Suhareka ia beson edhe një mandat “memecit” të Parlamentit

BaliMuharremaj-suhareke-aakKryetari i Degës së AAK-së në Suharekë, Bali Muharremaj, në mandatin e kaluar të deputetit nuk i është dëgjuar zëri në Parlamentin e Kosovës.

Ai nga shoqëria civile ishte vlerësuar si “memec” i Parlamentit.

Pavarësisht këtij vlerësimi, Muharremaj, ka arritë të fitojë edhe mandatin e dytë të deputetit në Parlamentin e Kosovës.

Ai në zgjedhjet e 8 qershorit, sipas rezultateve preleminare, ka fituar 5038 vota, duke tejkaluar edhe ish-kryetarin e Suharekës, Blerim Kuçin, i cili ka marrë 4103 vota.

Muharremaj, po ashtu ka marrë 600 vota më shumë se sa nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit