21.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 7945

Fatmir Sejdiu: Nuk kam kontaktuar me Thaçin, kjo është shpifje

0

FatmirSejdiu-ldk

Kryetari i Nderit i LDK’së, Fatmir Sejdiu mohon çdo përfshirje në kalkulimet politike për krijimin e qeverisë së re kosovare.

“Gjithçka në këtë rast është veç një shpifje. Unë kam qenë me familjen time të ngushtë jashtë vendit”, thotë Sejdiu, për Gazetën Express.

Ish-Presidenti Sejdiu që e la këtë post me dorëheqje pasi Gjykata Kushtetuese e zuri duke e shkelur Kushtetutën ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt me Hashim Thaçin për çështjen krijimit të Qeverisë.

Ai ka paralajmëruar padi për shpifje kundër Express dhe e quan vepër penale cilësimin e tij si “tradhtar”.

 

Tradhtia e Fatmir Sejdiut ndaj LDK’së – Hashim Thaçi ia ofron postin e Kryeministrit

Hashim Thaçi ka bërë një plan dinak për të mbetur edhe më tutje në pushtet. Dhe, në këto synime atij i ka ardhur në ndihmë Fatmir Sejdiu, ish-Kryetari i LDK’së që kishte qenë në shërbim të tij gjatë qeverisjes PDK-LDK.
Burime të Gazetës Express thonë se Thaçi ia ka afruar Sejdiut postin e Kryeministrit.

“Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu janë takuar këto ditë dhe Thaçi ia ka ofruar atij postin e Kryeministrit. Plani është që Sejdiu të marrë me vete edhe 7-8 deputetë të LDK’së, menjëherë pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ’së”, ka thënë një burim i Gazetës Express.

Express ka kontaktuar zyrtarë të LDK’së dhe ata shfaqen të bindur se e kanë në kontroll plotësisht grupin parlamentar, derisa lojërat e Fatmir Sejdiut me Hashim Thaçin i konsiderojnë tradhtitë e radhës së Kryetarit të Nderit.

Ndërpritet numërimi i votave në QNR

0

kqz votatËshtë ndërprerë numërimi i votave me kusht, i atyre me postë dhe i personave me nevoja të veçanta, pasi vëzhguesit e partive politike shqiptare kanë lëshuar Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, duke shprehur pakënaqësi rreth votave të serbëve.

PDK, LDK,AAK, AKR, NISMA, dhe VV janë bërë bashkë duke bojkotuar vëzhgimin e procesit të numërimit, pasi sipas burimeve të KosovaPress-it, ata kanë vërejtur se votat e serbëve janë të votuara nga një dorë.

Kordinatori i QNR-SË, Burim Ahmetaj tha për Kosovapress se aktualisht vëzhguesit e partive politike kanë bojkotuar QNR-në, por nuk ka komentuar se pse e kanë bërë këtë. Ai tha se do të raportojë në KQZ dhe do të marrin udhëzimin nga KQZ-ja se si do të veprohet. /KP/

Ja si po përgatitet skenari për rrëzimin e Nismës dhe prishjen e koalicionit përmes Listës Srpska!

0

KQZ-kosoveeKomisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u munduar që përmes rrëzimit të Nismës për Kosovën ta prishë koalicionin LDK- AAK- Nisma. Këtë është duke u munduar që të realizoj përmes Listës Srbska.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim, i Gazetës Blic brenda QNR-së. “Thuasje të gjitha votat e Listës Srbska janë të pavlefshme. Të gjitha janë të shkruara me një laps dhe me të njëjtën dorë”, ka thënë ky burim.

Vëzhguesit e LDK-së, AAK-së e të Nismës kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë këtë proces.

“EC Ma Ndryshe” i bënë dhuratë zëdhënësit të komunës së Prizrenit udhëzuesin për transparencë

0

EcMaNdryshe-dhurat Ymer Berishes“EC Ma Ndryshe” i bëri sot dhuratë zëdhënësit të komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, një kopje të shtypur në kolor të publikimit të fundit “Udhëzues për Transparencën në Komuna”. Edhe pse dhurata i dedikohet të gjithë zyrtarëve të komunës, ajo iu dorëzua zëdhënësit të komunës pasi që bart pozitën esenciale të transparencës komunale.

