18.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Përse këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë?

Shqiprim PulajShkruan:Shqiprim Pula

1. Dinamika politike, zhvillimet e debateve po e mbizotërojnë jetën tonë private, politike dhe publike ngado që jemi. Temat si; reformat, zhvillimi ekonomik e punësimi mbeten dhe janë çështje të pazgjidhura me karakter nacional, në gjithë periudhën e pas-luftës. Këto dhe çështje të tjera po i preokupojnë aktorët politikë të kësaj periudhe tranzicioni, por që, zgjidhje adekuate e të qëndrueshme premtohet – të paktën deklarative, gjatë këtij procesi zgjedhor. Aktorët politikë të vjetër e të rinjë në politikë, sfidë të radhës e kanë edhe sjelljen politike brenda organizatave politike ku ata janë, dhe reflektimin që duhet shprehur, duke evituar vakumin e një logjike politike që rrënjët i ka tek e kaluara e jonë.

Mungesa e një konsensusi intelektual e politik, përgjatë këtij tranzicioni, krijoji vakum në përplasje idesh dhe politikash, e që ky vakum u ri-plotësua me dukuritë si; nepotizmi, klientelizmi, servilizmi, korrupsioni që u krijua një model politik i llojit të vet!.

Jo rrallë herë, qasjet ndaj këtyre dukurive, dhe artikulimi i tyre publik i pasonte qasja e të qenurit ‘politikisht korrekt’, kështu, duke e mohuar ofrimin e zgjidhjes dhe duke e shtyrë ballafaqimin me to, për më vonë! Por, probleme si këto, të pazgjidhura, kanë ndikuar mjaftë shumë në të funksionuarit e shtetit, në procesin e integrimeve Euro-Atlantike, politikën tonë të jashtme si reflektim i asaj të brendshme ndaj partnerëve tanë strategjik, për më keq, duke u ‘kapur’ nga varësia e moszgjidhjeve.

2. Organizatat politike në Kosovë, përmes vlerave dhe pikëpamjeve konkurruese midis tyre, janë dhe mbeten boshti i të funksionuarit të sistemit, për më tepër, koncepti mbi rolin qeverisës përcakton edhe nivelin e pjekurisë së demokracisë. Madje, sistemi pluralist, në vetvete nënkupton edhe konkurrencë alternativash, cilësish, idesh mbi organizimin dhe funksionimin e institucioneve, përkatësisht administratës publike. Ky proces zgjedhor, ka risjellë vëmendje të veçantë në artikulimin publik si; çështja e konkurrimit, aderimeve të shumta (‘uroj të jenë martesa konceptuale, e jo interesi’), organizimeve dhe funksionimit të organizatave politike, kjo ngase shihet dhe vlerësohet si kohë e duhur për ofrim zgjidhjesh pas zgjedhjeve.

Por, ajo çfarë mbetet të shihet është, nëse pozita mbizotëruese mbi ligjin, institucionet, s’do të gjej më vend në mendësinë e aktorëve politik, duke mënjanuar shumëllojshmërinë e roleve në publik. Procesi zgjedhor – votimi dhe pranimi i rezultateve kanë karakter politik, përgatitja dhe menaxhimi i procesit kanë karakter teknik, por si njëra dhe tjetra tregojnë sjellje elektorale dhe institucionale për maturinë tonë shoqërore politike. Mëpastaj, mbajta e zgjedhjeve nuk është kusht i vetëm për demokracinë, mbajtja e zgjedhjeve duhet të reflektoj në lirinë e votimit, në përzgjedhjen e kandidatëve lirshëm pa imponime, pa dhunë, pa manipulime në mënyrë që si të tilla të fitojnë epitetin e zgjedhjeve me legjitimitet demokratik. E tëra, do të mund të rezultonte mëpastaj, me ofrim zgjidhjesh ndaj problemeve që na përcjellin në përditshmërinë tonë.

3. Kosova gjendet në kohë kur duhet vendosur për të zgjedhurit – përfaqësuesit, për të ardhmen, për risitë dhe peisazhin politik të vendit. Kush do të jenë ata që do të zgjidhen? do të jenë fytyra jonë në kuvend dhe qeveri; në vendim-marrje dhe përfaqësim; në krijim legjislacioni dhe zbatim politikash; do të jenë e ardhmja e Republikës. Por, para së gjithash, votuesi duhet vlerësuar kapacitetet e tyre për hartim legjislacioni që do të mundësonte investime në shkollat dhe spitalet publike, në nevojat e sotme dhe të së nesërmës që duhet plotësuar, në inkurajimin dhe mundësitë për zhvillim ekonomik e social. Për ti arritur krejt këto, kërkohet vlerësim para votimit, kërkohet konsideratë për nevojat e brezave të ardhshëm – për fëmijët tanë.

4. Përse këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë? Si në çdo palë zgjedhje, që janë të rëndësishme në demokraci, këto që po vijnë, janë po aq të veçanta sa vet mirëqenia e qytetarëve të Republikës. Ngase ky proces zgjedhor do t’ju jep qytetarëve të vendit mundësinë, për të zgjedhur zërin e tyre në kuvend. Dikë që do të miratojë dhe zbatoj ligje. Dikë që me zell do të ndjek të jetësuarit e vlerave civilizuese.

Por, a do jenë këto zgjedhje që do ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve sociale e politike? Padyshim, historia politike e Kosovës dhe procesi i integrimeve Euro-Atlantike do të sforcohet dhe ecet përpara me një personalitet të zgjedhur për qeveri, i cili së bashku me njohuritë e tij, vizionin, përvojën politike, aftësitë strategjike dhe taktike, do të transformonte mirëqenien e tanishme të qytetarëve, e në këtë kuadër, duhet thënë se, këtë herë është e rëndësishme për qytetarët e Republikës që të shkojnë, të votojnë.  Zgjedhjet e 8 Qershorit, janë të një rëndësie primare. Voto!

(Autori është njohës i Ligjit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare_

 

 

 

 

Më Shumë

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Lajmet e Fundit