14.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 7946

Sonte në Tropojë mbyllet edicioni i 12-të i ‘Sofrës Dardane 2014’

0

Sofrës Dardane 2014I nisur dy ditë më parë, sot përfundon edicioni i 12-të në radhë i aktivitetit kulturor të përvitshëm “Sofra Dardane Tropojë 2014”. Në stadiumin e lojërave me dorë, ku zhvillohet ky aktivitet i përvitshëm, ishin mbledhur me qindra banorë, artdashës të Bajram Currit dhe fshatrave përreth.

Për tre ditë me radhë Tropoja bashkon në festfolkun e organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, mbi 500 artistë popullorë, këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare.

Në natën e parë, artdashësit tropojanë duartrokitën ansamblin Dardania, pritësit e këtij evenimenti, duke vazhduar me artistët popullorë të diasporës.

Në ditët në vijim do ngjiten në skenë mbi 500 artistë, valltarë, këngëtarë dhe instrumentistë popullorë.

Qeveria pas certifikimit të rezultateve, përjashtohen zgjedhjet e jashtëzakonshme

0

Thaci-JacobsonAmbasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë kanë realizuar takime të ndara me Kryeministrin në ikje Hashim Thaçin. Sipas një njoftimi, nga kabineti i Thaçit institucionet e reja do të themelohen menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve. Bazuar në këtë njoftim duket se nuk ka opsion për zgjedhje të jashtëzakonshme, pavarësisht vështirësive për krijimin e Qeverisë.

Ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, Tracey Ann Jacobson, Ian Cliff dhe Peter Blomeyer kanë takuar Kryeministrin në largim Hashim Thaçin në takime të ndara.

Pas takimeve Kabineti i Thaçit ka lëshuar një njoftim për media ku thuhet se institucionet e reja do të krijohen pas certifikimit të rezultateve.

Duket se në këtë mënyrë po përjashtohet mundësia që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pavarësisht vështirësive.

“Kryeministri Thaçi falënderoi ambasadoren amerikane për ndihmën e madhe që ka dhënë i gjithë stafi i kësaj ambasade gjatë gjithë këtij procesi. Kryeministri Thaçi gjithashtu theksoi se pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor, do të ndërmerren veprimet e menjëhershme politike në përputhje me ligjet dhe kushtetutën për formimin e institucioneve të reja dhe kredibile në përputhje me vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e qershorit”, thuhet në njoftim.

“Në kuadër të këtyre takimeve të rregullta javore, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot takoi edhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar z. Ian Cliff dhe ambasadorin e Gjermanisë z. PeterBlomeyerme të cilët po ashtu bisedoi për përmbylljen me sukses të procesit zgjedhordhe formimin e institucioneve të reja kredibile në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, theksohet më tej në komunikatë.

Ja kush e shpëtoi PDK-në: PD, LB, PKK e PSHDK ia sollën 4%

0

Thaci14-17aPartia Demokratike e Kosovës, pa partitë e vogla, me të cilat hyri në koalicion parazgjedhor do ta kishte shumë të vështirë që të dilte partia e parë në vend. Në një kalkulim që i ka bërë Gazeta Blic rezultateve preliminare të kandidatëve për deputetë, del që Partia Demokratike e Hashim Thaçit pa partnerët e koalicioni nuk do të merrte më shumë 27 për qind të votave.

Falë partive të vogla në koalicion, si Partia e Drejtësisë e Ferid Aganit, Lëvizja për Bashkim e Avni Klinakut dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, PDK-ja ka arritur që të dalë partia e parë me një diferencë të rezultatit prej 5 për qind nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia e dytë.

Këto shifra, Gazeta Blic i ka nxjerrë bazuar në rezultatet preliminare që janë publikuar për kandidatët nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PDK-ja ka dalë partia e parë në vend me 30.71% të votave, e pasuar nga LDK-ja me 25.74% të votave, Lëvizja Vetëvendosje 13.52, AAK-ja 9.62%, Nisma për Kosovën 5.23%, AKR 4.66%.

