marrë vendim që në shtator të këtij viti të mbahen zgjedhjet për zëvendësimin e Eqrem Kryeziut.

Hoxha nuk e përjashton mundësin e kandidimit për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren.

“Përndryshe çdo gjë është e mundshme,për arsye se asnjëherë nuk i kam ikur përgjegjësisë që më është afruar”.

“Më vjen mirë që është interesimi i madh për të marre timonin LDK-së në Prizren. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë për ”luftë bërrylash”, por është sinjal fillimit të një fryme të re demokratike”.

Hoxha beson se Kryesia e LDK-së në Prishtinë do të caktojë edhe kritere për kandidatët për kryetar të Degës.

“Mbështetur ne interesimin për kandidatura të mundshme,besoj se Kryesia e LDK-së në Prishtinë do të caktojë edhe disa kritere shtesë për të paraqitur kandidatura për arsye se Statuti i LDK-së neni 44.2 përcakton se kandidaturat duhet të përcaktohen ose të paraqiten”.

”Sipas Statutit kandidimi për kryetar bëhet në Kuvend të Degës. Kandidatura miratohet me 50 % plus 1 të delegatëve të pranishëm”.

“Do të ishte mirë që kandidaturat të paraqiten në fillim të fushatës zgjedhore prej 1 shtatori-përmes nënshkrimeve që së paku 15 nëndegëve të LDK-së prej gjithsej 46 aktive/ në mënyrë që kandidatët të shpalosin programin e tyre para elektoratit te LDK-së. Ky është mendimi im”. /PrizrenPress.com/

Bob Dole e Andreas Schockenhoff urojnë Mustafën

0

Isa Mustafa-kryeparlamentarKryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar urime nga Senatori Bob Dole dhe deputeti i Bundestagut, Andreas Schockenhoff.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga Senatori dhe miku i shquar, Bob Dole. Senatori Dole, uroi Kryetarin Mustafa me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Senatori Dole, gjithashtu cilësoi kryetarin Mustafa si lider dhe vazhdues të denjë të trashëgimisë rugoviane”, thuhet në një njoftim nga LDK.

Gjithashtu shtohet se kryetari Mustafa gjatë ditës së djeshme pranoi urime edhe nga deputeti i Bundestagut, Andreas Schockenhoff.

“Dr. Schockenhoff, uroi kryetarin Mustafa me rastin e zgjedhjes në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për mesazhin e qartë të kryetarit Mustafa në lidhje me dialogun dhe procesin e implementimit të të gjitha marrëveshjeve dhe përfundimisht normalizimin e raporteve me Serbinë. Dr. Schockenhoff, gjithashtu u zotua dhe shprehu interesim për bashkëpunin të shtuar ndërpartiak”, përfundon njoftimi i LDK-së.

Fakulteti i Edukimit i aftëson edhe mësimdhënësit

0

Fakulteti i Edukimit ne prishtineNë Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka filluar punën Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim të Arsimit. Shtyllat kryesore të këtij Instituti janë: hulumtimet shkencore në fushën e edukimit dhe trajnimi i mësimdhënësve që janë në shërbim.

Prodekani për mësim në Edukim, Zeqir Veselaj, ka thënë se ky Institut është themeluar duke pasur parasysh nevojat e mësimdhënësve për trajnime dhe hezitimin e tyre që të trajnohen nga OJQ të ndryshme siç është bërë deri më tani. Veselaj ka thënë se tashmë Instituti ka filluar punën e tij duke i trajnuar rreth 200 mësimdhënës për përvetësimin e anglishtes nga moshat e reja, meqë me kurrikulën e re parashihet që anglishtja të mësohet nga klasa e parë. “Prej aty ka lindur ideja, se është mirë që universiteti, respektivisht Fakulteti i Edukimit, ta formojë një departament, të cilin më vonë e quajtëm institut, i cili do të merrej me zhvillimin profesional të mësimdhënësve në vend që ato trajnime të kryhen nga OJQ”, ka thënë Veselaj për Epokën e re.

