22.3 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025
Home Blog Page 7936

Rasti ‘Pista’, këpuca nuk është e vrasësit

0

ElvisPista14Policia është duke zhvilluar hetime intensive për të zbuluar vrasjen e Elvis Pistës nga Rahoveci. Ai u vra natën mes së shtunës dhe së dielës nga persona deri më tani të panjohur. Policia ende nuk i di as motivet e vrasjes e as nuk ka ndonjë të dyshuar.

Ndonëse nuk japin shumë detaje në lidhje me hetimet, policia konfirmon se ato janë duke u zhvilluar intensivisht.

“Janë duke u zhvilluar hetimet për rastin ‘Pista’, por nuk ka diçka konkrete që mund të bëjmë publike”, tha zëdhënësi i policisë, Brahim Sadriu, transmeton RTK.

Sipas tij, policia ka intervistuar dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes, por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar.

Mustafa: Do të ketë afatizim të dialogut me Serbinë

0

Isa Mustafa LDKLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, vlerëson se koalicioni ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, siguron orientimin drejt dialogut dhe implementimit të marrëveshjeve nga dialogu, por edhe orientimin, kornizimin dhe afatizimin e dialogut në çështjet në interes të Kosovës.

Lexojeni të plotë postimin e kryetarit të LDK-së në Facebook:

Miq të nderuar,

Kosova është çliruar dhe është ndërtuar pas lufte me një partneritet të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera mike.

Ne do ti ndjekim politikat e bashkëpunimit dhe thellimit të partneritetit në harmoni me orientimet dhe synimet të cilat i kemi shpalosur para anëtarësisë dhe qytetarëve tanë.

Marrëveshja me AAK dhe Nismën për shumicën opozitare për ta qeverisur vendin në ta ardhmen, siguron orientimin tonë për dialog dhe implementimin e marrëveshjeve nga dialogu por edhe orientimin, kornizimin dhe afatizimin e dialogut në çështjet në interes të Kosovës.

Do të fokusohemi shumë në çështjet e brendshme, siç janë zhvillimi ekonomik, zvogëlimi i papunësisë dhe varfërisë, forcimi i shtetit ligjor dhe lufta kundër korrupsionit.

Lumezi: Mediat, më efikase se Prokuroria e Shtetit

0

Aleksandër LumeziSipas kreut të ardhshëm të Prokurorisë së Shtetit, Aleksandër Lumezi, lufta kundër korrupsionit do të jetë shumë e vështirë.

Kreu i ardhshëm i Prokurorisë së Shtetit, Aleksandër Lumezi, i ka identifikuar tashmë pikat e dobëta në sistemin prokurorial dhe me marrjen e detyrës do të fillojë luftën ndaj tyre.

“E vështirë do të jetë lufta kundër korrupsionit, posaçërisht në fushën e drejtësisë. Është e çuditshme se si mediat janë më efikase në zbulimin e korrupsionit, sesa Prokuroria e Shtetit… Në këtë drejtim, nuk mund të flitet për Prokurori të pavarur dhe të paanshme, pasi që deri më tani nuk janë treguar seriozë dhe nuk kemi marrë masa, apo kemi marrë masa, por që kanë qenë të pamjaftueshme”, ka thënë kreu i PSH-së, Aleksandër Lumezi, shkruan Kosova Sot.

Puna e dobët e Prokurorisë Speciale në rastet e krimeve të luftës, korrupsioni brenda sistemit të drejtësisë, si dhe krijimi apo dështimi i disa task-forcave antikorrupsion janë sektorët, ku, sipas Lumezit, duhet një angazhim më i madh.

Sipas tij, prokurorët janë komodë për të punuar, pasi këtë gjë ua ka garantuar ligji.

“Guximin duhet ta ketë secili nga prokurorët, pavarësisht se në cilën instancë punon. E rëndësishme është që ata të kenë kapacitete profesionale për t’i njohur limitet e drejtësisë dhe për të zbatuar normat juridike. Me dispozitat kushtetuese dhe me dispozitat e Ligjit mbi Prokurorinë e Shtetit dhe KPK-së, prokurorët janë shumë të mbrojtur. Ata kanë imunitet, kanë mandatin e përhershëm dhe askush s’mund ta ndërpresë punën e tyre, pavarësisht vullnetit të personave që do të trajtohen në ato prokurori”, ka thënë Lumezi.

Luma ironizon me Pacollin: Çojani kutitë te shtëpia, ka kohë tash t’i numëroj

0

ErnestLuma-aakZëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma ka ironizuar me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin, i cili kishte kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat. Luma në një postim në Facebook ka kërkuar nga KQZ-ja që të marrë vendim që t’ia dërgoj Pacollit të gjitha kutitë me vota, ngase sipas tij, tash Pacolli pasi që nuk ka arritur ta kalojë pragun ka mjaft kohë që t’i numëroj votat.

Ja në vazhdim e gjeni të plotë postimin e Ernest Lumës në Facebook.

