14.9 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025
Home Blog Page 7937

Holly Candy ia prek gjoksin shoqes

0

Holly Candy 2Ajo ishte duke marrë pjesë në një ngjarje bamirësie për të rritur ndërgjegjësimin nga rreziqet e kancerit.

Por Amanda Holden duket të jetë dhënë Holly Candy në një ekzaminim mjekësor në “One For The Boys Fashion”, të dielën në mbrëmje.

Amanda Holden dhe Holly Valance derisa kanë pozuar bashkë, Holly Valance ka vendosur dorën mbi gjoksin e saj. Holly Candy 1

Adelina Berisha vjen me “Diçka ma shumë”

0

Adelina-Berisha-diçka-ma-shumeKëngëtarja nga Kosova, Adelina Berisha në bashkëpunim me reperin Blasta sot kanë lansuar klipin e tyre më të ri titulluar “Diçka ma shumë”.

Kënga “Diçka ma shumë” është e punuar nga Genc Prelvukaj ndërsa për video klipin është kujdesur produksioni ‘Black Fish Entertainment’.

Kur fiton Kili, ka seks pa kufi për tifozët

0

Marlen Doll-kiliPornostarja kiliane, Marlen Doll i ka qerasur tifozët e Kilit pas fitores me Australinë.

Fitorja 3-1 në ndeshjen e parë ndaj Australisë, u ka ndrequr festën e disa tifozëve kilianë.

Marlen Doll kishte paralajmëruar se do të ofroi maratonë seksuale për tifozët e Kilit.

Kjo gjë edhe ka ndodhur. Ajo kishte publikuar në Tëitter numrin e saj të telefonit duke siguruar klientët e saj. Për 12 orë, ajo ka patur në shtrat shumë partnerë duke festuar fitoren në një mënyrë të rrallë, transmeton Goal.al.

Prizreni me 8 deputetë në Parlamentin e Kosovës

0

Prizren ura e guritPrizreni nga zgjedhjet e tetë qershorit do të  përfaqësohet  në Parlamentin e Kosovës më shumë se asnjëherë më parë. Nga rezultatet preliminare të publikuara del se Prizrenin në Parlamentin e Kosovës do të mund ta përfaqësojnë 8 anëtarë të Kuvendit nga partitë politike shqiptare.

Nga rezultatet preliminare të cilat nuk janë përfundimtare në Parlemtnin e Kosovës nga Prizrenit do të hyjnë: Nezir Çoçaj, Nait Hasani Lulejta Veselaj, Edita Tahiri, nga Partia Demokratike e Kosovës, Hatim Baxhaku e Anton Çuni nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Zafir Berisha dhe Albulena Balaj, nga Nisma për Kosovën.

 Më pak të votuarit në këto zgjedhje janë kandidatët nga Prizreni të AAK-së ndërsa më i votuari nga kandidatët e Prizrenit është Nezir Çoçaj, i cili  ka marrë 8,408 vota, pas tij më I votuari është  Nait Hasanin, i cili ka marrë 7,290. Më I votuari nga rradhët e LDK-së është kandidati Hatim Baxhaku me  7,179 vota, kurse i katërti renditet kandidati nga VV-ja Mytaher Kaskuka me 5,993 vota. Zafir Berisha I Nsimës ka marrë 3652 ndërsa Albulena  Balaj 2595 vota./TV Opinion/

Forumi Transparenca, organizoi debat për ndërtimet pa leje

0

Nijazi kryeziu, rami berishaForumi Transparenca ka organizuar sot debatin e dytë ballafaqim mes zyrtarëve komunal në njërën anë dhe shoqërisë civile, mediave dhe ekspertëve në anën tjetër.

Tema e debatit të dytë ka qenë “Trajtimi i ndërtimeve pa leje në Qendrën Historike të Prizrenit”.
Në fillim të fjalës së tij, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Nijazi Kryeziu tha se në Drejtorinë e Urbanizmit është bërë një punë profesionale, “por defekti kryesor në terren është mos repsketimi i lejeve”.

