10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Instituti për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve realizon trajnimin e parë

MASHT-KosoveInstituti për Hulumtim dhe Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve, i cili është themeluar në kuadër të Fakultetit të Edukimin në Universitetin e Prishtinës, ka realizuar trajnimin e parë për mësimdhënësit. Ky Institut tashmë është në fillim të funksionimit dhe ka licencuar në Ministrinë e Arsimit 5 trajnime, që do të realizohen për mësimdhënësit në shërbim.

Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve, i cili do të menaxhohet nga Universiteti i Prishtinës, ka hartuar plan programin si dhe janë caktuar ligjëruesit, të cilët do të jenë nga stafi akademik i Fakultetit të Edukimit.

Prodekani në Fakultetin e Edukimi, Zeqir Veselaj, tha për Radio Kosovën, se shtyllat kryesore të Institutit do të jenë hulumtimet në fushën e edukimit dhe trajnimi i mësimdhënësve në shërbim.

“Dy do të jenë shtyllat kryesore të punës së Institutit. E para do të jetë hulumtimin në fushën e edukimit, hulumtimit shkencor për të parë se ku janë ngecjet në fushën e arsimit nga stafi i fakultetit dhe ekspertë të tjerë dhe shtylla e dytë është komponentë e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, respektivisht trajnimi i mësimdhënësve në shërbim”, tha ai.

Prodekani Veselaj, tha se tashmë Instituti është në themelim të Këshillit Drejtues, që do të përbëhet nga pesë anëtarë.

Megjithatë Instituti ka filluar punën, ku sapo ka përfunduar një trajnim që ka të bëjë me mësimin e gjuhës angleze.

Veselaj, tha se trajnimet do të realizohen varësisht nga nevojat që kanë mësimdhënësit nëpër komuna.

“Drejtoritë Komunale të Arsimit bëjnë analizimin e nevojave për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe i drejtojnë në Ministri. Ne do të shohim cilat janë nevojat e tyre dhe do të ofrojmë listën e trajnimeve të licencuar ku janë licencuar pesë trajnimet e para në Ministrinë e Arsimit, që kanë të bëjnë kryesisht me kurrikulën e re”, tha ai.

Veselaj, theksoi se me legjislacionin në fuqi, mësimdhënësit duhet të ri-licencohen çdo pesë vjet, e për të siguruar licencën çdo mësimdhënës duhet t’i ketë së paku njëqind pikë të trajnimeve.

Në shkurt të këtij viti është miratuar projekt rregullorja për themelimin e Institutit nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës. Ky Institut është mbështetur financiarisht nga Ministria e Arsimit.

Më Shumë

Vjedhje në Suharekë

Një shtëpi  në Suharekë  është vjedhur  nga persona të pa njohur të cilët morën paratë e gatshme dhe stolin e ari, me vlerë të...

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Lajmet e Fundit