EULEX përfshihet në hetimet për vrasjen e Elvis Pistës

0

Elvis Pista-qirinjePolicia e Kosovës është i vazhduar hetimet lidhur me vrasjen e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Elvis Pista. Derisa EULEX-it është duke e monitoruar këtë rast.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu në një prononcim për “Bota sot”, thotë se janë duke e hetuar cdo pistë të mundshme për bardhjen e këtij rasti.

“Lidhur me pyetjet tuaja ju informojmë se Policia e Kosovës është duke hetuar rastin ne fjale dhe është duke analizuar çdo pistë, informacion të mundshme që mund të sjellë informata me qëllim zbardhjen e këtij rasti”, thotë Sadriu për “Bota sot”.

Ai përmend edhe shumën prej 10 mijë eurove si shpërblim për personat që ofrojnë informacione lidhur me këtë rast.

“Policia e Kosovës tashme ka ofruar edhe një shpërblim për ata persona që ofrojnë informacione lidhur me këtë rast dhe apelon tek te gjithë qytetaret qe kane informacione te informojnë policinë me qellim zbardhjen sa me te shpejt te këtij rasti”,thotë Sadriu.

Nga ana tjetër, zyra për informim e Misionit Ndërkombëtar për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX thotë se ky mision është duke e monitoruar rastin në fjalë.

“Policia e Kosovës është duke e kryer hetimin ndërkaq, EULEX vetëm monitoron rastin”,thuhet në përgjigjen e EULEX.

Elvis Pista, u vra në mesnatën mes të shtunës dhe të dielës, teksa ishte duke dalë nga një reastornat ku së bashku me bashkëshorten dhe shoqërinë ishin duke festuar.

Motivet për këtë vrasje nuk dihen akoma derisa Policia ka njoftuar se nuk ka ende asnjë të dyshuar dhe hetimet po vazhdojnë.

Prizreni i vitit 1863 (Foto)

0

Prizreni1863Fotografitë e Jozef Sekelit, të bëra gjatë ekspeditës austrohungareze në Shqipërinë e veriut, Kosovë dhe Maqedoni në vitin 1863, udhëtim ky i kryesuar nga albanologu Johan Georg fon Han, duket se janë fotografitë e para të këtij rajoni të Ballkanit.

Ishte një ekspeditë për një ndër cepat me të panjohura të Evropës.

Në saje të albanologut të njohur, Robert Elsie, foto nga ky koleksion mund t’i shijojnë edhe vizitorët e portalit Koha.net. Këtu janë përzgjedhur disa sosh nga Kosova aktuale, këso here prezantojmë Prizrenin e vitit 1863.

Prizreni1863a Prizreni1863b Prizreni1863c Prizreni1863d

Rrëfehet gazetari që e nisi dramën e trafikimit të organeve (Video)

0

Rrefehet gazetariNë vigjilje të luftës në Kosovë, gazetari hulumtues Michel Montegomary ka udhëtuar në Ballkan për të hulumtuar zhdukjen misterioze të serbëve.

Përpjekja e tij sjell në dritë disa prova që tregojnë lidhjen e një sindikate të krimit të tregut të zi me strukturat e larta të UÇK-së – që japin indikacione që edhe pse ka përfunduar luftëra hetimet për krime lufte nuk kanë përfunduar. Në këto krime sipas gazetarit, involvohet dhe kryeministri i Kosovës Hsahim Thaci.

Në një video të animuar ai ka përmbledhur për 13 minuta gjithë hulumtimin e tij që nga lufta e deri tek hetimet në shtëpinë e verdhë. Ka treguar të gjitha krimet që sipas tij shqiptarët kanë kryer mbi serbët. Të gjitha i ka paraqitur me vizatime.

“As UN dhe as kush nuk ka bërë hulumtime të më shumta për provat për ta hulumtuar më shumë Shtëpinë e Verdhë. Askush nuk jep përgjigje për këtë gjë, asnjë informacion nga kosovarët pasi që frikësohen se mund të vriten”, kas thënë ai.

