33.2 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 8111

Një qytetar dorëzon ariun në polici të Prizrenit

0

ariuuuuNjë banor i fshatit Kushnin ka dorëzuar një ari në polici të Prizrenit. Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se ariu ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore dhe i lënduar.

“Rreth orës 11:00, një qytetar i cili po shëtiste në një rrugë të fshatit Kushnin ka hasur në një ari të vogël, i cili kishte qenë i lënduar dhe në një gjendje te keqe shëndetësore”.

“Qytetari e ka marrë me vete ariun dhe e ka sjellë në Stacionin Policor në Prizren”.

“Policia e ka thirr në ndihmë veterinerin, i cili është përkujdesur për shëndetin e ariut. Më vonë janë informuar edhe zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe inspektorët për mbrojtjen e faunës në parkun kombëtar “Malet e Sharrit” të cilët e kanë marrë ariun për t’i dhënë strehim dhe përkujdesje adekuate./PrizrenPress.com/

 

Përse këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë?

0

Shqiprim PulajShkruan:Shqiprim Pula

1. Dinamika politike, zhvillimet e debateve po e mbizotërojnë jetën tonë private, politike dhe publike ngado që jemi. Temat si; reformat, zhvillimi ekonomik e punësimi mbeten dhe janë çështje të pazgjidhura me karakter nacional, në gjithë periudhën e pas-luftës. Këto dhe çështje të tjera po i preokupojnë aktorët politikë të kësaj periudhe tranzicioni, por që, zgjidhje adekuate e të qëndrueshme premtohet – të paktën deklarative, gjatë këtij procesi zgjedhor. Aktorët politikë të vjetër e të rinjë në politikë, sfidë të radhës e kanë edhe sjelljen politike brenda organizatave politike ku ata janë, dhe reflektimin që duhet shprehur, duke evituar vakumin e një logjike politike që rrënjët i ka tek e kaluara e jonë.

Mungesa e një konsensusi intelektual e politik, përgjatë këtij tranzicioni, krijoji vakum në përplasje idesh dhe politikash, e që ky vakum u ri-plotësua me dukuritë si; nepotizmi, klientelizmi, servilizmi, korrupsioni që u krijua një model politik i llojit të vet!.

Jo rrallë herë, qasjet ndaj këtyre dukurive, dhe artikulimi i tyre publik i pasonte qasja e të qenurit ‘politikisht korrekt’, kështu, duke e mohuar ofrimin e zgjidhjes dhe duke e shtyrë ballafaqimin me to, për më vonë! Por, probleme si këto, të pazgjidhura, kanë ndikuar mjaftë shumë në të funksionuarit e shtetit, në procesin e integrimeve Euro-Atlantike, politikën tonë të jashtme si reflektim i asaj të brendshme ndaj partnerëve tanë strategjik, për më keq, duke u ‘kapur’ nga varësia e moszgjidhjeve.

2. Organizatat politike në Kosovë, përmes vlerave dhe pikëpamjeve konkurruese midis tyre, janë dhe mbeten boshti i të funksionuarit të sistemit, për më tepër, koncepti mbi rolin qeverisës përcakton edhe nivelin e pjekurisë së demokracisë. Madje, sistemi pluralist, në vetvete nënkupton edhe konkurrencë alternativash, cilësish, idesh mbi organizimin dhe funksionimin e institucioneve, përkatësisht administratës publike. Ky proces zgjedhor, ka risjellë vëmendje të veçantë në artikulimin publik si; çështja e konkurrimit, aderimeve të shumta (‘uroj të jenë martesa konceptuale, e jo interesi’), organizimeve dhe funksionimit të organizatave politike, kjo ngase shihet dhe vlerësohet si kohë e duhur për ofrim zgjidhjesh pas zgjedhjeve.

