7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kuvendi freskohet me 40 deputetë

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i ri që do të përfaqësojë legjislaturën e pestë që nga paslufta, do të pasurohet me rreth 40 fytyra të reja të cilat ose kanë qenë më herët deputetë ose e fitojnë për herë të parë këtë mandat.

Nga rezultatet jozyrtare që janë bërë publike në media, del se shumë deputetë nga legjislatura e kaluar kanë mbetur jashtë, madje në këto lista ka pasur edhe befasi pasi ka nga ata ish-deputetë të cilit pavarësisht që kanë qenë shumë aktivë, nuk e kanë marrë besimin e qytetarëve më 8 qershor.

Më së shumti në këtë drejtim është prekur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pasi deri më tash këtij subjekti i mungojnë tre zëra që kanë qenë gjithë kohën aktivë madje njeri prej tyre ishte edhe shefi i Grupit Parlamentar.

Fjala është për Ardian Gjinin, ndërsa për momentin jashtë janë edhe Burim Ramadani e Ahmet Isufi.

Ndryshime në përbërje dhe fytyra të reja të deputetëve do të ketë pothuajse në secilin subjekt politik, ndërsa në këtë drejtim prin lëvizja Vetëvendosje.

Këtij subjekti në Grupin Parlamentar që aktualisht llogaritet se do t’i ketë 16 deputetë, do t’i shtohen 10 emra të rinj. Shumica prej tyre janë ish-zyrtarë të lartë të partisë Fryma e Re e cila është shuar duke iu u bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Pa ndryshime nuk janë edhe dy partitë tjera të mëdha PDK e LDK, derisa disa nga figurat e larta të këtyre subjekteve nuk kanë fituar edhe një mandat të deputetit. /Tribuna

Më Shumë

U tha se u nda me të dashurën pasi flirtoj më njërën nga vajzat në ‘’Ferma Vip’’, reagon Robert Berisha

Robert Berisha është njëri nga meshkujt shqiptar, që përmendet më së shumti për lidhjet e tij të dashurisë. Së fundmi ai ishte pjesë e Reality...

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Lajmet e Fundit