19.8 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025
Home Blog Page 7906

“Kapuçat…” që paralajmërojnë rrezikun marrin çmimin “Muslim Mulliqi”

0

20140710084205884646Me t’u ngjitur në katin e dytë të Galerisë Kombëtare të Kosovës, në anën e majtë, qëndrojnë të varura pesë punime.

Forma dhe ngjyrat e paraqitura fare pak dallojnë nga njëra-tjetra. Ato paraqesin vazhdimësinë e një ideje që vitin e kaluar do t’i linde artistes Flaka Haliti. E mesazhi është i qartë: po të hysh në një zonë të caktuar pa mbrojtje të nevojshme mund edhe të lëndohesh. Vepra paralajmëron rrezikun dhe titulli i saj është “Kapuçat nevojiten pas kësaj pike”. Eksplorimit të kuptimeve të ndryshme të narracionit dhe alegorisë, reflektimit mbi historiografinë dhe narracionin politik, të kërkuar nga Corinne Diserens kuratorja u përgjigjet goxha vepra fituese. Nëse për asgjë tjetër, alegoria është goxha e fortë. Bash sikurse edhe titulli i ekspozitës, “Si e rënë nga qielli – një sens i mendësisë publike”

Juria e edicionit jubilar të ekspozitës – çmimi “Muslim Mulliqi”, ka përzgjedhur punimin e Halitit si më të mirin në mesin e 32 artistëve të tjerë. E muri që zë “Kapuçat… zë vetëm një pjesë të vogël. Të dy katet e galerisë u mbushën me punime të mërkurën mbrëma, në mesin e të cilave prezantime të ndryshme që nga instilacionet e deri tek video projeksionet. Mungonin vetëm tri tapiceritë e artistes së njohur Hannah Ryggen. Tri tapiceritë e artistes norvegjeze ishin edhe pikënisja e krijimit të konceptit për kuratoren e ekspozitës, Corinne Diserens.

Kjo vonesë, sipas organizatorëve, u bë për shkak të disa probleme teknike me transportin. Si thelbi i ekspozitës, do të zënë vend prej së enjtes. Nëse vonesa kthehej në një akt artistik, edhe ajo do të merrte kuptim një pjesë e shpjegimit të konceptit, veçmas te “narracioni politik”, ndonëse arsyet e mosardhjes në kohë të këtyre punime, nuk janë bëtë të ditura.
Vendimi që ky çmim t’i ndahet Halitit u mor nga juria në përbërje të Laurence Rasselit, Visar Mulliqit dhe Friderich Machedes. Ky i fundit njëherësh kryetar i jurisë i dorëzoi çmimin Halitit me vlerë prej 3 mijë eurove, para se ekspozita të hapej zyrtarisht.

“Për shumë arsye jam goxha e emocionuar, do të thosha dhe e nderuar në të njëjtën kohë që e mora këtë çmim. Një prej tyre ka të bëjë me bashkëpunimin profesional që e kam pasur me Galerinë Kombëtare dhe kuratoren, e arsyeja tjetër për shkak se ky çmim mban emrin e një piktori shumë të madh kosovar, Muslim Mulliqi”, ka thënë Haliti, tek tregoi për konceptin e punimit të saj. “Kapuçat…”, sipas saj, u referohen shenjave paralajmëruese ku thuhet se përtej asaj pike nuk mund të kalohet pa u mobilizuar.

“Në këtë punim janë të paraqitura pesë vizatime të cilat mundohen të tregojnë një narracion por në të njëjtën kohë përmes xhamit krijojnë një ndjenjë tredimensionale me atë që e shikon, sepse mundohet që të krijojë një kufi me atë natyrë që e prezanton punimin. Në të njëjtën kohë ai që e shikon nuk mundet me të hyjë aty pa pasur një kapuç”, ka thënë Haliti. Cilësia, misteri dhe dyshimet që ky punim bart më vete janë bërë sebep që juria të vendosë që çmimin t’ia ndajë asaj.

Machede e ka pranuar se shpallja e fituesit nuk ka qenë punë e lehtë.
“Çmimi vlerëson edhe punën praktike dhe artistike të Flaka Halitit në përgjithësi, në nivelin ndërkombëtar dhe në nivelin profesional në këto vitet e fundit. Punimet e saj na kanë shtyrë si juri në diskutime të gjata të cilat kanë pasur të bënin me artin dhe domethënien e prezencës vizuale të kontekstit bashkëkohor në Prishtinë”, ka thënë Machede, tek ka uruar Halitin për çmimin.

