10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Xhuli e “BB7”: Me Arditin s’ishte lidhje, por vetëm ca puthje

XhuliIsh-banorja e “Big Brother”, Xhuli po i përjeton me gëzim të gjitha ndryshimet në jetën e saj, duke parë pozitivisht edhe përtej situatave të vështira. Aspak e mërzitur për ndarjen me Arditin, Xhuli zbulon për “Bluetooth” se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë asgjë më shumë se sa disa puthje, që tashmë i përkasin së shkuarës. Vajza nga Lezha ka plane konkrete për të ardhmen. Ajo ka nisur tashmë punën si modele dhe me shumë gjasa së shpejti do ta shohim teksa kërcen si velinë në programin e “Top Channel”, “Fiks Fare”. 
Xhuli, si po i kalon këto ditë si beqare? Je e mërzitur apo po bën qejf? 
Në fakt kam qenë beqare që kur hyra në “Big Brother” dhe e tillë dola. Rezultoi se ai djali që s’dua t’i përmend emrin, se nuk ia vlen as t’i bësh publicitet, e kishte nisur atë lidhje veç për lojë e për të arritur në finale falë meje. Edhe marrëdhënia që ne kishim s’ma merr mendja se mund të quhet lidhje, pasi përveç disa puthjeve, nuk kishte asgjë tjetër. Kur dolëm nga shtëpia e “Big Brother” mund të jemi takuar vetëm pak herë. Herët që ne jemi takuar numërohen me gishtat e dorës, ndryshe nga ç’thotë ajo shoqja e tij, që unë e paskam penguar të dilte sepse kështu lexova dje në faqet e gazetës tuaj. E mërzitur s’jam aspak, përkundrazi. Thjesht po kaloj një kohë super me miqtë e mikeshat e mia. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara! 
Si është një ditë e jotja prej vajze të famshme? Zgjohesh herët, bën punë shtëpie? 
Një ditë si e të gjitha vajzave të tjera që jetojnë me familjet. Zgjohem dhe nxjerr ‘dada’ dy vogëlushët e mi, qenushët Sisi dhe Bei. Më pas bëj punët e shtëpisë me mamin, pastaj pi një kafe e kështu vazhdon rutina e përditshme e mbushur me punë e miq të mirë. 
Në plazh ke shkuar? Në cilin bregdet dhe me kë e bën plazhin? 
Kam shkuar pak ditë. Disa herë për set-e fotosh dhe dy herë për pak relaks. Deri tani kam bërë plazh në Durrës e në Vlorë. Më pas pres të filloj turin veri-jug, ku do të shëtis çdo centimetër të bregdetit tonë fantastik. 
Të gjuajnë çunat në det? 
(qesh) Më shohin të habitur. Ngacmojnë me fjalë “Xhuli e ‘Big Brother’”, por kaq. Përveç respektit, përshëndetjeve, fotove dhe dashamirësisë, asgjë më shumë. 
Po jetën e natës e frekuenton? Deri në cilën orë rri jashtë zakonisht dhe me sa gota bëhesh tapë? 
Ndonjë fundjavë edhe mund të dal, të premteve ose të shtunave, por gjatë javës jo. Ora 11:00 maksimumi më gjen në shtëpi. Po ku ka më bukur e më mirë se shtëpia e ëmbla shtëpi. Plus që më pëlqen se ndihem e përkëdhelur nga mami që më fal dashuri pafund dhe nga dy vogëlushët e mi, që s’më ndahen asnjë sekondë. 
Kemi parë që po realizon disa sete fotografike, dëshiron të bëhesh modele? 
Po, kam bërë një marrëveshje me një agjenci serioze që merret me realizimin e reklamave, fotove artistike, kalendarëve për firma prestigjiozë në Shqipëri dhe diasporë. Po punoj me ta dhe tashmë ka dy javë që jam në regjim absolut, sepse duhet të ruaj peshën dhe të kem kujdes për lëkurën. 
Ke bërë edhe foto krejt e zhveshur, nuk ke frikë se të paragjykojnë? 
Jo, s’jam krejt e zhveshur, jam e mbuluar me duart e mia (qesh). Ajo është një foto artistike dhe si e tillë duhet të shikohet, si art. Nuk ma merr mendja se arti paragjykohet. Në Shqipëri e duan të bukurën, ndaj nuk merakosem. 
Mami i ka parë fotot e tua të zhveshura? Çfarë të ka thënë? 
Mami është mbështetësja ime më e madhe dhe fansja më e çmendur e imja(qesh). Normal që më përkrah, ajo dëshiron më të mirën për mua, kujdeset për çdo hap që unë hedh. 
Çfarë do të pëlqente të bëje? Ku do të punosh në shtator? 
Pse jo në “Top Channel”? Kam bërë aplikimin dhe audicionin për velinë në “Fiks Fare”. Shpresoj të bëhem pjesë e stafit dhe të jem çdo ditë në ekran. Sezoni i ri vjen shpejt kështu që kryqëzojmë gishtat dhe të presim përgjigjen përfundimtare. 
Katerina akuzon se ti dhe mamaja jote e keni kërcënuar në telefon për shkak të Arditit? Ka diçka të vërtetë në këtë? Mendon se Katerina është shkaktare për ndarjen tuaj? 
Kjo dhe ky duan akoma të mbahen në shtypin rozë nëpërmjet meje. Mami im mezi e mban mend edhe për fytyrë këtë vajzën, e ngatërron me Lorin herë pas here (qesh). Mamaja ime nuk është nga ato që kërcënon një njeri që e ka futur në shtëpi e i ka dhënë bukë, rroba dhe ndonjëherë edhe para xhepi. Po, është e vërtetë që e kemi marrë në telefon, por s’e kemi kërcënuar. Thjesht i kemi thënë të mos luajë me karakterin e dinjitetin e familjes sonë, pas një statusi në “Facebook” që ajo ma kishte dedikuar totalisht mua. Siç e thashë, ata nuk ekzistojnë nëse nuk është Xhuli. Por për ta thënë më troç, kjo vajza nuk ekziston fare në ditët e mia. Ndërsa ky djali akoma më keq, jo vetëm që s’është fare asgjë për mua, po madje më ngjall neveri kur kujtoj ato pak puthje të tij. Bëjnë mirë të bëjnë diçka në jetën e tyre për të qenë të dobishëm në komunitet, për shembull të largohen nga lagjia ime që të bëhet më e pastër, pa ata që sillen vërdallë e që duken njëri si ‘Maku, zëvendësi i grave’ dhe tjetra si shtriga e ‘101 dalmatëve’ (qesh).

Më Shumë

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Lajmet e Fundit