38.3 C
Prizren
E premte, 25 Korrik, 2025
Home Blog Page 7900

Ramadan Muja priti kryetarin e Bingenit, Tomas Fezer

0

bingen-620x330Drejtuesit më të lartë të Komunës së Bingenit nga Gjermania janë duke e vizituar qytetin e Prizrenin. Ata sot janë prituar nga kryetari i Komunës , Ramadan Muja.

Kryetarët e dy komunave të binjakëzuar para disa kohësh kanë mbajtur edhe një konferencë për shtyp.

“ Në këtë takim miqtë tanë kanë shprehur interesimin e tyre për të dhënë kontributin e tyre në mbështetje të ngritjes së nivelit të arsimit në Prizren si dhe aftësimin profesional për mjek medicinal”, tregoi Muja, transmeton TVPZ.

Kryetari i Bingenit,Tomas Fezer,tha ndërkaq se së shpejti në njërën nga shkollat e Prizrenit do të dhurohen 30 kompjuterë.

“ Jemi duke menduar që të realizojmë edhe mundësinë e ardhjes në institucionet tona shëndetësore për aftësim profesional të teknikëve dhe infermierëve medicinal”.

”Jaët e ardshme, do të sjellim 30 kompjuterë për ndonjërën nga shkollat e këtushme për të ofruar mundësit të ngritjes së nivelit të arsimit,ndërsa po mundohemi që vitin në vijim të jetësojmë angazhimet tona që mundëson ardhjen e mjekëve tuaj në institucionet tona shëndetësore për aftësimin e tyre të mëtejmë profesional”.

“Ne kemi edhe mungesë të mjekëve(infermiereve) për të punuar në shtëpitë shëndetësore për përkujdesjen e pleqve,dhe në rast se përmbushin kërkesat e nevojshme,mjekët nga Prizreni mund t’i angazhojmë edhe në komunën tonë”.

“Sa për fillim do të mundësojmë ardhjen e 3-5 mjekëve nga Prizreni”,tha ai./PrizrenPress.com/

PDK dërgon në Kushtetuese çështjen e “grupit më të madh parlamentar”

0

KuvendiKosoves5-27Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të mbajtur, e ka përcaktuar koalicionin LDK-AKK-Nisma për Kosovën si grupin më të madh parlamentar.
Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se kjo është në pajtim me Kushtetutën dhe se për këtë është pajtuar edhe Kryesia e Kuvendit.

Mirëpo, këtë vendim, Partia Demokratike e Kosovës po e sheh si të pamundshëm. Ndërkaq, sipas burimeve të Koha.net brenda partive politike, mësohet se këtë vendim PDK do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, pasi që, sipas tyre, vendimi bie ndesh me të gjitha Ligjet e Republikës së Kosovës. /Koha.net/

Edukimi dhe Gjuha Angleze,programet me të preferuar në UPZ

0

UPZ 45Fakulteti i Edukimit dhe Gjuha Angleze, janë programet që më së shumti preferohen nga kandidatët në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Sekretari i Përgjithshëm i UPZ-së,Adem Sallauka,tha se interesimi për t’u regjistruar në këtë institucion të arsimit të lartë është tejet i madh.

“Ky institucion ka kuadro dhe hapësira të mjaftueshme për një funksionim sa më të suksesshëm,përkundër sfidave të ndryshme që përballemi”.

Edhe akreditimi i programeve të reja,vlerësohet një e arritur e këtij universiteti.

Aplikimi onlin për regjistrim në Universitetin e Prizrenit do të përfundojë me 18 korrik,ndërsa afati i dytë i konkursit ende nuk është përcaktuar. Këtë vit në UPZ “Ukshin Hoti” do të regjistrohen edhe 3 mijë studentë të rinj/TV Prizreni/

Arrihet pajtimi në mes të VV’së dhe koalicionit LDK, AAK dhe NISMA

0

blloku opozitar

Përfaqësuesit e këtyre subjekteve politike janë pajtuar për një dokument, që flet për dialogun dhe privatizimin. Tash të njëjtin duhet ta shqyrtojnë edhe liderët e këtyre subjekteve, gjatë këtyre dy ditëve.
Përfaqësuesit e koalicionit LDK, AAK dhe NISMA sot janë pajtuar me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, rreth një draftdokumenti, me anë të të cilit pothuajse janë pajtuar rreth pikave kritike që ndanin përfaqësuesit e VV’së me ata të koalicionit.