Kjo ekspozitë është një mejdan gërshetimesh të formave artistike. Prezantimi i ideve përmes video projeksioneve, gjashtë sa ishin gjithsej, plotësohet me vizatime e fotografi që kuratorja i ka bërë tok. Ndërsa në dhomën e ndarë me perde të zeza gjen një ekran të madh ku shfaqeshin filma. Filmi i artistit kosovar Alban Muja “The Legendary Dog”, dy filma të tjerë të Bahman Kiarostamit, “Re-enactment” dhe “Statues of Teheran” si dhe filmit “The Anabasis of May and Fusako Shigenobu” të Eric Baudelaire.
Ky lloj i prezantimit të artit bashkëkohor në Kosovë, sipas artistit Afrim Spahiu, është një fushë e re.

“Në këtë kontekst ku janë të gërshetuara teknologjia dhe mënyra e asaj madhores, shpirtërores të realizimit që e shohim në formën grafike, këtë ekspozitë e ngrenë në një nivel ndoshta jo edhe aq të kapshëm dhe të kuptueshëm për këtë opinion kosovar”, ka thënë Spahiu.
E një e kaluar historike ka qenë edhe pikënisja e tërë kësaj ekspozite e cila do të përmbyllet në muajin shtator dhe dallon në strukturë me edicionet e kaluara. Dallimin e bëjnë filmat e “DokuFestit” që do të shfaqen në shtator. Përderisa veprat e artistes së ndjerë Hannah Ryggen, të cilat në kohën kur ajo i punoi nuk u pritën mirë, krijojnë një zhvendosje në perceptimin e artit: dikur refuzoheshin sot kërkohen që të ekspozohen në mbarë botën. Ajo ishte aktive para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe e gjithë veprimtaria e saj artistike ka qenë një reflektim i ndodhive dhe i situatave të asaj kohe.

Në këtë ekspozitë tashmë janë të vendosura edhe punimet e Zgjim Elshanit, Jakup Ferrit, Uran Hajdarit, Astrit Ismailit, Faik Krasniqit. Ndërsa në radhët e ndërkombëtareve janë punimet e Masao Adachit, Sven Augustijnen, Rossella Biscottit, Thea Djordjadzes, Willie Dohertyt, Peter Friedlit, Yervant Gianikianit dhe Angela Ricci Lucchit, Ibro Hasanoviqit, Pierre Huyghes, Adela Jusiqit, Genc Kadriut, Bahman Kiarostamit, Sharon Lockartit, Gordon Matta-Clarkut, Santu Mofokengut, Anri Salës, Kimiavi Parvizit, Melanie Smithfit, Nasrin Tabatabait dhe Babak Afrassiabit, Rosemarie Trockelit dhe Paola Yacoubit./Koha Ditore/

Ukrainë, rre ushtarë të vrarë në pjesën lindore

0

ukrain ushtTre ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur në përleshjet me separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, gjatë 24 orëve të fundit.

Ushtria e Ukrainës tha se një ushtar ishte vrarë nga të shtënat e kryengritësve në një kamion me ushtarë afër qytetit Luhansk, ndërsa dy të tjerë e kanë humbur jetën kur makina e tyre e blinduar hasi në një minë afër Donjeckut.

Mbrëmë vonë, presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një bisede telefonike kanë kërkuar nga presidenti i Ukrainës, Petro Portoshenko, që mbështetet nga perëndimi, të lëvizë kah zgjidhja politike.

Presidenca franceze tha se Poroshenko ka premtuar “përmbajtje” në operacionin e ushtrisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Ky është i dashuri sekret i Miley Cyrus

0

Miley CyrusAi është një producent ekzekutiv, ndërsa ajo një këngëtare, e cila ka publikuar tashmë albumin e 4 të saj në studio, Bangerz. Por, nga sa është zbuluar, duket se Mike Will Made It mund të ketë qenë i dashuri sekret i Miley Cyrus gjatë 9 muajve të kaluar.

“Kushdo në rrethin e saj të shoqërisë e dinë mirë se ata kanë qenë bashkë gjatë gjithë kësaj kohe”, ka thënë një burim i Daily Mail. “Ata flasin dhe i shkruajnë mesazhe njëri-tjetrit gjatë gjithë ditës, në përditshmëri”.

Producenti 25-vjeçar, i lindur me emrin Michael Williams, duket se e ka “tepër seriozisht” me pop-staren 21-vjeçare, madje duket se ka marrë edhe miratimin e së ëmës të Miley-t. “Tish thotë se ai është pjesë e familjes”, thotë burimi i tabloidit britanik.

Miley duket se ka pasur mundësi të kalojë më shumë kohë me Mike, pasi po shijon një pushim prej 5 javësh nga turnetë e saj muzikorë.

