21.7 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7892

Thaçi: Databaza e Trashëgimisë kulturore, një e mirë e qeverisjes sime

0

Thaci-misioni i ri te uraPërurimi i databazës për trashëgiminë kulturore, e cila u bë sot në hapësirat e muzeut të Kosovës, për kryeministrin në detyrë Hashim Thaçin, është edhe një shërbim më tepër për të përmirësuar administrimin, mirëmbajtjen, restaurimin dhe promovimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Sipas Thaçit, i cili ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, kjo databazë do të shërbejë po ashtu edhe si arkiv e pasurisë kulturore të Kosovës.

“Ajo do të shërbejë gjithashtu si arkiv i pasurisë sonë kulturore për qëllime shkencore dhe edukative. Ky projekt është shembull i mirë i zbatimit të një ndër prioriteteve të qeverisjes sime, gjegjësisht Qeverisjes Elektronike”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Ai po ashtu ka shkruar se, do të përdorin gjithnjë e më shumë teknologjinë e lartë për të ngritur cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve publike dhe rritur transparencën.

Ruajuni nga rriqrat!

0

Rriqri8-20Edhe pse rreziku nga ethet hemorragjike është më i vogël se vitet e kaluara, qytetarëve u bëhet apel që edhe më tutje të vazhdojnë të kenë kujdes, sidomos në zonat Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë.

Kjo thirrje u bë sot nga Këshilli Ndërministror për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike Krime Kongo.

Gjatë këtij takimi, sipas një njoftimi për media të Ministrisë së Shëndetësisë, u tha se përkundër thumbimeve të shumta të rriqrave në zonat endemike, numri i rasteve pozitive në këtë sëmundje për këtë vit është pesë, që është numër më i vogël se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po ashtu, u raportua për përfundimin e procesit të spërkatjes selektive nga ajri të disa zonave në komunën e Malishevës, procesin e dezinsektimit dhe masat e tjerra të ndërmarra nga autoritetet qendrore dhe ato lokale, në ballafaqimin me këtë problematikë.

Caktohet si do të ulen deputetët në Kuvend

0

Si do te ulen deputetet ne KuvendJanë caktuar vendet ku do të ulen deputetët sipas përkatësisë së grupeve parlamentare.

Koha.net merr vesh se deputetët e PDK-së do të ulen në anën e majtë të sallës, përballë vendeve për kabinetin qeveritar dhe drejtuesit e seancave, në mes LDK-AAK-Nisma dhe djathtas Vetëvendosja me deputetët e pakicave.

Ja edhe vendimi i nënshkruar nga kryeparlamentari në detyrë, Jakup Krasniqi.

 

Vendimi per uleset

Erdogan: Izraeli po reagon si shtet terrorist

0

Erdogan-kryeministri i TurqiseKryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, reagoi sërish ndaj sulmeve të ushtrisë së Izraelit në Gazë, këtë herë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë AK në pushtet.

“Njerëzimi dhe shumica e vendeve myslimane jo vetëm që qëndrojnë spektatorë ndaj brutalitetit izraelit në Gazë, por i kthejnë edhe shpinën. Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë kauzën palestineze deri në vdekje”, deklaroi Erdoani në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij, raporton TRT.

Pasi vuri në pah se Tel-Avivi po bën terror, shefi qeverisë turke nënvizoi se Izraeli, me arrogancën e një shteti terrorist, po përhap vdekje tek myslimanët e Gazës në mënyrë të përsëritur çdo muaj ramazani.

Duke theksuar se përdorimi sërish i gjakut të fëmijëve të pafajshëm palestinezë në politikën e ndyrë të Lindjes së Mesme është krejtësisht i papranueshëm, Kryeministri Erdoan tha se shpreson në zbatimin e armëpushimit, që u vendos mëngjesin e sotëm nga Izraeli.

Shpenzon 30 mijë dollarë për t’u dukur si Kim Kardashian

0

Claire Leeson24-vjeçarja Claire Leeson është futur në borxhe, jo se nuk arrin të sigurojë nevojat e saj bazë për të jetuar, por për një synim mjaft të veçantë, të imitojë në maksimum yllin e “reality show”-t, Kim Kardashin.