Më poshtë po e sjellim të plotë videon në gjuhën angleze.

Rudnicë, edhe një lokacion me trupa të shqiptarëve?

0

Rudnice-varreze masive1Në hapësirat e gurthyesit në Rudnicë, ku dyshohet se janë varrosur trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, do të hetohet edhe një lokacion i ri, transmeton KlanKosova.

Urdhëri ka ardhur nga Prokuroria për krime lufte e Serbisë, dhe kjo ndodh pas gjetjes së mbetjeve të të paktën 50 personave, në zonën që u hetua nga fillimi i gërmimeve, 6 javë më parë.

Lokacioni i ri gjendet në hapësirën që ishte mbuluar nga gurët e shkëmbit të rrëzuar gjatë luftës, me qëllim të mbulimit të varrezës masive.

Gëzim Gashi, i famshëm aq sa Rita Ora?

0

Gëzim GashiGëzim Gashi na ka bërë krenar të gjithëve shqiptarëve me suksesin e tij kudo nëpër botë. Këngët e tij të realizuara deri më tani dëgjohen kudo në botë, derisa ai po bën një karrierë të bujshme në Hollivud. Ai sikurse Rita ora po bëhet shumë i dashur dhe i dëgjueshëm kudo në botë.

Gashi siç njihet kudo në Hollivud ka sjellë sot premierën e videoklipit të këngës “What It Feel Like”, të cilën mund ta shikoni dhe vlerësoni më poshtë.

Gëzim Gashi ashtu sikurse edhe Rita Ora, janë këngëtarët e parë shqiptarë që tashmë janë pjesë e VEVO. Gashi ka marrë një përkrahje të madhe edhe nga shteti suedez, atje ku edhe jeton, derisa karrierën po e bën në Hollivud.

Kënga “What It Feel Like” është xhiruar në Los Angeles dhe gashi ka bashkëpunuar me Dre Knight dhe Sam Salter, të cilët kanë punuar edhe me Drake, Frank Ocean, Nicki Minaj, Kanye West, Jay Z dhe Bebe Rexha.

AGK përshëndet vendimin e Gjykatës për rastin e gazetares, Salie Gajtani

0

?AGPK-logoAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës përshëndet vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në favor të gazetares së gazetës ”Koha Ditore”, Salie Gajtani.

AGK vlerëson se ky është një shembull inkurajues për kolegët gazetarë që ta ngrisin zërin kundër të gjithë atyre që në forma të ndryshme mundohen ta pamundësojnë ushtrimin e profesionit të gazetarëve dhe ta cenojnë lirinë e shprehjes.

“Dënimi i zyrtarit të Inspektoratit Komunal të Prishtinës, për shkak se në tetor të vitit 2012 ka fyer dhe ka kërcënuar gazetaren e “Kohës Ditore”, Salie Gajtani, dëshmon përparim në sundimin e rendit dhe të ligjit.

Kjo do të duhej të shërbente si mësim për zyrtarët institucionalë se si të sillen me gazetarët dhe palët e tjera në përgjithësi.

AGK inkurajon gazetarët që të raportojnë për problemet që i hasin gjatë kryerjes së detyrës dhe të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë, për krijimin e një mjedisi të sigurt për punë profesionale”, thekson AGK. /PrizrenPress.com/

Jonida për motrën: Çfarë do të bëj unë pa ty?

0

Jonida per motren1Jonida Maliqi është shumë e lidhur me motrën e saj. Ajo ka postuar një foto tejet simbolike në Instagram, ndërsa kapte dorën e së motrës, duke e pyetur se çfarë do të bente ajo pa të.

Kaq ka mjaftuar, që fanset e saj të turreshin dhe secila prej tyre të shprehte ndenjat për motrat e tyre, ndërsa i kishin larg.

Kjo nuk është fotoja e vetme që ajo është së bashku me të motrën, pasi të tjera janë postuar në rrjetet sociale.

Jonida per motren2