Ndonëse vendimmarrja transparente është obligim ligjor dhe demokratik i institucionit të komunës, “EC Ma Ndryshe” ka marrë mundin të hartojë këtë dokument që i mungon komunës dhe t’ia dorëzojë atë Zyrës për Informim si dhuratë dhe kërkesë për përmirësimin e transparencës komunale.

“EC Ma Ndryshe” e ka hartuar këtë dokument me qëllim të prezantimit të obligimeve dhe detyrimeve ligjore të pushtetit lokal për transparencë dhe llogaridhënie. Krahas kësaj, me anë të këtij dokumenti synohet të jepet një pasqyrë e gjendjes në komuna, në kuptim të zbatimit të obligimeve dhe detyrimeve të komunave në fushën e transparencës dhe llogaridhënies. /PrizrenPress.com/

Thaçi: Unë kryeministër

0

Thaci14-17aKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi ka bërë me dije se do të jetë mandatari i ardhshëm për formimin e qeverisë se re.

Në këtë intervistë për “Radio Evropën e Lirë”, ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve do t’i nisë konsultat me partitë politike për krijimin e qeverisë. Ai e ka përjashtuar mundësinë që qeveria e ardhshme të formohet dhe drejtohet nga opozita.

Z. Thaçi, partia e juaj ka dalë fituese në zgjedhjet e 8 qershorit, ndërkohë që 3 parti të tjera me marrëveshje pretendojnë formimin e qeverisë. Cili është dhe do të jetë pozicioni i juaj karshi këtij pretendimi?

Thaçi: Me zgjedhjet e 8 qershorit shteti i Kosovës ka fituar shumë. Ka fituar Misioni i Ri, ka fituar qytetari i Kosovës. Me këto zgjedhje të përgjithshme që organizuam dëshmuam edhe njëherë që demokracia është në zhvillim. Zhvilluam zgjedhje fer, të lira, demokratike, me standarde të larta ndërkombëtare dhe prej më të mirave në rajon. Menaxhuam shkëlqyeshëm procesin paraelektoral, ditën e votimit dhe me një pjesëmarrje normale të vendeve në rajon. Prandaj është edhe një vlerësim i lartë ndërkombëtar për organizimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës. Fitorja e PDK-së e Misionit të Ri, e koalicionit, ishte një fitore spektakolare, e thellë, bindëse, e pritur dhe unë do të vazhdoj ta respektoj vullnetin e sovranit.

Keni gjetur ende parti partnere për formimin e qeverisë, marrë parasysh rezultatin i cili nuk i garanton PDK-së formimin e qeverisë si e vetme?

Thaçi: Fitorja e misionit të ri është vullneti i qytetarëve të Kosovës. Mbi këtë vullnet nuk mund të shkelë askush. Unë do ta menaxhoj gjithë procesin si i mandatuar nga presidentja në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne e kemi një sistem të tillë elektoral, proporcional që lë për të dëshiruar në kuptimin e fitoreve që përcaktojnë që në përfundim të procesit edhe fituesin e qartë në kuptimin e numrave në Parlament. Por, një gjë është e qartë, fituese e zgjedhjeve është Partia Demokratike e Kosovës, është misioni i ri dhe natyrisht që unë jam në komunikim me partnerët e mundshëm të koalicionit dhe në momentin që do të përmbyllet certifikimi i rezultatit zgjedhor do të marrë iniciativë për t’u ulur me partitë politike për të biseduar dhe formuar qeverinë.

Sa lë hapësirë Kushtetuta e Kosovës që qeveria të formohet nga opozita, në këtë rast marrë parasysh marrëveshjen LDK, AAK dhe Nisma për formimin e qeverisë?

Thaçi: Unë nuk dëshiroj të hyj në interpretime kushtetuese e ligjore, sepse nuk mund të bëj një interpretim të tillë. Por, fituese e zgjedhjeve është Partia Demokratike e Kosovës dhe se partia ose koalicioni fitues i zgjedhjeve do ta ketë kandidatin për kryeministër dhe kjo parti fituese që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend do ta formoj qeverinë.