Drejtori i inspektorateve, i cili me veprimet ne periudhën e deritashme si Drejtor i Inspektorateve është dëshmuar me përkushtimin për të vënë rregull në fsuhën e ndërtimeve në Prizren në fillim të fjalës së tij e veçoi koston e lartë të realizimit të rrënimit të objekteve pa leje.

Bytyqi ka kërkuar nga Gjykatat reagim më të ashpër kundër atyre që shkelin ligjin në ndërtim.

Një problem tjetër për Drejtorin e Inspektorateve është ndërmarrja që do të realizojë rrënimet. AI tha se në tenderin e Kuvendit Komunal kanë konkurruar dy ndërmarrje me çmime shumë të larta. Ai ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë faktorëve në Prizren në kthimin e gjendjes në ndërtim në Prizren në normale, ndërsa ka premtuar se do të jetë i pa kompromis në mbrojtje të ligjshmërisë, duke premtuar se në mbrojtje të qëndrimit të tij do të jap dorëheqje.

Pjesëmarrësit në këtë debat ballafaqim, duke i shprehur shqetësimet për gjendjen aktuale kanë kërkuar edhe nga drejtori i Urbanizmit edhe ai i inspektorateve që ndaj objekteve që janë ndërtuar pa leje të mos ketë asnjë mirëkuptim, pavarësisht nga kush janë ndërtuar ato, ndërsa nga të dy drejtorët është marr përgjigja se shumë shpejt do të fillohet reagimi edhe në qendër të qytetit të Prizrenit./TV Opinion/

Mbyllet “Festivali i bimëve mjekësore dhe produkteve herbale – Prizreni 2014”

0

Foto-festivaliNë organizim të Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim Farmacautik (IHZHF) dhe përkrahje të kompanisë ”Agroproduct” nga Istogu, “Heinrich Klenk Gbm&CaKg” nga Gjermania dhe Osterreichise

Entwiclungzusammenarbeit” nga Austria në Prizren është mbajtur “Festivali i bimëve mjekësore dhe produkteve herbale-Prizreni 2014”. Festivali ka filluar të shtunën me hulumtimin e bimëve mjekësore në malet e Sharrit, ndërsa të dielën me hapjen e panairit të bimëve dhe produkteve mjekësore në sheshin ”Shatërvan” dhe konferencën shkencore “Mëllaga e zezë”.

Dr. Zehadin Gashi, drejtori i IHZHF-së, në hapje të konferencës foli për rëndësinë e festivalit. “Festivali është një ngjarje me rëndësi, sidomos sektorin farmaceutik. Nga viti në vit po rritet interesimi për këtë festival, i cili mëton të jetë tradcional me përfshirje edhe ndërkombëtare, sepse interesimi për bimët mjekësore të Kosovës është në vëmendje të prodhuesve nga vende të ndryshme të Evropës”, – tha në hpaje të konferencës organizatori dhe drejtori i IHZHF-së, Dr. Zehadin Gashi.

Tema bosht e konferencës ishte Mëllaga e zezë, e cila u prezentaua nga farmacistja, Flora Qafleshi.

Pas prezantimit u hap debati në të cilin i pari foli, Halit Avdijaj, menaxher i ndërmarrjes “Agroproduct’ nga Istogu. Ai tha se kjo kompani kultivon 15 lloje të bimëve mjekësore dhe grubullon 55 lloje të tyre, që kryesisht eksportohen dhe janë dedikuar për tregun gjerman, austriak dhe zvicerran, ndërsa nga të gjitha bimët të kontraktuar për kultivim dhe shitje kanë mëllagën e zezë, veprimtari që ka mundësuar edhe punën e disa fermerëve. “Këtë vit kemi kontrata me 230 fermerë të vegjël, të cilët mirren me kultivimin e bimëve mjekësore dhe kanë të sigrt shitjen e produktit, meqë plasohet në tregun e jashtëm. Ne për çdo vit do të mundohemi të rrisimin numrin e fermerëve, si mundësi e punës dhe zhvillimit ekonomik”,- theksoi menaxheri Avdijaj,

Marc Boetcher, përfaqësues i “Heinrich Klenk Gbm&CaKg” nga Gjermania, e ka vlerësuar të suksesëshëm dhe hap të rëndësishëm interesimin për kultivimin dhe prodhimin e produketeve të bimëve mjekësore. “ Ne me kompaninë “ Agroproduckt” kemi një bashkëpunim të mirë dhe po mundohemi bimët mjekësore që rriten në Kosovë sa më shumë të jenë prezente në tregun e Gjermanisë. Bimët mjekësore janë të një cilësie të lartë, sidomos Mëllaga e zezë, ndërsa jemi të kënaqur me zhvillimin e këtij produkti të kontraktuar”,- tha përfaqësuesi gjerman, Botcher.