Gazeta Express ka mësuar se dokumentin në fjalë, ose sot ose nesër do ta kanë para tyre edhe liderët e këtyre subjekteve, në mënyrë që në seancën e parë të Kuvendit, këto subjekte politike të shkonin si partner të koalicionit të ardhshëm.

“VV është edhe një hap më afër që të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme”, thotë ky burim, duke shtuar se tash cdo gjë do të bëhet zyrtare gjatë këtyre dy ditëve.

Përfaqësuesit e partive që janë pajtuar me dokumentin, kanë qenë në grupe punuese në cilësi të ekspertëve të partive. Pikat kryesore ku është arritur pajtim kishin të bënin me dialogun me Serbinë dhe me procesin e privatizimit.

Në këto pika kanë qenë dallimet kryesore në mes të LDK, AAK, NISMA në njërën anë dhe VV në anën tjetër.

 

Gati marrëveshja bazë e koalicionit opozitar me VV-në

—Grupi punues i koalicionit opozitar dhe Vetëvendosjes ka kryer punën e tij, duke vënë në letër një “marrëveshje bazë”. Çështja tash kalon tek liderët e partive të koalicionit dhe mbetet në dorën e tyre nëse nesër do ta nënshkruajnë atë.

Grupi punues, i cili përbëhej nga Visar Ymerin dhe Ardiana (VV), Kujtim Shala dhe Abdullah Hoti (LDK), Ardian Gjini dhe Laura Kryeziu (AAK), Bilall Sherifi dhe Endrit Shala (Nisma), ka kryer punën e tij dhe ata kanë bërë gati një marrëveshje bazë, ndërsa tash çështja ka kaluar tek liderët e tyre.

Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Albin Kurti, siç është paraparë me afat të caktuar, do të vendosin nesër nëse do ta nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim, do ta kthejnë sërish për modifikim, apo do ta prishin krejt.

“Ata, grupi punues, nuk kanë më çka të bëjnë. Tash çështja kalon në dorën e liderëve. Ata vendosin nesër a do ta nënshkruajnë apo jo”, ka thënë një burim i Politiko.net.

Blloku opozitar bashkë me Vetëvendosjen, të enjten, kanë mbajtur një takim prej tri orësh, nga i cili kanë dalë me konstatimin se e diela është dita e fundit e qartësimit të pozicioneve të tyre, duke i vënë në letër qëndrimet në formë të një marrëveshjeje bazë.

Deri më tash, siç janë shprehur në opinion, blloku opozitar dhe Vetëvendosje nuk kanë folur me të njëjtën gguhë për dialogun, përfaqësimin e pakicës serbe në Qeveri, e as për kohëzgjatjen e mandatit qeverisës.

Nesër, do të mund të kuptohet kush ku ka lëshuar pe. /Politiko.net/

Krasniqi: Po më kërcënojnë njerëzit e yshtur nga politika Thaçit (Foto)

0

JakupKrasniqi-kuvendKryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, përmes faqes së tij në Facebook, ka njoftuar se në adresë të tij po vazhdojnë të vijnë kërcënime të ndryshme nga njerëzit e “yshtur” nga poltika e Hashim Thaçit, siç thotë ai.

Krasniqi në Facebook ka postuar një mesazh, të cilin i ka dërguar një person duke e kërcënuar dhe duke e fyer. Ai rastin e ka paraqitur në polici dhe kërkon nga ta që të vihen para drejtësisë këta persona.

“Edhe një herë e njoftoj opinionin publik, se njerëzit e yshtur nga politika e Hashim Thaçit po vazhdojnë me fyerje e sharje. Sot nga një Daut Durmishi nga Skënderaj e i cili siç thotë, punon në Gazetën Express ka vazhduar me sharje në faqën e FB.

Kjo është njëra nga shumë dëshmitë, se ky Grup mafioz nuk është duke u bërë merak për privilegjet që i jep pushteti ligjor, por janë duke i mbrojtur privilegjet e nëntokës me çdo kusht e pa zgjedhur mjete. Kërkoj nga organet e pa kapura të pushtetit që ti kryejnë detyrat e tyre sipas ligjit.

Te njajten gjë e kërkoj edhe nga EULEX-i”, (sic)ka shkruar Krasniqi në Facebook.

