9.2 C
Prizren
E diel, 26 Janar, 2025

Ja si po ia përgatit Arsim Bajrami skenarin Flora Brovinës për të enjten!

FloraBrovina-deputetePartia Demokratike e Kosovës tashmë është në përgatitje të skenarit për ditën e enjte, kur pritet edhe të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Burime të Gazetës Blic brenda PDK-së kanë thënë se juristët e PDK-së, në krye me Arsim Bajramin janë në përgatitje të skenarit se si duhet të shkoj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtij burimi, ky grup i juristëve është duke e përgatitur Flora Brovinën se si duhet të sillet ditën e enjte. “Flora Brovina sipas këtij skenari do të duhet që PDK-në ta ftoj që të propozoj emrin e kandidatit për kryetar Kuvendi. Grupi i juristëve të PDK-së do të thirren në atë se ata janë grupi më i madh parlamentar, që kanë dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit”, ka thënë ky burim.

Si bazë tjetër juridike, ku po thirren juristët e PDK-së është edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili sipas tyre nuk i njeh koalicionet parazgjedhore. “Poashtu do të thirren edhe në një dokument, që ka të bëjë me interpretimin juridik të procedurave dhe rregullave gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, i cili dokument Grupit Parlamentar i referohet grupit më të madh që ka dalë nga zgjedhjet”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Gazeta Blic ka raportuar edhe të shtunën për tendencat e PDK-së që të thirren në këtë dokument, i cili sic mësohet është hartuar nga njerëz të administratës së UNMIK-ut.

Sipas këtij burimi, Flora Brovina do të tentoj që t’i ikë agjendës se si e ka përcaktuar kryesia e vjetër e Kuvendit ditën e shtunë, kur kryeministri në largim, Hashim Thaçi e braktisi seancën.

Në seancën e Kryesisë së vjetër të Kuvendit është marrë vendim që Grupi Parlamentar LDK- AAK- Nisma është më i madh me 47 deputetë, i pasur nga PDK me 37 deputetë. Poashtu në këtë seancë është vendosur që kryesuesja e seancës konstituive, që është deputetja më e vjetër, pra Flora Brovina të mos e ketë të drejtën që t’i ikë agjendës së përcaktuar nga kryesia.

Flora Brovina, para disa ditësh kishte thënë për mediet se PDK-së do t’ia jap të drejtën që të propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini dje në një intervistë që e ka dhënë për mediet ka thënë se në rast se Flora Brovina nuk i përmbahet agjendës së Kryesisë së vjetër të Kuvendit ajo rrezikon që ta humb mandatin e deputetes.

Sidoqoftë, analistët politik parashohin mundësinë e përplasjeve në këtë seancë, kur pritet të zgjedhet edhe kryeparalmentari. Madje, nuk është përjashtuar edhe mundësia e përplasje fizike ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre të bllokut LDK- AAK- Nisma.

Më Shumë

Liria përforcohet me Dijar Nikqin

Skuadra e Lirisë së Prizrenit para pak çastesh ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me sulmuesin pejan, Dijar Nikqi. Futbollisti që luan në pozitë...

Prishtina mposht Yllin në Suharekë

Sigal Prishtina fitoi në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 69:76 (17:17, 26:26, 17:17, 9:16), në javën e 17-të të ProCredit Superligës. Ndeshja ishte...

Lajmet e Fundit