Ai ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit, rritjen e interesimit dhe përkrahjen e prodhuesve të bimëve mjekësore, ndërsa festivalin e ka vlerësuar të rëndësishëm për zhvillim ekonomik.
Profesor Besnik Jucja nga Shqipëria foli për rëndësinë e bimëve mjekësore dhe rolin e farmacistit për identitin e bimëve mjekësore.

“Bimët mjekësore janë zanafilla e mjekimit që bëhet te të sëmurët. Sot industria e preparateve industriale është e bazuar në principet aktive të bimëve mjekësore. Kjo ngjarje është me rëndësi dhe iniciativa të këtilla duhet të përkrahen për të treguar interesimin për bimët mjekësore dhe gjithësesi famacistët të jenë ata që do të japin identitetin e bimëve mjekësore”,- potencoi prof. Jucja.

Profesor Mentor Disha bimët dhe produketet mjeksore i cilëson të dobishme dhe lehtë të pranueshme nga organizmi. “Mënyra e ruajtjes së bimëve dhe produketeve mjekësore janë me rëndësi të veçantë. Shkenca ka për dertyrë të zbulojë margaritarët e natyrës, sepse bimët dhe produktet mjekësore pranohen shumë lehtë nga organizmi në raport me prodhimet sintetike”,-theksoi prof. Disha.

Agim Rysha, përfaqësues i GIZ-it gjerman më shumë u ndal në hapat që duhet marrë për të dhënë produktin final këtu në Kosovë, sepse, sipas tij, të gjitha bimët dhe produkette nga Kosova eksportohen si gjysmë finale ose bazike, që në vendet e BE-së nga prodhuesit shfrytëzohen për prodhime finale farmaceutike, kozmetike dhe ushqimore.

Konferenca është përmbyllurr me ndarjen e mirënjohjeve dhe plaketave nga organizatori për kompaninë” Agroproduct” nga Istogu, “Heinrich Klenk Gbm&CaKg” nga Gjermania dhe Osterreichise Entwiclungzusammenarbeit” nga Austria.

A po përpiqet Hashim Thaçi për ta çuar vendin sërish në zgjedhje?

0

Thaci festonMedia të afërta me PDK’në kanë filluar të spekulojnë rreth mundësisë që vendi të shkojë prapë në zgjedhje, pas që opozita nuk do ta arrijë ta formojë Qeverinë, kurse ftuesi i zgjedhjeve, Koalicioni i Hashim Thaçit, s’ka më kë ta krijojë Qeverinë.

Në ditën e konstituimit të Kuvendit, sipas rregullores së Kuvendit, grupet parlamentare duhet të shprehin vullnetin e shprehur në zgjedhje.

Ndërsa, shkrirjet e disa grupeve në një grup të vetëm, mund të bëhen vetëm pas seancës konstituive, përkatësisht pas zgjedhjes së organeve të Kuvendit.

Neni 8 i rregullores së punës, që parasheh përgatitjen e mbledhjes konstituive nga Kryetari i legjislaturës së mëparshme, pika 2, thotë: “Kryetari dhe Kryesia, jo më pak se pesë ditë para mbajtjes së mbledhjes konstituive të legjislaturës së Kuvendit thërrasin mbledhje të përbashkët me kryetarët e partive, që kanë fituar vende në Kuvend, për ta përgatitur propozimin e rendit të ditës për mbledhjen konstituive, për t’i caktuar vendet e deputetëve, përkatësisht të forcave politike në sallë, sipas fuqisë politike që kanë, sipas numrit të deputetëve të secilës forcë politike”.

Ndërsa, pika 3, thotë: “Nëse dy apo më shumë grupe parlamentare kanë numër të njëjtë të deputetëve, atëherë renditja e tyre bëhet me short”.

