37.6 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 8103

Të 90-at inspirim për Elvana Gjatën

0

ElvanaGjata7-03Është pa dyshim njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës sonë muzikore. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Elvana Gjata e cila është mjaft aktive në muzikë.

E si shumica prej kolegëve të saj edhe Elvana duket se është duke u përgatitur për projektin e saj të ri. Mirëpo kësaj here Elvana duket që do të vijë më ndryshe, pasi që në rrjetin social ’Twitter’ ajo ka postuar një foto ku shihet që është inspiruar tek vitet e 90-ta.

”90s forever! The one and only ( 90 përgjithmonë një dhe i vetëm), ishte ky mbishkrimi i këngëtares që kishte lënë përbri fotos. Kohë më parë Elvana ka ardhë në bashkëpunim me grupin Kaos, të cilët sollën këngën e tyre me titull ‘Disko Disko’, këngë kjo e cila po zë vendet e para në Top Lista dhe po pëlqehet mjaft shumë nga publiku shqiptar.

“Polip” mbyll ditët, vazhdon “vëzhgimin”

0

“Polip”Për tri ditë me radhë autorë të ndryshëm kanë lexuar krijimet e tyre në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë “Polip”, në gjuhë të ndryshme dhe nga kultura të afërta e të largëta, por për këto tri ditë është diskutuar dhe për tema që ngrenë pikëpyetje jo të vogla në fushën e letërsisë, si ajo që shtron pyetjen se “çfarë mund të përkthehet e çfarë nuk mund të përkthehet?

Apo tema mbi raportin letrar të dekadave të fundit mes jetës letrare në Kosovë dhe asaj në Serbi.
“Vëzhgimi i Letërsisë” ishte tema bosht e këtij festivali, temë kjo e cila mundësoi në një farë mënyre të shohim çfarë ndodh me vendet përreth nesh, autorëve dhe krijimi në kulturat e tyre.

Përvoja duket të mos jetë e vogël. Disa nga autorët pjesëmarrës të festivalit, thonë se ky festival vit pas viti është duke u bërë edhe më i mirë dhe shkëmbimi i kulturave të ndryshme përmes tij, po ofron mundësi zgjerimi të kulturave tona.

Tomislav Markovi?, shkrimtar nga Serbia dhe njëkohësisht mysafirë në programin e Artistëve në Rezidencë të Qendrës Multimedia “Qyteti pa lumë”, thotë se ideja e përbashkët e të dyja qendrave asaj të Prishtinës dhe Beogradit për një festival të tillë, është duke u zhvilluar më mirë vit pas viti.
“Kjo është hera e katërt që po mbahet ky festival, ideja e përbashkët e të dyja qendrave është duke sjellë rezultate pozitive sa i përket shkëmbimit të kulturave nëpërmjet letërsisë”, ka thënë Markovi? për “Zërin”.

Ndërkaq, Zlatko Pakovi? i cili ishte moderator në panelin e fundit për këtë edicion të “Polip” që për temë kishte “Bashkëpunimin kulturor mes Prishtinës dhe Beogradit 1989-2014”, thotë se nuk mund të japë një mendim të plotë se sa po ndikon ky festival në përmirësimin e marrëdhënieve kulturore mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ajo që mundem unë ta konstatoj është se kjo po ndikon shumë në kalimin e kontakteve të miqësisë mes nesh, që jemi pjesë e këtij festivali këtë vit. Në këtë rast miqësia ka këtë kuptim se ne bashkërisht japim nga vetja më shumë sesa që kishim dhënë vetë. Arsyeja pse njerëzit vinë në këtë festival nuk është se kanë dëshirë vetëm për të vendosur komunikimin mes Serbisë dhe Kosovës. Nuk është kjo primare, por janë një lloj krijuesish të cilët gjithmonë janë të hapur për komunikime ku mësojnë nga njeri-tjetri”, ka deklaruar Pakovi? , duke shtuar se nuk kanë ardhur si delegatë të Serbisë, por vetëm që të provojmë me miqtë tanë nga Kosova dhe vendet tjera, të nisim t’i zgjidhim problemet e përbashkëta, thotë ai.