Sipas tij, ky institut do të shërbejë si hallkë lidhëse në mes të trajnimit të mësimdhënësve para shërbimit dhe atyre pas shërbimit. “Dy do të jenë shtyllat e punës së Institutit: e para, hulumtimet shkencore në fushën e edukimit për të parë ku janë ngecjet dhe komponenta e trajnimit të mësimdhënësve në shërbim”, është shprehur ai.

Trajnues të mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme do të jenë mësimdhënësit universitarë nga Fakulteti i Edukimit, por varësisht prej specifikave të trajnimit do të angazhohen edhe staf nga fakultetet e tjera.

Veselaj ka thënë se trajnimet do të ofrohen në bazë të kërkesave që kanë Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA). “Ne do ta shohim listën e nevojave të DKA-vë dhe do t’i ofrojmë trajnimet tona të licencuara nga MASHT-i. Pesë trajnimet e para kanë të bëjnë me zbatimin e kurrikulës së re, pra vlerësimi me nxënësin në qendër. Trajnimet që do të organizohen do të jenë sipas nevojave për zhvillim profesional”, është shprehur Veselaj.

Ai ka treguar se Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim të Arsimit do të financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe donatorët e ndryshëm. Projekti i parë i këtij instituti është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. “Burim kryesor do të jetë buxheti që MASHT-i ua ndanë DKA-ve për zhvillim profesional të mësimdhënësve. Puna e mjeteve financiare nuk do të jetë kufizim sepse çdoherë ndahet buxhet për trajnimin e mësimdhënësve”, ka thënë Veselaj.

I shpërthen granata në dorë, humb jetën 5-vjeçarja

0

Bombe doreShpërthimi i një granate mbrëmjen e së premtes i ka marrë jetën një vogëlusheje 5 vjeçe në qytetin e Pukës.

Mësohet se vogëlushja ka qenë në lokalin e babait të saj, Ismet Haxhia, duke luajtur me një granatë e cila i ka shpërthy er në dorë.

“5- vjeçarja ka qenë brenda në lokal duke luajtur me një granatë kur ajo i ka shpërthy er. Akoma mbeten të paqarta rrethanat e gjetjes së granatës, dy shohet që ajo mund të jetë lënë në ndonjë cep të lokalit, ose i është dhënë nga pakujdesia fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.

Ndërkaq mësohet se personat e tjerë që ishin të pranishëm në lokal nuk kanë marrë plagë, ndërsa babai i të miturës është shoqëruar nga forcat e policisë në komisariat.

Pensionohem kur t’ma do qejfi

0

Paul McCartneyPaul McCartney ka folur për planet e tij të pensionimit, duke thënë se ai do të zbresë prej skene kur t’i teket.

“Përgjigjja në ‘A do të pensionohesh?’ është ‘Kur të ma do qejfi’. Por, kjo nuk do të ndodhë sot”.
Kështu ka deklaruar ish anëtari i Beatles, për Magazinën Rolling Stone.

Muzikanti dhe shkruesi i vargjeve në të njëjtën intervistë ka folur edhe për punën në turneun e tij aktual, duke thënë se ai preferon ta përziejë materialin e vjetër me atë të ri – për ta bërë secilin të lumtur.

“E përziejmë kohë pas kohe, por kryesisht shpresojmë që po kënaqim shtresat e ndryshme brenda publikut”.

“Njerëzit thonë ‘po përse e çan kokën, njeri?’ Dikujt, si Bob Dylan, nuk i ha palla – ai thjesht bën atë që do, dhe ajo është cool. Unë them: Po, por unë i kam do kujtime që më ndjekin nga koncertet në të cilat shkoja dhe incizimet që blija. Nuk dua që njerëzit në mes të publikut të mendojnë: ‘Hej, ne kemi ardhur për hite të mëdha, e ju luajtët mut’”.

McCartney tash së voni ka ri-prezantuar pesë prej klasikeve të tij, Wings dhe solo-albumet si aplikacione. Ato janë versione të “Band on the Run”, “McCartney”, “McCartney II”, “RAM” dhe “Wings Over America” që janë vënë në qarkullim përmes Apple si aplikacione për iPad.
Aplikacionet përfshijnë albumet origjinale si dhe një mori detajesh speciale dhe të materialit shtesë.