Me vet faktin që kryetari i mëparshëm i Kuvendit i thërret kryetarët e partive që kanë fituar vota, reflekton se këto parti konsiderohen bartëse të grupeve parlamentare.

Kjo konfirmohet edhe te pika 3 e këtij neni, ku i referohet me nocionin “grup parlamentar”.

Kjo do të thotë, se në ditën e konstituimit, nocioni “grup parlamentar” reflekton vetëm vullnetin e shprehur në zgjedhje dhe të gjitha partitë apo koalicionet e certifikuara, duhet të ulen sipas forcës politike, ashtu siç e kanë rezultatin nga zgjedhjet.

Në këtë kontekst, nocioni “grupi më i madh parlamentar”, i përmendur te neni 12 (Zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit), i referohet grupit më të madh në ditën e konstituimit.

Gjithashtu, pika 1 e nenit 12 e saktëson se seanca konstituive nuk mund të konsiderohet e mbyllur pa zgjedhjen e Kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit.

Ndërkaq, lëvizjet e deputetëve, përfshirë edhe shuarjen e grupeve parlamentare dhe bashkimin e dy apo më shumë grupeve janë të rregulluara me nenin 20, por të gjitha këto lëvizje mund të bëhen vetëm pas konstituimit të Kuvendit dhe organeve të tij.

Se si do të ecën procesi deri në konstituimin e Kuvendit dhe organeve të tij është shumë vështirë të parashihet, por i gjithë sistemi juridik dhe politik i Kosovës është i bazuar në parimin se duhet respektuar vullnetin politik të shprehur në ditën e zgjedhjeve.

E kjo mund të dëshmohet edhe me faktin, se në rast të votimit të ndonjë mocioni të votëbesimit ndaj Qeverisë, presidenti i Kosovës nuk kërkon që dikush tjetër të provojë të formojë qeverinë, por i shpallë zgjedhjet e reja./express/

Suicidi politik i Bali Katravellës me shpatë prej shavari

0

Bejtullah krasniqiShkruan: Bejtullah Krasniqi

Sivjet mbushen 25 vjet nga themelimi i LDK-së. Është e ditur se këtë parti me shumicë e kanë votuar gjeneratat më të moshuara. Tani, shumë prej tyre nuk jetojnë më. Listat zgjedhore në Kosovë çdo vit përtërihen me 40 mijë votues të rinj. Pra, për çdo katër vjet kemi 160 mijë votues të rinj, dhe shumica dërmuese e tyre nuk e votojnë LDK-në. A e ka menduar ndonjëherë këtë fakt Bali Katravella.

Që nga viti 2000 e këtej, në Kosovë janë mbajtur shumë palë zgjedhje. Të gjitha kanë qenë të përfolura si të mangëta e me të meta të konsiderueshme, madje edhe të kontestueshme. Mezi ia dolëm që, ndonëse të parakohshme, zgjedhjet të organizohen aq mirë sa dikush i quajti edhe të përkryera. Se ç’dreq fle në gjirin tonë e që aktivizohet kur më së paku na duhet? Nuk e di. Por e di se prej kur ekzistojnë garat, të çfarëdo natyre qofshin ato, ka kremtuar vetëm fituesi. Edhe në garat e gurapeshës ka festuar fituesi, edhe në garat e qitjes në shenjë, fituesi ka kremtuar, madje edhe në lojën e kapuçave, fituesi e ka kënduar palën humbëse, etj. etj.

Kanë ndryshuar kohërat dhe tash së fundi gjithçka është përmbysur. Tash edhe humbësit shndërrohen në fitues pa pikë turpi, vetëm për ta shpëtuar bythën e tyre të paaftë. Paradokset e absurdet nuk e lënë këtë vend të mjerë t’i shërojë plagët shekullore. Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, që të tre së bashku do të mund të shkriheshin në figurën e Bali Katravellës.

Për ata lexues që kanë më pak njohuri për eposin e kreshnikëve të themi se Bali Katravella është një personazh nga eposi i kreshnikëve, antipod i Gjeto Basho Mujit, nga i cili me gjasë do të ketë dalë edhe Don Kishoti i Servantesit. Gjoku i Bali Katravellës ka qenë veshmadhi të cilin e ka mbath me patkojë prej kungulli e me thumba prej murrizi, shpata e tij ka qenë prej shavari ndërsa mzdragi prej pacërke e çallmën e ka pasur prej suxhuku… Kështu i përgatitur Bali Katravella kishte vendos me dalë në fushë të mejdanit kundër kreshnikëve. Epilogun e atij dyluftimi mund ta merrni me mend.

Po cili humbës në arenën politike ndërkombëtare formoi qeveri o Bali Katravella? Po cili është kuptimi i zgjedhjeve, nëse fituesi nuk mund ta formojë qeverinë? Kush nuk është i gatshëm ta pranojë humbjen, nuk duhet t’i hyjë garës. A nuk po e shihni se, sa herë po mateni, çdo herë e më lehtë po peshoni, prandaj kujdes në matjet (zgjedhjet) e ardhshme.

Grushtshteti i Isa Mustafës
Me çfarë morali politik kërkon Isa Mustafa ta sundojë vendin kur e ka humb kryeqytetin që e ka sunduar pesëmbëdhjetë vjet me radhë. A nuk tha ky Isa Mustafa gjatë fushatës se po nuk i fitoi zgjedhjet do të jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së? Kush mund t’i besojë këtij njeriu? Është në natyrën e Isa Mustafës që me puçe të zaptojë pozita udhëheqëse. Me puç ai erdhi edhe në krye të partisë. Tani me puç kërkon pushtetin qendror. Frikohem se, mos ky puç është kafshatë tepër e madhe për atë kokë të vogël.

Dëshira dhe mundësia janë dy gjëra të ndryshme. Anëtarësia e LDK-së duhet të kërkojë llogari prej të gjithë atyre që e kanë katandisur partinë në këtë gjendje duke kërkuar qiqra në hell. Nuk bëhet litari prej rëre o të mjerë. Sa më përket mua LDK-ja mund edhe të shuhet fare, por ata që e duan, duhet t’i hapin sytë e të shohin se nga po i çon kjo garniturë e pleqve të koroduar. Pa një analizë të thuktë nuk gjenden shkaqet e rënies së kësaj partie dhe rrjedhimisht as rigjenerimi i saj nuk mund të pritet. Dua me këtë rast ta përmend vetëm një arsye pse po bien vazhdimisht votuesit e LDK-së.

Sivjet mbushen 25 vjet nga themelimi i LDK-së. Është e ditur se këtë parti me shumicë e kanë votuar gjeneratat më të moshuara. Tani, shumë prej tyre nuk jetojnë më. Listat zgjedhore në Kosovë çdo vit përtërihen me 40 mijë votues të rinj. Pra, për çdo katër vjet kemi 160 mijë votues të rinj, dhe shumica dërmuese e tyre nuk e votojnë LDK-në. A e ka menduar ndonjëherë këtë fakt Bali Katravella.

Të rinjtë nuk e votojnë këtë parti sepse e konsiderojnë inerte, amorfe, pa invencë, jo kreative dhe të pandryshueshme. Prandaj pretendimi i kësaj partie për ta marr pushtetin është veprim akrepi dhe apetit suicidal. Koalicioni i tri partive opozitare për ta rrëmbyer pushtetin, është koalicion joparimor, me politikë dhe programe diametralisht të kundërta dhe si i tillë i destinuar për dështim. Merita më e madhe për këtë i shkon Albin Kurtit i cili ua hodhi karremin dhe u tërhoq në mënyrë që të mos komprometohet para opinionit.

Posti i Kryeministrit dhe samuni i Shkodrës
Të pakët janë ata shqiptar të cilët nuk kanë dëshirë të bëhem Kryeministra. Mbase e kemi në gjene bajraktarizmin. Madje edhe vogëlsia ime nuk mund ta fsheh këtë dëshirë. Shpeshherë e kam shprehur para miqve të mi kur në çajtore pimë çaj mbasdarkave. Këtë problem e kishte edhe mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu kur postin e Kryeministrit e mbajti për vete.
Nuk më habit as dëshira që Ramush Haradinaj ushqen për këtë pozitë. Por ç’ti bësh kur pretendentët janë të shumtë e kushtet që duhet plotësuar janë të rënda. Me nëntë përqind të votave Z. Haradinaj nuk do të duhej të ngarendte pas këtij posti. Edhe në qoftë se dëshira dhe emërimi mund të jenë legale, ato nuk do të ishin legjitime.