Leeson është fiksuar pas Kardashian që prej vitit 2009 dhe që atëherë ka shpenzuar plot 30 mijë dollarë.

“Unë punoj, por nuk kam ndonjë pagë të mirë dhe fatkeqësisht jam në borxh të madh. Kur kam para dua të shlyej borxhet, por gjithmonë vendos për të bërë diçka të re për pamjen time që ajo të jetë sa më e afërt me atë të Kim”, ka thënë 24 vjeçarja.

Ja disa foto të cilat tregojnë nëse Claire Leeson ia ka arritur qëllimit.Claire Leeson1

Seanca konstituive, pritet ndërhyrja e Presidentes

0

Atifete jahjagaMospajtimet mes subjekteve politike, dhe insistimi i dy blloqeve si PDK-së, por edhe koalicionit LDK, AAK e NISMA se atyre u takon kryeparlamentari, do të sjellë një situatë ku presidentja e vendit Atifete Jahjaga duhet të ndërhyj në bazë të kompetencave kushtetuese.

Një analizë/dokument që flet për rolin e Jahjagës në këtë situatë, po qarkullon nëpër misionet diplomatike të akredituara në Prishtinë.

Radio Dukagjini e ka parë dokumentin në fjalë, ndërsa aty parashihet ndërhyrje a presidentes për ta ruajtur stabilitetin e vendit pas polemikave rreth seancës konstituive.

“Presidenti, në këtë rast Atifete Jahjaga, ndër të tjera, ka obligim kushtetues që ta bëjë gjithçka në fuqinë e saj që ta ruajë unitetin e popullit si dhe të garantojë funksionimin e institucioneve të shtetit. Këto dy përgjegjësi janë të precizuara me nenin 83 që thotë: ‘Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës’ dhe me nenin 84.2 që thotë se Presidenti ‘garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë’”, thuhet ndër të tjera në analizë.

Aty parashihet qartë edhe mundësia e eskalimit të situatës të enjten në Kuvend që mund të qoj edhe deri në konfrontim fizik mes deputetëve.

Këtë madje e ka paralajmëruar edhe deputeti i zgjedhur nga LDK-ja, Arben Gashi.

“Nëse dy palët pretendojnë të ulen me një vend, normalisht që do të ketë fërkime”, ka thënë Gashi.

Analiza është marr konkretisht me këtë çështje derisa konfirmon se konfrontimi fizik mes deputetëve mund të ndodhë.

“Mospajtimet aktuale rreth rendit të ulëseve gjatë seancës konstituive, që e bartin potencialin serioz që të eskalojnë në një konflikt fizik, paraqesin kërcënim serioz dhe potencial për cenuar unitetin e popullit të Kosovës si dhe kërcënim për funksionimin e institucioneve. Kjo, po ashtu, do të shënonte një precedent të keq, një rrënim të imazhit të Kosovës dhe rrezikim të perspektivës evropiane të Kosovës”, vlerësohet në letër.

Aty po ashtu rekomandohet se si mund të tejkalohet kjo situatë.

“Mospajtimet rreth interpretimit të Kushtetutës dhe rregullores së punës rreth procedurave të aplikueshme në seancën konstituive do të mund të tejkaloheshin nëse çështja referohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi që, deri në vendimin e Gjykatës, do të shtyhej mbajtja e seancës konstituive. Në këtë situatë është obligim kushtetues i Presidentit që, në emër të ruajtjes së unitetit të popullit, stabilitetit institucional, garantimit të kushtetutshmërisë dhe ruajtjes së imazhit të Kosovës, që çështjen e Kryeparlamentarit ta referojë në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në fund të dokumentit.

Ndërkohë, nga presidenca kanë bërë të ditur se e para e shtetit do të ndjek të gjitha veprimet kushtetuese në secilin situatë politike.

“Presidentja Jahjaga, në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese, do të veprojë në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën, duke garantuar funksionimin demokratik të institucioneve dhe siguruar unitetin e popullit”, ka thënë këshilltari i lartë i presidentes, Arbër Vllahiu.

