11.8 C
Prizren
E enjte, 30 Mars, 2023

Jahjaga Haradinajt: Mos bëni presion

Atifete jahjagaZyra e Presidentes, Atifete Jahjaga u është përgjigjur disa paralajmërimeve të kandidatit të bllokut LDK, AAK dhe Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj në lidhje me çështjen e nominimit të mandatarit për formimin e qeverisë së ardhshme.
“Duke kërkuar nga të gjitha palët vetëpërmbajtje nga presionet politike, Zyra e Presidentes thekson se kandidati për kryeministër do të nominohet, në respektim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 (14) dhe nenit 95, si dhe në pajtim me procedurat dhe afatet e parapara me Kushtetutë”, thuhet në reagimin e Zyrës Jahjagës.

Zyra e Presidentes “rithekson faktin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme për të gjitha institucionet e vendit dhe se do t’i zbatojë me përpikëri ato”.

Sqarimet nga Presidenca pasuan deklaratën e Haradinajt ku thuhej se presidentja po rrezikon ta shkel kushtetutën.

“Ka mundësi që ne ta pyesim Gjykatën Kushtetuese a ka vepruar drejtë Presidentja që nuk e ka ushtruar të drejtën e vetë për ta nominuar mandatarin, pasi që ka ndodhë seanca. Presidentja po rrezikon që ajo vetë të shkelë kushtetutën”, kishte deklaruar haradinaj.

Ai e kishte paralajmëruar Jahjagën se veprimi i bllokut LDK, AAK dhe Nisma mbetet çështje e hapur, në rast se ajo nuk e shfrytëzon kohën për nominimin e mandatarit.

Më Shumë

Moti sot me pak vranësira dhe intervale me diell

Sot do të mbajë mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale të ditës...

Arrestohet një person në Vërmicë

Një person është arrestuar në Pikën Kufitare të Vërmicës. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës. PKK Vermicë 23.03.2023 – 18:50. Në bazë të...

Një gazetar ideal

Lajmet e Fundit