Një malësori nga malësia e Shkodrës iu kishte dhënë rasti për herë të parë të shkonte në Shkodër. Mezi priste që të ngopej me samun meqë kaherë e kishte ëndërruar këtë ditë. Mirëpo, meqë kishte pak para, gjatë gjithë rrugës e mundonte çmimi dhe madhësia e samunit, athua do t’i mjaftonte një, apo do t’i duhej t’i blente dy samuna për tu ngop. Në rrugë e sipër e takoi një malësor që po kthehej nga Shkodra dhe e pyeti për madhësinë e samunit. Ai, me një shkop ia vizatoi një rreth në tokë për t’i treguar se sa është i madh samuni. Malësorit, që ishte i uritur, iu duk i vogël samuni dhe i tha:
– Lshoe pak ma t’madh he burrë, a po të dhimet dora a!? Kurse tjetri ia ktheu:
– More unë ta lëshoj sa njai shkamb atje, po s’ta lëshon furraxhia n’Shkodër.
Pra masën e samunit e cakton furraxhia, po edhe kushtet për të formuar Qeveri i cakton një furrxhi!

Analistët e (pa) varur dhe leximi i gazetave
Gjithmonë, para e pas zgjedhjeve, televizionet tona na bombardojnë me imponimin e mendimeve, komenteve, opinioneve e analizave gjithfarëshe të njerëzve të cilët çfarëdo tjetër mund të jenë po jo analistë e opinionistë e aq më pak të pavarur.
Të gjitha këto janë bërë bajate si bora e parvjetshme. Kjo sepse, njerëzit e tillë janë tejet të ngarkuar politikisht dhe shumë të paaftë. A nuk ishte Bardhyl Meta deri dje “analist i pavarur”? Ai sot vjell xixa e flakë për ta mbrojtur LDK-në. Ky pasion për LDK-në nuk u ngjizë brenda nate. Po duket çartë se ai kaherë ka ngrënë nga çanaku i LDK-së. Mandej “analistët” Avni Zogiani, Ilir Deda e të tjerë. “Analistë” të tillë janë të aftë vetëm të na i lexojnë gazetat e djeshme, të cilën gjë e bëjmë edhe vetë, madje më mirë se ata.

Fushata sterile e opozitës
Shkaqet e humbjes së zgjedhjeve opozita duhet t’i kërkojë na gabimet e veta gjatë fushatës. Nuk është e imja të kujdesem për gabimet e tyre. Por si njeri qëllimmirë që jam dua t’ua them dy-tri fjalë.

LDK-ja të mos vazhdojë në të ardhmen të kërkojë kokrra me fotografi dhe me emër të Ibrahim Rugovës, lëreni njeriun ta kalojë testin i qetë në purgatorium.
Po të fitoheshin votat me njerëz të vdekur, Sali Berisha e Edi Rama do ta merrnin fotografinë e Skënderbeut e të Ismail Qemalit.

Pastaj billbordet e pllakatet me fotografi pa shije të ndonjë fotografi amator e mjete të tjera propaganduese jo kreative.

Sloganet e fushatës duhet të zgjidhen nga profesionistët e publicitetit, ato janë me shumë rëndësi, sepse nëse nuk janë të qëlluara jo vetëm që nuk shtojnë vota, po mund të largojnë vota.
Koalicionet parazgjedhore janë tejet të ndjeshme. Një gabim të tillë e ka bërë lideri i Bashkimit Demokratik Zafir Berisha, i cili në zgjedhjet e fundit lokale ka pasur më shumë vota i vetëm se sa tash në koalicion me Nismën.

Koalicioni i AAK-së me një parti që tashmë nuk ekziston, LDD-në, gjithashtu nuk i ka dhënë frytet e pritura.

