31.2 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
Home Blog Page 7923

Glauk Konjufca zgjedhet nënkryetar i Kuvendit

0

GlaukKonjufcaGlauk Konjufca është votuar për nënkryetar të Kuvendit me 82 vota.

Ndërkohë LDK AAK NISMA kanë thënë se propozimin do ta bëjnë në seancën e ardhshme sikurse edhe Lista Srpska, ndërkohë grupi parlamentar 6 plus ka propozuar Duda Baljen dhe dy kandidatë tjetër me rotacion.

Isa Mustafa: Do të jem në shërbim të të gjithëve

0

IsaMustafa-LDKIsa Mustafa në fjalën e parë të tij si Kryetar i Parlamentit, ka siguruar të gjithë se do të jetë kryetar i të gjitha grupeve parlamentare.
“Ju falënderoj për besimin tuaj, pavarësisht se si keni votuar sot. Ju siguroj se si Kryetar i Kuvendit do të punoj në interes të të gjitha grupeve parlamentare, atyre që janë dhe atyre që nuk janë aktualisht në sallë. Do të angazhohem për integrimin e komuniteteve pakicë, të cilët edhe votuan sot për mua dhe nënkryetarët”, ka thënë ai.

Fjalimi i Mustafës:

“Ju falënderoj shumë për besimin që ma dhatë për votën tuaj, unë e vlerësoj çdo votë”.

“Ju siguroj se si kryetar do të punoj në interes të gjithë deputetëve të të gjitha grupeve parlamentare sepse konsideroj se kjo është në interes të vendit”.

“Do të punojmë shumë në integrimin e komuniteteve, dhe shpresoj që në seancën tjetër do të votojmë edhe për nënkryetarët e tjerë”.

“Ne dot vazhdojmë që në Kuvend të merremi me tema që janë me interes, me çështje që sigurojnë zhvillimin shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”.

“Ne do të angazhohemi për përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët tanë, për vazhdimin e dialogut, implementimin e marrëveshjeve”.

“Kërkojë nga ju bashkëpunimin për çdo çështje që është në interes të vendit. Faleminderit, urime dhe suksese”.

Isa Mustafa zgjedhet Kryetar i Parlamentit

0

Isa Mustafa LDK

Isa Mustafa eshte zgjedhur Kryetar i Parlamentit.

Per te kane votuar 65 deputete, nderkaq deputetet e Levizjes Vetevendosje kane abstenuar.

Opozita “merr” Parlamentin – pritet të nis seanca

0

Kuvendi Kosoves 14-17Pasi Flora Brovina e ka ndeprere seancen ne mungese kuorumi dhe deputet e PDK kane leshuar seancen, partite tjera jane rikthyer. Ende nuk dihet se kush do ta udheheq seancen, ndonese vendin e saj e la zene Teuta Rugova.

Tash ne seance jane kthyer edhe deputete e VV.
Aktualiisht ne seance jane 66 deputete dhe pritet te rinise seanca.

Vendin e Flora Brovines e ka zene Teuta Rugova.

Krah, Rugoves eshte edhe Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Pasi që PDK doli nga salla, Opozita kthehet në Parlament

0

Flora Brovina-kuvend

Pasi Flora Brovina e ka ndeprere seancen ne mungese kuorumi dhe deputet e PDK kane leshuar seancen, partite tjera jane rikthyer. Ende nuk dihet se kush do ta udheheq seancen, ndonese vendin e saj e la zene Teuta Rugova. Tash ne seance jane kthyer edhe deputete e VV.
Aktualiisht ne seance jane 66 deputete dhe pritet te rinise seanca.

Vendin e Flora Brovines e ka zene Teuta Rugova.

 

Bllokohet puna në Kuvendin e Kosovës

Është rikthyer në sallë për ta udhëhequr seancën, Flora Brovina e cila sërish po kërkon pauzë dhe konsultime, megjithatë deputetët e “Bllokut” dhe të Vetëvendosjes nuk po largohen nga salla. Vjosa Osmani e LDK-së, po i kërkon asaj që të largohet nga ulësja dhe të vij dikush tjetër për udhëheqje.

“Nuk e kam dëshiruar këtë pozitë”, thotë Brovina duke debatuar me Vjosa Osmanin. “Dua patjetër pauzë. Pauzë deri në ora 1:00”, ka thënë ajo.

