22.8 C
Prizren
E shtunë, 23 Gusht, 2025
Home Blog Page 7895

Treshja nuk e do PDK-në as në qeveri gjithëpërfshirëse

0

blloku opozitarTreshja LDK-AAK-Nisma me asnjë çmim nuk do të pranojnë që të jenë pjesë e një qeverie në të cilën do të ishte e pranishme edhe PDK e Hashim Thaçit. Qëndrim të prerë në këtë çështje ka edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Treshja po konsideron se i ka numrat e nevojshme për të qeverisur me vendin dhe nuk ka nevojë për një qeveri gjithëpërfshirëse. Këmbëngulje për të qeverisur me vendin edhe për një mandat po bën edhe PDK si fituese e zgjedhjeve nacionale.

Ky insistim nga të dyja blloqet se kanë të drejtë në formimin e qeverisë, po e qojnë vendin drejt një krize të thellë politike, e cila mund të qojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Partnerët ndërkombëtarë deri më tash nuk kanë ndërhyrë, por kanë sugjeruar që qeveria të krijohet shpejt dhe të ketë një shumicë të fuqishme../tribuna/

Mirë se vjen, U2

0

U2Bono e ka lënë prapa tij “bllokimin e shkrimtarëve” dhe bendi është afër ta përmbyllë albumin më të pritur të rokut në historinë e re.

Edhe pse ishte spekuluar se albumi do të lëshohet në qarkullim më 2015, pohohet se kjo do të ndodhë deri në fund të vitit, e me më së shumti gjasa në nëntor.
Madje, bendi ka mundësi që t’ia bëjë sefte materialit të ri në një prej Festivaleve të iTunes, qysh në shtator, në Londër.

“Kthimi i U2 është në rrugë të mirë të ndodhë këtë vit. Albumi ka qenë me të vërtetë një betejë e gjatë për ta fituar nga ana e tyre”, ka thënë një burim për The Sun.

“Ka marrë shumë kohë dhe Bono s’e ka pasur hiç të lehtë. Por, tash të gjithë ndjehen të bindur se ia ka vlejtur të pritet”.

Ky do të jetë albumi i parë nga The Edge, Adem Clayton, Larry Mullen dhe Bono, që prej “No Line On The Horizon” të 2009’tës.

Divat e Festivalit të iTunes janë Pharrell Williams, Kylie Minogue dhe Kasabian – ama vendet për hapje e përmbyllje endje janë të lira.

Lidhjet e U2 me Apple e bëjnë atë një zgjedhje të kuptueshme.
E n’bafshin me dalë në skenë anëtarët e U2, emrat më të mëdhenj të popit do të duken të parëndësishëm.

“Luanët”, Luana – Blunt & Real 1 (Video)

0

Luana-Blunt-RealPrezantuesja e Top Channel-it, Luana Vjollca ka sjellë një bashkëpunim me DJ Blunt dhe rep këngëtarin Real 1.

Kënga titullohet “Luanët”, ndërkaq në këtë videoklip Luanën e shohim mjaftë provokative dhe seksi.

Në klip merr pjesë edhe Marina, motra e Luanës.

Thaçi gjen qetësinë në vreshtat e Rahovecit

0

Thaci-qeveriaKryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, si duket po ndjehet tejet i relaksuar në këtë periudhë kur politika po kalon në një fazë të vështirë.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Thaçi ka postuar një fotografi të vreshtave të Rahovecit, ndërsa ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të shkojnë larg për të gjetur qetësinë dhe bukurinë natyrore.

Vreshtat e Rahovecit“Vera sjell momentet e pushimit me familjarët dhe të dashurit tonë, por nuk kemi nevojë të shkojmë larg për të gjetur oaza të bukura të qetësisë dhe bukurisë natyrore. Kosova ka shumë vende që meritojnë të vizitohen dhe ftoj sidomos diasporën t’ia zbulojnë më të rinjve dhe fëmijëve bukuritë përrallore të atdheut, nga malet e Rugovës e Brezovicës e deri tek vreshtat e Rahovecit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Murati: Të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme

0

Valon MuratiValon Murati, sekretar i përgjithshëm në Lëvizjen për Bashkim, ka komentuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend pas zgjedhjeve të përgjithshme të 8 qershorit. Zgjidhjen e ngërçit politik në të cilin po ndodhet Kosova aktualisht, Murati e sheh në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Po flitet për një qeveri teknike apo me bazë të gjerë, që do të kishte një kryeministër të dobët. Ky do të ishte varianti më i keq për vendin dhe stabilitetin e tij politik. Varianti më i mirë, e që do të duhej të ishte pjesë e një vendimmarrje konsesuale, pa marrë parasysh vendimet e Gjykatës Kushtetuese, do të ishte që presidentja në bashkëpunim me partitë politike të merreshin vesh që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Murati në një postim në Facebook.