Por, ajo çfarë mbetet të shihet është, nëse pozita mbizotëruese mbi ligjin, institucionet, s’do të gjej më vend në mendësinë e aktorëve politik, duke mënjanuar shumëllojshmërinë e roleve në publik. Procesi zgjedhor – votimi dhe pranimi i rezultateve kanë karakter politik, përgatitja dhe menaxhimi i procesit kanë karakter teknik, por si njëra dhe tjetra tregojnë sjellje elektorale dhe institucionale për maturinë tonë shoqërore politike. Mëpastaj, mbajta e zgjedhjeve nuk është kusht i vetëm për demokracinë, mbajtja e zgjedhjeve duhet të reflektoj në lirinë e votimit, në përzgjedhjen e kandidatëve lirshëm pa imponime, pa dhunë, pa manipulime në mënyrë që si të tilla të fitojnë epitetin e zgjedhjeve me legjitimitet demokratik. E tëra, do të mund të rezultonte mëpastaj, me ofrim zgjidhjesh ndaj problemeve që na përcjellin në përditshmërinë tonë.

3. Kosova gjendet në kohë kur duhet vendosur për të zgjedhurit – përfaqësuesit, për të ardhmen, për risitë dhe peisazhin politik të vendit. Kush do të jenë ata që do të zgjidhen? do të jenë fytyra jonë në kuvend dhe qeveri; në vendim-marrje dhe përfaqësim; në krijim legjislacioni dhe zbatim politikash; do të jenë e ardhmja e Republikës. Por, para së gjithash, votuesi duhet vlerësuar kapacitetet e tyre për hartim legjislacioni që do të mundësonte investime në shkollat dhe spitalet publike, në nevojat e sotme dhe të së nesërmës që duhet plotësuar, në inkurajimin dhe mundësitë për zhvillim ekonomik e social. Për ti arritur krejt këto, kërkohet vlerësim para votimit, kërkohet konsideratë për nevojat e brezave të ardhshëm – për fëmijët tanë.

4. Përse këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë? Si në çdo palë zgjedhje, që janë të rëndësishme në demokraci, këto që po vijnë, janë po aq të veçanta sa vet mirëqenia e qytetarëve të Republikës. Ngase ky proces zgjedhor do t’ju jep qytetarëve të vendit mundësinë, për të zgjedhur zërin e tyre në kuvend. Dikë që do të miratojë dhe zbatoj ligje. Dikë që me zell do të ndjek të jetësuarit e vlerave civilizuese.

Por, a do jenë këto zgjedhje që do ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve sociale e politike? Padyshim, historia politike e Kosovës dhe procesi i integrimeve Euro-Atlantike do të sforcohet dhe ecet përpara me një personalitet të zgjedhur për qeveri, i cili së bashku me njohuritë e tij, vizionin, përvojën politike, aftësitë strategjike dhe taktike, do të transformonte mirëqenien e tanishme të qytetarëve, e në këtë kuadër, duhet thënë se, këtë herë është e rëndësishme për qytetarët e Republikës që të shkojnë, të votojnë.  Zgjedhjet e 8 Qershorit, janë të një rëndësie primare. Voto!

(Autori është njohës i Ligjit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare_

 

 

 

 

SHIK-u fuqizohet në listën e PDK-së

0

PDK-logo8-07Deputetëve të PDK-së që kanë qenë zyrtarë të SHIK-ut, u është bashkuar në garën për të marrë edhe një mandat në përfaqësimin e qytetarëve edhe ish shefi i tyre, Kadri Veseli.

Kësisoj, Adem Grabovci, Elmi Reçica, Fadil Demaku, Latif Gashi e Bekim Haxhiu, nëse mbledhin votat e mjaftueshme për të marrë edhe një mandat të deputetit, në legjislaturën e ardhshme pjesë të grupit parlamentar do ta kenë edhe shefin e tyre aktual në hierarkinë partiake, si dhe ish shefin e ShIK-ut.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Vesli, është i dyti në listën e kandidatëve të kësaj partie dhe kësisoj është e vështirë të mendohet se nuk do të ketë votat e mjaftueshme për të qenë deputet i partisë më të madhe në zgjedhjet e kaluara.

Por, pos vendosjes së Veselit lart në listën e PDK-së, ish deputetët që edhe publikisht e kanë pranuar se kanë qenë pjesë e ish strukturës së spiunimit, nuk kanë marrë renditje të fuqishme në listën e partisë së tyre/Tribuna/

Rita Ora hyn në histori, fituese katër herë radhazi

0

Rita Ora-Playboy4Rita Ora ka marrë kreun e Top-listës zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar për të katërtën herë, me këngën “I Will Never Let You Down”. Këngëtarja me origjinë shqiptare e zhvendosi në vendin e dytë këngën “Waves” të Mr Probz.

