9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Qeveria pas certifikimit të rezultateve, përjashtohen zgjedhjet e jashtëzakonshme

Thaci-JacobsonAmbasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë kanë realizuar takime të ndara me Kryeministrin në ikje Hashim Thaçin. Sipas një njoftimi, nga kabineti i Thaçit institucionet e reja do të themelohen menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve. Bazuar në këtë njoftim duket se nuk ka opsion për zgjedhje të jashtëzakonshme, pavarësisht vështirësive për krijimin e Qeverisë.

Ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, Tracey Ann Jacobson, Ian Cliff dhe Peter Blomeyer kanë takuar Kryeministrin në largim Hashim Thaçin në takime të ndara.

Pas takimeve Kabineti i Thaçit ka lëshuar një njoftim për media ku thuhet se institucionet e reja do të krijohen pas certifikimit të rezultateve.

Duket se në këtë mënyrë po përjashtohet mundësia që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pavarësisht vështirësive.

“Kryeministri Thaçi falënderoi ambasadoren amerikane për ndihmën e madhe që ka dhënë i gjithë stafi i kësaj ambasade gjatë gjithë këtij procesi. Kryeministri Thaçi gjithashtu theksoi se pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor, do të ndërmerren veprimet e menjëhershme politike në përputhje me ligjet dhe kushtetutën për formimin e institucioneve të reja dhe kredibile në përputhje me vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e qershorit”, thuhet në njoftim.

“Në kuadër të këtyre takimeve të rregullta javore, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot takoi edhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar z. Ian Cliff dhe ambasadorin e Gjermanisë z. PeterBlomeyerme të cilët po ashtu bisedoi për përmbylljen me sukses të procesit zgjedhordhe formimin e institucioneve të reja kredibile në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, theksohet më tej në komunikatë.

Më Shumë

Në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje. Rasti ka ndodhur në Suharekë, ku një person në gjendje të dehur ka...

Memli Krasniqi propozon Bedri Hamzën për kryeministër

Kryetari i Partisë Demikratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet ta propozojë sot Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Kreu i PDK-së ka...

Lajmet e Fundit