16.8 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025
Home Blog Page 7909

Osmani: Për kryekuvendar, Kushtetuta nuk parasheh zgjedhje

0

VjosaOsmani-LDKDeputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëra nga hartuest e Kushtetutes, Vjosa Osmani për Indeksonline ka thënë se problemi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, nuk mund ta qoj vendin edhe në një palë zgjedhje.

“Kushtetutat në mënyrë taksative parasheh katër rrethana kur vendi shkon në zgjedhje, dhe moszgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, nuk është njëra prej tyre. Pra në këjtë rast, edhe në qoftëse kthehet procedura në zero, thjesht përsëritet procedura e Kuvendit dhe nuk do të ketë zgjedhje, por është thjesht përsëritje e procedurës”, tha Osmani.

Osmani mendon se edhe nëse vendoset nga Gjykata Kushteutese që të përsëritet seanca konstituive, atëherë prapë koalicioni LDK-AAK-Nisma, janë të vetmit që i kanë numrat për ta zgjedh kryekuvendarin.

“Pavarësisht kësaj ne do t’i kemi votat dhe PDK nuk do t’i ketë votat. Pra të vetmit që kanë mundësi ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit me 61 vota e më shumë janë koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Kurse PDK është e vetme”, tha ajo.

Megjithatë, ajo mendon se vetëm PDK, bëri shkelje në seancën konstituive të mbajtur me 17 korrik.

“Por ne jemi të bindur që me datën 17 korrik gjithçka ka shkuar në rregull sa i përket veprimeve tona dhe shkeljet e vetme janë shkeljet e Kryesueses nga ana e PDK-së.Prandaj dhe nuk shohin ndonjë nevojë që procedurat të përsëriten sepse është urgjente që institucionet e Kosovës të ndërtohen sa më shpejt dhe presidentja të veproj sa më shpejt sa i përket caktimit të mandatarit të qeverisë”, tha Osmani.

Lidhur me deklarata se PDK po mundohet ta bind Nismën që të largohet nga koalicioni aktual, ajo tha se këto nuk janë të vërteta.

“Ne kemi informata të sigurta që një gjë e tillë nuk është e vërtet. Këto deklarata kanë tentuar që ta destabilizojnë koalicionin mirëpo kanë pas efekt të kundërt dhe vetëm e kanë forcuar edhe më shumë. Dhe çdo tendencë e PDK-së për ta dëmtuar koalicionin, na ka bërë edhe më të fortë”, tha Vjosa Osmani.

Bashkëpunimi artistik mes Suharekës dhe Kukësit

0

Bashkëpunimi artistik mes Suharekës dhe KukësitKukësi dhe Suhareka në bashkëpunimin e tyre modest përpiqen të ngrenë dhe projekte kulturore. Ekspozita ndërkombëtare e artit pamor e hapur në Kukës është një koleksion nga Suhareka e kolonive të pikturës.

Kukësi ka dhe një urë të vogël lidhëse me Kosovën që çon te kultura. Nga Suhareka vjen kjo ekspozitë, koleksion në vite i kolonive të piktorëve të huaj në këtë pjesë verilindore.

Pikturë, artizanat, art i aplikuar, rreth 22 vepra të artistëve nga vendet e Evropës dhe trojet shqiptare.

Njëkohësisht foli dhe përfaqësuesi i “Shtëpisë së Fellbahut”, Mejtim Bytyqi. Ai theksoi që Festari nxjerrë shumë vepra të rëndësishme dhe që mbahet tash e 12 vite. Festari është një festë indentifikuese për qytetin tonë dhe një mbledhi i artistëve nga më të mirët, që vinë jo vetëm brenda trojeve shqiptare.

Koleksioni i Qendrës për Edukim Kreativ nga Suhareka ka gjetur këtë hapësirë ekspozimi, mbështetjen e biznesit lokal në Kukës.

Vjen remiksi i këngës “Ta Boja Me Drita” (Video)

0

Flori Mumajesi-tabojamedritaHitet e Florit nuk marrin fund. Ai kësaj radhe bashkë me top deejay shqiptar, Dalool ka realizuar remiksin e këngës “Ta Boja Me Drita”.

“Ta Boja Me Drita” është shndërruar në një hit të madh, por kësaj radhe vjen në ritme ndryshe.

Në këtë klip shfaqen pamjet të koncerteve të realizuara së fundmi në Kosovë dhe Shqipëri nga Flori, e ku suksesi i tij shihet shumë qartë.

Orinda Huta zihet në krahët e Canës (Video)

0

Orinda Huti-te amoKëngëtarja seksi shqiptare Orinda Huta edhe cila prej shtatë vitesh ka një lidhje dashurie me Turin, së fundmi ka rënë edhe në krahët e Canës.

Mirëpo vetëm për disa momente derisa ka filmuar videoklipin e saj të fundit të këngës ‘Te Amo” pasi që nuk bëhet fjalë për dicka më serioze. Ah, sigurisht edhe nëse po pyeteni nëse bëhet fjalë për Lorik Canën, atëherë nuk është kështu.