Në këtë mënyrë, ajo është barazuar me ish-anëtaren e “Spice Girls”, Geri Halliwell, në garën për artisten britanike me më shumë këngë solo në vendin e parë. “Është çmenduri që është hera e katërt! Jam e nderuar”. Nuk kam fjalë! Nuk mund ta besoj. Jam shumë e lumtur që fansat e mi po më mbështesin, sepse kjo është shumë e veçantë, një këngë personale për mua”- ka deklaruar Rita për OfficialCharts.com.

Rita debutoi në vend të parë në top-listën britanike në shkurt të vitit 2012 me këngën “Hot Right Now”. Ajo ishte përsëri e para në muajin maj me këngën “R.I.P” dhe në gusht të po të njëjtit vit kryesoi top-listën me këngën “How We Do (Party)”.

Synojmë t’i fitojmë 40 ulëse në Kuvend

0

Kuci-hajredin5-30Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hjaredin Kuçi, ka thënë se kjo parti edhe pas 8 qershorit do të renditët forca e parë politike në vend, duke u përfaqësuar me 40 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Do të ishte reale të pretendojmë numër prej 40 deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kuçi në një intervistë për “Epokën e re”. Ai ka thënë se lista e kandidatëve për deputetë të PDK-së ofron para qytetarëve njerëz me kredibilitet të lartë njerëzor, kombëtar, moral dhe profesional.

Ai ka mohuar se ka përçarje në PDK për shkak të prurjeve të reja. Kuçi ka thënë se PDK-ja ka qenë e hapur për njerëzit e rinj, por edhe i ka ruajtur strukturën dhe substancën e partisë. Sa iu përket koalicioneve pas zgjedhjeve, Kuçi ka thënë se PDK-ja s’do të ketë vija të kuqe për asnjë parti. Ai ka thënë se koalicioni i ardhshëm qeverisës duhet t’i ketë 61 deputetë shqiptarë në mënyrë që pushteti të mos rrezikohet nga ndonjë lëvizje e minoriteteve.

Duke e komentuar mundësinë e një koalicioni pas zgjedhjeve ndërmjet LDK-së dhe AKR-së, Kuçi ka bërë të ditur se PDK-ja do të dalë partia e parë politike dhe ajo do ta zgjedhë partnerin e koalicionit. “Pas zgjedhjet të 8 qershorit nuk besoj se do të ketë mundësi që LDK-ja e AKR-ja të bëjnë koalicion sepse PDK-ja do të dalë partia e parë”, është shprehur ai.

Kuçi i është përgjigjur edhe deklaratës së liderit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka kërkuar përballje në një debat televiziv me liderin e PDK-së, Hashim Thaçi. “Isa Mustafa debatin e parë duhet ta bëjë me Shpend Ahmetin, pastaj të kaloj në debatin tjetër”, ka deklaruar.

Sylë Hoxhaj bashkë me shtatë persona garon për postin e Kryeprokurorit të Shtetit

0

Syle Hoxhaj, kryeprokurorKryeprokurorë dhe prokurorë i kanë hyrë garës për Kryeprokurorin e Shtetit. Ky post me mandat shtatë vjeçar i ka shtyrë pothuajse të gjithë kryeprokurorët e Prokurorive Themelore që t’i hyjnë garës nëpërmjet konkursi publik.

Për të marrë postin e Kryeprokurorit të Shtetit kanë kandiduar tetë veta. Shumica nga ta janë kryeprokurorë të prokurorive themelore dhe prokurorë të shtetit – shkruan gazeta Tribuna.

Në garë kanë hyrë kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit Sylë Hoxha, ai i Pejës Agron Galani, i Mitrovicës Jetish Maloku, Shqyri Syla, i Prishtinës, Alekdandër Lumezi, pastaj nga Prokuroria Speciale Ali Rexha dhe Laura Pula si dhe Jusuf  Mejzini.

Ismet Kabashi është emëruar kryeprokuror në vitin 2010. Mandati fillestar i Kryeprokurorit të Shtetit është shtatë vjeçar, pa mundës riemërimi.