Nait Hasani: Kryeparlamentari i takon PDK-së ose shkohet në zgjedhje

0

Nait HasaniLDK-AAK-NISMA janë bërë bashkë për të ruajtur kredibilitetin e humbësve. Zgjedhjet kanë nxjerrë PDK’në fituese përballë të gjitha partive tjera. Partisë fituese i takon Kryeparlamentari në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe përsëri do të fitojmë. Deputeti i PDK’së, Nait Hasani, flet për Express.

Express: Partitë opozitare janë duke negociuar marrëveshje për qeverisje përmes një koalicioni paszgjedhor. Si e shihni zgjidhjen e këtij problemi që është krijuar?

N. Hasani: KQZ ka njohur partitë fituese dhe ato që nuk kanë fituar. Kushtetuta e Republikës së Kosovës qartëson pozicionin e secilës parti, edhe juristët, edhe ata që e kanë shkruar Kushtetutën dhe për ata që e kanë miratuar Kushtetutën, është Gjykata Kushtetuese që e interpreton. Gjykata Kushtetuese e ka dhënë një interpretim se kush është parti fituese e zgjedhjeve. Nuk i njeh koalicionet paszgjedhore.

Express: Si e shihni pozicionimin e të gjitha partive politike kundër PDK’së?

N. Hasani: Nga humbjet e vazhdueshme, tash, e kanë gjetur një moment dhe janë bashkuar humbësit për të krijuar një mundësi për fitore. Gjithë udhëheqësit që kanë pësuar humbje të vazhdueshme për 15 vjet, tani, ata e shohin këtë mundësi për të ruajtur kredibilitetin e tyre. Ky kredibilitet i tyre është kredibilitet i humbësit. Prandaj, PDK në sfidën e vet që e ka, ajo është fituese. Pa marrë parasysh rezultatet dhe format që do të dalin në Parlament, PDK është fituese e zgjedhjeve.

Express: Më herët keni thënë se nuk bën të ndërtohet një koalicion mes dy partive të mëdha. Me kë duhet të bëjë koalicion PDK’ja?

N. Hasani: PDK është e hapur për të gjitha partitë që ia donë të mirën Kosovës. Kush është për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës, PDK, është për të bërë koalicion me ta.

Express: Dikush po e sheh zgjidhjen e këtij ngërçi politik te zgjedhjet e jashtëzakonshme?

N. Hasani: PDK është e gatshme çdoherë për të shkuar në zgjedhje. Ka fituar kundër të gjithë atyre, përkundër rezultatit, përkundër pushtetit që ka pasur për tetë vjet, PDK ka fituar zgjedhjet që është sukses i jashtëzakonshëm në demokracinë parlamentare. PDK është e gatshme të shkojë në zgjedhje sa herë të do opozita dhe përsëri do t’i fitojmë zgjedhjet. Është e gatshme edhe për zgjedhje të reja për shtator.

Express: Pas këtyre rrethanave politike, sa është e mundshme që PDK të mbetet në opozitë?

N. Hasani: Nuk besoj se PDK do të mbetet pjesë e opozitës sepse i ka fituar zgjedhjet.

Express: Megjithëkëtë, partitë opozitare kanë thënë se do ta kenë edhe pozitën e Kryetarit të Kuvendit?

N. Hasani: Kushtetua e thotë qartë se partia fituese e ka të drejtën për të propozuar Kryetarin e Kuvendit . Prandaj, Kryetari i Kuvendit i takon PDK’së dhe të gjitha lojërat tjera bëhen për manipulime politike. Nëse nuk zgjidhet Kryetari i Kuvendit, atëherë, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Me Kushtetutë është e përcaktuar se kjo pozitë i takon partisë fituese dhe votimi është formal. Nëse është votim formal nuk ka mundësi të propozohen kandidatë të partive tjera vetëm nëse ka marrëveshje politike, ndryshe.

Haradinaj: Ende nuk ka marrëveshje me Vetëvendosjen

0

Kurti-Haradinaj14-29Ramush Hardinaj ka folur pas takimit me minoritetet jo serbe. AI ka thënë që nuk është arritur marrëveshja me lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tha që shkak për këtë është sjellja e një dokumenti të ri nga VV-ja , me anekse, që e ka kthyer krejt procesin gati në fillim.

