8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Shuhet ylli i Broadwayt, Elaine Stritch

Elaine StritchElaine Stritch, aktorja me zërin karakteristik që me aktrimin e vetë për 6 dekada e kishte pushtuar Broadwayn njujorkez dhe West Endin londinez ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 89 vjeçare.

Stritch, e cila disa herë ishte shpërblyer për rolet e saj në serialet televizive “30 Rock” dhe “Law and Order”, ka ndërruar jetë në shtëpinë e vetë në Miçigan (Detroit).

Me vite të tëra kishte vuajtur nga diabeti dhe kishte pasur probleme shëndetësore.

Elaine Stritch ka bashkëpunuar me kompozitorët më të njohur, nga Noel Coward i cili e kishte quajtur Stiçi deri tek Stephen Sondhajmi i cili e kishte kompozuar këngën që më vonë do të shndërrohet në letërnjoftimin e saj “The Ladies Who Lunch” nga mjuzikli “Company” i vitit 1970.

Interpretimi i saj nuk ishte gjëja e vetme që e kishte shndërruar në legjendë të Broadwayt. Dinte të ishte e zhurmshme, këmbëngulëse dhe e zemëruar. Në maj të vitit të kaluan në një intervistë me Alec Baldwin ajo ishte pajtuar se ka ditur të bëhet këmbëngulëse. Ajo e kishte luajtur nënën e Baldwinit në “30 Rock”.

“Dua që të flitet për mua, të shkruhet për mua. Dua që çdo gjë të lidhet me mua”, kishte thënë për Hollywood Reporter vitin e kaluar.

Në vitin 2003 ajo ishte shpallur një prej simboleve të gjalla të Nju Jorkut. 10 vite më vonë pati deklaruar se më nuk ka energji për të jetuar në Nju Jork dhe ishte kthyer në Miçigan.

Elaine Stritch për herë të parë në Nju Jork kishte shkuar në vitin 1944 kur ishte vetëm 17 vjeçe. Menjëherë ishte dashuruar me skenën. Shkollën e aktrimit e kishte përfunduar në një klasë me Marlon Brandon dhe me Walter Matthaun.

Edhe pse nuk kishte potencial t‘i këndonte të gjitha zhanret e këngëve, fansat thonë se zëri i saj ishte specifik për të përçuar emocion.

Kur mjuzikli “Company” e kishte përfunduar jetën artistike në Broadway, Stritch e kishte zhvendosur në Londër ku i kishte kaluar 13 vitet e saj. Gjatë kësaj kohe, ajo martohet me aktorin John Bay, i cili vdes në vitin 1982, pas 10 vjetëve martese.

Në një rast ajo kishte folur me sinqeritetin më të madh për luftën që e kishte me alkoolin, kur e kishte pranuar se kishte pirë para çdo dalje në skenë.

“Kam pirë sepse kisha frikë për mundësitë dhe talentin tim”, kishte deklaruar për Nju Jork Times në vitin 2002.

“E dija se kisha talent por nuk dija si ta tregoja. Për këtë më ka ndihmuar alkooli”, kishte thënë Elaine.

Më Shumë

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Lajmet e Fundit