Listat me “duar të papastra”

0

wZgjedhjet e 8 qershorit do të dëshmojnë se sa e rëndësishme është politika për ata që duan të pasurohen shpejt, apo edhe ata që përmes politikës mundohen t’i ikin drejtësisë
Premtuan lista me njerëz me duar të pastra, kurse në fund, partitë politike dorëzuan listat me kandidatët për deputetë sërish me figurat e kërkuara nga drejtësia, apo edhe persona nën ndjekje të organeve penale – shkruan gazeta Tribuna.

Në një shqyrtim të thjeshtë të listave të partive politike, dalin personalitetet që kanë probleme me drejtësinë.

Partia Demokratike e Kosovës ka disa kandidatë nën hetime për krime të luftës, ka një kandidat që aktakuzë dhe një tjetër të dënuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka një kandidat që zyrtarisht është nën hetime.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kandiduar dy ish të dënuar.

Në të tri partitë, por edhe te Vetëvendosje, mendohet se ka kandidatë të tjerë që janë nën hetime, qoftë për krime lufte, qoftë për krime të natyrave të ndryshme, por hetimet nuk janë zyrtare.

Zgjedhjet e 8 qershorit do të dëshmojnë se sa e rëndësishme është politika për ata që duan të pasurohen shpejt, apo edhe ata që përmes politikës mundohen t’i ikin drejtësisë.

/Tribuna

Njohjet e mbetura nuk vijnë as shpejt e as lehtë

0

Flamuri i Kosovës në KanëNë margjinat e konferencës globale për siguri GLOBSEC, mbajtur në Bratislavë, flitet edhe për Kosovën
Edhe pse ka lëvizje pozitive në afrim mes Kosovës dhe disa prej pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë, është joreale të pritet një ndryshim dramatik i pozicionit, thonë në Bratislavë – shkruan Koha Ditore.

Sipas burimeve, Sllovakia nuk ka gjasa ta ndryshojë qëndrimin shpejt, Qiproja dhe Spanja mbeten kundërshtare të palëkundura të Kosovës shtet, ndërsa Rumania dhe Greqia janë më fleksibile. Sidoqoftë, asnjë prej këtyre të dyjave nuk pritet njohje e shpejtë.

Së paku jo këtë vit, sikur që ishte paralajmëruar disa herë nga Qeveria e Kosovës.

/Koha Ditore

Lista e ShIK-ut, sipas KFOR-it

0

Kadri VeseliInteligjenca e KFOR-it i ka bërë një profil ish-shefit të ShIK-ut, Kadri Veseli. Atë e lidh direkt në shumë veprime të paligjshme, shkruan Koha Ditore.

E përshkruan si inteligjent, elegant, por të lidhur ngushtë me njerëz që biznes kryesor kanë drogën, si Ismet Osmani, i njohur si “Curri”.
KFOR-i thotë se ShIK-u kishte një listë prej 40 anëtarësh të LDK-së që duhej “hequr qafe”.

Ndikim të madh në ShIK kishte edhe ShISh-i, që kishte bërë një plan operativ të veprimit në Kosovë.

Gjithë këtë plan e kishte siguruar KFOR-i. Ai parashihte ndjekjen e njerëzve në çdo vend e skutë./Koha Ditore/

Kosova në ethet zgjedhore

0

Faik MiftariShkruan: Faik  Miftari

Kanë mbetur vetëm edhe tre javë kur qytetarët e Kosovës do të drejtohen vendvotimeve për të zgjedhur deputetët për Kuvendin e ri të Kosovës. Edhe pse zyrtarisht nuk ka nis fushata zgjedhore (28 maj), Kosova ka hyrë fuqishëm në fazën e etheve zgjedhore vendore. Para se të bëjë një analizë subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme vendore, do të përshkruaj një prezentim të shkurtër të zhvillimit ekonomik dhe rritjes ekonomike në Kosovë në periudhën e dekadës së fundit (2003-2013).