Tipi po lypë rinumërim të të gjitha kutive të zgjedhjeve.

Dakord. Çojani krejt te shpi’a. Ai ka tash mjaft kohë dhe le t’i rinumërojë kada’dale – deri në zgjedhjet tjera.

Vendi s’ka kohë me pritë rinumërim për teke të askujt. Ne po vazhdojmë me ndërtimin krejt demokratik të institucioneve të reja qeverisëse.

Në ndërkohë, kushdo qoftë tjetër, që ka kohë, le të merret me të.

P.s. Interesantë janë dështakët tanë ballkanikë të politikës. Fajtorin e dështimit elektoral e adresojnë dhe kërkojnë në thellësitë e kutive të votimit. Krejt kohën dhe energjitë i shterin aty, pas zgjedhjeve.

Blloku opozitar i vendosur për qeveri, kundër zgjedhjeve

0

QeveriaKosoves-NdertesaLiderët e bllokut LDK, AAK dhe Nisma i kanë vazhduar edhe të hënën takimet e tyre në përpjekje të krijimit të kushteve për konstituimin e institucioneve të reja.

Burime nga ky takim kanë thënë se jo vetëm ndarja e resorëve, por po kërkohen edhe hapa konkretë të zbatimit të marrëveshjes për krijimin e qeverisë mbi baza legale-kushtetuese në mënyrë që padia eventuale e PDK-së në Gjykatën Kushtetuese të mos afektojë me caktimin e zgjedhjeve të reja.

Pas takimit të treshes opozitare, Isa Mustafa – LDK, Ramush Haradinaj – AAK dhe Fatmir Limaj – Nisma, zyrtarë nga këto subjekte kanë thënë se aty janë diskutuar edhe çështjet programore të qeverisë së koalicionit.

“Jemi duke analizuar konstituimin e institucioneve hap pas hapi, nga krijimi i grupit të përbashkët parlamentar i cili do të propozojë Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit e deri te nominimi i Ramush Haradinajt për kryeministër dhe procedimin e kërkesës tek presidentja”, ka thënë një burim i afërt me liderët e bllokut të treshes, shkruan Tribuna.

Një numër i vendvotimeve nuk procedohen si të rregullta

0

Zgjedhjet-ksNumërimi i votave me kusht, me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta do të nisë të martën në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Zyrtarë të QNR-së kanë bërë të ditur se numërimi i këtyre votave pritet të përfundojë brenda një ose dy ditësh, për t’u kompletuar pastaj i gjithë rezultati nga zgjedhjet 8 qershorit. Megjithatë ankesat eventuale dhe rinumërimi mund ta shtyjnë certifikimin e rezultateve finale.

Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se qysh ditën e shtunë kanë kompletuar regjistrimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, derisa kanë qenë në pritje të votave me postë.

Kushtetuesja s’e ndëshkon Kryeziun

0

Kadri KryeziuGjykata Kushtetuese është dorëzuar përballë anëtarit të saj, Kadri Kryeziu. Asnjë masë nuk ka ndërmarrë ndaj këtij gjyqtari, ndonëse është verifikuar pjesëmarrja e tij në aktivitete partiake të subjektit që drejton kryeministri Hashim Thaçi, PDK.

Tri javë më parë Kryeziu ka marrë pjesë në një aktivitet të PDK-së, gjatë të cilit Thaçi ka promovuar platformën e tij qeverisëse për mandatin e ardhshëm qeveritar.

Pas raportimit në media për këtë aktivitet të Kryeziut, në adresë të tij është nisur një e-mail nga kreu i Kushtetueses, Enver Hasani. Një kopje e e-mailit është protokolluar në arkivin e Gjykatës Kushtetuese, si shkresë zyrtare e saj. E me përmbajtjen janë informuar edhe gjyqtarët e tjerë./koha ditore/

Haradinaj apo Thaçi, BE-ja pret vazhdimin e dialogut

0

Thaci e haradinajBrukseli pret nga Kosova të dëshmojë përkushtim të njëjtë ndaj dialogut me Serbinë, pavarësisht asaj se kush do të udhëheqë Qeverinë e ardhshme.

Në kuadër të diskutimeve për krijimin e Qeverisë së ardhshme, nga partitë të cilat janë bashkuar rreth një koalicioni paszgjedhor, pjesë është bërë edhe dialogu me Serbinë.

Në këmbim të votës për qeverinë Haradinaj, njëri prej kushteve të lëvizjes “Vetëvendosje” është pezullimi i negociatave me Serbinë. Edhe analistët thonë se ka ardhur koha që të vendosen disa parime bazë si të vazhdohet tutje dhe të mos dialogohet me Serbinë pa u vënë një pozicion i barabartë sa u përket çështjeve ndërshtetërore.