Të gjitha këto gabime do të ndodhin edhe në të ardhmen, gjithnjë derisa liderët e opozitës të fillojnë të mendojnë për të mirën e vendit dhe jo për apetitet personale siç ka ndodh deri më sot. Deri atëherë ju sugjeroj që ta mësoni jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës dhe të veproni si ai.

Prizren, seksi me para i kushton me arrestim

0

seksPolicia në Prizren, ka arrestuar një femër,e cila ka detyruar shoqen e vetë të bëjë seks me pare.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që e njëjta nën përdorimin e forcës e ka detyruar viktimën femër K/Boshnjake e moshës së mitur, të kryej marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm në këmbim të parave”,njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Ende nuk ka të dyshuar për vrasjen e Pistës

0

Policia e KosovesPolicia e Kosovës ende nuk ka të dyshuar e as të arrestuar lidhur me vrasjen që ka ndodhur një ditë më parë në Rahovec, ku ka mbetur i vrarë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Elvis Pista.

Autoritet e rendit njoftojnë se lidhur me këtë vrasje është formuar një ekip i veçantë për të kryer hetimet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, tha për Radion Evropa e Lirë se hetimet janë ende duke vazhduar.

“Rasti është duke u hetuar nga Drejtori për Hetimin e Krimeve të rënda në nivel të drejtorisë së përgjithshme. Është një ekip i cili është duke marrë me analizimin e çdo informacioni lidhur me këtë rast. Përveç dëshmive që janë marrë në vendin e ngjarjes dhe dëshmitë tjera, ne kemi ofruar edhe një shpërblim për të gjithë atë qytetarë që kanë informacione që mund të çojnë deri te zbardhja e këtij rasti; çdo informacion që kemi është duke u analizuar”, tha Sadriu.

Sadriu tha e nga hetimet e deri tanishme janë disa drejtime të cila po analizohen me shumë kujdes në mënyrë që, siç u shpreh ai, mund të çojnë në drejtimin e duhur për zbardhjen e rastit.

“Ka pista të cilat jemi duke i analizuar me kujdes, çdo detaj dhe vlera e informatës duhet të analizohet me qëllim që të dihet se sa ka vlerë në zbardhjen e hetimeve. Kështu që krejt çka mundemi të themi momentalisht është kjo që është duke u punuar edhe presim rezultate nga pistat e hetimeve që ne e i kemi”, tha Sadriu.

Rastin e vrasjes në Rahovec janë duke e hetuar edhe prokurorët nga Komuna e Gjakovës.

Kryeprokurorja Shpresa Bakija tha për Radion Evropa e Lirë se prokurori i rastit, por edhe vetë prokuroria, janë duke u angazhuar dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat për të pasur mundësi që të bije në gjurmët e vrasësit.

“Jemi duke punuar në të gjitha drejtimet, por konkretisht nuk mund të them se edhe atë që bëjmë deri në momentin e zbardhjes nuk mund t’i publikojmë veprimet tona në mënyrë që të mos i dëmtojmë hetimet. (Sa u takon dëshmitareve) janë në proces të intervistimit nga njësiti i hetimeve”.

“Po merren në pyetje dëshmitarët që kanë qenë atë natë me të ndjerin edhe pronari i lokalit apo edhe persona të tjerë që kanë qenë në atë moment. Deri në sa ka arritur numri i dëshmitarëve nuk mund ta them”, tha Bakija për të shtuar se ende nuk ka persona të dyshuar për vrasjen.

Elvis Pista ishte kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së.

Sipas informacioneve të policisë, i ndjeri Pista u vra në oborrin e një restorantit në të cilin kishte qenë së bashku me bashkëshorten dhe disa persona të tjerë.

Policia tha se ai dyshohet të jetë qëlluar nga mbrapa me armë zjarri në një distancë rreth pesë metra largësi.

Në bazë të gëzhojave të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes, besohet se arma ishte e kalibrit të vogël dhe mund të ketë pasur “shurdhues” të zhurmës.

Vrasjen e kanë dënuar udhëheqësit më të lartë të vendit dhe përfaqësuesit e partive politike në Kosovë. Ata kanë kërkuar nga organet e ndjekjes kapjen e autorëve të vrasjes dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.