Sipas tij, këto zgjedhje do të ishin përgjigja më e mirë realitetit politik që është krijuar pas zgjedhjeve të qershorit, ndërsa, siç thotë Murati, për të gjithë do të ishte më mirë që të kemi një qeveri stabile dhe cila do të reflektonte realitetet e reja politike.

“Në anën tjetër kjo situatë politike e krijuar pas zgjedhjeve të qershorit, do të duhej që ta vetëdijesonin tërë garniturën politike në Kosovë, për domosdonë e rirregullimit kushtetues të shtetit të Kosovës, i cili shfaq paqartësi dhe nevojë për interpretim edhe për gjërat aq bazike siç është mandatimi i kryeministrit apo zgjedhja e kryekuvendarit. Normalisht, kjo punë nuk është e lehtë, për shkak të fuqisë bllokuese që kanë pakicat, e sidomos serbët në Kuvendin e Kosovës”, përfundon Murati.

Reagon Krasniqi: Vuçiqi e Vukçeviqi ta njoftojnë Williamsonin për krimet serbe

0

Jakup Krasniqi14-12Ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi ka reaguar pas vizitës që kryeprokuori i Task Forcës, Clin Williamson i bëri sot Beogradit. Williamson është në fazën përmbyllëse të raportit të tij për krimet e pretenduar nga raporti i ish senatorit, Dick Marty.

Ish zëdhënësi i UÇK-së, thotë se Aleksandar Vuçiq, kryeministër i Serbisë dhe prokurori serb për krime të luftës, Vladimir Vukçeviq është dashur ta njoftojnë Williamsonin për krimet serbe të kryera në Kosovë.

Ja postimi i plotë i Jakup Krasniqit në Facebook:

Vuçiqi dhe Vukçeviqi është dashur ta e njoftojnë Williamsonin për krimet serbe të kryera në Kosovë.

Është e vërtetë e pamohueshme së këta zyrtarë serb nuk kanë mundur t’i dëshmojnë ”krimet” e shqiptarëve të kryera në Kosovë, pasi ato ishin pretendime të shpifura te Dick Martit, të diktuara nga strukturat e organizuara kriminale të regjimit të Millosheviqit në Kosovë. Këtu natyrshëm shtrohet pyetja: Sa strukturat e sotme qeveritare në Serbi, kanë marrë masa për ndriçimin e krimeve të kryera nga makineria policore e ushtarake (shtetërorë) serbe në Kosovë, së paku pas dëbimeve të shqiptare nga të drejtat elementare të tyre për punë e jetë (1989/90)?!

A nuk ishte ajo përpjekje e organizuar shtetërore për shfarosje e cila gjatë luftës 1998/99 u shndërrua në politikë të gjenocidit (dëshmi plani “Patkoi”)?! Sa këta zyrtarë të rinj serbë u distancuan nga ajo politikë gjenocidit e ushtruar nga regjimi i Milloshevicit (të cilët ishin pjesë e atij regjimi), duke kërkuar falje publike për atë politikë?! Pse ata as sot, pas 15/16 viteve nuk mund ta pranojnë këtë të vërtetë të madhe: për politikën e gjenocidit dhe të shfarosjes të ushtruar për dekada në Kosovë?

Nuk e di nëse Uilliamsoni i ka pyetur zyrtarët qeveritarë në Beograd, sesi po shkonin punët me dënimet e krimeve serbe të kryera në Kosovë gjatë luftës? Kur dihet botërisht se regjimi i Milloshevicit është përpjekur t’i mbulonte krimet e veta duke i dërguar të vrarët e të masakruarit shqiptarë në anë të ndryshme të Serbisë, deri edhe në Batajnicë? Madje, as sot e kësaj dite nuk dihet fati i të burgosurve shqiptarë si: Ukshin Hoti, Hafir Shala dhe Xhavit Haziri? Madje nuk dihet as fati i mbi 200 të burgosurve shqiptar të vrarë e të masakruar në Burgun e Dubravës? A janë duke u hetuar kryerësit e këtyre veprave kriminale në Serbinë e Vucicit?