Më herët gjatë muajit Paul McCartney rinisi turin Out There, pasi kishte pushuar diku dy muaj, meqë e kishte kapur gripi.
A iu kishte thënë fansave më 5 korrik në New York: “Ndihem mrekullisht që jam kthyer” gjersa ia niste lojës treorëshe me “Eight Days a Week”.

Në maj McCartney ishte sëmurë dhe dërguar në spital në Tokio, Japoni. Për atë arsye, kishte anuluar një seri të shfaqjeve në Lubbock, Dallas, New Orleans, Atlanta, Jacksonville, Nashville and Lousville nga turi i tij “Out There”, që tani është riaranzhuar për muajin tetor.

Policia largohet nga shtëpia e Krasniqit, ai dyshon për ‘urdhër nga ‘lartë’

0

JakupKrasniqi-shkruanPolicia e Kosovës ka ikur nga shtëpia e ish-Kryetaparlamentarit, Jakup Krasniqi, vetëm një ditë pasi ai i dorëzoi detyrën Isa Mustafës. Sipas ligjit, Krasniqit edhe një vit i takon siguria nga organet e rendit në shtëpi.

Ekspertët këtë veprim e konsiderojnë si shqetësues.

Një ditë pasi ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ia dorëzoi postin Isa Mustafës, Qeveria e Kosova iu hakmor atij dhe ish-bashkëpunëtorit të dikurshëm.

Dje paradite me një “urdhër nga lart” dhe në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët e Lartë, Krasniqit ia hoqën nga shtëpia sigurimin policor, duke i lanë vetëm barakën në oborr. Ndonëse, deri tash ai dhe familja e tij siguroheshin nga pjesëtarët e Policisë.

I kontaktuar nga gazetar, Krasniqi ka thënë se largimi i policisë nga detyra e sigurimit është bërë shumë shpejtë, madje pas një marrëveshje, që të hënën të deklarohet ai nëse i duhet apo jo siguria.

“Biseduam që në bazë të ligjit për të bërë kërkesën për të hënën. Edhe sekretari ka biseduar kështu. Por, dikush iu ka dhënë urdhër që shpejtë të tërhiqen”, ka thënë Krasniqi. (Zëri)

Shuhet ylli i Broadwayt, Elaine Stritch

0

Elaine StritchElaine Stritch, aktorja me zërin karakteristik që me aktrimin e vetë për 6 dekada e kishte pushtuar Broadwayn njujorkez dhe West Endin londinez ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 89 vjeçare.

Stritch, e cila disa herë ishte shpërblyer për rolet e saj në serialet televizive “30 Rock” dhe “Law and Order”, ka ndërruar jetë në shtëpinë e vetë në Miçigan (Detroit).

Me vite të tëra kishte vuajtur nga diabeti dhe kishte pasur probleme shëndetësore.

Elaine Stritch ka bashkëpunuar me kompozitorët më të njohur, nga Noel Coward i cili e kishte quajtur Stiçi deri tek Stephen Sondhajmi i cili e kishte kompozuar këngën që më vonë do të shndërrohet në letërnjoftimin e saj “The Ladies Who Lunch” nga mjuzikli “Company” i vitit 1970.

Interpretimi i saj nuk ishte gjëja e vetme që e kishte shndërruar në legjendë të Broadwayt. Dinte të ishte e zhurmshme, këmbëngulëse dhe e zemëruar. Në maj të vitit të kaluan në një intervistë me Alec Baldwin ajo ishte pajtuar se ka ditur të bëhet këmbëngulëse. Ajo e kishte luajtur nënën e Baldwinit në “30 Rock”.

“Dua që të flitet për mua, të shkruhet për mua. Dua që çdo gjë të lidhet me mua”, kishte thënë për Hollywood Reporter vitin e kaluar.

Në vitin 2003 ajo ishte shpallur një prej simboleve të gjalla të Nju Jorkut. 10 vite më vonë pati deklaruar se më nuk ka energji për të jetuar në Nju Jork dhe ishte kthyer në Miçigan.

Elaine Stritch për herë të parë në Nju Jork kishte shkuar në vitin 1944 kur ishte vetëm 17 vjeçe. Menjëherë ishte dashuruar me skenën. Shkollën e aktrimit e kishte përfunduar në një klasë me Marlon Brandon dhe me Walter Matthaun.