00-dauti

Gazeta Expres krahas publikimit të postimit të tekstit të Jakup Krasniqit, ia bën me dije atij që Daut Durmishi nuk punon në Express e as nuk ka punuar ndonjëherë më parë, si dhe e këshillon atë që të gjitha telashet që i ka me Daut Durmishin t’i zgjidhë në polici, para se t’i publikojë në Facebook.

Xhuli e “BB7”: Me Arditin s’ishte lidhje, por vetëm ca puthje

0

XhuliIsh-banorja e “Big Brother”, Xhuli po i përjeton me gëzim të gjitha ndryshimet në jetën e saj, duke parë pozitivisht edhe përtej situatave të vështira. Aspak e mërzitur për ndarjen me Arditin, Xhuli zbulon për “Bluetooth” se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë asgjë më shumë se sa disa puthje, që tashmë i përkasin së shkuarës. Vajza nga Lezha ka plane konkrete për të ardhmen. Ajo ka nisur tashmë punën si modele dhe me shumë gjasa së shpejti do ta shohim teksa kërcen si velinë në programin e “Top Channel”, “Fiks Fare”. 
Xhuli, si po i kalon këto ditë si beqare? Je e mërzitur apo po bën qejf? 
Në fakt kam qenë beqare që kur hyra në “Big Brother” dhe e tillë dola. Rezultoi se ai djali që s’dua t’i përmend emrin, se nuk ia vlen as t’i bësh publicitet, e kishte nisur atë lidhje veç për lojë e për të arritur në finale falë meje. Edhe marrëdhënia që ne kishim s’ma merr mendja se mund të quhet lidhje, pasi përveç disa puthjeve, nuk kishte asgjë tjetër. Kur dolëm nga shtëpia e “Big Brother” mund të jemi takuar vetëm pak herë. Herët që ne jemi takuar numërohen me gishtat e dorës, ndryshe nga ç’thotë ajo shoqja e tij, që unë e paskam penguar të dilte sepse kështu lexova dje në faqet e gazetës tuaj. E mërzitur s’jam aspak, përkundrazi. Thjesht po kaloj një kohë super me miqtë e mikeshat e mia. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara! 
Si është një ditë e jotja prej vajze të famshme? Zgjohesh herët, bën punë shtëpie? 
Një ditë si e të gjitha vajzave të tjera që jetojnë me familjet. Zgjohem dhe nxjerr ‘dada’ dy vogëlushët e mi, qenushët Sisi dhe Bei. Më pas bëj punët e shtëpisë me mamin, pastaj pi një kafe e kështu vazhdon rutina e përditshme e mbushur me punë e miq të mirë. 
Në plazh ke shkuar? Në cilin bregdet dhe me kë e bën plazhin? 
Kam shkuar pak ditë. Disa herë për set-e fotosh dhe dy herë për pak relaks. Deri tani kam bërë plazh në Durrës e në Vlorë. Më pas pres të filloj turin veri-jug, ku do të shëtis çdo centimetër të bregdetit tonë fantastik. 
Të gjuajnë çunat në det? 
(qesh) Më shohin të habitur. Ngacmojnë me fjalë “Xhuli e ‘Big Brother’”, por kaq. Përveç respektit, përshëndetjeve, fotove dhe dashamirësisë, asgjë më shumë. 
Po jetën e natës e frekuenton? Deri në cilën orë rri jashtë zakonisht dhe me sa gota bëhesh tapë? 
Ndonjë fundjavë edhe mund të dal, të premteve ose të shtunave, por gjatë javës jo. Ora 11:00 maksimumi më gjen në shtëpi. Po ku ka më bukur e më mirë se shtëpia e ëmbla shtëpi. Plus që më pëlqen se ndihem e përkëdhelur nga mami që më fal dashuri pafund dhe nga dy vogëlushët e mi, që s’më ndahen asnjë sekondë. 
Kemi parë që po realizon disa sete fotografike, dëshiron të bëhesh modele? 
Po, kam bërë një marrëveshje me një agjenci serioze që merret me realizimin e reklamave, fotove artistike, kalendarëve për firma prestigjiozë në Shqipëri dhe diasporë. Po punoj me ta dhe tashmë ka dy javë që jam në regjim absolut, sepse duhet të ruaj peshën dhe të kem kujdes për lëkurën. 
Ke bërë edhe foto krejt e zhveshur, nuk ke frikë se të paragjykojnë? 
Jo, s’jam krejt e zhveshur, jam e mbuluar me duart e mia (qesh). Ajo është një foto artistike dhe si e tillë duhet të shikohet, si art. Nuk ma merr mendja se arti paragjykohet. Në Shqipëri e duan të bukurën, ndaj nuk merakosem. 
Mami i ka parë fotot e tua të zhveshura? Çfarë të ka thënë? 
Mami është mbështetësja ime më e madhe dhe fansja më e çmendur e imja(qesh). Normal që më përkrah, ajo dëshiron më të mirën për mua, kujdeset për çdo hap që unë hedh. 
Çfarë do të pëlqente të bëje? Ku do të punosh në shtator? 
Pse jo në “Top Channel”? Kam bërë aplikimin dhe audicionin për velinë në “Fiks Fare”. Shpresoj të bëhem pjesë e stafit dhe të jem çdo ditë në ekran. Sezoni i ri vjen shpejt kështu që kryqëzojmë gishtat dhe të presim përgjigjen përfundimtare. 
Katerina akuzon se ti dhe mamaja jote e keni kërcënuar në telefon për shkak të Arditit? Ka diçka të vërtetë në këtë? Mendon se Katerina është shkaktare për ndarjen tuaj? 
Kjo dhe ky duan akoma të mbahen në shtypin rozë nëpërmjet meje. Mami im mezi e mban mend edhe për fytyrë këtë vajzën, e ngatërron me Lorin herë pas here (qesh). Mamaja ime nuk është nga ato që kërcënon një njeri që e ka futur në shtëpi e i ka dhënë bukë, rroba dhe ndonjëherë edhe para xhepi. Po, është e vërtetë që e kemi marrë në telefon, por s’e kemi kërcënuar. Thjesht i kemi thënë të mos luajë me karakterin e dinjitetin e familjes sonë, pas një statusi në “Facebook” që ajo ma kishte dedikuar totalisht mua. Siç e thashë, ata nuk ekzistojnë nëse nuk është Xhuli. Por për ta thënë më troç, kjo vajza nuk ekziston fare në ditët e mia. Ndërsa ky djali akoma më keq, jo vetëm që s’është fare asgjë për mua, po madje më ngjall neveri kur kujtoj ato pak puthje të tij. Bëjnë mirë të bëjnë diçka në jetën e tyre për të qenë të dobishëm në komunitet, për shembull të largohen nga lagjia ime që të bëhet më e pastër, pa ata që sillen vërdallë e që duken njëri si ‘Maku, zëvendësi i grave’ dhe tjetra si shtriga e ‘101 dalmatëve’ (qesh).