Kritiku i artit, përkthyesi, analisti, Shkëlzen Maliqi i cili ishte pjesë e paneleve të diskutimit, thotë se përderisa jemi dy shtete fqinje ne duhet të kemi njohuri për njëra tjetrën. “Neve na duhet të njihemi më shumë me njëri-tjetrin, e sidomos grupet letrare dhe të artistëve të cilët kanë botëkuptime të njëjta dhe të cilët ndonjëherë kuptohen më mirë te grupet e ngjashme të fqinjve se në vendet e veta”, ka thënë Maliqi, duke shtuar se kur dy e më shumë skena komunikojnë mes veti frymëzohesh, merr ide të ngjashme dhe kulturë më të gjerë për çdo gjë.

Autorja nga Serbia, Borka Pavi?evi? tregon për atë se si njerëzit për shkak të paragjykimeve politike që kanë, nuk e kuptojnë se të vish në Kosovë nuk paraqet asnjë lloj rreziku.
“Kohëve të fundit është bërë si një lloj ideologjie që lidhjet të krijohen përmes kulturës, dhe politikanët tash kërkojnë nga artistët që të marrin përgjegjësin për rregullimin e raporteve. Kohëve të fundit ka pasur përparim në krahasim me kohërat e mëparshme kur ka qenë e tmerrshme ndërhyrja e politikes në kulturë”, u shpreh Pavi?evi?.

Pavi?evi? më pas ka shtuar se atmosfera në festival ka qenë e mrekullueshme, pasi që kemi pasur rastin që të dëgjojmë shumë gjuhë, të cilat kanë krijuar kështu një diapazon të gjuhëve duke e bërë edhe më të bukur festivalin.

Ndërkaq, ata që e kanë vënë në jetë Festivalin e Letërsisë, thonë se çdo gjë ka shkuar mirë gjatë tri ditëve të tij.

“Kemi pasur afro tridhjetë mysafirë pjesëmarrës, ku në mesin e tyre kishte autor, poet, dramaturg e përkthyes. Në këtë edicion kishim nderin që autorët e përzgjedhur nga Serbia, janë disa shkrimtarë më aktual të njohur në Serbi, por edhe në rajon. Ne shpresojmë dhe mendojmë që përmes festivalit “Polip” por edhe sferave tjera kulturore mund të tejkalohen edhe barrierat politike që momentalisht ekzistojnë në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Letërsia dhe përkthimi letrar janë të rëndësishme për të krijuar mundësinë për një shkëmbim kulturor në rajon por edhe në gjithë boten”, ka pohuar Nita Hasani, menaxhere kulturore në Qendrën “Multimedia”.

Festivali ka nisur të premten mbrëma, ndërkaq mbrëmë, në natën e mbylljes kanë lexuar krijimet e tyre autorë si: Shkëlzen Maliqi, Ardiana Shala Prishtina, Saša Ili?, Arber Selmani, Hristo Boytchev, Adil Olluri, Hana Dalipi, ndërkaq e kanë mbyllur me muzikë, artistët Enes Bajramliqi, Ilir Bajri dhe Dukagjin Muhaxheri.

Ky ishte viti i katërtë i mbajtjes së festivali, i cili organizohet nga Qendra “Multimedia” në Prishtinë në bashkëpunim me “Beton International / RK Links”, një organizatë kulturore nga Beogradi. (Zëri)

Prizreni “zbehtë” me kandidatë për deputet

0

Prizren ura e guritNdonëse është qendra e dytë në vend për nga madhësia, pas kryeqendrës, ku të drejtë vote përafërsisht kanë rreth 158 mijë persona, Prizreni nuk duket të jetë vlerësuar shumë sa i përket rëndësisë rreth kandidimit për deputetë.

Subjektet politike në listat e publikuara me kandidatët për deputetë, të cilët do t’i hyjnë garës për zgjedhjet qendrore të 8 qershorit, nuk kanë përfshirë shumë kandidatë nga kjo anë. Po ashtu, ata që janë pjesë e listës nuk janë radhitur në top-dhjetëshen e parë të të nominuarëve.