PDK propozon që çështja e kryeparlamentarit të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, Koalicioni propozon Mustafën

0

Kuvendi Kosoves 14-17(E plotësuar) Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar që cështja e zgjedhjes së kryeparlamentarit të shkojë në gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë deputetja Vjosa Osmani e ka propozuar Isa Mustafën për kryetar të Parlamentit.

 

Flora Brovina-kuvend

PDK-ja propozon Memlin, “Blloku” Zemajn

Flora Brovina ashtu siç ishte pritur si deputetja më e vejtur ka nisur drejtimin e seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ajo në fjalët e para ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi politike duke shpërblyer kështu votën e qytetarëve.

Ndërkohë që ashtu siç është pritur u ka dhënë të drejtë PDK për propozimet e tyre të para.

PDK ka propozuar Memli Krasniqin për anëtar të komisionit.

LDK ka propozuar Armend Zemajn dhe ka kundërshtuar shkeljen e vendimeve të Kryesisë së Kuvendit për ulëset dhe rendin e ditës.

 

Kuvendi14-17Isa e Ramushi ulen tek ulëset e vjetra të LDK-së

Pasi deputetët e PDK’së I kanë zënë ulëset e rezervuara për koalicionin LDK AAK NISMA, kreu i LDK’së Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj janë ulur tek ulëset e vjetra të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike, raporton Express.

Haradinaj dhe Mustafa janë ulur në vendet ku uleshin depuetët e Grupit Parlamentar të LDK’së.

Deputetët e hutuar të LDK’së – vendet e tyre i ka zënë Margarita me shokë

Deputetët e LDK’së kanë mbetur të hutuar kur me të hyrë në sallë kanë parë Margarita Kadriun me shokë të ulur në vend të tyre. Për të mos provokuar situatën, disa prej tyre janë ulur në krahun e djathtë të sallës – aty ku do duhej të ulej kreu i ri PDK’së, Margarita Kadriu, ndërkohë që disa tjerë po qëndrojnë në këmbë.

Nuk dihet nëse Sekretaria e Kuvendit do të ndërhyrë për ta zgjidhur këtë situatë.

Kuvendi-pdk ne vend te ldkProvokojnë deputetët e PDK-së: Margarita Kadriu e Agim Çeku zënë vendet e LDK-së

PDK ka filluar me provokime. Deputetët e saj, Margarita Kadriu, Agim Ceku e Zenun Pajaziti janë ulur në rreshtin e mesëm të sallës – aty ku është caktuar të jetë grupi më i madh parlamentar – LDK-AAK-Nisma, raporton Express.

Begaj priti komandantin e KFOR-it turk, kolonelin Topaloglu

0

Begaj-TopalogluKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në zyrën e tij komandantin e KFOR-it turk, kolonelin Zorlu Topaloglu, me të cilin biseduan për çështje të ndryshme, që lidhen me sigurinë përgjithshme në Malishevë dhe për bashkëpunimin e institucionit të Komunës me KFOR-in dhe njësinë e LMT-së në Malishevë.

Begaj e ka falënderuar komandantin turk, kolonelin Topalo?lu, për vizitën e tij dhe për bashkëpunimin e mirë mes KFOR-it dhe Komunës, si dhe me bashkëpunimin e mirët ë njësisë së LMT-së zvicerane në Malishevë, bashkëpunim i cili u vlerësua lartë nga Begaj dhe koloneli Topaloglu.

Komandanti turk i interesua për disa çështje që lidhen me sigurinë e përgjithshme, ndërsa sipas kryetarit Begaj, pavarësisht problemeve socio-ekonomike që janë në Malishevë, siguria është në nivel të mirë, me një situatë të qetë dhe stabile, dhe kjo situatë ka qenë në vazhdimësi që nga përfundimi i luftës.

Sa i përket protestave të fshatit Bubavec, lidhur me privatizimin e pronave, Begaj, e sqaroi kolonelin Topaloglu, se ky është një proces jo i mirë, pasi qytetarëve, padrejtësisht ju janë marrë pronat nga ish sistemi dhe sot prapë padrejtësisht privatizohen ato prona.

Begaj e Topaloglu, kanë biseduar edhe për çështje tjera dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes KFOR-it dhe komunës. /PrizrenPress.com/

Puçi i PDK-së në Kuvend të Kosovës

0

Kuvendi Kosoves 14-17Partia Demokratike e Kosovës ka uzurpuar ulëset në mes të sallës së Kuvendit, pavarësisht vendimin të Kryesisë së Kuvendit se ajo pozitë është e përcaktuar për Koalicionin LDK AAK NISMA si grupi më i madh parlamentar.

Partia Demokratike e Kosovës ka shkelur vendimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës i cili javën e kaluar miratoi skenarin për seancën konstituive.

Pavarësisht se vendimi parasheh që më i madh parlamentar të ulet në qendër të sallës, PDK ka uzurpuar ulëset ndërsa deputetë e saj po refuzojnë të dalin në pauzë duke i ruajtur vendet. /Express/

“Daja”, film i fuqishëm që godet realitetin

0

EnverPetrovci-aktorDaja që interpretohet nga aktori Enver Petrovci ka një qebaptore në Tiranë. Vijnë disa foto, që janë në dy zarfe, një për ndihmësin e dajës dhe tjetrit për dajën. Daja me foto nga lokali në Greqi dhe tjetrit me femra. I nxitur dhe nga ndihmësi i tij, furnitori që luhet nga aktori Sokol Angjeli, daja merr një udhëtim në Greqi dhe për të parë shtetin tjetër por dhe për të takuar nipin, i cili është dhe sponsorizuesi i dajës.
“Daja” filmi i cilësuar si komedi e zezë nga regjisori Ilir Harxhi erdhi premierë për publikun, si një nga prodhimet më të fundit të kinemasë. Me skenar të Jani Durit dhe regji të Harxhit, filmi ashtu si dhe të tjerë prodhime filmike që mbajnë emrin e regjisorit, trajton fenomene negative të shoqërisë shqiptare. Këtë herë “Daja” godet jo vetëm korrupsionin, por si ide kryesore të tij ka respektimin e njeriut punëtor. Këtë film i cili mbrëmë për emrat e njohur të kinemasë u shfaq në sallën “Black Box” të Universiteti të Arteve, regjisori Ilir Harxhi e cilëson si vijim të filmit tjetër të vlerësuar me regji nga ai “Shkallët”.

Por “Daja” ka si protagonist emra të njohur të kinemasë dhe skenës shqiptare.
Aktorët Enver Petrovci me personazhin kryesor të Dajës, Sokol Angjeli si furnitori, Ledio Lako si nipi, për të vijuar dhe me Marin Orhanasi, që janë vetëm disa nga emrat që janë protagonistë në film. Sipas regjisorit Ilir Harxhi, i cili me këtë film shënon dhe prodhimin filmik të gjashtë në kinemanë shqiptare, “Daja” do të jetë pjesë e festivaleve por në muajt në vijim do të ketë dhe shfaqjen në kinema. “Ky film është dhe pjesa e tjetër e filmit “Shkallët”. Janë dy filma tashmë, njëri që e ka bërë rrugën e tij në festivale dhe filmi tjetër që sapo ka nisur rrugën, pasi ai sapo ka mbaruar. “Daja” godet korrupsionin, mbi të gjitha ideja e filmit në lidhje me vlerat e njeriut, sepse këto vlera nëpërkëmben dhe duhet respekt në radhë të parë për njeriun e punës ”, pohon regjisori Ilir Harxhi.

Daja që interpretohet nga aktori Enver Petrovci ka një qebaptore në Tiranë. Vijnë disa foto, që janë në dy zarfe, një për ndihmësin e dajës dhe tjetrit për dajën. Daja me foto nga lokali në Greqi dhe tjetrit me femra. I nxitur dhe nga ndihmësi i tij, furnitori që luhet nga aktori Sokol Angjeli, daja merr një udhëtim në Greqi dhe për të parë shtetin tjetër por dhe për të takuar nipin, i cili është dhe sponsorizuesi i dajës. Por kuptohet që daja është ai që paguan gjithçka për furnitorin. Në Greqi daja vdes dhe nipi së bashku me furnitorin e kthejnë dajën në Shqipëri, por këtu kemi dhe korrupsionin që zhvillohet në doganë në kufi, gjatë kalimit në mënyrë ilegale. Filmi është xhiruar në rrethinat e Tiranës, në Kakavijë dhe Janinë. / KultPlus.com

Motrat seksi shfaqen në sheshxhirimin e klipit

0

rtrMotrat bukuroshe të ekranit shqiptar Marina dhe Luana Vjollca së shpejti do shfaqen në klipin e DJ Blunt dhe reperit Real 1 ku kanë lajmëruar prej disa kohësh bashkëpunimin me Luanën.

Vajzat kanë postuar në Facebook një foto ku duken të katërt personazhet të cilët janë në sheshxhirim.

Fansat janë shprehur intuziastë për këtë këngë dhe klip të ri.