Kosova gjatë vitit 2003 ka pas një rritje ekonomike prej 2%, ku kanë qenë të punësuar rreth 300.000 punëtor në sektorin privat si dhe rreth 40.000 të punësuar në sektorin publik apo shtetëror. Edhe gjatë vitit 2004, 2005, 2006 ka qenë përafërsisht një rritje ekonomike prej 2%, që kjo rritje ekonomike në shkallë vendi arrin në shkallë prej 4-5% gjatë vitit 2007 dhe 2008, që pas kësaj kohe rritja ekonomike prapë nisi të bie dhe vazhdoi me trend të njëjtë rritjeje ekonomike rreth 2% në nivel vendi gjatë viteve 2010, 2011, 2012, 2013. Numri i të punësuarve në sektorin publik rritej në një shkallë shumë më të madhe, në krahasim me sektorin privat, ashtu që në vitin 2010 arriti në 70.000 të punësuar, ku Bashkimi Evropian iu tërhoqi vërejtjen se kjo nuk mund të tolerohet, por kjo vërejtje jo që nuk u përfill, por numri i të punësuarve në sektorin publik vazhdoi të rritet edhe gjatë mandatit qeverisës të Thaçit 2, ashtu që në fund të vitit 2013 arriti në mbi 80.000 të punësuar në sektorin publik të administratës shtetërore të Kosovës. Por në një të ardhme jo shumë të largët kur Kosova do të afrohet rrugës së aderimit në Bashkimin Evropian, dhe kur njëra prej kushteve të shumta që duhet të plotësohen do të jetë edhe zvogëlimi i administratës publike, atëherë do të lindin problemet të mëdha që do të duhet të shkurtojnë vendet e punës dhe të largojnë punëtorët nga sektori publik, por shkurtëpamësia dhe verbëria politike e liderëve politik nuk ja vejnë veshin, por qëllimi i tyre është që me të gjitha mjetet e mundura të arrijnë marrjen e pushtetit pa çarë kryet për pasojat që do të paraqiten në një të ardhme jo të largët. Gjatë viteve 2003-2013 kemi një rritje prej 100% të punësuarve në sektorin publik, nga 40.000 në 80.000 të punësuar. Në sektorin privat për 10 vite kemi pas një rritje pothuajse minimale, gjithsejtë vetëm 50.000-60.000 të punësuar, që do të thotë numri i të punësuarve brenda një viti është sjell 5000-6000 të punësuar, duke marr parasysh se për çdo vit tregut të punës së Kosovës i shtohen 30.000 punëtor, kjo me të vërtet është mjerim! Pas këtyre parametrave të cekura më lartë, gjatë dekadës së kaluar në Kosovë, të gjitha premtimet, zotimet që janë duke u dëgjuar gjatë këtyre ditëve nga liderët partiak në Kosovë, se” gjatë mandatit vijues katërvjeçar do të punësohen 200.000 vetë, GDP-ja në Kosovë do të arrijë në 8-10 miliard euro, buxheti i Kosovës do të arrijë në 3-4 miliard euro, do të kemi një fond punësimi prej 1,5 miliard euro e kështu me radhë” këto janë vetëm “fontanë dëshirash” të “Përrallave nga 1001 net”, lere që nuk ka as gjasa teorike e lere më praktike të realizohen, duke pas të njohura parametrat e cekura më lartë të rritjes ekonomike të Kosovë dhe trendeve të punësimit.

PDK-në si bartëse e qeverisë në dy mandatet e kaluara, 2008-2010 dhe 2011-20014, e ka kapluar paniku se kësaj here ka gjasa reale që të humb zgjedhjet, dhe se i ka aktivizuar të gjitha potencialet e saja dhe të gjitha mjetet që i ka në dispozicion që të dalë prapë fituese, bile vetëm edhe 1% vota të fituara më shumë se LDK-ja me të vetmin qëllim që të ketë mundësinë e fitimit të mandatorit të qeverisë së ardhshme në Kosovë. A do të arrijë këtë do të shohim natën e 8 qershorit, por që me të vërtet alarmi i kuq është i ndezur tek ata, shihet në çdo hap dhe veprim të tyre politik. PDK-ja për dallim nga partitë tjera politike rivale, sikurse LDK-ja, VV-ja, AAK-ja, AKR-ja, ka formuar një koalicion të gjerë prej 5 subjekteve politike. PDK-ja do të garojë në koalicion me PD-në, LB-në, PSHDK-në, PK-në, për çudi nuk po figuron edhe ADK-ja, por po duket se, pasi që fusnota famoze e Edita Tahirit akoma nuk po shkrihet si fluskë e sapunit, ka vendos bile ajo që në vend të fusnotës, vet të shkrihet me ka krejt në PDK. Këtë koalicion mish mash as analistët më të njohur politik nuk po mund të kuptojnë, se çfarë i ndërlidh me vete, të gjithë së bashku janë bërë, ish krahu i luftës, ish majtistët, e tani djathtistët, nacionalistët, myslimanët, katolikët, konservatorët, biznesmenët, pjesëtarët e ish shoqërisë civile etj. Sipas meje kjo mund t’i përgjigjet thënies së dikurshme të Pashko Vasës” mos shikoni kishë e xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria”. PDK-ja largimin e një pjese të anëtarësisë si dhe daljes në skenë të NISMËS, po përpiqet të kompenzojë me transferet dhe aderimet e shumta që në një masë të madhe ka arritë duke i përvetësuar një numër biznesmenësh të njohur të Kosovës që me forcën dhe autoritetin e tyre me siguri do të sjellin votat e duhura . A do të arrijë PDK-ja të del fituese e këtyre zgjedhjeve do të varet prej shumë faktorëve, porse sipas meje faktori kyç për PDK-në do të jetë se a do të kalon pragun zgjedhor NISMA për Kosovën.

LDK-ja si forcë e dytë politike e vendit do të përpiqet që në këtë garë zgjedhore të del e para dhe pas një mandati të kaluar në opozitë të kaloi në pozitë që të formoi qeverinë, edhe pse është përpjekur të arrijë koalicionin parazgjedhor me AKR-në, nuk ia arriti dot, që me të vërtet do të jetë një hendikep i madh për te, duke marr parasysh koalicionin e gjerë të formuar nga PDK-ja. Këto zgjedhje për LDK-në do të jenë ”to be or not to be”, në rast se del fituese LDK-ja ka gjasa që ajo të formojë koalicionin edhe me PDK-në, bile në kohët e fundit ka qenë prezent një përafrim apo një pajtim në heshtje në mes tyre, ashtu që në rast se LDK-ja del fituese dhe Isa Mustafa bëhet mandator i qeverisë së re, nuk është befasi që të arrijë një marrëveshje të përbashkët me PDK-në për bashkëqeverisje, dhe që të dytë së bashku të shkarkojnë presidenten Atifeten, për të zgjedhur Hashim Thaçin president, në rast se arrijnë të marrin mbështetjen e faktorit të jashtëm vendimmarrës në Kosovë. Në rast se LDK-ja nuk del fituese, atëherë nuk i mbetet gjë tjetër por që Isa Mustafa të jap dorëheqje, pasi që pas humbjes së garës zgjedhore për Prishtinën, e tani edhe për Kosovën, nuk i mbetet më kredibilitet i lidershipit politik të LDK-së dhe se LDK-ja do të duhej në tërësi pas kësaj të hyjë procesit të gjithanshëm të reformimit të saj të plotë.

VV-ja edhe pse me aderimet dhe transferet e fundit që ka pas, nuk ka përfituar ndonjë peshë të madhe, pasi që aderimet e tilla pas vetes nuk do të sjellin vota në një masë më të madhe, VV-ja do të ketë sukses nëse arrin të rris numrin e votave apo bile të mban numrin e votave të fituara në zgjedhjet e para për VV-në që ka garuar në nivel vendor, duke marr parasysh se vjet në zgjedhjet në nivel lokal ka pas një ulje prej 20.000 votave, sido që të jetë VV-ja do të del prapë e treta për nga numri i votave të fituara edhe në këto zgjedhje vendore që do të jenë me të vërtet një sukses i madh i tyre, pasi që gjatë mandatit të kaluar e vetmja ka qenë opozitë e denjë në Kuvendin e Kosovës.

AAK-ja në këto zgjedhje pritet të ketë rënie të theksuar të votave, duke marr parasysh ikjet e shumta që kanë ndodh nga gjiri i saj, por edhe për rezultatet e dobëta të arritura në zgjedhjet e kaluara lokale. Po kësaj i ka kontribuar edhe disa deklaratat të pamatura gjatë kohës së kaluar të lidershipit të saj Ramush Haradinaj të cilat me të vërtet kanë ndikuar në zbehjen e saj.

Sido që të jetë në rast se arrin të fitojë votat që i ka pas në zgjedhjet e kaluara vendore do të ishte sukses i madh për AAK-në.
AKR-ja ka bërë befasi të madhe, në krahasim me zgjedhjet e kaluara vendore kur ka hyrë në garë me një koalicion të gjërë për të kaluar pragun zgjedhor, tani ka vendos të hyjë e vetme në garë zgjedhore edhe pse ka pas oferta për koalicion parazgjedhor. Por sipas të gjitha gjasave plani i tyre është se pa marr parasysh se kush do të fitojë, PDK-ja apo LDK-ja, ajo do të hyjë në koalicionin qeverisës si me njërën ashtu edhe me tjetrin subjekt, pasi që lidershipi i saj Behgjet Pacolli nuk mund të paramendon dot pa e parë veten si pjesë përbërëse e qeverisë udhëheqëse edhe gjatë mandatit vijues.

Por kjo lojë politike mund të jetë shpatë me dy teha, pasi që ka mundësi eventuale që AKR-ja për pak të mos e kalojë pragun zgjedhor dhe të mbetet jo vetëm jashtë qeverisë por edhe jashtë parlamentit.
NISMA është subjekt i ri i posa themeluar nga Fatmir Limaj e Jakub Krasniqi, pas ndarjes së tyre nga PDK-ja. Por ka qenë kohë e shkurtër për NISMËN në dispozicion për zgjerimin apo konsolidimin e radhëve të saja, pra, do të jetë shumë vështirë për një kohë të shkurtër të arrijë rezultatin e duhur, po në rast se eventualisht do të kalojë pragun zgjedhor do të ishte një sukses i madh për NISMËN për Kosovën.

PD-ja në këtë garë zgjedhore hyri me një veprim të pamatur politik, duke hyrë në koalicionin e gjerë me PDK-në, edhe pse gjer tani ka qenë pjesë përbërëse e qeverisë së tanishme në largim. Edhe pse ka pas oferta për një koalicion të grupimeve politike myslimane, LISBËS së Fuad Ramiqit dhe Nismës për drejtësi dhe zhvillim të Amir Ahmetit, që së bashku të hyjnë si një bllok të vetëm, me të cilin ndoshta edhe do të kishin kaluar pragun zgjedhor, dhe do të përfaqësonin interesat e qytetarëve të këtyre grupimeve.

Kryetari i PD-së Ferid Agani ka qenë ai i cili në asnjë mënyrë nuk ka pranuar këtë koalicion, edhe pse i ka pas duart e lira jo vetëm që të jetë bartës i këtij koalicioni, por edhe të përcaktoi se si dhe në çfarë pozite do të jenë kandidatët tjerë të radhitur për deputet. Por dëshira e tij ka qenë që këta të gjithë të hyjnë në listën e PD-së, duke ja ofruar vetëm vendet respektabile në listë.

Por sipas të gjitha gjasave ai ka bërë marrëveshje paraprake me PDK-në që në fund doli edhe e vërtetë, dhe se qëllimi i tij nuk ishte përfaqësimi i interesave të këtyre grupimeve të caktuara politike myslimane në koalicion parazgjedhor, por rezervimi për karrierën vetanake, bile në rast se nuk do të jetë më ministër në qeverinë e ardhshme, të jetë së paku deputet në legjislativin e ardhshëm të Kosovës. Deklarata e tij dhënë në media se do të sjell” 35000-40.000 vota koalicionit të sapokrijuar” është vetëm një ëndërr e tij, të cilin numër votash eventualisht do të kishte arritur me koalicionin e ofruar më parë, por i refuzuar në mënyrë kategorike nga ana e tij. Është një thënie profetike e mirënjohur: ” se në rast se gjarpri njëherë të kafshon nga një gropë, mos prit që edhe të dytën herë të të kafshojë gjarpri nga e njëjta gropë”.

Sido që të jetë, në përmbyllje të këtij vështrimi do të konkludoja se me rëndësi është që fushata parazgjedhore të kalojë e qetë dhe në mënyrë të dinjitetshme, dhe se votimet të kalojnë pa manipulime dhe vjedhje eventuale të votave sikurse që ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara vendore në vitin 2010,e rezultati i votimeve që do të del do të jetë pasqyrë e votës së popullit (sovranit) i cili në mënyrë demokratike me votën e tij do të zgjedh përfaqësuesit e vet, deputet të ardhshëm në Parlamentin e Kosovës.