Ndahet nga jeta Tommy Ramone, bateristi i “The Ramones”

0

Tommy RamonTommy Ramone, bashkëthemelues i grupit “The Ramones”, ka humbur jetën në moshën 62-vjeçare. Ai ishte i vetmi pjesëtar i grupit që ishte ende gjallë.

Lajmi u bë i ditur nga Dave Frey, i cili punon për “Ramones Productions”. Ai ka njoftuar se bashkëshortja e Tommy Ramone e ka telefonuar dhe i ka thënë që Tommy ka vdekur të premten.

Tommy Ramone, baterist, e ka bashkëthemeluar grupin në vitin 1974 në Nju Jork së bashku me këngëtarin Joey Ramone, basistin, DeeDee Ramone dhe kitaristin, Johnny Ramone.

Të katër pjesëtarët kishin mbiemra të ndryshëm, por për t’iu përshtatur grupit e kanë ndryshuar mbiemrin duke e bërë Ramone.

Ky grup ka influencuar një gjeneratë të tërë të këngëtarëve me hitet e tyre, mes të cilave më të njohurat ishin, “I wanna be sedated” dhe “Blitzkrieg Bop”.

Tentoi të kalonte kufirin, i riu shqiptar mbytet në Igumenicë, familja: Të na kthejnë trupin

0

90571_3Familja e të riut Kristian Çullai, i cili u gjet i mbytur në Igumenicë në përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin për në Greqi, kërkojnë kthimin e turpit të djalit të tyre.

Halla e Kristianit, Monda Çuko u bën apel autoriteteve që të kthejnë në Fier trupin e djalit, i cili qëndron prej tre ditësh në morgun e Janinës. Zonja Çuko thotë se familjes i janë kërkuar 1000 euro për të rikthyer trupin e djalit, por ata nuk mund ta përballojnë këtë pagesë.