Do të jeni ju mandatar i kësaj qeverie?

Thaçi: Unë kam udhëhequr tërë fushatën e misionit të ri me ekipin tim. Jam shumë i vendosur për të vazhduar me agjendën e zhvillimit ekonomik, për krijimin e 200 mijë vendeve të reja të punës, për krijimin e fondit të punësimit prej 1.5 miliard euro dhe për rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës. Ndërsa për oponentët politik, unë i kuptoj, është një reagim emocional, një situatë dëshpëruese për shkak të rezultatit të padëshiruar dhe mosbesimit të qytetar. Prandaj unë pres që sido që të jetë të gjithë të punojmë bashkërisht për të mirën e vendit, të mirën e shtetit, për konsolidimin dhe forcimin e shtetit tonë.

Nëse jo do të udhëhiqni me qeverinë, kushtimisht ta quajmë “Thaçi 3”, cila do të ishte oferta për partitë partnere. Çka ju ofroni atyre?

Thaçi: Unë ndihem tepër mirë dhe krenar që në këto 7 vitet e fundit si kryeministër i vendit kam fituar 6 palë zgjedhje. Ndihem tepër mirë dhe shumë i përgjegjshëm për besimin qytetar që edhe pas shtatë vitesh përsëri jam lideri më i votuar. Partia që e udhëheq unë është partia më e votuar. Besimi qytetar është në Misionin e Ri. Natyrisht që do të punoj që të jem sa më gjeneroz në kuptimin e një përfshirje sa më të gjerë në koalicionin e ardhshëm që të kemi stabilitet politik, institucional dhe qeverisje të mirë

Në çdo rast, zoti Thaçi, ju po e përjashtoni çdo mundësi që partia e juaj të kaloj në opozitë?
Thaçi: Realisht se kush ku e ka vendin në skenën politike e ka përcaktuar sovrani dhe jo vullnetet e nxitueshme dhe emocionale të asnjë lideri politik.

Në këtë fazë kur pritet edhe konstituimi i institucioneve të reja, a parashihni se mund të ndodh një ngërç politik dhe eventualisht vendi të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme?

Thaçi: Nuk mendoj që ka ndonjë arsye të kemi ngërç apo bllokadë politike. Ne të gjithë duhet të mendojmë dhe reflektojmë në kuptimin pozitiv, mirëkuptues, tolerant, integrues, që të gjejmë zgjidhjen që hapë rrugë dhe perspektivë vendit tonë. Duhet askënd të mos e lejojmë të prish imazhin e Kosovës pas këtyre zgjedhjeve shumë të mira, shumë mirë të organizuara, të standardit më të lartë perëndimor. Dhe, natyrisht që nuk është në interesin e askujt që të ndodh bllokadë institucionale apo shkuarje në zgjedhje tjera. Por, mbi të gjitha, të gjithë ne duhet ta respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, realitetin politik dhe vullnetin e sovranit.

Në rast se opozita, megjithatë, formon një qeveri, do ta konsideroni të ligjshme dhe në harmoni me Kushtetutën?

Thaçi: Parti fituese është Partia Demokratike, askush nuk mund ta shkel dhe ta ndrydh vullnetin e popullit nga dëshirat emocionale apo momentet dëshpëruese.

Nga këto subjekte politike, kushtimisht t’i quajmë opozitare, në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit, cilën do të preferonit ju që të keni partnere, marrë parasysh se AKR-ja, siç thuhet, tashmë ka mbetur pa kaluar pragun.

Thaçi: Unë nuk dëshiroj të komentoj rezultatet e asnjë partie politike, ka folur sovrani, dhe derisa flet sovrani, ka shprehur vullnetin e vetë, atëherë gjithçka është e qartë. Në momentin që bëhet certifikimi i rezultatit zgjedhor, unë do të marr veprimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore, në përgjithësi në përputhshmëri të plotë më vullnetin e popullit, me besimin qytetar, si parti dhe lider fitues i këtyre zgjedhjeve.

