24 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 7941

Buja: I kemi licencuar 22,353 mësimdhënës

0

Buja ne BrukselMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, po qëndron në vizitë zyrtare në Bruksel, ku sot ka marrë pjesë në takimin ministror i Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Trajnim.

Buja, gjatë fjalimit të tij, foli për të arriturat në fushën e arsimit, ku përmendi arsimin gjithëpërfshirës, hartimin e kurrikulës së re për arsimin parauniversitar, e cila është duke u pilotuar në 10 shkolla dhe nga viti i ardhshëm planifikohet pilotimi edhe në 124 shkolla tjera.

“Me qëllim të zbatimit të suksesshëm të kurrikulës ne kemi filluar programet e zhvillimit profesional për mësimdhënësit në shërbim dhe atyre në parashërbim, ku si hap fillestar kemi zhvilluar dokumentin e profilit të mësimdhënësit me kompetencat dhe shkathtësitë kyçe për implementimin e kurrikulës së re”, tha ministri Buja, ndërsa theksoi se sa i përket zhvillimit profesional të mësimdhënësve janë marrë një varg masash dhe janë përkrahur shumë programe, si dhe është aprovuar korniza ligjore që ka të bëjë me kushtet dhe standardet për licencim dhe gradim të mësimdhënësve, për akreditim të ofruesve të programeve të trajnimit në shërbim, për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve, etj.

“Kemi arritur një sërë rezultatesh në terren, respektivisht deri tani kemi licencuar 22,353 mësimdhënës, dhe me mbështetje të Komisionit Europian (IPA) kemi akredituar 143 programe për zhvillim të mësimdhënësve në shërbim, të cilat ofrohen nga organizata vendore dhe ndërkombëtare. Sistemi i vlerësimit të performancës aktualisht pilotohet në 40 shkolla dhe më tutje në vitin në vijim planifikojmë ta shtrijmë në 10 përqind të shkollave”, theksoi ministri Buja, ndërsa tha se MAShT po ashtu ka marrë një sërë veprimesh lidhur me zhvillimin profesional të mësimdhënësve edhe para shërbimit dhe në mes tjerash përmendi reformimin e Fakultetit të Edukimit.

Gjithashtu, Buja theksoi, së bashku me Universitetin e Prishtinës dhe me mbështetje të Komisionit Evropian jemi në përgatitje të hapjes së Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve, i cili do të ketë fokus avancimin e programit të zhvillimit profesional para shërbimit, si dhe do të mund të ofrojë programe të ndryshme në shërbim.

Gjatë fjalimit të tij, ministri Buja u ndal edhe te sfidat e reformës në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, të cilat përfshijnë edhe rekomandimet nga raporti për Kosovën, siç janë: Përgatitja e mësimdhënësve në nivelin e arsimit dhe aftësimit profesional, Themelimi i Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve, Përgatitja e kuadrove akademike në Fakultetin e Edukimit për të fuqizuar komponentin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve para shërbimit si në arsimin e përgjithshëm ashtu edhe në arsimin dhe aftësimin profesional.

Në drejtim të përmbushjes së këtyre rekomandimeve, Buja theksoi se MAShT tashmë ka filluar t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për zbatimin e tyre. Sa i përket rekomandimit të parë, ai tha se, MAShT ka hartuar programet studimore në Fakultetin e Edukimit, të cilat janë në proces të akreditimit, në mesin e të cilave, hyjnë edhe disa programe për arsim dhe aftësim profesional.

Ndërsa, sa i përket rekomandimit të dytë, ministri Buja tha se, MAShT në bashkëpunim me Komisionin Evropian ka përkrahur hartimin dhe aprovimin e planit strategjik për themelimin dhe funksionalizimin e Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve.

Universiteti i Prishtinës, respektivisht Fakulteti i Edukimit, theksoi ministri Buja, në përmbushje të rekomandimit të tretë, ka filluar këtë bashkëpunimin me disa universitete evropiane, bashkëpunim ky i cili përkrahet nga Programi Tempus, që mbështet edhe angazhimin e stafit akademik nga universitetet partnere.

“Ne, gjithashtu jemi të gatshëm për ofrimin e praktikave të mira dhe ndarjen e përvojave tona me ju, në mënyrë që të avancojmë sistemet tona të arsimit dhe ekselencës në arsim’, tha në fund ministri Buja.

Gjatë dy ditëve të kësaj konference, do të diskutohet për mësimdhënien në shekullin 21, edukimin dhe trajnimin e mësimdhënësve në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perësndimor lidhur me AAP dhe tema të tjera me rëndësi për këtë sektor të arsimit.

Ndërsa ministrat e Arsimit, do të raportojnë edhe për progresin e dy viteve dhe do të paraqesin rekomandimet kombëtare.

