18.3 C
Prizren
E shtunë, 23 Gusht, 2025
Home Blog Page 7896

Prizren: Një muaj paraburgim për kultivuesin e hashashit

0

Prizren-Qendra paraburgimit

Gjykata Themelore në Prizrenit, ka vendosur që të mbajë në paraburgim të dyshuarin për kultivim të hashashit, Sejdi Bashën.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim prej 1 muaji i cili do të llogaritet prej datës 20.07.2014 dhe do të zgjasë deri me datën 20.08.2014, gjatë së cilës kohë pritet që i pandehuri të dalë në gjykim para Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

Sipas saj, Basha dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike,hashash dhe kanabis.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur 164 paketime të substancës narkotike”./PrizrenPress.com/

Jahjaga i përgjigjet Haradinajt

0

Atifete jahjagaZyra e Presidentes, Atifete Jahjaga u është përgjigjur disa paralajmërimeve të kandidatit të bllokut LDK, AAK dhe Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj në lidhje me çështjen e nominimit të mandatarit për formimin e qeverisë së ardhshme.

“Duke kërkuar nga të gjitha palët vetëpërmbajtje nga presionet politike, Zyra e Presidentes thekson se kandidati për kryeministër do të nominohet, në respektim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 (14) dhe nenit 95, si dhe në pajtim me procedurat dhe afatet e parapara me Kushtetutë”, thuhet në reagimin e Zyrës Jahjagës.

Zyra e Presidentes “rithekson faktin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme për të gjitha institucionet e vendit dhe se do t’i zbatojë me përpikëri ato”.

Sqarimet nga Presidenca pasuan deklaratën e Haradinajt ku thuhej se presidentja po rrezikon ta shkel kushtetutën.

“Ka mundësi që ne ta pyesim Gjykatën Kushtetuese a ka vepruar drejtë Presidentja që nuk e ka ushtruar të drejtën e vetë për ta nominuar mandatarin, pasi që ka ndodhë seanca. Presidentja po rrezikon që ajo vetë të shkelë kushtetutën”, kishte deklaruar Haradinaj.

Ai e kishte paralajmëruar Jahjagën se veprimi i bllokut LDK, AAK dhe Nisma mbetet çështje e hapur, në rast se ajo nuk e shfrytëzon kohën për nominimin e mandatarit./Rel/

Jacobson-liderëve: Të pritet vendimi i kushtetueses

0

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson iu ka bërë thirrje liderëve politikë të vendit që me angazhimet e tyre të dëshmojnë se dinë të respektojnë sundimin e ligjit në Kosovë, ashtu siç e dëshmuan me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 8 qershorit.

“Ne duhet t’i shohim të gjitha mbarëvajtjet e ngjarjeve që kanë ndodhur. E para në Kosovë kemi pasur zgjedhje të suksesshme, pastaj kemi pasur një kërkesë nga presidentja ku ka kërkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese për caktimin e mandarit për formimin e qeverisë, ndërsa tani e kemi edhe një pyetje shtesë për Gjykatën Kushtetuese. Duhet ta presim përfundimin e gjithë kësaj. Unë mendoj që kjo është një mbarëvajtje e zakonshme në një demokraci të re”, ka thënë ajo, transmeton RTK.

Sipas saj, “duhet të përballemi me këtë sepse nuk po flasim vetëm për katër vitet e ardhshme apo për themelimin e qeverisë dhe kuvendit për katër vitet e ardhshme, por, për vendosjen e një precedenti për të ardhmen e vendit”.

“Unë do të doja t’ju bëj ftesë të gjitha institucioneve, liderëve politikë që të tregojnë se e respektojnë sundimin e ligjit dhe të njëjtin përkushtim ndaj kushtetutës së vendit dhe vizionin e njëjtë siç e kanë treguar me mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve edhe në këtë proces, përderisa po shkojmë drejtë themelimit të qeverisë dhe të Kuvendit. Mendoj se hapi i parë është që të presim vendimin e kushtetutës e të shohim pastaj çfarë hapash duhet të ndërmerren”, ka theksuar ambasadorja e SHBA-së, Jacobson.

VV – Qeverisë: Nuk guxoni të merrni vendime të mëdha në këtë kohë

0

VV-logo9-09Komiteti drejtues i projektit të TC “Kosova e Re” njoftoi sot se, me kërkesë të investitorëve, do ta shtyjnë afatin e dorëzimit të ofertave në tenderin për ndërtimin e këtij Termocentrali deri më 15 shtator. Por kësi lloj vendime sipas Lëvizjes Vetëvendosje, nuk duhet të merren nga qeveria në ikje, siç thonë ata.

“Pas nënshkrimit të kontratës me Konsorciumin Bechtel dhe Enka, kjo qeveri në ikje deri në moskthim, vazhdon të marrë vendime për çështjet e rëndësisë strategjike për vendin, vendime këto të cilat as një qeveri fuqiplotë nuk do të duhej t’i ndërmerrte pa e arritur konsensusin mbarëshoqëror. Dhe prapë sikur me autostradën për Shkup, kjo qeveri në ikje po e shfrytëzon orientimin e opinionit publik drejt zhvillimeve tjera politike për t’i kontrabanduar në heshtje vendimet e veta të dëmshme për të ardhmen e vendit”, thuhet në një reagim të tyre.

Lëvizja Vetëvendosje e kundërshton këtë projekt termocentrali, ndërtimi i të cilit sipas tyre bëhet kryekëput në kapital privat.

“Strategjia për energji dhe politikat e saj duhet të kenë qasje shumë më serioze se sa kjo që e kemi parë nga qeveria në ikje, apo cilado qeveri e pas luftës. Qasja karshi sektorit të energji duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e jo kështu e parcializuar duke u bazuar në interesat partikulare herë të qeveritarëve e herë të investitorëve”, thuhet më tutje në reagimin e kësaj lëvizje.

I tërë ky proces i tenderimit për kapacitetet e reja gjeneruese të energjisë elektrike, sipas Lëvzijes Vetëvendosje, ka qenë i përcjellë me shkelje të shumta dhe mungesë transparence.

“TC Kosova e Re, në mënyrën siç është konceptuar së fundi, bie ndesh me Strategjinë për Energji dhe vendimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Projekti është ndryshuar disa herë në dizajn. Komiteti drejtues asnjëherë nuk i ka publikuar termat e referencës për të treguar se çfarë teknologjie kërkojnë që të përdoret në termocentralin e ri. Cila do të jetë kostoja e prodhimit të energjisë në këtë termocentral dhe rrjedhimisht cili do të jetë efekti i tij në çmimin e energjisë për qytetarët e vendit? Cilat janë planet për zhvendosjen e popullatës nga kjo pjesë e Kosovës ku do të ndërtohet termocentrali dhe nga sipërfaqja e minierës së linjitit, etj? Gjatë procesit të parakualifikimit ka pasur shumë lëvizje të të interesuarve, disa duke hequr dorë fare e të tjerët duke krijuar konsorciume të reja”, thuhet më tutje në reagimin e Vetëvendosjes.

Shkelje të njëjta sipas Vetëvendosjes, janë bërë edhe me procesin e privatizimit të KEDS-it dhe procesin e privatizimit të PTK-së, ku për secilën ka pasur vetëm nga një ofertues.

Ramadan Muja mban mbledhjen me drejtorë në prani të gazetarëve

0

Muja me drejtorKryetari i Prizrenit, Ramadan Muja pas shumë vitesh është hapur sot për media. Ai për herë të parë ka ftuar gazetarët që të marrin pjesë në mbledhjen e drejtorëve të Ekzekutivit.

Në këtë mbledhje drejtorët e Mujës kanë marrë vendim për realizimin e 28 projekteve në infrastrukturë.

Ramadan Muja është hapur pas kërkesës së Forumit “Transparenca”.Hapja e mbledhjeve është vlerësuar pozitive edhe nga gazetarët/PrizrenPress.com/

Limaj: Ende kemi kohë për marrëveshje me Vetëvendosjen

0

Fatmir Limaj 230Pas takimit të sotëm të mbajtur midis tre liderëve të koalicionit LDK-AAK-Nisma, i pari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se po vazhdojnë konsultat me grupet punuese, e gjithashtu po vazhdojnë edhe diskutimet me Vetëvendosjen për përafrim të mëtutjeshëm qëndrimesh, në mënyrë që të vazhdojnë me hapa konkret drejtë formimit të institucioneve të reja.

