19 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025
Home Blog Page 7907

Islami: Grabovci është dhelprak, dinak dhe njeri i nëntokës!

0

Islami-GrabovciAdem Grabovci nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se partia e tij është e interesuar për shtet dhe se pushtetin nuk e kanë mbi të gjitha. “PDK-ja nuk është e interesuar për pushtet, por për shtet”, ka theksuar Grabovci.

Por, këtë deklaratë të Grabovcit e ka komentuar analisti politik, Gazmend Islami, i cili thekson se, vetë mënyra se si e ka thënë z. Grabovci tregon për humorin e tij e që ka në këto prononcimet e tij për media.

“Për tu marrë me deklaratën e tij nuk ke sesi ta kalosh pa thënë skandalin e “Prontos” ku protagonisti kryesor është z. Grabovci, pra e gjithë kjo tregon sesa dhelprak, sesa dinak, sesa njeri i nëntokës është ai. Nëse i referohemi deklaratës së tij se “PDK-ja nuk është e interesuar për pushtet, por për shtet” kjo tregon më së mirë se deri ku mund të shkoj hipokrizia e tij, kur dihet që gjatë gjithë kësaj periudhe që kanë udhëhequr me shtetin këta prioritet e kanë pasur vetëm pushtetin dhe kurrë shtetin”, thotë Islami.

Islami për gazetën “Bota sot” thekson se, po të shihesh skandalet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur me këtë qeveri kriminale atëherë mund ta kuptosh drejt deklaratën e Grabovcit.

“Deklaratat e tilla zakonisht bëhen për të rehabilituar humbjen qe janë duke e pësuar për çdo ditë e më shumë”, pohon Gazmend Islami.

Adem Grabovci kishte deklaruar se qytetarët mund ta bëjnë dallimin se kush janë bllokuesit që po bllokojnë të gjitha proceset zgjedhore dhe shtetin vetëm për të pasur pushtet.

“PDK-ja nuk është e interesuar për pushtet, por për shtet. Nuk është pushteti mbi të gjitha, por për ne është shteti. Ne jemi përcaktuar ta ndihmojmë procesin. Ky far blloku që ka ndodhë, po shihet qartë dhe besoj fuqishëm te çdo qytetarë i Kosovës se munda ta bëjë dallimin shumë hapur se kush janë bllokuesit të cilët janë në gjendje të bllokojnë të gjitha proceset, janë në gjendje ta bllokojnë shtetin për të pasur pushtet. Prandaj ne mendojmë të kundërtën”, shkruan Grabovci.

Vetëm 1 i lënduar ka mbetur në Spitalin e Nishit

0

Rudare-rrezohet autobusi48 nga 49 kosovarët e lënduar në aksidentin që ndodhi në Rudare të Kurshumlisë në Serbi janë kthyer në Kosovë, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, Bashmir Xhemaj, këshilltari politik i Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Sipas Xhemajt, mbrëmë vonë janë kthyer edhe 3 kosovarë nga Serbia me autoambulanca për shkak të lëndimeve pak më të rënda, ndërsa tani në Spitalin e Nishit ka mbetur i lënduari i fundit.

Jeta e kosovarit që ka mbetur në Spitalin e Nishit nuk është në rrezik, ndërsa sipas Bashmir Xhemajt, ai ka mundësi të kthehet sot në Kosovë pas një intervenimi të vogël kirurgjik.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm kur autobusi i Zhitia Turs ka dal nga rruga për arsye që ende nuk dihen saktë, duke lënduar të 49 pasagjerët që ishin në të.

E hëna- dita më e vështirë në jetën politike të Hashim Thaçit! Takimi i tij me Prokurorin Williamson- kurtoazi apo marrje në pyetje?

0

Thaci14-17aTashmë bëhen tri ditë që Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kryeministri në ikje i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është parë askund, nuk është prononcuar në media dhe nuk ka folur për zhvillimet politike në Kosovë. Bile edhe në mediumin e tij më të preferuar, në profilin e tij në Facebook, Thaçi nuk ka qenë fare aktiv. Fakti që PDK ka dorëzuar tashmë në Kushtetuese “lëndën” Mustafa nuk don të thotë aspak që kjo parti dhe sidomos liderët e saj më në krye me Thaçin e Veselin po merren vetëm me zhvillimet politike në vend.

