Jacobson-liderëve: Të pritet vendimi i kushtetueses

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson iu ka bërë thirrje liderëve politikë të vendit që me angazhimet e tyre të dëshmojnë se dinë të respektojnë sundimin e ligjit në Kosovë, ashtu siç e dëshmuan me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 8 qershorit.

“Ne duhet t’i shohim të gjitha mbarëvajtjet e ngjarjeve që kanë ndodhur. E para në Kosovë kemi pasur zgjedhje të suksesshme, pastaj kemi pasur një kërkesë nga presidentja ku ka kërkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese për caktimin e mandarit për formimin e qeverisë, ndërsa tani e kemi edhe një pyetje shtesë për Gjykatën Kushtetuese. Duhet ta presim përfundimin e gjithë kësaj. Unë mendoj që kjo është një mbarëvajtje e zakonshme në një demokraci të re”, ka thënë ajo, transmeton RTK.

Sipas saj, “duhet të përballemi me këtë sepse nuk po flasim vetëm për katër vitet e ardhshme apo për themelimin e qeverisë dhe kuvendit për katër vitet e ardhshme, por, për vendosjen e një precedenti për të ardhmen e vendit”.

“Unë do të doja t’ju bëj ftesë të gjitha institucioneve, liderëve politikë që të tregojnë se e respektojnë sundimin e ligjit dhe të njëjtin përkushtim ndaj kushtetutës së vendit dhe vizionin e njëjtë siç e kanë treguar me mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve edhe në këtë proces, përderisa po shkojmë drejtë themelimit të qeverisë dhe të Kuvendit. Mendoj se hapi i parë është që të presim vendimin e kushtetutës e të shohim pastaj çfarë hapash duhet të ndërmerren”, ka theksuar ambasadorja e SHBA-së, Jacobson.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit