14 C
Prizren
E martë, 10 Qershor, 2025
Home Blog Page 8064

Rrahje masive në Prizren

0

rrahjeGjashtë persona janë përfshirë në një rrahje në magjistralen Prizren-Suharekë. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se rrahja ka ndodhur sot rreth orës 07:30 minuta, në afërsi të fshatit Korishë.

“Në këtë rrahje janë përfshirë së paku gjashtë persona”, tha Haziri.

“Gjatë rrahjes janë lënduar dy persona, njëri me mjet të mprehtë, thikë ndërsa tjetri nga grushtimet”.
“Pas pranimit të informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se dikush nga tëdyshuarit ka poseduar një kallashnikov por nuk është përdor”.

“Policia i ka shoqëruar të dyshuarit për në objektet e policisë ndërsa më vonë ka arritur ta gjej dhe sekuestroj një kallashnikov pa fishekë”.

“ Në konsultim me prokurorin e shtetit është vendosur që të dyshuarit të lirohen ndërsa rasti t’i kalojë prokurorisë sipas procedurës së rregullt”./PrizrenPress.com/

Mustafa: Thaçi, ia paft hajrin opozitës për 4-8 vjet

0

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë gjatë një ligjerate në Kolegjin “Universum”, se subjekti i tij është i gatshëm për koalicion paszgjedhor me të gjitha subjektet, pos PDK-së.

“Ne kemi biseduar me të gjitha subjektet politike, edhe me AAK-në, AKR-në, Partinë e Drejtësisë, Lëvizjen për Bashkim…për mënyrën e bashkëpunimit dhe jemi të hapur që pas zgjedhjeve të bëjmë koalicion. Mirëpo, me partinë e Thaçit, s’do të ketë koalicion”, ka thënë lideri i LDK-së.

“Thaçi, ia paft hajrin opozitës për 4 apo 8 vjet”, ka shtuar me ironi Isa Mustafa, derisa ka përsëritur se nuk do të ketë koalicion para zgjedhjeve me asnjë subjekt politik. Mustafa ka shtuar se në listën e partisë së tij mund të hyjnë edhe pjesëtarë të subjekteve të tjera si Partia SocialDemokrate, Ballit Kombëtar etj.

Legalizim i prostitucionit apo aderime pa parime!

0

bexhet Shala KMDLNJBehxhet Sh.SHALA – BAJGORA

Halla Mihri në diplomaci, mixha Brahim kryeshef për legalizim : E çuditshme është kjo puna e politikës ! Nga askushi të bën dikushin ! Dhe nga dikushi përsëri bëhesh askushi! T’i krijon mundësitë të ngjitesh mbi re, ta prekësh diellin por edhe të përfundosh në flladin e Dubravës pitoreske! Apo, t’i këndosh serenata dashurie “ dashuriçkës “ që e ke punësuar me kushte të caktuara nën hije të hënës për të përfunduar para prokurorit duke u djersitur si të ishe në njërin nga rrathët e Ferrit të Dante Aligerit! Politika të bën të fuqishëm ndonëse je i lodhur fare. Të bën të të respektojnë ndonës ke qenë i urryer nga të gjithë! Ta veshë pafytyrësinë me një fytyrë që ka kohëzgjatje për aq sa të zgjatë mandati! Të bën potentë kur as zbulimi i Ferid Muratit nuk kryen punë! Përzemërsisht të përshëndesin apo nderojnë ata që vetëm nënën ta kanë përmendur!

Të kanë njohur përmes nënës! Ta mëson gjeografinë globale kur ende nuk e njeh sa duhet gjeografinë lokale. Tash viziton Ujëvaret e Niagarës , Safarin në Keni , Londrën, Vashingtonin , Parisin , Kaprin në Itali apo plazhet e Ibicës dhe harron kohën kur në livadhet dhe puset e Ukë Sadikut ia kruajshe bishtin buallicës! Politika është e përkryer si një alkimi; nga jonjeriu përkohësisht të bënë njeri!

Magjia e politikës ndërlidhet me patriotizmin e Zhikës! Për aq sa Zhikë udbashi ia do të mirën Kosovës edhe unë nuk jam Behxheti por Leci i Krajkovës! Politikanët janë parimorë , besnikë , të vendosur , të moralshëm dhe trima sepse hallexhinjve para hundëve ua tundin gishtin ndërsa “ të fortëve “ ua vallëzojnë bishtin “.

Ata janë pronarë të grazhdit ku ndahet taxhia dhe ku karrierë diplomatike bëri dhe po bënë hallë Mihria ! Për hirë të shtetit e sidomos pushtetit , çobanin, mixhën Brahim e bënë kryeshef për legalizim! Politikani ta bënë natën – ditë, terrin –dritë , nga leckamani i Llapit , Dukagjinit , Anamoravës dhe rajoneve tjera të Kosovastanit të shndërron, brenda mandatit politik , në modele të Laura Biaxhotit dhe model të Xhorxho Armanit! Ke shaluar një kalë e tash shalon 200 kuaj fuqi e që në fund të shalojnë katërqindmijë!

Dhe, për ta përfunduar shumë shkurtimisht ( fatkeqësisht ) përshkrimin e portretit të një politikani aktual kosovar politik dhe multietnik, më duhet ta them se ai ka mundësinë dhe fuqinë të na ndryshojë edhe gjininë! Ku babë e bënë Hasanin ndërsa nënë e bënë Hysenin që do të rrisin fëmijët e tyre , Shtefanin dhe Katrinën si dhe , në anën tjetër babë e bëjnë Miradinë , nënë Mihrinë që rrisin fëmijët e tyre Robertin dhe Anastasinë! As Zeusi , në kohën kur ishte Zot i të gjithë zotëve nuk kishte kompetenca por edhe mundësi të tilla! Prandaj edhe është i parezistueshëm tundimi për t’u bërë politikan! Është një ndenjë sikur pozita e Kasandrës që e sheh se po vjen e keqja , tragjedia por nuk ndërmerr asgjë për ta penguar ate! Madje, ke dëshirë të bëhesh pjesë e saj! Apo, sikur Trekëndëshi i Bermudeve që tërheq dhe zhdukë fluturake dhe anije mirëpo është tundim të fluturosh mbi ato hapësira ajrore apo të lundrosh nëpër ato ujëra! Është qasje e demoduar , jashtë trendeve të kohës mbase edhe pafytyrësi ta quash politikanin e sotit kameleon . Që e ndërron ngjyrën sipas vendit ku jeton. Që nuk flet si në vendin ku e lypë kuvendi! Aiii, kuvendi!!!! Ç’mu desh që e zura në gojë!

A është kjo arsye e vetme që , politikanët , qofshin në pozitë apo edhe në “ opozitë “ nuk duan ta ndryshojnë këtë profesion me as edhe një profesion tjetër?! Jemi në një situatë kur edhe një politikan i nivelit lokal nuk do ta ndërronte karriken as me kolltukun e Myftiut të Madh të Kosovës , Ekselenca e Tij, Haxhi Naim Tërrnava! Të bëhem i sinqertë, as Myftiu i Madh nuk do të pranonte ndonëse është politikan tipik dhe klasik! Gjakimi për ta mbajtur pushtetin ( “ në shërbim të popullit “) te ne është diçka antologjike duke tejkaluar edhe imagjinatën më të bujshme! Qëllimi për të ardhur në pushtet ( “ në shërbim të popullit “) për opozitën është gjakimi vet ! Është diçka më i fuqishëm se vet qëllimi! Duhet të ndjehet me fat dhe i lumtur një popull që nga gjiri i vet apo në gjirin e tij ka politikanë të tillë! Ne jemi rast i veçantë , rast sui generis sepse kemi politikanë të tillë. Shumë madje! Me tendencë rritjeje.

Prandaj edhe nuk duhet të befasohemi kur kemi një vërshim aq të madh të atyre që duan të futen në politikë përmes dyerve të mëdha , deriçkave, dritareve e sidomos përmes vrimave anale të prapanicave të njerëzve të fuqishëm të pushtetit apo atyre që kanë gjasa të vishen me pushtet. Madje, aderimi përmes vrimës anale të prapanicave është ndoshta më i lehti sepse nuk kërkon ndonjë angazhim të shtuar fizik , rrezik të një lëndimi eventual përpos që fytyra mund të pësojë ndryshime në ngjyrë duke u bërë pika – pika! Asgjë e re për disa që kanë aderuar apo duan të aderojnë! As e paprovuar e as e papërjetuar më parë!

Cilat janë aderimet e famshme ?
Në PDK aderuan Fisnik Kaci, Lule Sorosi dhe Ardian analisti. I parafundit ishte Dan Foli dhe i fundit ( deri në ora 14.10 minuta të datës 12 maj ishte Ramiz Kelmendi që eci këmbë nga selia e AAK –së në Prishtinë deri te zyrat mbrapa shtatores së Gonxhe Bojaxhiut ) . Pra te zyrat e PDK-së! Pa bërë fare shpenzime! Po pritet që Eliza Hoxha të bëhet anëtare e PDK-së. Mendoj se PDK ka bërë goditje të mirë. Fisniku është djalë i mirë dhe i zgjuar. Punon shumë e pak duket! Lulja ka përvojë të madhe duke punuar në përkrahje të shoqërisë civile dhe pastaj edhe vet si shoqëri civile. Është korrekte dhe parimore! Dani ka ndërruar pamjen. Si të ishte njëri nga mysketirët e Dymasë. Tash duket më i pjekur. Dhe më serioz.

Nga lulet e Bill Klintonit ra në marimangën e Hashës! Ardiani, me kalimin apo si pjesë e ekipit të Hashim Thaçit nuk mund të kafshojë si më parë. Shumë herë gjuha kryen më shumë punë se dhëmbët! Sidomos kur përdoret në vend të duhur dhe kohë të duhur! Goditje e madhe është aderimi i Ramiz Kelmendit ! Jo se ky merr vesh në politikë shumë apo se ka bërë ndonjë luftë më parë, por se është biznesmen i fuqishëm. Ramiz Kelmendi, sipas llogarive që i bëjë mund t’i sigurojë 15-20.000 vota për PDK.

LDK ka filluar me Bajrush Morinën i cili është anëtar i përjetshëm i kësaj partie. Asgjë e re. Pastaj kanë aderuar Bardhyl Metaj më shumë i njohur si dhëndri i Cimës dhe burri i Adelinës se si politikan. Shkruan shumë bukur dhe ka imagjinatë të mrekullueshme. Ka qenë tolerant sa ishte “ jopartiak “! Në çastin kur u bë pjesë e LDK –së shpërtheu kundër Thaçit dhe PDK-së duke premtuar se, pas zgjedhjeve do ta marr me qira një sallë ku do të organizojë pritje apo të pame për vdekje të PDK –së, nga data 8 qershor deri me datën 8 korrik Ai foli fjalë më të rënda për dikend që do të vdes e në të njëjtën kohë thotë se do të hapë të pame një muaj. Po kush o Bardhyl trimi vjen me pa një muaj për një të vdekur që nuk flitet mirë për te ?! Po, mbese ke të drejtë për të pame ! Është pjesë e traditës të kryhet ky ceremonial pas vdekjes së dikujt! Po nuk është pjesë e traditës t’i dëshirohet dikujt vdekja! Pasi je dhëndër i Cimës të falet ky kabahat sepse duket qartazi se Cima ta ka injektuar një dozë të humorit ! Por ti Cimë nuk mund të bëhesh kurrë. As si humorist e së paku si politikan! Sepse Cima është më politikan i zoti se që është humorist!

Të sugjeroj të këshillohesh me Cimën në fushën politike nëse mendon të bëhesh një politikan i mirë ndryshe do ta pësosh në politikë ndërsa për humorist nuk ke talent! Prandaj, e pamja nuk dihet ende për kend do të bëhet. Aderuesi i radhës Valon Murtezai duket tepër i butë për të mbijetuar në këtë skenën tonë politike. Duket se tradita po vazhdon; një profesor i mirë universiteti mund të bëhet politikan i keq apo shërbyes civil i politikanëve të padijshëm! E goditura e radhës ishte Teutë Rugova . Ma merr mendja se këtu më së shumti do të pësojë pikërisht Teuta. Ajo mund të jetë e talentuar për diçka tjetër por duket se politikën e kishte diçka të huaj. E kanë ngushtuar vajzën pa pasur nevojë dhe për të manipuluar me te! Po ia ngarkojnë barrën që është shumë e rëndë për supet e saj të njoma! Duket se LDK do të forcohet edhe më shumë me aderimin e kryexhandarit të Kuvendit të Kosovës që për detyrë kishte disiplinimin e deputetëve të cilët kishin dalë jashtë ndikimit të “ miqve “ ndërkombëtarë! Pasi iku Delli, erdhi Bajrami e që nënkupton se pas Xhingis Kanit erdhi Timurlengu! Ndoshta është vetëm spekulim por nëse Bajrami hynë në politikë nuk na mbetet asgjë vetëm të bashkohemi me Xhamajkën.

Edhe LDK është forcuar në planin intelektual e sidomos ate konspirativ!
AAK po shtrihet në terren. E ka humbur Ramiz Kelmendin me shumë vota dhe me shumë para për ta zëvendësuar brenda ditës me një biznesmen tjetër me më pak vota dhe me më pak para , Gazmend Abrashin. AAK është forcuar shumë me një ekspert bankier që ka përvojë të gjatë në ekonomi dhe është njohës shumë i mirë i zhvillimeve ekonomike në vend dhe jashtë por i cili duket se ka një hendikep. Nuk ka buxhet të Ramiz Kelmendit dhe Gazmend Abrashit prandaj edhe nuk po ka hapësirë të mjaftueshme për veprim!

VV është forcuar me anëtarë të shoqërisë civile të cilët patën jetuar në këtë shoqëri si veshka në dhjam e tash po akomodohen në politikë. Të cilën e kanë sharë shumë. Sidomos VV. Unë kam pasur përplasje me ta dikur kur VV ishte opozita e vetme në Kosovë. Tash VV është bërë lesh arapi dhe nuk dihet vija ndarëse midis aktivistëve idealistë të dikurshëm dhe politikanëve konformistë të sotëm! Unë , mbase nga mosdija nuk kuptoj ku janë pikat që bashkojnë Avni Zogianin, Glauk Konjufcën dhe Liburn Aliun me Ilir Dedën dhe mysketarët e tij?! Ndoshta kjo kundërshti e pikëpamjeve dhe botkuptimeve sjell edhe një cilësi që nuk e kemi parë deri më tani! Po them ndoshta sepse kapaciteti i trurit tim nuk e përthekon këtë kombinim! Nuk e besoj se kjo funksionon!

AKR e mikut tim Gjet Pacolli po mbledh “ qershia ….”! Potez i vetëm i mirë që e vlerësoj është aderimi i 40 të rinjve. Këta mund të bëjnë diçka e jo ne që po i bashkohemi çetës së elefantëve që është nisur drejt cakut ku do të shkojmë të gjithë! Disa me kokë ulur e disa me prapanica qullur!

Nisma për Kosovën e ka ruajtur “ virgjinitetin “ e aderimit të maces dhe kucës në këtë lëvizje politike. Mbase se po garojnë për herë të parë dhe nuk kanë ende peshë politike të siguruar në bazë të votave të fituara .
E kam një pyetje për ju , lexues të nderuar ; a po bëhen këto aderime për parime apo prostituimi politik është shndërruar në standard për vlerësimin moral?! Ndoshta e kam krejt gabim !

 

Naser Malisheva, zgjedhet nënkryetar i Komitetit për Komunitete në Malishevë

0

MalishevaNaser Malisheva nga komuniteti RAE është zgjedhur nënkryetar i Komitetit për Komunitete në Komunën e Malishevës.

Ky komitet ka shtatë anëtarë, ku katër prej tyre janë Kuvendi i Komunës dhe tre të tjera nga komuniteti RAE dhe shoqëria civile.

Zyrtarja për Komunitete dhe Kthim, Edona Krasniqi, në mbledhjen e fundit ka raportuar për punën njëvjeçare të zyrës së saj.

Anëtarët e këtij komiteti, ndërkaq kanë marrë vendim për organizimin e dy debateve për rolin e komiteti për komunitete, në raport me institucionet, si dhe për organizimin e një debati për çështjen e largimit të mbeturinave, i cili parashihet të mbahet më 24 maj, në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”./PrizrenPress.com/

 

Nisma themelon nëndegën në lagjen “Bajram Curri” në Prizren

0

nisma ne bajram currNisma për Kosovën në Prizren, ka themeluar nëndegën në lagjen “Bajram Curri” në këtë qytet. Anëtarët e kësaj nëndege kanë përuruar edhe zyrën e punës.

Kryetare e nëndegës është emëruar Kaltrina Daka. Ajo ka premtuar se do të angazhohet maksimalisht që të prezantojë tek cdo qytetar i lagjes programin e Nismës.

Koordinatori i Nismës në Prizren, Sejdullah Hoxha, falënderoi aktivistët për themelimin e nëndegës në lagjen “Bajram Curri”.

“I falënderoj aktivistët e lagjes Bajram Curri, që kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për t’iu bashkangjitur Nismës”,tha Hoxha.

Ai tha se Nisma për Kosovë qëllim kryesor dhe të vetëm ka ndryshimin e situatës aktuale në vend.

“Nisma do të ndryshojë situatën e keqe që është krijuar në Prizren dhe Kosovë”, tha Hoxha.
Ai është shprehur i sigurt se Nisma në zgjedhjet e 8 qershorit do të dalë fitues në Prizren dhe Kosovë. /PrizrenPress.com/

 

Motra e Beyonce, Solange, sulmon Jay Z

0

jay-zJay Z është sulmuar fizikisht nga motra e Beyonce, Solange Knowles. Kjo gjë ka ndodhur në “after party” e eventit të përvitshëm “Met Gala”. Gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së ashensorit në Standard Hotel në New York.

Nuk dihet përse ka nisur konflikti mes Solange dhe Jay Z, por në video duket qartë vajza që nis ta sulmojë këngëtarin me grushte, me shkelma dhe duke e goditur me çantë. Ajo shfaqet shumë e revoltuar dhe truprojat e çifitit tentojnë ta ndalojnë. Ndërsa Beyonce nw video duket e qetë dhe përpiqet të qetësojë motrën e saj.

Skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit. Në disa sekuenca del truproja teksa përpiqet të mbyllë ashensorin, që kjo skenë të mos kapej nga fotografët që po prisnin poshtë hotelit. Pasi kanë dalë nga ashensori, Beyonce dhe Solange janë larguar me të njëjtën makinë ndërsa Jay Z është larguar i vetëm.

Nuk dihet përse ka nisur ky sherr, por dyshohet se Solange kishte konsumuar pak më tepër alkool gjatë mbrëmjes. Sipas “Radar Online”, Solange i ka bërë publike dhe problemet e saj me drogën dhe për këtë arsye vitin e shkuar ajo anuloi edhe turin e saj evropian.

Agjencia Telegrafike Turke “Anadoll” nga 1 korriku edhe në shqipe

0

agjencia telegrafikeAgjencia Telegrafike Turke “Anadoll” (AA), e cila i vijon punimet e saj me synimin për të qenë njëra prej pesë agjensive telegrafike më me ndikim në botë, do të fillojë transmetimin e lajmeve në gjuhën Shqipe.

Në një njoftim për shtyp të kësaj agjencie theksohet se Agjencia Telegrafike Turke “Anadoll”, e cila në 100 vjetorin e themelimit të saj synon të prodhojë e publikojë lajme në 11 gjuhë dhe që momentalisht krahas gjuhës Turke publikon lajme në Anglisht, Arabisht, Boshnjakisht, Kroatisht, Serbisht, Rusisht, Kurdisht dhe Frengjisht, bashkë me projektin e publikimit të lajmeve në gjuhën shqipe, do iu ofrojë insitucioneve që tashmë janë abonuar në këtë agjenci lajme në 8 gjuhë.

AA, në përfshirje të publikimit të lajmeve në gjuhën shqipe, kryesisht në Shqipëri dhe krahas saj në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë, do të realizojë publikim edhe kundrejt mediave shqiptare, të cilët jetojnë e operojnë në Turqi, Bashkimin Europian dhe SHBA.
AA, e cila vijon përgatitjet për projektin e përfshirjes së gjuhës Shqipe në gjuhët e publikimit, në 1 korrik do të fillojë publikimin në provë ndërsa në 1 tetor do të fillojë publikimin në formë zyrtare.

Ambasadorët e Kuintit të interesuar për zgjedhjet në Kosovë

0

20140513131810347646Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot ambasadorët dhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe të akredituar në Kosovë për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Presidentja Jahjaga i njoftoi ambasadorët për vendimin e saj për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 8 qershor, pas konsultimeve gjithëpërfshirëse me partitë dhe subjektet politike të Kosovës, për të gjetur një datë brenda suazave të përcaktuara ligjore dhe që lejon hapësirën e nevojshme për përgatitjen e zgjedhjeve në vend.

Pacolli: AKR-ja do ta kalojë pragun

0

pacolli me bajram kosouminKryetari i Aleancës për Kosovë të Re, Behgjet Pacolli ka apeluar të gjithë që të rrinë të qetë, pasi që sipas tij, AKR-ja do ta kalojë pragun. Paolli gjatë një konferencë për media ka thënë se partia e tij është e pastër dhe se anëtaret e saj nuk janë të hetuar si të disa partive të tjera.

“Unë ju kum thënë, mos e keni dert, këqyrni punët e tuaja dhe leni AKR-në të udhëtojë lirshëm pasi që ne e dimë ma mirë për fatin tonë. E dini vet se para zgjedhjeve lokale krejt kanë fol që AKR-ja do të zhduket por që ne i fituam dy komuna me rëndësi të madhe”, ka thënë Pacolli.

Këto deklarata, Pacolli i ka dhënë gjatë aderimit zyrtar të ish-kryeministrit, Bajram Kosumi në AKR.

KQZ dhe PK në përgatitje për zgjedhje

0

ValdeteDaka-Shpend MaxhuniNë kuadër të përgatitjeve të Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare 2014 dhe të bashkërendimit të aktiviteteve me institucionet tjera, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi, pritën në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili shoqërohej nga Drejtori i Departamentit të Operacioneve në kuadër të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj

Fillimisht kryetarja Daka në emër të KQZ-së shprehu falënderime për angazhimin e Policisë së Kosovës në kryerjen me sukses të detyrave në aspektin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor edhe në të kaluarën. Në këtë aspekt, Daka shprehu gatishmërinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të bashkëpunuar në vazhdimësi.

Në anën tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha me këtë rast se Policia e Kosovës ka filluar me përgatitjet e nevojshme në kuadër të përgjegjësive institucionale dhe ligjore që ka dhe do të bashkërendojë aktivitetet me KQZ-në dhe institucionet tjera në funksion të realizimit të suksesshëm të procesit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Policia e Kosovës janë në fazën e fundit të hartimit të Planit Operacional të Sigurisë për Zgjedhjet e Parakohshme. /PrizrenPress.com/