Bashkimi Evropian është duke përcjellë zhvillimet e fundit në Kosovë pas zgjedhjeve të 8 qershorit dhe modaliteteve rreth krijimit të Qeverisë së ardhshme, nga e cila presin ta vazhdojë dialogun me Serbinë, aty ku ka mbetur…/koha ditore/

Studentët ndezën qirinj për Elvis Pistën

0

Elvis Pista-qirinjeI ndjeri Elvis Pista po kujtohet edhe njëherë nga studentët e Rahovecit në Prishtinë. Dhjetra qirinj kanë mbuluar shkallët e Teatrit Kombëtar në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, për të përkujtuar biznesmenin dhe ish-kandidatin për deputet nga radhët e PDK-së, raporton lajmi.net.

Elvis Pista-qirinje2

Ky organizim i studentëve të Rahovecit, sipas tyre, vjen pas dhimbjes së madhe dhe plagës së thellë që ka pësuar vendi i tyre – pasi kandidati për deputet i cili arriti të futej në parlament, Elvis Pista, u vra në mënyrë qyqare dhe tinëzare prapa shpine e në prani të bashkëshortes.

Elvis Pista-qirinje1

Policia e Kosovës ka bërë publike shpërblimin prej 10,000 eurove për ata që ofrojnë të dhëna lidhur me këtë vrasje.

Si deklaroi sot zëdhënësi i PK-së, Brahim, Sadriu, policia është duke i vazhduar hetimet për kapjen e autorit të krimit dhe është duke hetuar disa pista të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e vrasjes së Elvis Pistës.

 

Kriza politike, sytë nga Gjykata Kushtetuese

0

GjykataKushtetuese e KosovesZgjedhjet e 8 qershorit mund të prodhojnë një krizë të rëndë institucionale, politike e kushtetuese. Madje, edhe organizimi i suksesshëm i zgjedhjeve të reja, sipas tyre, tani do të jetë shumë më i vështirë. Opozita arrin marrëveshje, PDK e quan anti-kushtetuese, kurse VV ka kushte e veta.

Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të jetë përcaktues nëse Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme apo jo.

Marrëveshja e arritur nga tri parti politike LDK, AAK dhe Nisma për krijimin e qeverisë së ardhshme duke e anashkaluar partinë fituese të zgjedhjeve PDK-në, sipas të gjitha gjasave do ta detyrojë presidenten Atifete Jahjaga të kërkojë interpretimin e Kushtetueses.

Tri partitë, LDK , AAK dhe Nisma që sipas rezultatit të zgjedhjeve do të mund të quheshin edhe opozitare, me marrëveshjen e tyre pretendojnë që pas konstituimit të Kuvendit t’i procedojnë presidentes Jahjaga emrin e të propozuarit për mandatarin e krijimit të qeverisë, e që është Ramush Haradinaj.

Në atë rast, presidentja pritet që para se të dërgojë emrin e Haradinajt në Kuvend për prezantimin e qeverisë së opozitës, të kërkojë fillimisht interpretim in e Kushtetueses.

Nga ai interpretim më pas do të varet nëse opozita ka të drejtë Kushtetuese apo jo që të formojë qeveri.

Ndërkohë që siç po rrjedhin gjërat, PDK si fituese e zgjedhjeve nuk do të ketë parti partnere për të bërë qeverinë.

Sidoqoftë, para se të nisen procedurat e konstituimit të institucioneve të reja, fillimisht pritet certifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) është duke u bërë një punë jashtëzakonisht e mirë.

Sipas tij, qysh të martën do të fillohet me numërimin e votave me kusht, votave përmes postës dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Andaj, sipas kësaj dinamike edhe pritet që procedurat e numërimit të përmbyllen mjaftë shpejt.

“Pas përfundimit të numërimit të votave me kusht, votave përmes postës dhe votave të personave me nevoja të veçanta, rinumërimeve eventuale, si dhe pas përfundimit të gjitha procedurave të tjera në QNR – KQZ do të shpallë rezultatet përfundimtare. Pas shpalljes së Rezultatit Përfundimtar, subjektet politike dhe kandidatët mund të bëjmë ankesa lidhur me këtë rezultat në institucionet përkatëse. KQZ duhet të pres vendimet e këtyre institucioneve dhe pastaj të procedohet më tutje”, ka thënë Elezi.

Sipas procedurave, me certifikimin e rezultatit dhe skadimin e afatit pesë ditësh për ankesa, brenda një muaji do të mblidhej fillimisht Kuvendi i Kosovës.

Seancën e parë e thërret presidentja Atifete Jahjaga, në konsultim me partitë parlamentare.

Mirëpo, siç qëndrojnë aktualisht punët, gjërat mund të komplikohen qysh në seancën e parë në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Edhe në këtë pikë, PDK si fituese e zgjedhjeve pretendon se ka të drejtën Kushtetuese ta ketë postin e kryetarit të Kuvendit, përderisa edhe blloku LDK, AAK dhe Nisma tashmë kanë nominuar për këtë post liderin opozitar Isa Mustafa.

Andaj, edhe në këtë pikë, mund të ngjajë që të kërkohet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kështu që, interpretimi që do të jap Kushtetuesja, mbase në çdo rast do të jetë vendimtar nëse Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja apo jo. /REL/