Siç Gazeta Blic mëson nga rrethe të afërta me PDK-në në Prishtinë, tek Thaçi dhe Veseli por edhe liderë tjerë të kësaj partie sytë dhe çdo gjë është drejtuar nga mysafiri që nga Brukseli pritet që në Kosovë të mbërrijë sot dhe nesër edhe zyrtarisht të takohet me Hashim Thaçin. Do të jetë ky një takim kurtoazie apo Williamson do ta konfrontojë Thaçin me “gjetjet” e tij për më shumë se dy vite bazuar në Raportin e Dick Marty? Kjo është pyetja dhe dilema kryesore që nesër do të ketë opinioni në Kosovë. Dilemë kjo e cila Thaçin dhe rrethin e tij po e preokupon tash disa ditë. Saktësisht prejse në media ka “rrjedhur” lajmi që vizitori jo edhe aq i mirëseardhur do të takohet me Thaçin në zyren e tij.

“Mendoj që Thaçit do t’i duhet të dëgjojë gjëra bukur të pakëndshme në këtë takim”, i ka thënë Gazetës Blic një burim ndërkombëtar në Prishtinë.

“Williamson do ta konfrontojë atë në mënyrë direkte me gjëra të cilat në raportin e Z. Marty përmenden dhe për të cilat siç duket ekipi i tij tashmë ka argumente dhe dëshmitarë. Nuk e besoj që kanë të bëjnë me z.Thaçi perosnalisht. Me bashkëpunëtorë të tij të afërt gjithsesi”, i ka thënë i njejti burim Gazetës Blic.

Përndryshe kjo gazetë ka bërë të ditur javën e kaluar që Kosova do të tronditet nga aktakuzat që do të ngriten për krime lufte, korrupsion dhe krim të organizuar në fund të këtij muaji dhe gjatë Gushtit. Kjo do ngjajë bazuar në hetimet e Prokurorit Williamson dhe për shkakun që nga Shtatori Eulex-i do të fillojë të transferojë shumicën e kompetencave tek autoritetet vendore.

Williamson përndryshe do t’i prezantojë gjetjet e tij me datën 28 Korrik të këtij viti. Tash për tash supozohet që konferencën për shtyp ai do ta mbajë në Bruksel- edhepse kjo gjë ende nuk është e saktësuar pasi që ka vende dhe diplomatë që po “insistojnë” që ai këtë prezantim ta bëjë në Prishtinë.

Së shpejti hiti i premtuar, vjen Luana me Blunt dhe Real 1 (Foto)

0

Dj Blunt-Real 1-Vjollca1Dj Blunt dhe Real 1 po bëjnë gati një duet të bukur. Luana Vjollca ka bashkepunuar me djemtë nga Kosova, për të realizuar një duet, i cili sipas shumë gjasave mund të shndërrohet në një hit.

Kënga titullohet “Luanët” dhe nga fotot që ajo ka postuar në Instagram, nuk le vend për shumë koment.

 

Dj Blunt-Real 1-Vjollca2 Dj Blunt-Real 1-Vjollca3 Dj Blunt-Real 1-Vjollca

Nis transformimi i 70 qyteteve, Rama: Rilindje, shesheve ‘komuniste’

0

EdiRama-rilindje shesheve komunisteRikonstruksioni i sheshit qendror të Korçës është vetëm fillimi i një programi për transformin urban të 70 qyteteve të vendit, që ka nisur pikërisht nga Korça.

Projekti është prezantuar nga kreu i Qeverisë, Edi Rama, në sheshin që së fundi është bërë objekt debati ndërmjet PS-së dhe PD-së.

Kryeministri Rama theksoi se nga Korça nis një model i qëndrueshëm i një zhvillimi urban për vendin, njëherësh edhe fillimi i mbajtjes së zotimit për rilindjen urbane të Shqipërisë.

Fjalës së tij në këtë prezantim nuk i kanë munguar dhe akuzat ndaj qeverisë paraardhëse.

“Do të bëjmë për këto komunitete dhe zona urbane të vendit çfarë nuk është bërë 20 vjet me radhë.

Ne kemi vendosmërinë që brenda këtij mandati t’i sjellim qyteteve të vendit atë rilindje të madhe urbane, që u ka munguar për vite të tëra dhe t’i transformojmë këto sheshe të braktisura komuniste në sheshe të bashkëjetesës komunitare, në sheshe që i japin qyteteve tona atë sens bashkësie që kanë qytetet e Europës ku ne duam të integrohemi dhe në rrugë e në infrastrukturë urbane.