Është kushëriri i Lorikut, Granit Cana ai i cili krahas futbollit po bënë edhe karrierë të suksesshme si modeli më i kërkuar nga këngëtaret tona nëpër klipe por edhe i shtëpive të ndryshme të modës në vend.

Mbi 300 të vrarë në Gaza, shumica civilë

0

Gaza-luftime11 palestinezë kanë mbetur të vdekur gjatë sulmeve të Izraelit sot në Rripin e Gazës, duke e çuar kështu në 321 bilancin e viktimave gjatë 12 ditëve të ofensivës izraelite.

Ministria vendase e Shëndetësisë raporton se dy të tretat e viktimave janë civilë, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 2270.

Në zonën e nxehtë pritet të mbërrijë sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në përpjekje për të negociuar rreth ndalimit të sulmeve.

Sherifi: Në zgjedhje shkohet kur asnjëra palë s’mund t’i krijojë institucionet

0

Bilall SherifiBilall Sherifi nga NISMA për Kosovën thotë se në zgjedhje zakonisht shkohet kur asnjëra palë s’mund t’i krijoj institucionet.

Anëtari i Kryesisë së NISMA tha për RTK-në se në zgjedhje shkohet kur asnjëra palë nuk arrin t’i ketë 61 numra.

“Në zgjedhje shkohet zakonisht kur asnjëra palë nuk arrin t’i bëjë 61 numra, dhe në pamundësi për të krijuar 61 numra dhe në pa gatishmëri për të bisedu shkohet në zgjedhje”, tha Sherifi.

Aksident në aksin Levan-Fier, plagosen pesë persona nga e njëjta familje

0

Aksident-rrotullohet vetura1Pasditen e sotme në aksin rrugor Levan-Fier, pesë persona nga e njëjta familje kanë mbetur të plagosur për shkak se makina me të cilën ata po udhëtonin është përplasur me një tjetër automjet.

Burimet nga policia deri më tani kanë bërë të ditur se makina me targa KV 3146 D, me të cilën udhëtonte familja Hysa, është përplasur me një tjetër makinë me targa të huaja në vendin e quajtur Pylli i Levanit, në aksin Levan-Fier.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shtetasit Qani, Sabrie, Franko, Gentjana dhe Julieta Hysa, të cilët u dërguan menjëherë në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Isa Mustafa: Nëse doni, shkojmë edhe në zgjedhje – kompromise nuk bëjmë

0

Isa Mustafa LDKKryetari LDK’së, Isa Mustafa, në një intervistë për RTK’në thotë së vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai thotë se LDK-AAK dhe NISMA i ka të gjithë numrat në Kuvend për t’i formuar institucionet e reja.

“Zgjedhjet janë një alternativë demokratike mirëpo ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale që këtë kontribut që ka dhënë qytetari në këto zgjedhje, këtë mund që e kanë bërë ata ta shfrytëzojmë dhe që vendin të mos ta qojmë shpejt në zgjedhje dhe për këtë arsye ne të gjithë mundohemi të jemi racional. Mirëpo racionaliteti nuk nënkupton në asnjë rast që ne tash do të bëjmë kompromise, do të lëshojmë pe”, tha Mustafa.

Policia në Prizren, demanton lajmin se në Zojz ka humbër jetën një person

0

Policia e KosovesZëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha,ka demantuar lajmin se në fshatin Zojz ka humbur jetën një person gjatë dijegies së shtëpisë.

“Është e vërtetë se ka pasur një shpërthim të zjarrit në Zojz,por djegie të lehta ka pësuar vetëm një femër dhe gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Berisha për TVPZ.

Ke diçka për të rrëfyer z. Putin?

0

PutinNë një kohë kur ndërkombëtarët po intensifikojnë thirrjet për dënimin e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili është akuzuar për armatosjen e rebelëve ukrainas të cilët me një raketë tokë-ajër goditën një avion, Putin është parë të shkojë në kishë.

Fotot e Putinit në kishën ortodokse janë publikuar pasi Ukraina thotë se Rusia ka hequr 38 trupa nga vendi ku u rrëzua avioni për të zhdukur prova.

Autoritetet ruse janë vënë nën presion të madh pasi presidenti amerikan, Barack Obama, delegatët ndërkombëtar të OKB-së dhe kryeministrja e Australisë folën kundër regjimit të Putinit.

“Ne e dimë që ata (rebelët) janë të armatosur rëndë dhe janë të trajnuar si dhe ne e dimë që ky nuk ishte një incident. Kjo ndodhi për shkak të mbështetjes së Rusisë”, tha Obama.

Ndërkohë, ambasadorja e SHBA-se në OKB, Samantha Power tha në takimin emergjent të Këshillit të Sigurisë në OKB se, përgjegjësia është e qartë, Rusia ka armatosur rebelët.