Njeriu që në pleqëri i shijoi të gjitha humbjet e mundshme

0

Eqrem KryeziuEqrem Kryeziut ka kohë që nuk po i ecën mirë me zgjedhjet. Pas humbjes në zgjedhjet lokale ai nuk mori vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet. Por, mbase Kryeziu edhe këto humbje i pret me humor, shkruan Express.

Pavarësisht se është njëri prej themeluesve të LDK’së dhe sa herë që ka zgjedhje partia e vendos lartë në listë, Eqrem Kryeziu nuk po ka shumë fat. Ai nuk ka arriti të rizgjidhet deputet në Kuvendin e Kosovës. Humbjen e parafundit ai e përjetoi në Prizren kur nuk arriti ta mundë Ramadan Mujën e PDK’së I cili është nën akuza.

Për të në zgjedhjet e fundit parlamentare u rezervuan vetëm 3372 vota. Kush e di mbase edhe për kjo situatë për Eqën nuk do duhej të ishte shumë serioze.

Kim Kardashian do t’i kthehet muzikës

0

KimKardashian2009aKim Kardashian është duke e ushtruar vokalin dhe po ndjek një kurs të kompozimit, sepse dëshiron ta rikthejë karrierën e saj muzikore.
Zmadho fotografinë

33-vjeçarja ka publikuar një këngë në vitin 2011, “Jam (Turn It Up)”, kurse tash shpreson se me ndihmën e burrit të saj, Kanye West, mund të rezultojë e suksesshme në muzikën pop.

“Kim u ka thënë shoqeve se dëshiron të merret seriozisht si një vokaliste. Kanye do ta këshillojë në realizimin e projektit dhe e ka mbështetur plotësisht”.

“Ajo ka filluar ushtrimin e vokalit dhe po shkon në orë të kompozimit, si edhe ka caktuar takime me shtëpi incizuese”, ka thënë një burim për ‘The Sun’.

Rita ishte fshehur në L.A. që Harris të mos e merrte vesh

0

Calvin Harris dhe rita oraCalvin Harris është ndarë nga Rita Ora, pasi këngëtarja kishte shkuar në Los Angeles pa i treguar dhe ishte fshehur në një dhomë hoteli që ai të mos e merrte vesh që ndodhej në atë qytet.

DJ 30-vjeçar është hidhëruar me krijuesen e hitit “I Will Never Let You Down”, sepse nuk mund të kuptonte që të dy ndodheshin në të njëjtin qytet dhe kishin shkuar ndaras, ndërsa 23-vjeçarja ishte përpjekur që t’ia mbante këtë të fshehtë.

Calvin e kishte kuptuar nga një shofer se Rita ndodhej në Los Angeles.

“Gjithçka mori fund kur shoferi i kishte thënë Calvinit se e kishte dërguar Ritën në një hotel dy ditë më parë”, ka thënë një burim për The Sun.

Është thënë se Harris e kishte publikuar lajmin e ndarjes në Twtter madje para se t’ia kumtonte këtë këngëtares me origjinë shqiptare.

“Rita është turpëruar kur e ka parë postimin në Twitter për ndarjen e tyre”, ka thënë një burim.

Nesër përfundon numërimi i votave me kusht

0

Kosove-Kutite e votimeveNë Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka filluar numërimi i votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta. Sipas koordinatorit të QNR-së Burim Ahmetaj procesi i numërimit të këtyre votave pritet të përfundojë më së largu deri nesër.

“Fillimisht jemi duke e bërë numërimin e votave me postë të të gjithë atyre votuesve të konfirmuar të cilëve do t’u numërohet vota më pastaj të fillojmë me procesin e numërimit të votave me kusht dhe me nevoja të veçanta . Është një proces i cili nevojitet kohë, që do të thotë se do të mundohemi që brenda ditës ose gjatë ditës së nesërme ta përmbyllim si proces”, theksoi ai, transmeton RTK.

Ndërsa sa i përket Raportit të auditimit Qendra e numërimit dhe rezultate pritet që sot t’ia dorëzoj KQZ-së, në mënyrë që të merret vendim se çfarë të bëhet me ato vendvotime ku ka shpërputhje të rezultateve ndërmjet subjektit politik dhe kandidatëve. Ahmetaj theksoi se QNR konsideron se një numër i formularëve të rezultateve nuk mund të procedohen sikurse të rregullta për shkak të mos përputhjes brenda formularëve të rezultateve

Ndërkohë vota me kusht dhe me nevoja të veçanta të konfirmuara si të vlefshme janë 22 mijë e 304.