Haradinaj: Do të vazhdojmë, aty ku na ndërprenë dhjetë vjet më parë

0

haradinaj nenshkrimKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshkruar emocionet e tij, me rastin e certifikimit si deputet i legjislacionit të ardhshëm të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se “bashkë me kolegët tjerë të koalicionit LDK, AAK dhe NISMA, si dhe me mbështetjen dhe konstruktivitetin e grupeve dhe deputetëve të tjerë, të përcaktuar për ndryshimin e madh, do të nisim punën në një kapitull dhe në një epokë të re për vendin”.

Lexojeni të plotë postimin e Haradinajt:

Pas 10 vjetësh, sot u çertifikova për herë të dytë në mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Sigurisht se ishte përjetim i veçantë, pas një periudhe të gjatë, me plot sfida, që kaluam unë, familja dhe Kosova. Ky moment shënon edhe një pikënisje të re për të gjithë ne, në rrugën dhe synimet e përbashkëta për Kosovën evropiane.

Bashkë me kolegët tjerë të koalicionit LDK, AAK dhe NISMA, si dhe me mbështetjen dhe konstruktivitetin e grupeve dhe deputetëve të tjerë, të përcaktuar për ndryshimin e madh, do të nisim punën në një kapitull dhe në një epokë të re për vendin.

Personalisht dhe me kolegët, me po të njëjtat energji dhe me po të njëjtin përkushtim, do ta vazhdojmë angazhimin, aty ku na ndërprenë 10 vjet më parë.

Kosova ka shënuar të arritura, është shtet i pavarur, por shtetit dhe pavaresisë sonë i duhet rend, ligj, zhvillim, sovranitet dhe integrim.

Këtë do ta bëjmë bashkërisht, që nga dita e parë e qeverisjes sonë. Urime, Kosovë! Urime, qytetarë të vendit tim. RH (sic)

Mbytet një fëmijë nga Krusha e Vogël në lumin Drini

0

drini i madhPolicia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Krushë e vogël të Prizrenit është gjetur pa shenja jete një fëmijë tek lumi Drini.

Dyshohet se viktima ka qenë duke u larë në lum me ç’rastvëllai i tij ka kërkuar ndihmën e një qytetari ku më pas e kanë gjetur të vdekur.

Vesa Luma, krenare me ‘Plisat’

0

vesa lumaKëngëtarja që gjithmonë ka qenë pranë Prishtinës e tifozëve ‘Plisat’ duke shkruar për ta e duke bërë këngë për ta, së fundmi ka shkruar së është krenare për ‘Plisat’, madje i quan edhe engjëj.

Është kjo këngëtarja Vesa Luma e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ ka shkruar se është shumë krenare për ta, për shkak se
‘Plisat’ kishin organizuar protestën që është mbajte në Prishtinë për tu solidarizuar me shqiptarët e Shkupit pas ndodhisë së fundit atje.

”Plisat gjithmonë aty ..jo vetëm për Prishtinën,po për Shkupin dhe gjithë Shqiptarinë Proud of our angels (Krenar me engjëjt tonë). Ishte mbishkrimi i këngëtares.

Prizren, Fazli Berisha, një muaj paraburgim për rrahjen e gruas

0

Prizren-Qendra paraburgimitGjykata Themelore në Prizrenit, ka marrë vendim që të mbajë një muaj në paraburgim, Fazli Berishën nga lagja “Arbana” . Ai akuzohet për lëndim trupor të bashkëshortes.

“Fazli Berisha do të mbahet në paraburgim për 1 muaj, gjatë së cilës kohë pritet që i pandehuri të dalë në gjykim para Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit”

Berisha është arrestuar me datën 07.07.2014 nga ora 19.00.

“I pandehuri u akuzua për shkelje të Kodit Penal, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore bashkëshortes, rrezikun se ai mund ta përsërisë veprën penale, pasi i njëjti është recidivist- përsëritës i veprës penale, në shkelje të Nenit 189 par.3. lidhur me pa.1 të KP-së, Gjykata i cakton paraburgim prej 1 muaji”./PrizrenPress.com/

Vajza i dërgon babait gabimisht selfie nudo në cellular

0

90456Kujdes me selfiet nudo që mbani në telefon! E themi këtë sepse gabimisht mund t’ia coni, babait tuaj. Një vajzë me emrin Nyjah Cousar ngatërroi adresë dhe një selfie nudo me buzë të fryra dhe gjoks të zbuluar ia nis padashur babait të saj. Ishte një ëndërr e keqe tha ajo teksa ndante këtë problem me miqtë në Twitter. Sigurisht që babai nuk është krenar që për atë që pa nga e bija. Madje i kërkoi të fliste në telefon por vajza nga turpi nuk e hapi.

“Këtë bën gjatë gjithë kohës në shkollë ti, e bën për para? Nyjah jam veri i zhgënjyer nga ty, i thashë dhe mamasë tënde, gjithashtu dhe ajo ndihet keq për këtë gjë. Pse nuk e hap telefonin, pse nuk u përgjigjesh thirrjeve të mia. Do të jem në shtëpinë tënde dhe pres të flasim rreth kësaj”.
Por vajza e shqetësuar u shpreh në Twitter me miqtë e saj se është e bindur se nuk do ia hapte derën babait.

