17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

LDK t`i hapë dyert!

mendim-Rugova2Lidhja Demokratike e Kosovës ka kryesi por pa guxim. Kjo parti duhet të hapet më shumë për të futur kuadro dhe fytyra te reja. Kështu shprehet Mendim Rugova, djali i madh i presidentit historik të Kosovës dhe themeluesit të LDK-së Ibrahim Rugova.

Mendimi, politolog me profesion, në pjesën e dytë të intervistës ka folur për të ardhmen e tij politike. Nuk e përjashton mundësinë e hyrjes në LDK nëse këtë ia kërkon elektorati. Ai tregon prapavijën e takimeve me kryetarin Isa Mustafa, i cili në fund ka refuzuar që Mendimi të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së. Mendim Rugova shpjegon se kryesia e moshuar e LDK-së i frikësohen autoritetit të familjes Rugova. Ata fillimisht në vitin 2010 ia kishin mbyllur derën Ukës, e para këtyre zgjedhjeve edhe kishin refuzuar që Mendimin ta kenë në listë.
Politologu Mendim Rugova ende nuk ka vendosur nëse do t`i revanshohet liderit aktualë të LDK-së dhe të garojë brenda organizatës që thotë se e ka shtëpi.

Ai nuk ia fal strukturave aktuale të partisë indiferencën ndaj arrestimit të Ukë Rugovës. Isa Mustafën e përshkruan si politikan pa guxim.
Familja Rugova nuk do asgjë më shumë sesa ndërprerja e arrestimit të Ukë Rugovës. Ata janë të bindur se hetimet që do të vazhdojnë, do të dëshmojnë se Uka nuk ka gisht në asnjë prej dyshimeve. Mendimi thotë se për vëllain e tij të vogël që një dekadë janë krijuar mite e mite nëpër media dhe kafehane, thashetheme që kanë pasur për qëllim denigrimin e familjes. Ai është i bindur se e ardhmja do ta dëshmojë mirësinë që ka Uka, mirësi që sot e ka çuar në paraburgim.

Tribuna: Pse nuk po merreni me politikë?
Rugova: Pas gjithë atyre viteve me peripeci që përjetuam në politike me babain dhe së fundmi edhe me Ukën, nuk e konsideroj si shumë të këshillueshme që të futem në skenën politike. Është goxha një sakrificë e madhe dhe përgjegjësi për dikë që të merret me politikë. Pas shkuarje në amshim të Presidentit, më shumë kam qenë i orientuar që të vazhdoj studimet universitare si dhe të vazhdoj në njëfarë mënyre pasionin tim që kam për fotografi por edhe për shkencë, sidomos për meteorologji. Mirëpo, futja në politikë mund të ndodhë në mënyrë spontane. por ka disa dilema në këtë mes. Duke parë se si është politika, si e kam jetuar atë me Ibrahim Rugovën dhe Fanën. Me Ukën dhe Teutën, nuk i përgjigjet idealeve të mia. Pastaj çka mund të bëj më shumë për vendin tim, sesa sakrifica ime personale dhe familjare.

Tribuna: A mund të ju shohim një ditë në krye të ndonjë formacioni politik?
Rugova: Për momentin nuk e besoj. Në të ardhmen mund të ndodhë. Presidenti Rugova është sinonim i pavarësisë, shtetit të Kosovës dhe lirisë. Nuk mendoj që inkuadrimi im në politike mund të ndikojë më shumë…

Më Shumë

Lajmet e Fundit