Qeveria e Tiranës nuk i ktheu sytë ndaj tyre dhe u harrua duke thërrmuar dhe shpërndarë paratë në segmente rrugore, që sot ose janë fshirë nga faqja e dheut për shkak të cilësisë së punimeve, ose kanë shumë pak përdorim.”- tha Rama në Korçë, transmeton Oranews.

Për PD-në, pas kësaj ndërhyrjeje, në këtë shesh në Korcë, fshihen interesa klienteliste të Qeverisë.

Kërcimi gati fatal nga Ura e Mostarit për një amerikan (Video)

0

Kercimi fatal nga Ura e MostaritTuristi amerikan përfundoi në dhomën e emergjencës pas një kërcimi nga Ura e Mostarit që i shkoi keq.

Sipas dëshmitarëve personi që shpëtoi për pak, dhe dy miq të tij vendosën të hidhen nga Ura e vjetër në Mostar. Dy miqtë e tij, të cilët u hodhën të parët kaluan mirë, raporton Radiosarajevo.ba, transmeton lajmi.net.

Ndërsa reagimi i shpejtë i shpëtimtarëve të Klubit “Mostar”, bëri që të shmanget një tragjedi.

Turisti u tërhoq shpejtë nga uji, ku iu dha edhe ndihma e parë, para se të dërgohej edhe për trajtim mjekësor.

Instituti për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve realizon trajnimin e parë

0

MASHT-KosoveInstituti për Hulumtim dhe Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve, i cili është themeluar në kuadër të Fakultetit të Edukimin në Universitetin e Prishtinës, ka realizuar trajnimin e parë për mësimdhënësit. Ky Institut tashmë është në fillim të funksionimit dhe ka licencuar në Ministrinë e Arsimit 5 trajnime, që do të realizohen për mësimdhënësit në shërbim.

Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve, i cili do të menaxhohet nga Universiteti i Prishtinës, ka hartuar plan programin si dhe janë caktuar ligjëruesit, të cilët do të jenë nga stafi akademik i Fakultetit të Edukimit.

Prodekani në Fakultetin e Edukimi, Zeqir Veselaj, tha për Radio Kosovën, se shtyllat kryesore të Institutit do të jenë hulumtimet në fushën e edukimit dhe trajnimi i mësimdhënësve në shërbim.

“Dy do të jenë shtyllat kryesore të punës së Institutit. E para do të jetë hulumtimin në fushën e edukimit, hulumtimit shkencor për të parë se ku janë ngecjet në fushën e arsimit nga stafi i fakultetit dhe ekspertë të tjerë dhe shtylla e dytë është komponentë e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, respektivisht trajnimi i mësimdhënësve në shërbim”, tha ai.

Prodekani Veselaj, tha se tashmë Instituti është në themelim të Këshillit Drejtues, që do të përbëhet nga pesë anëtarë.

Megjithatë Instituti ka filluar punën, ku sapo ka përfunduar një trajnim që ka të bëjë me mësimin e gjuhës angleze.

Veselaj, tha se trajnimet do të realizohen varësisht nga nevojat që kanë mësimdhënësit nëpër komuna.

“Drejtoritë Komunale të Arsimit bëjnë analizimin e nevojave për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe i drejtojnë në Ministri. Ne do të shohim cilat janë nevojat e tyre dhe do të ofrojmë listën e trajnimeve të licencuar ku janë licencuar pesë trajnimet e para në Ministrinë e Arsimit, që kanë të bëjnë kryesisht me kurrikulën e re”, tha ai.

Veselaj, theksoi se me legjislacionin në fuqi, mësimdhënësit duhet të ri-licencohen çdo pesë vjet, e për të siguruar licencën çdo mësimdhënës duhet t’i ketë së paku njëqind pikë të trajnimeve.

Në shkurt të këtij viti është miratuar projekt rregullorja për themelimin e Institutit nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës. Ky Institut është mbështetur financiarisht nga Ministria e Arsimit.

Libri që do t’ua ndryshojë mënyrën në të cilën punoni

0

Studentet-Te bashkuar duartRekomandimet për leximin gjate verës janë zakonisht libra qe kane te bejne me ikje nga realiteti – misterioz, thrillers, melodrama, romance, detyra e të cilëve është të ‘shpëtuar nga jeta e përditshme”

Megjithatë, kohët e fundit, e gjithë bota është duke folur për librin “The Alliance: Managing Talent in the Networked Age“ nga Rid Hoffman, Ben Kasnocha dhe Kris Ye. Hoffman është themeluesi i LinkedIn dhe partner në Grey Lock dhe gjithashtu ka pasur investime të hershme në kompanite si Facebook, Flickr, Zyngra dhe Last dm. Kasnocha ishte shef i dikurshem i Linkedin.perderisa ishte kryetar i PBeorks dhe themelues i Wasabi patneritetit.

