28.5 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 7944

Rrëfimi shock: Seks me motrën e gruas, për të shpëtuar martesën

0

seks 555“Bëj seks me gruan e motrës. Ajo e di dhe është e lumtur”. Është ky rrëfimi shock që ka bërë një burrë për tabloidin britanik The Sun.

Është një histori e çuditshme që nis me një martesë, pastaj zënka e në fund ndarja. Për tu ngushëlluar burri lidhet me motrën e ish-gruas. Por nuk përfundon me kaq, ai nis të pajtohet me ish-gruan, kthehet me të dhe i tregon se ka shkuar edhe me motrën e saj. Reagimi: “Në të kaluarën kam ndarë shumë gjëra me motrën time, do të ndaj edhe ty”.

Sipas burrit, pikërisht ky fakt, lidhja e tij me motrën e gruas e ka shpëtuar lidhjen e tyre, e ka bërë gruan e tij më të lumtur dhe të relaksuar. “Por nuk besoj se do të zgjasë shumë kohë”, thotë ai.

Pikërisht kjo është dilema për të cilën, ky person kërkon ndihmën e lexuesve dhe këshilla.

Era Istrefi po sjell frymë të re në skenë

0

Era IstrefiKëngëtarja e re Era Istrefi, e cila shumë shpejtë ka hyrë fuqishëm në skenë, duke bërë për vete kështu shumë adhurues me zërin dhe stilin e saj të veçantë, ndërsa prej paraqitjeve të saj Era duket shumë premtuese, derisa jep shpresë për një ‘erë’ të re në skenën tonë.

Ka debutuar furishëm në skenën e muzikës kosovare. Është kjo motra më e vogël e Nora Istrefit, Era e cila ka mahnitur të gjithë me zërin e saj, ndërsa është vetëm 22 vjeçare. Kënga e saj e parë ishte kënga ‘Mani për money’ të cilën e lansoi në vitin 2013 e që u prit mjaft mirë nga publiku. E menjëherë pas kësaj kënge Era erdhi me këngën e dytë ‘A po don’, ku u paraqit në shoqëri të motrave të saj, por përsëri Era arriti të jetë më e komentuara.

E për të vërtetuar se ajo do të bëhet emër në skenë, jo shumë kohë më parë këngëtarja erdhi me këngën ‘E dehun’ e cila ka kapluar të gjitha ndejat e po dëgjohet në secilin cep shqipfolës. Ndërkaq suksesin i saj u vu në pah edhe në evenimentin ‘StarCard VideoFest’ në të cilin këngëtarja e re u shpërblye me dy çmime atë të ‘Best New Arstit’ dhe ‘Stylingu më i mirë’.

Ndryshe për të gjithë fansat e saj të cilët tashmë padyshim janë në numër të madh Era ka treguar se ka preferuar që ajo të njihet me publikun përmes artit dhe muzikës së saj, gjë që vërtet ka arritur ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë parasysh që këngët e saj tashmë radhiten ndër hi

MPB: Elvis Pista nuk ka aplikuar për leje të armës zyrtare

0

ElvisPista14-15Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga vrasja e kandidatit për deputet të PDK-së, Elvis Pista, ende nuk ka asgjë zyrtare se kush dhe për çfarë motivesh është vrarë Pista.
Ndërkohë Policia e Kosovës është duke u marrë me hetime për gjetjen e dorasit dhe janë marrë dëshmi e janë zhvilluar edhe aktivitete të tjera në zbardhjen e rastit.

Zyrtarisht mësohet se policia ka intervistuar dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar.

Sipas disa informatave të publikuara në medie, besohet se Pista mbase kishte pasur telashe edhe më herët, ndërsa për atë arsye edhe kishte mbajtur armë.

Por, raportimet mediale se Pista ka bartur armë dhe atë e ka pasur me leje, e demantojnë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Redaksia e gazetës “Botapress” ka kërkuar informacione zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme , nëse Pista kishte marrë leje për armëmbajtje, po ata një gjë të tillë e kanë demantuar .