Kritikat për anashkalim të deritashëm të Prizrenit sa i përket përfaqësimit në institucionet qendrore, sipas numrit të banorëve, të cilat i ka bërë subjekti i ri Nisma, duket se kanë ndikuar, që për dallim nga partitë tjera, ky subjekt të kandidojë me më së shumti apo 10 prizrenas për deputetë.

Por, ndonëse lista e saj ka më shumë kandidatë, megjithatë “Vetëvendosje” ka ranguar më së larti një kandidat nga ky qytet, pasi Mytaher Haskuka është i katërti në listën e saj, e pas tij, Zafir Berisha është i pesti në listën Nisma.

Pas publikimit të listave, del se edhe në këto zgjedhje, sidomos në dy subjektet më të mëdha në PDK e LDK nuk do të ketë shumë ndryshim nga emrat e vjetër, të cilat e kanë provuar këtë “çorbë” edhe më parë.

PDK-ja që mori shumicën e votave në zgjedhjet e fundit lokale, duke vazhduar qeverisjen për mandatin e tretë radhazi, kandidatin e parë nga Prizreni, afaristin Irfan Fusha e ka radhitur në vendin 14. Më poshtë tij janë edhe Nait Hasani, Behar Selimi, Munir Basha (koalicioni Partia Konservatore), Luljeta Veselaj dhe Naser Berisha.

LDK-ja prizrenasin e parë për deputet, Eqrem Kryeziun, njëherësh kryetar të degës e ka radhitur në vendin e 11 të listës. Bashkë me të garojnë edhe Mybera Mustafa, Hanefi Muharremin, Xhavit Ukajn dhe Haziz Hodaj.

I pari nga Prizreni në listën e AAK-së është nënkryetari i komunës, Lulzim Kabashi, që garon me numrin 43. Më poshtë tij radhiten Agim Hazrolli, Fatmir Kastrati, Naim Qelaj.

Në Bashkimin Demokratik (BD) që garon me një listë të përbashkët me NISMA, pos Berishës janë edhe Albulena Balaj, Sejdullah Hoxha, Sinan Aliaj, Feim Mazreku, Zenel Elshani, Arife Muji, Nahit Thaqi, Mitat Karahod dhe Muhamet Shala.

Pos Haskukës, “Vetëvendosjen” e përfaqësojnë edhe Artan Abrashi, Levent Kasemi, Nora Arapi-Krasniqi e Valizake Thaçi- Celina.

Ndërkaq, deri tash nuk ka ndonjë njoftim nga subjektet e vogla në Prizren rreth listës së tyre për deputetë.

Mbështetur në numrin e votuesve, nga një përllogaritje fillestare të subjekteve të këtushëm del se nëse organizohet mirë, komuna e Prizrenit mund të nxjerrë deri në 10 deputetë shqiptarë. Kjo varet edhe nga pjesëmarrja në votim.

Në zgjedhjet e kaluara qendrore, më 2010 Prizreni dha vetëm katër deputetë shqiptarë, Nait Hasanin, Behar Selimin, Eqrem Kryeziun, dhe Afrim Kasollin nga “Vetëvendosje”. Trefish më shumë, ndërkaq patën përfituar komunitetet pakicë, turqit e boshnjakët./Zëri/

Bashkëpunimi kulturor ndërmjet Kosovës e Serbisë i ka ndihmuar edhe politikës

0

19Bashkëpunimet kulturore në mes të Kosovës dhe Serbisë u kanë trasuar rrugën edhe atyre politike. Megjithatë, ende ka individë nga të dy popujt që shtrojnë pyetje se përse duhen bërë shkëmbime kulturore mes këtyre vendeve.