Libri tregon se si punët kanë ndryshuar në dekadat e fundit dhe se si këto ndryshime kanë shkatërruar besimin në marrëdhëniet në mes të punëdhënësve dhe të punësuarve, e cila është në të vërtetë në dëm të te gjithëve. Ai gjithashtu tregon rrugën që do të përfitojnë të gjithë.

Në fakt, autorët shkruajnë se bota shkoi nga një model që fillojnë në bazë të qëndrueshme, punësim afatgjatë në ndryshim të përhershëm. “Bota po ndryshon, dhe filozofikisht dhe teknologjikisht”, shkruajnë ata, transmeton fakultetet.al.

Si rezultat, raporti punëdhënësi – punonjësi dhe u bë një transaksion ligjor, dhe karakterizohet nga mosbesimi reciprok. Punëdhënësit vazhdimisht flasin për “familjen” dhe “ekip”, por kur pritjet nuk janë plotësuar, të punësuarit papritmas e gjejnë veten pa familje dhe të hedhur jashtë ekipit. “Askush nuk investon në marrëdhënie afat-gjatë”, shkruajnë autorët.

Askush nuk dëshiron për të bërë investime, dhe kjo është e keqe, duke përfshirë edhe bizneset. “Biznesi është biznes nuk ka besnikëri pa menduar ne plan afat të gjatë”. Biznes pa menduar ne plan afatgjatë është një biznes që është në gjendje për të investuar në të ardhmen. Një biznes që nuk është në gjendje për të investuar në të ardhmen dhe teknologjine – ky është një biznes që është tashmë eshte në procesin e vdekur”.

Perderisa ne nuk mund të kthehemi në modelin e vjetër të kafshëve të shërbimit në një kompani, çfare mund të bëjme? “Ne mund të ndërtojmë një lloj të ri të besnikërisë për të njohur realitetin ekonomik dhe u mundëson kompanive dhe punonjësit të shtyjnë njëri-tjetrin”, shkruajnë autorët.

Ata e quajnë këtë model “Aleanca” (Aleanca), dhe e përshkroi atë si “një kuadër të ri për punësim që lehtëson besimin e ndërsjellë, investimeve reciproke dhe përfitim reciprok”.

Me këtë model të ri te penedhenesit do të ju thone punëtpreve te tyre: “Na ndihmoni qe ta bejme kompanine tone te vlefshme dhe ne do te ju bejme ju te ndiheni edhe me te vlefshem”, ndërsa punonjësit do të përgjigjen, duke thënë: “Na ndihmoni te rritemi dhe të zhvillohemi, dhe ne do të ndihmojë në rritjen dhe zhvillimin e kompanisë tuaj. ”

Autorët thonë se Aleanca nuk është vetëm një argument që ne kemi nevojë për një mënyrë të re të të bërit biznes. Ky është një plan që në fakt ka ardhmeri.

Një tjetër koncept i madh në libër është rëndësia e krijimit të rrjeteve. “Punësimi i perhershme ndoshta nuk egziston më, por marrëdhënia e jetës mbetet ideale.” Krijimi i rrjeteve është e mirë për punëdhënësit dhe punonjësit.

“Përmirësimi i mikrokozmosit të marrëdhënieve në vendin e punës mund të ketë një ndikim të madh në shoqeri – punë per punë, një ekip me një ekip, një kompani me një kompani. Aleanca mund të duket si një gjë e vogël pavarësisht sugjerimeve makroekonomike si rindërtimin i sistemit të arsimit dhe reformave në regjimin rregullator, por pak gjëra që ne mund ti pranojmë dhe prej tyre lindin gjëra të mëdha në vitet që do të vijnë pas”.

Libri që ruan gjuhën dhe kulturën shqiptare në Suedi

0

Libri-Thesari kombetar i mergates shqiptareShoqata e Shkrimtarëve dhe e Artistëve Shqiptarë “Papa Klemendi i XI-Albani” i Suedisë ka promovuar në Kullën e Bajraktarit (familjes Geci) në Llaushë të Skenderajt librin “Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi 3”.