Po ashtu, gjatë dy ditëve sa do të zgjasë konferenca, do të diskutohet edhe për aktivitetet që do të realizohen në të ardhmen në kuadër të Platformës. /PrizrenPress.com/

Arrestohet Vullnet Ferizi për vjedhje

0

PoliciaKS-prangatArrestohet Vullnet Ferizi nga Drenasi, i dyshuar për vjedhje në shtëpinë e një qytetari nga fshati Lubizhdë në Malishevë.

“Hetues policorë nga Stacioni Policor në Malishevë, kanë arritur që t’i bien në fije dhe ta arrestojnë të dyshuarin Vullnet Ferizi nga një fshat i Drenasit pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti me datën 28 prill kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e një qytetari me mbiemër Paçarizi nga fshati Lubizhdë, me ç’rast përpos demolimit të shtëpisë, nga aty kishin vjedhur stoli të arta, disa telefona, një lap-top, një IPad dhe një video kamerë”, njofton policia ne Prizren.

Gjatë intervistës, i dyshuari ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, ndërkaq sipas raporteve hetimore, i njëjti është duke u hetuar edhe për raste tjera.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor. /PrizrenPress.com/

Kryeministër merre ose ik

0

Muharrem NitajShkruan: Muharrem Nitaj

Hashim Thaçi, si më i votuari që është e nëse i ka ose do t’i ketë numrat, ia paftë hairin qeverisë! Por nëse nuk i ka e s’do të mund t’i bëjë, atëherë “adios kryeministër” dhe mos harroni të veproni në përputhje me profilin e politikanit të përgjegjshëm çfarë unë besoj të jeni!
Është bërë e rrezikshme përplasja ndërmjet dy kampeve politike në Kosovë, PDK-së dhe bllokut tashmë të krijuar të katër partive politike opozitare. Në këtë përplasje tashmë janë përfshirë edhe Presidenca edhe Gjykata Kushtetuese dhe situata e krijuar i vë në pozitë të vështirë edhe këto dy institucione. Në këtë përballje, të paktën tash për tash, njëra palë duket të jetë e mundur e tjetra fituese, por që realisht të dyja blloqet janë në një stad të komplikuar dhe kjo nuk do të ishte fare e jashtëzakonshme sikur ata që ia kanë “msy” garës për të marrë pushtetin, ta kishin kuptuar se qeveria e një vendi është rezultat i një matematike numrash e jo dëshirash, sado të shprehura qofshin ato!
Për fatin e keq, kjo luftë është bërë e pistë sepse thyerja e madhe po ndodhë tani në prag të marrjes së pushtetit të ri, dhe si pasojë e një turri të disa “mercenarëve” të fjalës publike që janë futur në obligime ndaj palëve dhe që po vazhdojnë ti japin një dimension, akoma më tragjik, momentit të ri politik të krijuar tashmë!
Çështja është më e thjeshtë se sa që pretendojnë ta paraqesin këta mercenarë, apo komisarë partish e juristë e gjyqtarë e do farë specialistësh, komentatorësh e gazetarësh…
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, qeverinë mund ta krijojë ajo parti apo koalicion që e ka shumicën në Kuvend. Po e përsëris “shumicën në Kuvend”. Zgjedhjet parlamentare në këtë vend përkthehen në mandate deputetësh dhe ai që i ka numrat edhe e krijon qeverinë. Pikë!
Askush ne këtë vend nuk është aq debil sa për të mos i kuptuar dy fjali të thjeshta që janë në nenet 95 dhe 84 të Kushtetutës dhe që e përcaktojnë qartë mënyrën se si zgjidhet qeveria. Prandaj çdo përpjekje për ta komplikuar këtë proces, qoftë edhe nga ata që shiten si të ditur, është miopi politike dhe kundër interesave të vendit.
Sipas kësaj logjike dhe kornize ligjore, i bie që kryeministri i deritashëm Hashim Thaçi, si më i votuari që është e nëse i ka ose do t’i ketë numrat, ia paftë hairin qeverisë! Por nëse nuk i ka e s’do të mund t’i bëjë, atëherë “adios kryeministër” dhe mos harroni të veproni në përputhje me profilin e politikanit të përgjegjshëm çfarë unë besoj të jeni!
Përpjekjet e kujtdo qoftë për t’i përmbysur numrat në kuvend dhe për të kërkuar rrugëdalje në interpretime ose në përsëritjen eventuale të zgjedhjeve, janë vetëvrasje politike! Gjithmonë do të gjendet dikush që do ta dijë me saktësi se si duhet vepruar në situata të tilla, por është mire që këtë ta dimë vetë e të mos na e thonë të tjerët!
Opinioni publik duhet ta kuptojë se krijimi i qeverisë së re në Kosovë, tashmë është vendosur me votë dhe nuk është më çështje e dëshirave tona, prandaj është mirë qe opinionbërësit militantë të njërit apo krahut tjetër, të mos e marrin rolin e liderëve politikë dhe të sajojnë lloj-lloj qeverish e kryeministrash sipas dëshirave të tyre, por të pajtohen me rezultatin që do ta japë vota në Kuvendin e Kosovës dhe me aftësinë e kujtdoqoftë që t’i bëjë numrat e nevojshëm për ta krijuar qeverinë. Ky është modeli në republikat parlamentare, sepse po të ishte për qejfin tonë, secili do ta bënte një qeveri për vete e ku vetë do të ishte kryeministër!

I shantazhojnë dy femra në Prizren, të dyshuarit arrestohen

0

Dhuna-fizikeDy viktima femra në dy raste të ndara, me datën 18 qershor, kanë denoncuar në polici raste të shantazhit dhe fotografimit të pa autorizuar, njofton Policia në Prizren.

Rasti i parë është paraqitur nga një femër e cila ka informuar policinë se një i dyshuar i kishte shkruar mesazhe në telefon me të cilat i bënte shantazh të njëjtës se nëse ajo nuk pranon që të ketë lidhje dashurie me te, ai do t’i publikonte disa incizime komprometuese për viktimën. Ndërkaq viktima e ka kërkuar ndihmën e policisë dhe pas hetimeve fillestare është gjetur i dyshuari i cili gjatë intervistës i ka thënë policisë se nuk posedon kurrfarë incizimi por kishte pasur për qellim të sigurojë për vete favore seksuale.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka sugjeruar që i dyshuari të ndiqet penalisht sipas procedurës së rregullt.

Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me një të dyshuar mashkull i cili pa lejen e ish të fejuarës së tij që tanimë nuk janë bashkë, ka postuar në “Facebook” fotografi komprometuese të viktimës me qellim të dëmtimit të nderit dhe autoritetit të saj. Pasi është informuar prokurori i shtetit, është vendosur që i dyshuari të arrestohet dhe të ndalët në mbajtje për 48 orë sepse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka konsumuar elemente të veprës penale “Fotografim dhe incizim i paautorizuar”. /PrizrenPress.com/

Haradinaj konfirmon se ka përfarim qëndrimesh për koalicionin e opozitës

0

Ramush haradinaj ne zgjedhjeLideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ende s’janë marrë vesh për të gjitha detajet me partitë tjera që pritet të themelojnë Qeverinë e re.

Megjithëkëtë, mirëpritësi i takimit të liderëve të opozitës ka thënë se ka përfarim të qëndrimeve mes të gjitha partitë politike.

“Janë përafruar qëndrimet”, ka thënë Haradinaj, pas takimit me Kurtin, Mustafën dhe Limajn, raporton Express.

Ai ka thënë se askush në Kosovë nuk është kundër dialogut, por ka thënë se duhet të ketë dialog frytdhënës.

Serbia pret Qeverinë e re për të vazhduar bisedimet me Kosovën

0

Aleksandar Vucic2Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic thotë se në javën e ardhshme, bashkë me kryetarin Tomislav Nikolic, do të bisedojë me përfaqësues të serbëve të Kosovës.

Temë bisedash, siç është njoftuar, do të jetë situata pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Vucic në konferencën për gazetarë ka thënë se tashmë ka biseduar me disa nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe se në javën e ardhshme do t’i ftojë ata përfaqësues në Beograd.

Vuçiq ka thënë, njofton B92, transmeton Tribuna, se nga serbët do të dëgjohen kërkesat e tyre dhe mënyra se si ata e shohin të ardhmen.

Është e nevojshme të gjejmë emëruesin e përbashkët duke u prirë nga nevojat e serbëve që jetojnë në Kosovë, ka thënë.

Vucic, duke u përgjigjur në pyetje, ka shtuar se vazhdimi i dialogut në Bruksel varet nga formimi i Qeverisë së Kosovës.

“She-ra-zade”, sonte premierë në Teatrin Kombëtar

0

Shfaqja She-ra-zadeSonte në mbrëmje në Teatrin Kombëtar në Prishtinë do të jepet premiera e shfaqjes së baletit “SHE-RA-ZADE”, prej orës 20:00.

Shfaqja është realizuar nga Trupa e Baletit të Kosovës me koreografi të Alessandra Panzavolta.

Premiera e këtij baleti për publikun kosovar vjen pas prezantimit për herë të parë në Napoli të Italisë, ku edhe ka nis rrugëtimin.

“SHE-RA-ZADE”, është mirëpritur nga publiku italian ndërsa mediet e atjeshme e performancë që është vlerësuar tejet pozitivisht nga kritikët e atjeshëm të artit.

Në shfaqjen “SHE-RA-ZADE”, koreografja Alessandra Panzavolta ka zgjedhur edhe pak muzikë shqipe. Ajo shfaqjen e kishte zgjedhur që të mos e punonte në mënyrën klasike mirëpo ka zgjedhur diçka shumë më moderne, në këtë mënyrë duke marr diçka edhe nga gjuha shqipe. Temën kishte vendosur që ta përshtatë me problemet në të cilat ka kaluar Kosova në mënyrë që të bëhet një prezantim sa më i mirë për Kosovën, duke e marrë parasysh edhe prezantimin në nivel ndërkombëtar.

Repriza e shfaqjes do të jepet më 20 qershor.

Halle Berry me Francën në Botëror

0

HalleBerry-OlivierMartinezHalle Berry po mundohet të bëhet tifoze futbolli për shkak të bashkëshortit të saj francez Oliver Martinez.

Fituesja e çmimit Oscar, u martua vitin e kaluar dhe po mundohet të mësohet me stilin francez të të jetuarit.

“Burri im do kështu që po përpiqem dhe kjo është gjë e re për mua. Por gjithë dita në shtëpi është e mbushur me thirrje dhe ushqim. Po e mbështes Francën”, tha ajo.

Madonna në lidhje me një koreograf (Foto)

0

Madonna-koreografiMadonna besohet se është në një lidhje dashurie me një koreograf 26 vjeçar.

Mediat amerikane raportojnë se 55 vjeçarja është parë në disa takime me valltarin holandez, Tim Steffens në janar të këtij viti, por ajo ka mohuar këto spekulime.

Sidoqoftë sërish çifti është parë të hënën në një mjuzikël në New York City, duke nxitur sërish spekulime për statusin e mbretëreshës së pop muzikës.

Madonna-koreografi1Një burim i ka thënë Eonline.com se dyshja është takuar në Zvicër, teksa Madonna po qëndronte në shtëpinë e modës së Valentinos.

Një burim tjetër ka thënë se kjo lidhje nuk është serioze.

Vonohet spërkatja kundër rriqrave nga ajri në Malishevë

0

Malisheve-Sperkatja kunder rriqrave ne SenikEvidencohen vonesa në jetësimin e Strategjisë nacionale për luftimin e etheve hemorragjike në Malishevë. Të mërkurën ka filluar spërkatja e stallave, punë që kryhet nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit e Kosovës.

Ky aksion ka filluar në fshatin Shkozë dhe sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina, spërkatja e stallave dhe bagëtive do të bëhet çdo ditë në nga një fshat. “Ne si komunë jemi në mbikëqyrje të projektit“, ka bërë me dije Morina për Kohën Ditore. AVUK-u, sipas drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, ishte paraparë të fillojë me spërkatje kah fundi i muajit maj, por është vonuar ta bëjë këtë me kohë. Berisha ka thënë të mërkurën se sipas informatave që posedon vonesa ka ndodhur për shkak të problemeve që kanë dalë në procedurat e tenderimit në AVUK.

Ndërkohë është vonuar edhe fillimi i spërkatjes nga ajri me aeroplanë, që ishte planifikuar të fillonte në javën e parë të muajit qershor. Kjo vonesë sipas drejtorit Ahmet Morina ka ndodhur për shkak se kompania “ALA-CO” që e kishte fituar tenderin për spërkatje nga ajri nuk ka arritur të sigurojë leje për fluturim dhe aterrim nga Miniaeroporti Bujqësor i Banjës së Malishevës. Në Banjë në sipërfaqet e ish-ndërmarrjes bujqësore “Mirusha” ekziston një pistë e aeroportit bujqësor, e cila është shfrytëzuar para luftës për dezinsektim nga kjo ndërmarrje e të cilën kompania “ALA-CO” ka menduar ta shfrytëzojë tani për spërkatje nga ajri në funksion të luftimit të rriqrave. Sipas Morinës ky miniaeroport nuk është i regjistruar dhe sektori i Aviacionit Civil të Kosovës për këtë nuk e ka lejuar fluturimin nga aty.

Për rrjedhojë kompania e cila do të bëjë dezinsektimin e sipërfaqeve të zonave endemike nga ajri do të detyrohet të fluturojë nga Aeroporti i Prishtinës ose i Gjakovës.

Merret vesh se aktualisht kompania e ka në dispozicion një aeroplan, ndërkohë që pritet që me fillimin e fushatës së spërkatjes të sjellë edhe një tjetër. Pritet që spërkatja nga ajri do të fillojë sapo të ndalen shirat. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina, ka konfirmuar se spërkatja nga ajri do të bëhet në ato zona ku ka mbaruar spërkatja selektive me pompa dore.