Duke mos dashur të komentojë shumë rreth idesë për paraqitjen e Jahjagës në Gjykatën Kushtetuese, në rast se ajo bën shkelje kushtetuese duke e vonuar nominimin e mandatarit, ai ka thënë se secilit person që e shkelë kushtetutën do t’i duhet të përballet me pasojat e veprimeve të veta.

Në anën tjetër, për sa i përket Vetëvendosjes, Limaj ka deklaruar se ende po bisedohet për përafrime të mëtejshme, dhe ka thënë se ka ende kohë për bisedime, përafrime dhe një marrëveshje eventuale.

Jahjaga Haradinajt: Mos bëni presion

0

Atifete jahjagaZyra e Presidentes, Atifete Jahjaga u është përgjigjur disa paralajmërimeve të kandidatit të bllokut LDK, AAK dhe Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj në lidhje me çështjen e nominimit të mandatarit për formimin e qeverisë së ardhshme.
“Duke kërkuar nga të gjitha palët vetëpërmbajtje nga presionet politike, Zyra e Presidentes thekson se kandidati për kryeministër do të nominohet, në respektim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 (14) dhe nenit 95, si dhe në pajtim me procedurat dhe afatet e parapara me Kushtetutë”, thuhet në reagimin e Zyrës Jahjagës.

Zyra e Presidentes “rithekson faktin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme për të gjitha institucionet e vendit dhe se do t’i zbatojë me përpikëri ato”.

Sqarimet nga Presidenca pasuan deklaratën e Haradinajt ku thuhej se presidentja po rrezikon ta shkel kushtetutën.

“Ka mundësi që ne ta pyesim Gjykatën Kushtetuese a ka vepruar drejtë Presidentja që nuk e ka ushtruar të drejtën e vetë për ta nominuar mandatarin, pasi që ka ndodhë seanca. Presidentja po rrezikon që ajo vetë të shkelë kushtetutën”, kishte deklaruar haradinaj.

Ai e kishte paralajmëruar Jahjagën se veprimi i bllokut LDK, AAK dhe Nisma mbetet çështje e hapur, në rast se ajo nuk e shfrytëzon kohën për nominimin e mandatarit.

Haradinaj: Presidentja t’i nisë konsultimet për formimin e Qeverisë

0

Ramush haradinaj ne zgjedhjeKandidati i koalicionit LDK AAK NISMA për Kryeministër Ramush Haradinaj, në një intervistë për Express ka përsëritur kërkesën për Presidenten Atifete Jahjaga që të nisë konsultimet për formimin e Qeverisë pa humbur kohë. Sipas tij, shqyrtimi që është duke ndodhur në Gjykatën Kushtetuese për ‘rastin e Kuvendit’ nuk e obligon Presidenten për të pritur. Haradinaj thotë se nëse Presidentja nuk vepron me dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë atëherë edhe ajo mund të përballet me Gjykatën më të lartë në vend.

Express: Z.Haradinaj a mund të na sqaroni kërkesën tuaj ndaj Presidentes Jahjaga për formimin e Qeverisë ?

R. Haradinaj: Unë konsideroj se Presidentja e vendit e ka të drejtën për mandatimin e partisë që ka dalë fituese në zgjedhje në këtë rast PDK’së, e cila këtë të drejtë mund ta shfrytëzon a po mund t’ia kthejë këtë të drejtë Presidentes, e cila mundet me iu drejtu palës tjetër në këtë rast ne. Por është e pakuptimtë mosdalja ose mosveprimi i Presidentes . Shqyrtimi në Gjyktën Kushtetuese nuk e obligon Presidentes për të pritur, në fakt vonesën e saj. Në një rast të caktum ne mund t’i drejtohemi Gjykatës me e pytë a është kushtetuese apo jo mosveprimi i Presidentes, pra mosshpenzimi së drejtës së saj ose zbatimi i afatit kohor që parashihet për presidenten me vepru në këtë drejtim.

Express: Si e shpjegoni këtë mos veprim,keni pasur sqarime?

R. Haradinaj: Ne nuk kemi pasur ndonjë komunikim zyrtar me Presidenten apo dikënd nga stafi, mirëpo është për habi mos dhënia e të drejtës…pra mos me fillu konsultat, është një humbje kohe në kurriz të qeverisë së ardhshme dhe mbajtje peng e Kosovës , Nuk është mirë, në kurriz të Qeverisë së ardhshme me vepru kështu me kriju zhagitje dhe ngecje të tilla.

