8.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Shantazhoi punëtorët, por nuk i fitoi votat

Irfan FushaKandidati i PDK-së nga Prizreni Irfan Fusha, nuk ka arritë të fitojë mandatin e deputetit në Parlamentin e Kosovës. Përkundër përkrahjes së madhe që ka pasur nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, kandidati Fusha nuk ka marrë më shumë se 5529 vota.

Irfan Fusha është pronar i “ABI-Elif” në Prizren. Ai ishte emëruar kandidat për deputet nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi. Fusha gjatë fushatës zgjedhore pat përdorur edhe shantazhin për të arritur deri të fitorja e deputetit në Parlamentin e Kosovës.

Ai gjatë në këmbim të votës, shatazhoi punëtorët, duke i detyruar që të veshin gjatë orarit të punës, fanelën me logun e partisë, dhe numrin e kandidimit të tij. Ky shantazh ndaj punëtorëve, ndërkaq nuk i ka sjellë vota për të fituar mandatin e deputetit.

Fusha gjatë fushatës zgjedhore ishte cak i akuzave edhe nga partitë opozitare.Kryetari i BD-së, Zafir Berisha kishte liderin e PDK-së, Hashim Thaçin për përkrahjen që ia jepte Fushës.” A ka ma turp që të përkrahet Irfan Fusha, një automekanik i kerrave dhe njeri pa shkollë”, kishte akuzuar Berisha, Thaçin për Fushën./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prokuroria kërkon dënimin e zyrtarëve komunalë të Malishevës, mbrojtja lirimin e tyre

Prokurorja Dëshirë Jusaj, në fjalën përfundimtare të hënën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ka kërkuar dënimin e të akuzuarve Remzi Mazreku, Jakup Shurdhaj, Besnik...

Prizren, 11 aktakuza kundër 14 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenjë (101) aktakuza kundër njëqindeshtatëmbëdhjetë (117) personave,...

Me sytë nga shorti

Lajmet e Fundit