Haradinaj konfirmoi se do të ketë sot pasdite një takim me udhëheqësit e lëvizjes Vetëvendosje.

Sa i përket minoriteteve jo-serbe, tha se me to kanë përafrime në qëndrime.

Haradinaj, Isa Mustafa e Fatmir Limaj ende janë në selinë e AAK-së.

VV-ja: Nëse s’ka marrëveshje, kemi Thaçi 3 pa Thaçin

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar bllokun opozitar LDK-AAK-NISMA, se në rast se nuk arrijnë marrëveshje me ata, atëherë për pasoj do të kemi një qeveri Thaçi 3, por pa Hashim Thaçin si kryeministër të Kosovës.

“Marrëveshja e koalicionit LDK-AAK-Nisma me Lëvizjen VETËVENDOSJE! e bën prerjen kualitative të Qeverisë së re me Qeverinë Thaçi 2. Përndryshe, kemi Thaçi 3 pa Thaçin. Kjo do të ishte situata e përsosur për Thaçin: vazhdon orientimi i tij (pazaret me Serbinë, privatizimet neoliberale) pa përgjegjësisë për të”, ka njoftuar VV-ja përmes llogarisë zyrtare të rrjetit social Facebook.

Ja si po ia përgatit Arsim Bajrami skenarin Flora Brovinës për të enjten!

0

FloraBrovina-deputetePartia Demokratike e Kosovës tashmë është në përgatitje të skenarit për ditën e enjte, kur pritet edhe të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Burime të Gazetës Blic brenda PDK-së kanë thënë se juristët e PDK-së, në krye me Arsim Bajramin janë në përgatitje të skenarit se si duhet të shkoj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtij burimi, ky grup i juristëve është duke e përgatitur Flora Brovinën se si duhet të sillet ditën e enjte. “Flora Brovina sipas këtij skenari do të duhet që PDK-në ta ftoj që të propozoj emrin e kandidatit për kryetar Kuvendi. Grupi i juristëve të PDK-së do të thirren në atë se ata janë grupi më i madh parlamentar, që kanë dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit”, ka thënë ky burim.

Si bazë tjetër juridike, ku po thirren juristët e PDK-së është edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili sipas tyre nuk i njeh koalicionet parazgjedhore. “Poashtu do të thirren edhe në një dokument, që ka të bëjë me interpretimin juridik të procedurave dhe rregullave gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, i cili dokument Grupit Parlamentar i referohet grupit më të madh që ka dalë nga zgjedhjet”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Gazeta Blic ka raportuar edhe të shtunën për tendencat e PDK-së që të thirren në këtë dokument, i cili sic mësohet është hartuar nga njerëz të administratës së UNMIK-ut.

Sipas këtij burimi, Flora Brovina do të tentoj që t’i ikë agjendës se si e ka përcaktuar kryesia e vjetër e Kuvendit ditën e shtunë, kur kryeministri në largim, Hashim Thaçi e braktisi seancën.

Në seancën e Kryesisë së vjetër të Kuvendit është marrë vendim që Grupi Parlamentar LDK- AAK- Nisma është më i madh me 47 deputetë, i pasur nga PDK me 37 deputetë. Poashtu në këtë seancë është vendosur që kryesuesja e seancës konstituive, që është deputetja më e vjetër, pra Flora Brovina të mos e ketë të drejtën që t’i ikë agjendës së përcaktuar nga kryesia.

Flora Brovina, para disa ditësh kishte thënë për mediet se PDK-së do t’ia jap të drejtën që të propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini dje në një intervistë që e ka dhënë për mediet ka thënë se në rast se Flora Brovina nuk i përmbahet agjendës së Kryesisë së vjetër të Kuvendit ajo rrezikon që ta humb mandatin e deputetes.

Sidoqoftë, analistët politik parashohin mundësinë e përplasjeve në këtë seancë, kur pritet të zgjedhet edhe kryeparalmentari. Madje, nuk është përjashtuar edhe mundësia e përplasje fizike ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre të bllokut LDK- AAK- Nisma.