E nganjëherë pyetjet e tilla sjellin gjykime dhe përfundime se shqiptarët apo serbët që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin janë tradhtarë të vendeve të veta. Por, dalëngadalë këto mendime janë duke u zbehur. Këto janë përfundimet që dolën nga një diskutim i përbashkët me krijues të të dyja vendeve. Rëndësia e raporteve kulturore ndërmjet të dyja vendeve është diskutuar në temën “Bashkëpunimi kulturor midis Prishtinës dhe Beogradit 1989-2014, që është mbajtur në Qendrën Multimedia në Prishtinë në kuadër të festivalit ndërkombëtar të letërsisë “Polip”.

Panelistët Borka Paviçeviq, Shkëlzen Maliqi, Jeton Neziraj, Sasha Iliq e Tomisllav Markoviq të dielën mbrëma kanë shpalosur historitë e tyre në raport me bashkëpunimet kulturore ndërmjet dy shteteve fqinje dhe i kanë konsideruar ato si tejet të rëndësishme/Koha Ditore/

Begaj: Besoj në suksesin e Nismës

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKordinatori i NISMËS për Kosovën në MAlishevë, njëherësh kryetar komune, Ragip Begaj, ka thënë se kjo parti do të ketë sukses në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 8 qershor.

“Besoj në suksesin e NISMËS për Kosovën, pasi njejtë kam besuar edhe kur kemi filluar me Iniciativën Qytetare për Malishevën, e cila ka qenë një nismë e njerëzve vullnetarë, të cilët kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën ta ndryshojnë qeverisjen në Kosovë”, ka thënë Begaj për gazetën Epoka e re./Epoka e Re/

Rrihet një femër në Xërxë të Rahovecit

0

Dhuna-fizikeNjë femër ka kërkuar ndihmën e policisë në fshatin Xërxë të Rahovecit. Ajo dyshohet se është rrahur nga i dyshuari B.Th. në restorantin “Mërgimi” në Xërxë.

“Rreth orës 06:00 të mëngjesit, një patrullë e Policisë nga Rahaveci, e cila po patrullonte në rrugën magjistrale Prizren-Gjakovë, ka hasur një femër, e cila ishte e lënduar dhe ka kërkuar ndihmë”, tha Zëdhënësi i PK në Prizren, Hazir Berisha.

“Viktimën policia e ka dërguar për ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Rahavec, kurse më pas në Spitalin Rajonal të Gjakovës për trajtim mjekësor”.

“Pas një hetimi fillestar, është bërë e ditur se viktima, e cila ishte e punësuar në restorantin “MERGIMI” në Xërxë, për arsye ende të panjohura ishte rrahur gjatë natës nga i dyshuari B. TH. dhe ishte mbyllur në një dhomë të restorantit”.

“Më pas viktima ka ikur nga restoranti nëpër dritare të dhomës, duke u lëshuar me çarçaf krevati”.

“Policia e ka arrestuar të dyshuarin i cili po mbahet nën masën e arrestit policor me urdhër të prokurorit të shtetit. Hetues policorë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit”. /PrizrenPress.com/

Një qytetar dorëzon ariun në polici të Prizrenit

0

ariuuuuNjë banor i fshatit Kushnin ka dorëzuar një ari në polici të Prizrenit. Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se ariu ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore dhe i lënduar.

“Rreth orës 11:00, një qytetar i cili po shëtiste në një rrugë të fshatit Kushnin ka hasur në një ari të vogël, i cili kishte qenë i lënduar dhe në një gjendje te keqe shëndetësore”.

“Qytetari e ka marrë me vete ariun dhe e ka sjellë në Stacionin Policor në Prizren”.

“Policia e ka thirr në ndihmë veterinerin, i cili është përkujdesur për shëndetin e ariut. Më vonë janë informuar edhe zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe inspektorët për mbrojtjen e faunës në parkun kombëtar “Malet e Sharrit” të cilët e kanë marrë ariun për t’i dhënë strehim dhe përkujdesje adekuate./PrizrenPress.com/

 

Përse këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë?