Edhe pse nuk kishte potencial t‘i këndonte të gjitha zhanret e këngëve, fansat thonë se zëri i saj ishte specifik për të përçuar emocion.

Kur mjuzikli “Company” e kishte përfunduar jetën artistike në Broadway, Stritch e kishte zhvendosur në Londër ku i kishte kaluar 13 vitet e saj. Gjatë kësaj kohe, ajo martohet me aktorin John Bay, i cili vdes në vitin 1982, pas 10 vjetëve martese.

Në një rast ajo kishte folur me sinqeritetin më të madh për luftën që e kishte me alkoolin, kur e kishte pranuar se kishte pirë para çdo dalje në skenë.

“Kam pirë sepse kisha frikë për mundësitë dhe talentin tim”, kishte deklaruar për Nju Jork Times në vitin 2002.

“E dija se kisha talent por nuk dija si ta tregoja. Për këtë më ka ndihmuar alkooli”, kishte thënë Elaine.

Maqedonia dhe Serbia me njohje të ndërsjellë të patentë-shoferëve

0

Nebojsha Stefanoviq dhe Gordana JankulloskaMinistrat e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Maqedonisë, Nebojsha Stefanoviq dhe Gordana Jankulloska dje në Beograd nënshkruan marrëveshje reciproke për njohjen e patentë shoferit të qytetarëve të të dy vendeve.

“Kjo marrëveshje do t’iu mundësojë qytetarëve të kalojnë nga një vend në një tjetër, pa procedura të veçanta”, deklaroi ministri serb Stefanoviq, transmeton Alsat-M.

Ai ka sqaruar se marrëveshje duhet të ratifikohet në Parlamentin e Serbisë që të hyjë në fuqi dhe ka shfaqur shpresë se kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Stefanoviq ka vlerësuar se policia në Serbi dhe Maqedoni kanë bashkëpunim shumë të mirë dhe se ekziston shqyrtim intensiv për shkatërrimin e emigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas ministres Jankulloska marrëveshje e nënshkruar ka rëndësi të veçantë për qytetarët e të dy vendeve, për shkak se shumë shtetas serbë në mënyrë tranzitore kalojnë përmes Maqedonisë në rrugën drejt destinacioneve turistike.

Jankulloska theksoi se bashkëpunimi në mes të dy policive paraqet shembull për bashkëpunim rajonal të mirë dhe ka theksuar se ka shumë fusha për të cilat është i domosdoshëm një bashkëpunim i tillë duke pasur parasysh sfidat lidhur me llojet e ndryshme të kriminalitet në rajon.

Berluskoni i shpëton burgut

0

Berlusconi-14-18Ish-kryeministri Silvio Berlusconi konsiderohet i pafajshëm, nga gjykatësit e Gjykatës së Apelit të Milanos, lidhur me akuzën për bashkëpunim dhe nxitje të prostitucionit të të miturve.

Në gjykimin e Shkallës së Parë, ai ishte dënuar me shtatë vjet heqje lirie, ndërsa gjykatësit e Apelit vendosën që ta çlirojnë nga akuzat, sepse “fakti nuk ekziston” dhe se nuk e dinte moshën e vajzës, transmeton AMA.

Bëhet fjalë për rastin e 17-vjeçares marokene Ruby, për të cilën Berlusconi, në atë kohë kryeministër, pati kërkuar nxjerrjen nga gjendja e arrestit, sepse – sipas tij – ishte mbesa e ish-presidentit egjiptian Mubarak.

Skandali me sfond seksual që preku ish-kryeministrin u zgjerua, pasi, si vajza në fjalë, ashtu edhe persona të tjerë, rrëfyen për festat pikante të organizuara në banesën e Berlusconit, në Arcore, pranë Milanos.

Do të duhen rreth tre muaj për të njohur motivacionet specifike të sentencës; ndërkohë mbështetësit e ish-kryeministrit, akovatët e tij mbrojtës dhe eksponentët më të afërt politik, deklarojnë se më në fund drejtësia u vu në vend.