18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

I shantazhojnë dy femra në Prizren, të dyshuarit arrestohen

Dhuna-fizikeDy viktima femra në dy raste të ndara, me datën 18 qershor, kanë denoncuar në polici raste të shantazhit dhe fotografimit të pa autorizuar, njofton Policia në Prizren.

Rasti i parë është paraqitur nga një femër e cila ka informuar policinë se një i dyshuar i kishte shkruar mesazhe në telefon me të cilat i bënte shantazh të njëjtës se nëse ajo nuk pranon që të ketë lidhje dashurie me te, ai do t’i publikonte disa incizime komprometuese për viktimën. Ndërkaq viktima e ka kërkuar ndihmën e policisë dhe pas hetimeve fillestare është gjetur i dyshuari i cili gjatë intervistës i ka thënë policisë se nuk posedon kurrfarë incizimi por kishte pasur për qellim të sigurojë për vete favore seksuale.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka sugjeruar që i dyshuari të ndiqet penalisht sipas procedurës së rregullt.

Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me një të dyshuar mashkull i cili pa lejen e ish të fejuarës së tij që tanimë nuk janë bashkë, ka postuar në “Facebook” fotografi komprometuese të viktimës me qellim të dëmtimit të nderit dhe autoritetit të saj. Pasi është informuar prokurori i shtetit, është vendosur që i dyshuari të arrestohet dhe të ndalët në mbajtje për 48 orë sepse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka konsumuar elemente të veprës penale “Fotografim dhe incizim i paautorizuar”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Seanca e Kuvendit të Prizrenit dështon për shkak të mungesës së kourumit, pikat shtyhen për shtator

Seanca e Kuvendit të Prizrenit ka dështuar për shkak të mungesës së kourumit. Kryesuesja e Kuvendit, Antigona Bytyqi, konstatoi se vetëm 12 kuvendarë iu përgjigjën...

Aksident mes motoçikletës dhe automjetit në Prizren, lëndohet rëndë një person

Një aksident mes një automjeti dhe motoçiklete në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ka lënë rëndë të lënduar një person. I lënduari është dërguar në...

Lajmet e Fundit