0

Shqiprim PulajShkruan:Shqiprim Pula

1. Dinamika politike, zhvillimet e debateve po e mbizotërojnë jetën tonë private, politike dhe publike ngado që jemi. Temat si; reformat, zhvillimi ekonomik e punësimi mbeten dhe janë çështje të pazgjidhura me karakter nacional, në gjithë periudhën e pas-luftës. Këto dhe çështje të tjera po i preokupojnë aktorët politikë të kësaj periudhe tranzicioni, por që, zgjidhje adekuate e të qëndrueshme premtohet – të paktën deklarative, gjatë këtij procesi zgjedhor. Aktorët politikë të vjetër e të rinjë në politikë, sfidë të radhës e kanë edhe sjelljen politike brenda organizatave politike ku ata janë, dhe reflektimin që duhet shprehur, duke evituar vakumin e një logjike politike që rrënjët i ka tek e kaluara e jonë.

Mungesa e një konsensusi intelektual e politik, përgjatë këtij tranzicioni, krijoji vakum në përplasje idesh dhe politikash, e që ky vakum u ri-plotësua me dukuritë si; nepotizmi, klientelizmi, servilizmi, korrupsioni që u krijua një model politik i llojit të vet!.

Jo rrallë herë, qasjet ndaj këtyre dukurive, dhe artikulimi i tyre publik i pasonte qasja e të qenurit ‘politikisht korrekt’, kështu, duke e mohuar ofrimin e zgjidhjes dhe duke e shtyrë ballafaqimin me to, për më vonë! Por, probleme si këto, të pazgjidhura, kanë ndikuar mjaftë shumë në të funksionuarit e shtetit, në procesin e integrimeve Euro-Atlantike, politikën tonë të jashtme si reflektim i asaj të brendshme ndaj partnerëve tanë strategjik, për më keq, duke u ‘kapur’ nga varësia e moszgjidhjeve.

2. Organizatat politike në Kosovë, përmes vlerave dhe pikëpamjeve konkurruese midis tyre, janë dhe mbeten boshti i të funksionuarit të sistemit, për më tepër, koncepti mbi rolin qeverisës përcakton edhe nivelin e pjekurisë së demokracisë. Madje, sistemi pluralist, në vetvete nënkupton edhe konkurrencë alternativash, cilësish, idesh mbi organizimin dhe funksionimin e institucioneve, përkatësisht administratës publike. Ky proces zgjedhor, ka risjellë vëmendje të veçantë në artikulimin publik si; çështja e konkurrimit, aderimeve të shumta (‘uroj të jenë martesa konceptuale, e jo interesi’), organizimeve dhe funksionimit të organizatave politike, kjo ngase shihet dhe vlerësohet si kohë e duhur për ofrim zgjidhjesh pas zgjedhjeve.

Por, ajo çfarë mbetet të shihet është, nëse pozita mbizotëruese mbi ligjin, institucionet, s’do të gjej më vend në mendësinë e aktorëve politik, duke mënjanuar shumëllojshmërinë e roleve në publik. Procesi zgjedhor – votimi dhe pranimi i rezultateve kanë karakter politik, përgatitja dhe menaxhimi i procesit kanë karakter teknik, por si njëra dhe tjetra tregojnë sjellje elektorale dhe institucionale për maturinë tonë shoqërore politike. Mëpastaj, mbajta e zgjedhjeve nuk është kusht i vetëm për demokracinë, mbajtja e zgjedhjeve duhet të reflektoj në lirinë e votimit, në përzgjedhjen e kandidatëve lirshëm pa imponime, pa dhunë, pa manipulime në mënyrë që si të tilla të fitojnë epitetin e zgjedhjeve me legjitimitet demokratik. E tëra, do të mund të rezultonte mëpastaj, me ofrim zgjidhjesh ndaj problemeve që na përcjellin në përditshmërinë tonë.

3. Kosova gjendet në kohë kur duhet vendosur për të zgjedhurit – përfaqësuesit, për të ardhmen, për risitë dhe peisazhin politik të vendit. Kush do të jenë ata që do të zgjidhen? do të jenë fytyra jonë në kuvend dhe qeveri; në vendim-marrje dhe përfaqësim; në krijim legjislacioni dhe zbatim politikash; do të jenë e ardhmja e Republikës. Por, para së gjithash, votuesi duhet vlerësuar kapacitetet e tyre për hartim legjislacioni që do të mundësonte investime në shkollat dhe spitalet publike, në nevojat e sotme dhe të së nesërmës që duhet plotësuar, në inkurajimin dhe mundësitë për zhvillim ekonomik e social. Për ti arritur krejt këto, kërkohet vlerësim para votimit, kërkohet konsideratë për nevojat e brezave të ardhshëm – për fëmijët tanë.