Vajza në fund dha një këshillë për miqtë e saj në Twitter që u shtuan në 16 mijë brenda një kohe të shkurtër. “Mos dërgoni me selfie nudo për sot”.

Dhe ju që të jeni të sigurt, ose mos mbani foto nudo tuajat në telefon, ose mësoni të përdorni mirë telefonin, ose thjesht mos i coni babait selfie nudo në telefon.

Tifozja seksi fiton një kontratë me … L’Oreal

0

article-2686930-1F87728C00000578-767_306x433Belgjika mund të ketë mbyllur Botërorin, por një fanse ka dalë e fituar nga ky eveniment.

Bukuroshja 17- vjeçare Axelle Despiegelaere tërhoqi vëmendjen gjatë festimeve në ndeshjen e Belgjikës kundër Rusisë.

Fotot e saj u përhapën me shpejtësi në internet dhe kur u kthye në vendlindje, ajo hapi një faqe në Facebook që mori më shumë se 200 mijë pëlqime.

Të martën, ajo tha se ka pranuar një kontratë për modeling me agjencinë e njohur L’Oreal.

tifozja

LDK t`i hapë dyert!

0

mendim-Rugova2Lidhja Demokratike e Kosovës ka kryesi por pa guxim. Kjo parti duhet të hapet më shumë për të futur kuadro dhe fytyra te reja. Kështu shprehet Mendim Rugova, djali i madh i presidentit historik të Kosovës dhe themeluesit të LDK-së Ibrahim Rugova.

Mendimi, politolog me profesion, në pjesën e dytë të intervistës ka folur për të ardhmen e tij politike. Nuk e përjashton mundësinë e hyrjes në LDK nëse këtë ia kërkon elektorati. Ai tregon prapavijën e takimeve me kryetarin Isa Mustafa, i cili në fund ka refuzuar që Mendimi të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së. Mendim Rugova shpjegon se kryesia e moshuar e LDK-së i frikësohen autoritetit të familjes Rugova. Ata fillimisht në vitin 2010 ia kishin mbyllur derën Ukës, e para këtyre zgjedhjeve edhe kishin refuzuar që Mendimin ta kenë në listë.
Politologu Mendim Rugova ende nuk ka vendosur nëse do t`i revanshohet liderit aktualë të LDK-së dhe të garojë brenda organizatës që thotë se e ka shtëpi.

Ai nuk ia fal strukturave aktuale të partisë indiferencën ndaj arrestimit të Ukë Rugovës. Isa Mustafën e përshkruan si politikan pa guxim.
Familja Rugova nuk do asgjë më shumë sesa ndërprerja e arrestimit të Ukë Rugovës. Ata janë të bindur se hetimet që do të vazhdojnë, do të dëshmojnë se Uka nuk ka gisht në asnjë prej dyshimeve. Mendimi thotë se për vëllain e tij të vogël që një dekadë janë krijuar mite e mite nëpër media dhe kafehane, thashetheme që kanë pasur për qëllim denigrimin e familjes. Ai është i bindur se e ardhmja do ta dëshmojë mirësinë që ka Uka, mirësi që sot e ka çuar në paraburgim.

Tribuna: Pse nuk po merreni me politikë?
Rugova: Pas gjithë atyre viteve me peripeci që përjetuam në politike me babain dhe së fundmi edhe me Ukën, nuk e konsideroj si shumë të këshillueshme që të futem në skenën politike. Është goxha një sakrificë e madhe dhe përgjegjësi për dikë që të merret me politikë. Pas shkuarje në amshim të Presidentit, më shumë kam qenë i orientuar që të vazhdoj studimet universitare si dhe të vazhdoj në njëfarë mënyre pasionin tim që kam për fotografi por edhe për shkencë, sidomos për meteorologji. Mirëpo, futja në politikë mund të ndodhë në mënyrë spontane. por ka disa dilema në këtë mes. Duke parë se si është politika, si e kam jetuar atë me Ibrahim Rugovën dhe Fanën. Me Ukën dhe Teutën, nuk i përgjigjet idealeve të mia. Pastaj çka mund të bëj më shumë për vendin tim, sesa sakrifica ime personale dhe familjare.

Tribuna: A mund të ju shohim një ditë në krye të ndonjë formacioni politik?
Rugova: Për momentin nuk e besoj. Në të ardhmen mund të ndodhë. Presidenti Rugova është sinonim i pavarësisë, shtetit të Kosovës dhe lirisë. Nuk mendoj që inkuadrimi im në politike mund të ndikojë më shumë…