“Ministria e Punëve të Brendshme mund të konfirmojë se Elvis Pista ka filluar procedurat për t’u pajisur me leje për armë shenjëtarie, sipas Ligjit për armë. Po ashtu iu njoftojmë se Pista nuk ka aplikuar për
leje për armë në Ministrisë e Punëve të Brendshme dhe nuk ka poseduar leje për armëmbajtje”, sqaron Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ndërkohë Policia është duke zhvilluar hetime intensive për të zbuluar vrasjen e Elvis Pistës nga Rahoveci.

Ai u vra natën mes së shtunës dhe së dielës nga persona deri më tani të panjohur.

Policia ende nuk i di as motivet e vrasjes e as nuk ka ndonjë të dyshuar. /botapress/

Kuvendi freskohet me 40 deputetë

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i ri që do të përfaqësojë legjislaturën e pestë që nga paslufta, do të pasurohet me rreth 40 fytyra të reja të cilat ose kanë qenë më herët deputetë ose e fitojnë për herë të parë këtë mandat.

Nga rezultatet jozyrtare që janë bërë publike në media, del se shumë deputetë nga legjislatura e kaluar kanë mbetur jashtë, madje në këto lista ka pasur edhe befasi pasi ka nga ata ish-deputetë të cilit pavarësisht që kanë qenë shumë aktivë, nuk e kanë marrë besimin e qytetarëve më 8 qershor.

Më së shumti në këtë drejtim është prekur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pasi deri më tash këtij subjekti i mungojnë tre zëra që kanë qenë gjithë kohën aktivë madje njeri prej tyre ishte edhe shefi i Grupit Parlamentar.

Fjala është për Ardian Gjinin, ndërsa për momentin jashtë janë edhe Burim Ramadani e Ahmet Isufi.

Ndryshime në përbërje dhe fytyra të reja të deputetëve do të ketë pothuajse në secilin subjekt politik, ndërsa në këtë drejtim prin lëvizja Vetëvendosje.

Këtij subjekti në Grupin Parlamentar që aktualisht llogaritet se do t’i ketë 16 deputetë, do t’i shtohen 10 emra të rinj. Shumica prej tyre janë ish-zyrtarë të lartë të partisë Fryma e Re e cila është shuar duke iu u bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Pa ndryshime nuk janë edhe dy partitë tjera të mëdha PDK e LDK, derisa disa nga figurat e larta të këtyre subjekteve nuk kanë fituar edhe një mandat të deputetit. /Tribuna

Shantazhoi punëtorët, por nuk i fitoi votat

0

Irfan FushaKandidati i PDK-së nga Prizreni Irfan Fusha, nuk ka arritë të fitojë mandatin e deputetit në Parlamentin e Kosovës. Përkundër përkrahjes së madhe që ka pasur nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, kandidati Fusha nuk ka marrë më shumë se 5529 vota.

Irfan Fusha është pronar i “ABI-Elif” në Prizren. Ai ishte emëruar kandidat për deputet nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi. Fusha gjatë fushatës zgjedhore pat përdorur edhe shantazhin për të arritur deri të fitorja e deputetit në Parlamentin e Kosovës.

Ai gjatë në këmbim të votës, shatazhoi punëtorët, duke i detyruar që të veshin gjatë orarit të punës, fanelën me logun e partisë, dhe numrin e kandidimit të tij. Ky shantazh ndaj punëtorëve, ndërkaq nuk i ka sjellë vota për të fituar mandatin e deputetit.

Fusha gjatë fushatës zgjedhore ishte cak i akuzave edhe nga partitë opozitare.Kryetari i BD-së, Zafir Berisha kishte liderin e PDK-së, Hashim Thaçin për përkrahjen që ia jepte Fushës.” A ka ma turp që të përkrahet Irfan Fusha, një automekanik i kerrave dhe njeri pa shkollë”, kishte akuzuar Berisha, Thaçin për Fushën./PrizrenPress.com/

MAShT-i me Udhëzim administrativ për parandalim të kopjimit në test të maturës

0

Suhareke-testi matures

Testi i maturës do të anulohet në pjesën ku MAShT-i vërteton se ka pasur kopjim.