4. Përse këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë? Si në çdo palë zgjedhje, që janë të rëndësishme në demokraci, këto që po vijnë, janë po aq të veçanta sa vet mirëqenia e qytetarëve të Republikës. Ngase ky proces zgjedhor do t’ju jep qytetarëve të vendit mundësinë, për të zgjedhur zërin e tyre në kuvend. Dikë që do të miratojë dhe zbatoj ligje. Dikë që me zell do të ndjek të jetësuarit e vlerave civilizuese.

Por, a do jenë këto zgjedhje që do ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve sociale e politike? Padyshim, historia politike e Kosovës dhe procesi i integrimeve Euro-Atlantike do të sforcohet dhe ecet përpara me një personalitet të zgjedhur për qeveri, i cili së bashku me njohuritë e tij, vizionin, përvojën politike, aftësitë strategjike dhe taktike, do të transformonte mirëqenien e tanishme të qytetarëve, e në këtë kuadër, duhet thënë se, këtë herë është e rëndësishme për qytetarët e Republikës që të shkojnë, të votojnë.  Zgjedhjet e 8 Qershorit, janë të një rëndësie primare. Voto!

(Autori është njohës i Ligjit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare_

 

 

 

 

SHIK-u fuqizohet në listën e PDK-së

0

PDK-logo8-07Deputetëve të PDK-së që kanë qenë zyrtarë të SHIK-ut, u është bashkuar në garën për të marrë edhe një mandat në përfaqësimin e qytetarëve edhe ish shefi i tyre, Kadri Veseli.

Kësisoj, Adem Grabovci, Elmi Reçica, Fadil Demaku, Latif Gashi e Bekim Haxhiu, nëse mbledhin votat e mjaftueshme për të marrë edhe një mandat të deputetit, në legjislaturën e ardhshme pjesë të grupit parlamentar do ta kenë edhe shefin e tyre aktual në hierarkinë partiake, si dhe ish shefin e ShIK-ut.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Vesli, është i dyti në listën e kandidatëve të kësaj partie dhe kësisoj është e vështirë të mendohet se nuk do të ketë votat e mjaftueshme për të qenë deputet i partisë më të madhe në zgjedhjet e kaluara.

Por, pos vendosjes së Veselit lart në listën e PDK-së, ish deputetët që edhe publikisht e kanë pranuar se kanë qenë pjesë e ish strukturës së spiunimit, nuk kanë marrë renditje të fuqishme në listën e partisë së tyre/Tribuna/

Rita Ora hyn në histori, fituese katër herë radhazi

0

Rita Ora-Playboy4Rita Ora ka marrë kreun e Top-listës zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar për të katërtën herë, me këngën “I Will Never Let You Down”. Këngëtarja me origjinë shqiptare e zhvendosi në vendin e dytë këngën “Waves” të Mr Probz.

Në këtë mënyrë, ajo është barazuar me ish-anëtaren e “Spice Girls”, Geri Halliwell, në garën për artisten britanike me më shumë këngë solo në vendin e parë. “Është çmenduri që është hera e katërt! Jam e nderuar”. Nuk kam fjalë! Nuk mund ta besoj. Jam shumë e lumtur që fansat e mi po më mbështesin, sepse kjo është shumë e veçantë, një këngë personale për mua”- ka deklaruar Rita për OfficialCharts.com.

Rita debutoi në vend të parë në top-listën britanike në shkurt të vitit 2012 me këngën “Hot Right Now”. Ajo ishte përsëri e para në muajin maj me këngën “R.I.P” dhe në gusht të po të njëjtit vit kryesoi top-listën me këngën “How We Do (Party)”.