Pjesëmarrësit në promovim, shkrimtarë, publicistë dhe artistë vlerësuan se libri flet me gjuhën e dokumenteve origjinale të aktiviteteve të zhvilluara në mërgatën shqiptare në këtë shtet skandinav. Përpos materialeve të shumta, ky libër ka për qellim edhe ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës shqiptare.

Profesor Fetah Bahtiri, anëtar i kryesisë së Shoqatës të Shkrimtarëve dhe të Artistëve Shqiptarë “Papa Klemendi i XI-Albani” në Suedi, foli me mirënjohje për Fadil Gecin, i cili siç tha Bahtiri, ka kontribuar fuqishëm dhe ka investuar për botimin e këtij libri që dëshmon kontributin e mërgatës shqiptare për ta ruajtur kulturën dhe gjuhën.

Prof. dr. Mehmet Rukiqi, më tepër foli për familjen Bajraktari në Llaushë, e cila siç tha ai që nga vitit 1878 ishte në ballë të aksioneve dhe përpjekjeve për çlirim kombëtar, ndërsa Zekë Murseli, dramaturg, tha se libri është promovim vlerash që janë të rëndësishme për kulturën dhe veprimtarinë e krijuesve edhe në mërgatën shqiptare.

“Ajo që të bie në sy është se është punuar në grupe rreth botimit të këtij libri, do të thotë jashtë ndikimeve politike. Po ashtu, në këtë libër shihet se mërgata shqiptare nuk kurseu asgjë për të dhënë kontributin e saj për të mirën e popullit dhe të atdheut. Kjo e pasuron kulturën tonë në përgjithësi”, tha Murseli.

Gazmend Boletini, nip i Isa Boletinit, tha se puna dhe vepra e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Suedi po dëshmon qartë se sa shumë po angazhohet në krijimin e urës lidhëse ndërmjet komunitetit shqiptar në Suedi dhe vendasve.

“E gjithë e mira e kësaj vepre është se nuk ka politikë, por kryesisht atje zhvillohet një aktivitet që i përshtatet dhe është në të mirë të mërgatës shqiptare”, tha Boletini.

Ndërkaq, Fadil Geci tha se ky libër është vazhdimësi e librave të thesarit kombëtar që i kushtohet kontributit, angazhimit, veprimtarisë e sakrificës së bashkatdhetarëve tanë anekënd botës, që vunë gurë në themelet e pavarësisë së Kosovës dhe për të realizuar këtë janë përfshirë shumë vende, aktivitete, veprimtarë e aktivistë, qindra dokumente.

“Andaj, mërgata ishte dhe mbeti pjesa më atdhetare e kombit, sepse ajo ka kryer me dinjitet detyrën e misionin e saj në kohë më të duhur për kombin, si në kohë lufte po ashtu edhe në kohë paqeje”, tha Geci, ndërsa Mursel Ibrahimi vlerësoi se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të kenë kujdes për mërgatën shqiptare kudo që gjendet, për shkak se ajo mbajti gjallë në kohët më të vështira të gjitha aktivitetet e domosdoshme dhe përpjekjet për çlirimin e atdheut./Zëri/

Statistika të frikshme, një në 4 kosovar kërkon të ikë nga vendi

0

pasaporta e kosovesShumë shtetas të Kosovës ëndërrojnë një jetë jashtë shtetit të tyre.Një ndër katër kosovarë kërkon të lëshojë vendin. Ky është rezultati i një ankete publikuar nga Instituti për Studime Juridike dhe Politike.

Arsyet kryesore të numrit kaq të madh të personave që duan tëikin jashtë shtetit janë arsyetekonomike, sistemi shkollor që nuk garanton punësim, krimi, korrupsioni, pamundësia për të lëvizur lirshëm në shtete të tjera, etj.

Megjithatë, ekzistojnë edhe arsye të tjera përse ka një numër kaq të madh personash që kërkojnë të ikin nga vendi.

“Ekzistojnë edhe disa arsye tjera që kryesisht kanë të bëjnë me njohuritë e qytetarëve, sidomos të kësaj moshe, me atë se çka ofron Bashkimi Evropian, apo çfarë sot ofron Evropa për qytetarët e Kosovës. Dhe, shumica e qytetarëve mendojnë se ende kosovarët mund të kenë, apo të fitojnë azil ekonomik apo politik në vendet e Bashkimit Evropian “, tha Dren Doli nga ISJP-ja për Rel.

Edhe Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara ka vlerësuar se dëshira e qytetarëve të Kosovës që duan të migrojnë arrin në masën 25 % dhearsyet janë kryesisht ekonomike.