Krasniqi: Kryeparlamentari i takon grupit më të madh parlamentar

0

Jakup Krasniqi14-12?Dilemave se kush e ka të drejtën e mandatarit për kryeministër, tani iu ka shtuar edhe ajo e postit të kryetarit të Kuvendit. LDK, AAK dhe Nisma për Kosovën kanë paralajmëruar se do të formojnë një grup parlamentar për ta fituar të drejtën e postit të kryetarit, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së punës. Duke u thirrur në po këto dokumente, edhe PDK-ja si partia fituese e zgjedhjeve, këmbëngul që kryetari i Kuvendit i takon asaj, sikurse edhe mandatari për kryeministër.

Në afatin prej 30 ditësh pas shpalljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet në seancën konstituive. Para fillimit të kësaj seance, deputetët mbushin një formular ku edhe e bëjnë deklarimin e tyre për grupin parlamentar. Grupit më të madh parlamentar i takon kryetari i Kuvendit. Sipas kësaj logjike, tri partitë opozitare që kanë arritur koalicion paszgjedhor, kanë paralajmëruar bashkimin në një grup parlamentar.

Radio Kosova ka kontaktuar me kryetarin aktual të Kuvendit, Jakup Krasniqin, i cili ka udhëhequr legjislativin për dy mandate. Ai nuk deshi të flas për këtë çështje duke rekomanduar që të flasin ekspertët kushtetues. Por gjithsesi, përmes telefonit, Krasniqi tha është e shkruar qartë në kushtetutë dhe rregullore të punës se kryetari zgjedhet nga grupi më i madh parlamentar.

Sipas Krasniqit, para seancës konstituive mund të formohen grupet parlamentare, e kjo sipas tij, ndodhë gjatë mbushjes së formularit nga ana e deputetëve ku edhe përcaktohen për grupin parlamentar.

Dren Doli nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike thotë se thotë se nëse LDK, AAK dhe Nisma formojnë grupe të veçanta parlamentare, automatikisht e drejta për ta nominuar kryetarin i takon PDK-së si partia më e madhe. Por në të kundërtën, PDK-së, i humbet kjo e drejtë.

“Nëse LDK, AAK dhe NISMA vendosin që të themelojnë një grup parlamentar i cili njëkohësisht do të jetë grupi me numrin më të madh të ulëseve në kuvend, atëherë këto sipas rregullores së kuvendit, po ashtu edhe sipas kushtetutës fitojnë automatikisht të drejtën që të nominojnë dhe të zgjedhin kryetarin e kuvendit nga radhët e tyre”, tha Doli.

Por, PDK-ja si fituese e zgjedhjeve, këmbëngul se i takon asaj kryetari i Kuvendit, njësoj siç këmbëngul për mandatarin për qeverinë e re. Zenun Pajaziti tha për Radio Kosovën se me Rregulloren e Kuvendit, posti i kryeparlamentarit i takon PDK-së dhe se rregullat nuk mund të ndryshohen me marrëveshje politike.

“Kryetari i Kuvendit decidivisht përcaktohen me rregulloren e punës së Kuvendit që takon partisë më të madhe fituese. Me këtë rast, PDK-ja automatikisht do ta ketë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Rregullat nuk mund ta ndryshohen me marrëveshje politike, sikur që nuk mund të ndryshohet as kushtetuta që i rregullon edhe çështjet tjera, të cilat po sfidohen pas këtyre zgjedhjeve”, tha Pajaziti për Radio Kosovën.

Ndryshe, neni 67 i Kushtetutës së Kosovës që flet për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, saktëson që kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Njësoj e thotë edhe Rregullorja e punës së Kuvendit.

Ndërkohë Rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës, në nenin 20, që flet për formimin dhe funksionimin e grupeve parlamentare, saktëson se deputetët mund të formojnë grup parlamentar sipas përkatësisë së tyre partiake ose të përcaktimeve programore.