6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

“Daja”, film i fuqishëm që godet realitetin

EnverPetrovci-aktorDaja që interpretohet nga aktori Enver Petrovci ka një qebaptore në Tiranë. Vijnë disa foto, që janë në dy zarfe, një për ndihmësin e dajës dhe tjetrit për dajën. Daja me foto nga lokali në Greqi dhe tjetrit me femra. I nxitur dhe nga ndihmësi i tij, furnitori që luhet nga aktori Sokol Angjeli, daja merr një udhëtim në Greqi dhe për të parë shtetin tjetër por dhe për të takuar nipin, i cili është dhe sponsorizuesi i dajës.
“Daja” filmi i cilësuar si komedi e zezë nga regjisori Ilir Harxhi erdhi premierë për publikun, si një nga prodhimet më të fundit të kinemasë. Me skenar të Jani Durit dhe regji të Harxhit, filmi ashtu si dhe të tjerë prodhime filmike që mbajnë emrin e regjisorit, trajton fenomene negative të shoqërisë shqiptare. Këtë herë “Daja” godet jo vetëm korrupsionin, por si ide kryesore të tij ka respektimin e njeriut punëtor. Këtë film i cili mbrëmë për emrat e njohur të kinemasë u shfaq në sallën “Black Box” të Universiteti të Arteve, regjisori Ilir Harxhi e cilëson si vijim të filmit tjetër të vlerësuar me regji nga ai “Shkallët”.

Por “Daja” ka si protagonist emra të njohur të kinemasë dhe skenës shqiptare.
Aktorët Enver Petrovci me personazhin kryesor të Dajës, Sokol Angjeli si furnitori, Ledio Lako si nipi, për të vijuar dhe me Marin Orhanasi, që janë vetëm disa nga emrat që janë protagonistë në film. Sipas regjisorit Ilir Harxhi, i cili me këtë film shënon dhe prodhimin filmik të gjashtë në kinemanë shqiptare, “Daja” do të jetë pjesë e festivaleve por në muajt në vijim do të ketë dhe shfaqjen në kinema. “Ky film është dhe pjesa e tjetër e filmit “Shkallët”. Janë dy filma tashmë, njëri që e ka bërë rrugën e tij në festivale dhe filmi tjetër që sapo ka nisur rrugën, pasi ai sapo ka mbaruar. “Daja” godet korrupsionin, mbi të gjitha ideja e filmit në lidhje me vlerat e njeriut, sepse këto vlera nëpërkëmben dhe duhet respekt në radhë të parë për njeriun e punës ”, pohon regjisori Ilir Harxhi.

Daja që interpretohet nga aktori Enver Petrovci ka një qebaptore në Tiranë. Vijnë disa foto, që janë në dy zarfe, një për ndihmësin e dajës dhe tjetrit për dajën. Daja me foto nga lokali në Greqi dhe tjetrit me femra. I nxitur dhe nga ndihmësi i tij, furnitori që luhet nga aktori Sokol Angjeli, daja merr një udhëtim në Greqi dhe për të parë shtetin tjetër por dhe për të takuar nipin, i cili është dhe sponsorizuesi i dajës. Por kuptohet që daja është ai që paguan gjithçka për furnitorin. Në Greqi daja vdes dhe nipi së bashku me furnitorin e kthejnë dajën në Shqipëri, por këtu kemi dhe korrupsionin që zhvillohet në doganë në kufi, gjatë kalimit në mënyrë ilegale. Filmi është xhiruar në rrethinat e Tiranës, në Kakavijë dhe Janinë. / KultPlus.com

Më Shumë

Këngëtari mesazh shqiptarëve: Kërkoj falje që Greqia ju ka lënduar!

Këngëtari grek, Andonis Remos, ka performuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Pas performacës këngëtar ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku...

25-vjetori i masakrës së Lubizhdës, Haradinaj: Hasi dha shumë për atdheun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tyre, 54 shqiptarët e Lubizhdës së Hasit.   Ish-kryeministri thotë...

Lajmet e Fundit