Express: Pra ju nuk shihni ndonjë problem që Presidentja të veprojë, pavarësisht se rasti i Kuvendit është tashmë në Gjykatë ?

R.Haradinaj: Këto janë cështje të ndara , gjykata ka vendosur për radhën, pra vendimi i parë i Gjykatës Kushtetuese.Presidentja tani e ka në diskrecion me vepru në afatin kohor.

Express: Si e komentoni vizitën e z.Williamson thuhet se do të ketë aktakuza cili është komenti juaj?

R.Haradinaj: Ne nuk kemi informata konkrete pos atyre që i kemi dëgjuar në media . Megjithatë Kosova ka marrë për obligim me përmbush të gjitha obligimet ligjore që i dalin në këtë thirrje e për të cilën edhe Parlamenti ka vendosur.

DokuFest thërret që të aplikojnë për “Stores We Tell”

0

Dokufest-Stories-we-tellDokuFest ka hapur thirrjen për aplikim në projektin “Fabrika e të drejtave të njeriut: Bashkëpunimi i komuniteteve etnike përmes rrëfimit të tregimeve- Stories We Tell”, e financuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, implementuar nga DokuFest.

“Stories We Tell” është një program trajnimi për prodhimin e 6 filmave të shkurtër dokumentar, nga ideja fillestare deri në realizimin e tyre të plotë. Autorët e filmave të përzgjedhur do të ftohen të marrin pjesë në një seri seminaresh dhe master klasash, pas së cilës atyre do t’u ofrohet një grant i plotë me pajisjet e nevojshme për prodhim të filmiave të tyre, si ndriçim, kamera dhe pajisje për montazhë. 6 dokumetanrë do të prodhohen përmes Qendrës së Prodhimit të Filmit- DokuFest. Dokumentarët e prodhuar do të shfaqen premierë në DokuFest 2015.

Programi targeton 18 filmbërës profesionist (regjisor / producent / inxhinierë të zërit) nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi

Afati i fundit për dorëzimin është deri më 25 korrik 2014

ÇFARË ËSHTË E MBULUAR?

DokuFest do t’i mbulojë shpenzimet e udhëtimit për në Prizren, shpenzimet e akomodimit dhe kompenzim për shpenzimet e përditshme.
Pjesëmarrësit do të përdorin pajisjet e Qendrës së Prodhimit të Filmit-DokuFest, për t’i përfunduar filmat e tyre.

KUSHTET E PJESMARRJES:

Punëtoria do të zhvillohet në gjuhën angleze, kështu që pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri të mirë të Gjuhës Angleze.
Çdo ekip (producent, regjisor, kinematograf, teknik i zërit), do të duhet të marrin pjesë në një seri të plotë të punëtorive dhe master klasave.

Projekti i dorëzuar duhet të jetë në fazën e hershme të zhvillimit.
Aplikanti mund të veprojë si një regjisor-producent në një projekti.

PËRZGJEDHJA E PJESËMARRËSVE:

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të ftohen në Prizren për të marrë pjesë në séance prezantimi (pitching) për të paraqitur idenë e projektit të tyre dokumentarë. Një panel i ekspertëve do të përzgjedh një maksimum prej 6 projekteve,me ekipin përkatës- regjisor /operator kamere/ teknik i zërit etj. (p.sh. max. 18 pjesëmarrës) në bazë të aplikacionit të paraqitur dhe prezantimit të tyre. /PrizrenPress.com/

Konkurs për 27 vende të lira për mësimdhënës

0

Nexhat cocaj DKADrejtoria e Arsimit në Prizren ka hapur konkurs për 27 vende të lira për mësimdhënës.

Drejtori Nexhat Çoçaj tha se konkursi është hapur vetëp për ato vende, që nuk plotësohen me mësimdhënës të klasave 13-të.

“Konkursi është shpallë vetëm për ato vende që nuk plotësohen me mësimdhënës të klasave të 13-të. Janë shuar 42 klasa dhe rreth 60 vende pune”, ka thënë Çoçaj për Koha Ditore.Sipas tij, asnjë mësimdhënës i klasave 13-të nuk do të mbesin pa punë. /PrizrenPress.com/