Unë, ndoshta edhe nuk mund ta e di, por po i pyesë, luftëtarët e të “drejtave të njeriut” në Serbi: Si të vlerësohet: Ri ndjekja e viktimave të një regjimi shfarosës, si po veprohet me shqiptarët e Kosovës?! Nuk ka asnjë dyshim se, Serbia e bëri luftën në Kosovë, për pushtimin e tokave të shqiptarëve pa shqiptarët! Për atë politikë, mbase edhe për sot, shqiptari i mirë është vetëm “shqiptari i vdekur”?! Nëse nuk është kështu, le ta dëshmojnë të kundërtën zyrtarët e përmendur.

Shqipëri, Reforma administrativo-territoriale

0

harta e shqiperiseQeveria shqiptare miratoi sot variantin e reformës administrativo-territoriale e cila parashikon që në të gjithë vendin të ketë vetëm 61 bashki.

Ministri për Pushtetin vendor Bledi Çuçi tha se qëndrimi i qeverisë për Reformën Administrative – Territoriale është i qartë dhe i prerë, në mbështetje të propozimit të ardhur nga Komisioni i posaçëm parlamentar. Projekti për ndarjen e re, tha ai, është realizuar, pas një analize të detajuar për funksionalitetin e secilës, në bazë të kritereve të miratuara nga Komisioni për këtë qëllim, transmeton VOA.

Reforma është kundërshtuar nga përfaqësuesit e pakicave në Shqipëri. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut që përfaqëson interesat e minoritetit grek është shprehur se ndarja e re shkel të drejtat themelore të pakicave, duke ngritur zërin për bashkimin e Himarës me dy komuna të tjera. Por ministri Çuçi tha se “Himara është pjesë e Shqipërisë, ashtu siç janë zonat funksionale nga Shkodra deri në Konispol, përveç 3 zonave minoritare, që për shkak të kritereve të vendosura, kanë ruajtur përkatësinë minoritare”.

Reforma administrativo-territoriale pritet të miratohet javën e ardhshme nga parlamenti. Opozita ka kundërshtuar procedurën e ndjekur për realizimin e kësaj reforme.

Në ShBA, vazhdojnë protestat kundër rastit ‘Monstra’

0

ShBA-protesta kunder rastit MonstraVazhdojnë në të gjithë Amerikën e Veriut – protestat kundër vendimit për rastin “Monstra” dhe ndaj padrejtësive dhe diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni.

Fundjava këtu në Amerikë, rezervoi sërish protesta për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Protestat në kontinentin e Amerikës së Veriut nisën në Çikago dhe vazhduan më pas në Nju Jork, Toronto, Monteral, Ottawa dhe dje në Detroit. Korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Nju Jork bëri të ditur se qindra shqiptarë kanë protestuar para zyrave konsullore të Maqedonisë, dhe institucioneve ndërkombëtare OKB-ës, por edhe institucioneve shtetërore kanadaze dhe amerikane.

Në protestën e mbajtur të hënën në Detroit më 21 korrik, në rrugën Woodward Avenue përball Coleman A. Young Building – organizatorët, theksuan se, mbështesin fuqishëm protestat e shqiptarëve në Maqedoni, që kanë si synim ngritjen e zërit ndaj padrejtësive dhe diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni.

Protesta paqësore në Detroit ishte në vazhdën e protestave në mbarë Diasporën në lidhje me ngjarjet e fundit në Shkup dhe rastin Monstra.

Të rinjtë Shqiptarë, kryesisht ata me origjinë nga Malësia u organizuan për të shprehur solidaritetin me Shkupin siç ishte edhe motoja e protestës dhe parrullat që ata mbanin në duar ku thuhej se: “Shkupi – Malësia është me Ty” – “Shkupi – Shqipnia është me Ty”.

Protestës përveç të rinjve dhe të rejave shqiptare iu bashkëngjitë edhe famullitari i Kishës Katolike Shën Pali Dom Fran Kolaj me besimtarët e tij si dhe dhjetëra veprimtarë nga Detroiti dhe zonat për rreth tij.

Veç Detroitit, protesta gjatë këtyre javëve u zhvilluan edhe në qendrat ku janë të përqendruar shqiptarë në Amerikën e Veriut, po me të njëjtin motiv. Ndërkaq – thuhet se pritet që edhe komunitetet shqiptare në solidarizim me protestë për të drejtat e bashkëkombësve të tyre në Maqedoni do të vazhdojnë të protestojë deri në zgjidhjen e drejtë të këtij problemi dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Ndërkohë, INA ka njoftuar se diaspora shqiptare në SHBA-ve më 4 gusht do të mbajë një protestë në Çikago para bashkisë së qytetit dhe konsullatës së Maqedonisë, për të shprehur përkrahje për protestat e shqiptarëve në Maqedoni kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive.