“U nis në Greqi për bukën e gojës. Kërkojmë kthimin e trupit në Pojan. Të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore edhe në Fier. Na kërkuan 1000 euro për kthimin e trupit. Shteti të na ndihmojë, nuk kemi mundësi financiare.”- deklaron halla e djalit.

Kristian Çullai u nis përpara disa ditësh drejt Greqisë bashkë me 3 shokë të tij, të cilët gjithashtu nuk kanë komunikuar me familjet e tyre.

Familja Pelivani në Fier denoncoi një ditë më parë zhdukjen prej 10 ditësh të djalit të tyre 22-vjeçar. Eri Pelivani ishte nisur ilegalisht drejt Greqisë me shokun e tij Kristian Çullai dhe dy djem nga Durrësi. Familja Pelivani u bën apel autoriteteve që ta ndihmojnë për gjetjen e djalit.

“Na informuan se një nga shokët e tij Kristian Çullai, u mbyt. Eri ishte bashkë me Kristianin. Shteti të na ndihmojë të gjejmë djalin. Nuk kemi mundësi financiare për kërkimin e djalit. Që prej vitit 2003 është zhdukur edhe i ati i Erit”- u shpreh nëna e 22-vjeçarit.

GREQI, POLICIA: NË IGUMENICË U GJET VETËM NJË PERSON I MBYTUR

Policia greke ka bërë të ditur se në Igumenicë është gjetur vetëm një person i mbytur, për të cilin nuk ka dijeni nëse ishte i shoqëruar apo jo.

“Roja bregdetare ka gjetur në Igumenicë trupin pa jetë të një personi., i identifikuar si Kristian Cullhaj. Nuk kemi dijeni nëse ishte i shoqëruar.”- thuhet në deklaratën e policisë greke.

SHAK sot mban sesionin shkencor për “Gjuhën e simetrive…”

0

ashakNë mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës sot mbahet sesioni shkencor: “Gjuha e simetrive – një këndvështrim nga teoria e përfaqësimit dhe gjeometria”.

Në sesion shkencor të organizuar nga Seksioni i Shkencave të Natyrës i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës do të ligjërojnë profesorë të njohur universitarë:
Dr. Ethan Cotterill, Fluminese Federal University, Brazil; Dr. Harald Grobner, University of Vienna, Austria; Dr. Masoud Kamgarpour, University of Queensland, Australia; Dr. Robert Kremser, University of Munich, Germany; Dr. Marie-Amelie Lawn, University of Texas at Austin, USA; Dr. Justin Noel, University of Regensburg, Germany; Dr. Travis Schedler, University of Texas at Austin, USA.

Simetritë janë të pranishme në natyrë dhe ato shfaqen edhe në studimet shkencore në fizikë, kimi dhe matematikë, ndër shumë lëmenj të tjerë.
Në këtë Tubim shkencor do të diskutohen aspekte të ndryshme të gjuhës së simetrive nga perspektiva e Teorisë së përfaqësimit dhe nga Gjeometria.

 

Vetëvendosje në pritje të marrëveshjes së shkruar

0

Glauk GonjufcaAnëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se ky subjekt shpreson që deri nesër (e diel) t’i ofrohet marrëveshja në formë të shkruar nga koalicioni LDK,AAK dhe Nisma.

Madje sipas tij pa një marrëveshje të tillë ky koalilicion nuk i ka të sigurta votat e Vetëvendsojes e as për zgjedhjen kryetarit të Kuvendit.

“Mendojmë që kjo pozitë duhet jetë pjesë e pakos së marrëveshjes së përgjithshme që ne e kemi me këtë grupacion politik.

Nëse nuk arrihet marrëveshja me grupin parlamentar LDK,AAK, Nisma ne që tash iu themi atyre se nuk mund ta votojmë askënd, as për hatër e as për inatë të ndonjë individi, por votojmë për dhe kundër dhe pozicionimet tona i kemi varësisht se çka përfaqësojnë ata në mënyrë programatike, konceptuale, politike për shtetin e Kosovës, për negociatat me Serbinë, për privatizimin e Trepçës, PTK-së e kështu me radhë. Varësisht prej kësaj marrëveshje do të përcaktohet vota jonë për kryetarin e Kuvendit”, ka thënë Konjufca.