Udhëzimi administrativ do të parashohë që çdo maturanti që i zihet telefoni gjatë testit do t’i ndalohet hyrja në test prej tre deri në pesë vjet.

Ekspertë të arsimit shprehen skeptikë se a do të mundet ai të zbatohet në ditën e dytë të testit, më 28 qershor.

Në MAShT kanë bërë të ditur se testi do të anulohet vetëm në qendra ose pjesërisht brenda një qendre, në ato raste ku ministria e vërteton se ka pasur kopjime.

Sot dihet pasuria e zyrtarëve të lartë publik

0
Hasan PreteniAgjencia Kundër Korrupsionit sot prezanton procesin e përfundimit të procesimit të të dhënave të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, si dhe hedhë shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Prezantimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, do të bëhet në një konferencë për media. Ndërkohë, sipas një njoftimi të AKK-së, nga praktikat e viteve të kaluara sivjet bazuar në ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për zyrtarët lartë publik, kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar nga ana e Agjencisë i nënshtrohen 20% -shi i numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e rregullt vjetore.

Dy koalicionet premtojnë vazhdimin e dialogut

0

Ashton 000Kërkesa e ndërkombëtarëve ka marrë përgjigjen pozitive për të mos pushuar negociatat në Bruksel.

Vetëm LVV-ja do pezullimin e dialogut me Serbinë.

Kuçi i PDK-së ka thënë se dialogu “është zotim yni i mëhershëm, por edhe kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë”, e Mustafa i LDK-së ka theksuar se marrëveshja me AAK-në dhe Nismën siguron orientimin “për dialog dhe implementimin e marrëveshjeve nga dialogu, por edhe orientimin, kornizimin dhe afatizimin e dialogut”, shkruan Koha Ditore.

Një burim i gazetës ka thënë të martën se liderët e subjekteve kryesore politike kanë pranuar jo vetëm telefonata, por edhe mesazhe të drejtpërdrejta nga diplomatët perëndimorë, për të qenë sa më konstruktivë kur është fjala për dialogun me Serbinë.

Suhareka ia beson edhe një mandat “memecit” të Parlamentit

0

BaliMuharremaj-suhareke-aakKryetari i Degës së AAK-së në Suharekë, Bali Muharremaj, në mandatin e kaluar të deputetit nuk i është dëgjuar zëri në Parlamentin e Kosovës.

Ai nga shoqëria civile ishte vlerësuar si “memec” i Parlamentit.

Pavarësisht këtij vlerësimi, Muharremaj, ka arritë të fitojë edhe mandatin e dytë të deputetit në Parlamentin e Kosovës.

Ai në zgjedhjet e 8 qershorit, sipas rezultateve preleminare, ka fituar 5038 vota, duke tejkaluar edhe ish-kryetarin e Suharekës, Blerim Kuçin, i cili ka marrë 4103 vota.

Muharremaj, po ashtu ka marrë 600 vota më shumë se sa nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala. /PrizrenPress.com/

Berisha: Qeveria e ardhshme e Kosovës, do të funksionojë me kulturën politike të Prizrenit

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, për të dytën herë, do të përfaqësojë qytetin e Prizrenit në Parlamentin e Kosovës. Herën e parë ishte bërë deputet në zgjedhjet e vitit 2007, ndërkaq në zgjedhjet e të 8 qershorit ka arritë të fitojë mandatin e dytë të deputetit.

Berisha në këto zgjedhje ka garuar bashkë me subjektin politik, Nisma për Kosovë të Fatmir Limajt. Sipas rezultateve preleminare, ai ka fituar 3652 vota.

Zafir Berisha premton se në Parlamentin e Kosovës, do të jetë zëri i qytetarëve të Prizrenit.

“Prioriteti im do të jetë përfaqësimi me dinjitet i kulturës politike të qytetit tonë”, premton Berisha.

Ai thotë se kultura politike e Prizrenit, do të jetë edhe në Qeverinë e Kosovës.

“Fatkeqësisht kjo kulturë deri më tash i ka munguar Kosovës, prandaj do të angazhohem që të instalojë në Qeverinë e Kosovës”, thotë Berisha./PrizrenPress.com/