Në lajmin e INA-s, thuhet se protesta do të ketë përkrahjen e gjithë komunitetit, ndërsa përkrah saj do të jetë edhe ish-kongresisti shqiptaro – amerikan Joe DioGuardi.

Në këtë protestë paqësore siç thuhet do të shprehet revolta dhe pakënaqësia ndaj diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni, aplikimi i proceseve të montuara dhe drejtësisë selektive kundër shqiptarëve, pozita e vështirë e shqiptarëve, ndërsa do të bëhet thirrje për përmirësimin e shpejt të gjendjes, ku shqiptarët do të duhet të kenë statusin e tyre të barabartë shtetëformues në Maqedoni, ose në të kundërtën Maqedonia nuk mund të jetë një vend demokratik dhe aspirues në strukturat euroatlantike.

Përfaqësues të shoqatave dhe forumeve të ndryshme shqiptare kanë apeluar për pjesëmarrje masive në këtë protestë, ndërsa së shpejti pritet edhe konkretizimi i orarit të mbajtjes së protestës të caktuar më 4 gusht.

Woody Allen, i zhgënjyer nga filmat e tij

0

Woody AllenWoody Allen mbetet një nga regjizorët më prodhimtar, me filma me gamë të gjerë temash dhe gjithmonë tërheqëse për shikuesit, veçanërisht në kinema.

Por gjatë një interviste të dhënë së fundmi, ai është shprehur se asnjë prej filmave të tij nuk i pëlqen, por do të shihte vetëm disa pjesë të vogla. Regjizori i famshëm është rrëfyer rreth mënyrës së tij të këndvështrimit të industrisë së filmave.

Gjatë një intervistë për MTV News, ai ka thënë se filmat e tij asnjëherë nuk dalin aq mirë sikurse i ka imagjinuar.

“Jam shumë i zhgënjyer. Ka gjithmonë një diferencë të madhe mes asaj që ke menduar të bësh në setin e xhirimit dhe asaj që përfundon të bësh”.

“Kur kam pasur skenarë për femrat, kam punuar me aktore të mrekullueshme. Burrat janë të mirë, por janë gjithmonë të zënë. Unë kam ftuar De Niron, kam folur në telefon me Dustin Hoffman dhe Jack Nicholson për t’iu ofruar rolet e mia.

Nicholson kur i telefonova ishte duke realizuar një tjetër film ‘Hannah and Her Sister’. Tashmë po punoj më Joaquin Phoenix, i cili është një aktor i madh dhe Sean Penn. Nuk kam pasur mundësinë që të punoj me disa nga aktorët më të mirë si Pacino, De Niro, Nicholson. Do të dëshiroja të punoja me Kevin Spacey dhe nëse do të kisha diçka për të, do ta ftoja brenda 1 minute”, ka thënë më tej Allen.

Renditja e Forbes, “Njeriu i hekurt” më i paguari i vitit

0

Robert Downey Jr- aktorRobert Downey Jr. është aktori më i paguar i vitit. Të ardhurat e yllit të filmave “Iron Man” dhe “The Avengers” në 12 muajt e fundit kanë arritur në 75 milionë dollar. Edhe në 2013-ën, fitimet e tij tejkalonin 70 milionë dollar. Filmi i tij “Iron Man 3” i siguroi atij renditjen në krye të listës së aktorëve më të paguar. Iron Man 3 siguroi 1.3 miliard dollarë në të ardhura nga shfaqjet në mbarë botën.

Si ‘Njeriu i hekurt’, ai është forca shtytëse e katër hiteve të Marvel, përfshirë këtu filmin ‘Avengers”, thuhet në revistën “Forbes”, e cila përpilon listën e aktorëve më të paguar. Dwayne Johnson, ylli i filmit, Fast and Furious, është i dyti në listën e aktorëve më të paguar. Ai në 12 muajt e fundit ka fituar 52 milionë dollarë.

Aktori hollivudian Bradley Cooper, ylli i filmit Hangover, është i treti me 46 milionë dollarët e fituar në 12 muajt e fundit. Në pozitën e katërt renditet Leonardo DiCaprio, pasi luajti në dy filma të nominuar për Oskar, “The Wolf of Wll Street” dhe “The Great Gatsby”. Me këto suksese, 39 vjeçari ka mbledhur 39 milionë dollarë.

5 vendet më të mira, i mbyll aktori Chris Hemsworth, i njohur për rolin e Thor, ka mbledhur 37 milionë dollarë. Sipas listës së përpiluar nga revista Forbes, shumat totale të të ardhurave të aktorëve nuk përfshijnë taksat, koston e agjentëve dhe kosto të tjera të aktorëve por vetëm fitimet e tyre.