Home Blog Page 812

Ylli prezanton dy përforcime amerikane, Tavares dhe Green

0

KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar transferimin e dy lojtarëve amerikanë, William Tavares dhe Quade Green, në kuadër të riorganizimit të skuadrës, përcjell PrizrenPress.

William Tavares (195 cm), pjesë e Kombëtares së Cape Verde, vjen nga Evreux (Franca) dhe ka përvojë në Çeki e Bullgari.


Quade Green (183 cm), ish-lojtar i NBA G-League, ka luajtur për ekipet Reales (Republika Domenikane) dhe Caledonia Gladiators (Britani).

Pas largimit të Zach Goodline, Jakorie Smith dhe Terrell Brown, therandasit synojnë transferime të tjera dhe një trajner të ri deri në shkurt. Ylli mbetet pretendent kryesor për sukses në Superligë./PrizrenPress.com/

Prizreni zyrtarizon tre basketbollistë të huaj

0

Para xhiros së dhjetë të Superligës, KB Prizreni ka bërë të ditur se ka angazhuar tre basketbollistë të huaj të ri në ekip, pas largimit të disa të huajve javë më parë.

Bardhezinjtë nga Prizreni që drejtohen nga Arbnor Rifati kanë bërë të ditur se kanë angazhuar në ekip, Omar Jamaleddine, Jeremiah Kendall dhe Darryl Jordan Jr. Treshja sipas njoftimit do të jetë pjesë e klubit për këtë stinor të Superligës.

Omar Jamaleddine është basketbollist amerikano-libanez, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Sagesses në ligë të Libanit. Ai aty ka pasur mesatare prej 7.4 pikësh, 1.5 asistimesh dhe 5.5 kërcimesh në 24 ndeshje sa luajti aty përgjatë stinorit 2023/24. Ai është i gjatë 195 centimetra.

Jeremiah Kendall është amerikan i cili në stinorin e kaluar ishte pjesë e Alcorn St ku në 29 ndeshje mesatarisht dha 15.8 pikë për lojë, 1.2 asistime dhe 6.7 kërcime. Ai është i gjatë 204 centimetra.

Ndërkaq Darryl Jordan Jr. që ka qenë pjesë e Brescias në stinorin e kaluar në NCAA-1 ka pasur mesatare prej 15.3 pikësh për ndedshje, 1.7 asistime dhe 7.3 kërcime. Ai është i gjatë 204 centimetra.

Mungesa e ngrohjes shtyn reprizën e shfaqjes “Ping-Pong dhe Dashuri” në Prizren, DKRS-ja premton zgjidhje të shpejtë

0

Rikthimi i Teatrit “Bekim Fehmiu” në skenën brenda Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” është shtyrë përkohësisht.

Në fakt repriza e paralajmëruar e shfaqjes “Ping-Pong dhe Dashuri” për datën 27 nëntor 2024, sipas njoftimit të këtij teatri, është anuluar për shkak të mungesës së ngrohjes.

“Ju kërkojmë ndjesë për këtë situatë dhe mirëkuptimin tuaj. Do t’ju informojmë me kohë për datat dhe oraret e radhës të shfaqjeve tona”, thuhej në njoftimin e Teatrit të qytetit të publikuar të mërkurën pasdite, raporton Telegrafi.

Autoritetet komunale të Prizrenit të martën patën përuruar ndërtesën e rinovuar të Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” që njëherësh është edhe selia e Teatrit të qytetit “Bekim Fehmiu”.

Në këtë ceremoni ata patën theksuar se tani janë krijuar kushte më të mira për punën e Teatrit dhe artistëve tjerë.

 

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit, Adem Morina, ka deklaruar se sistemi i ngrohjes në Shtëpinë e Kulturës është funksional.

“Mirëpo në rastin konkret, ka pasur telashe, shkaku i problemeve teknike lidhur me lëshimin e ngrohjes për sallën e madhe, dhe kjo sallë nuk është ngrohur. Duke qenë se është kaluar nga një standard i ulët, në një standard më të lartë janë hasur në vështirësi. Por, stafi përkatës do të trajnohet lidhur me mënyrën e operimit të ngrohjes, në mënyrë që mos të kemi telashe në këtë drejtim”, ka thënë Morina.

Gratë e UÇK-së në qendër të ekspozitës në Prizren

0

Për të nderuar kujtimin për gratë që kontribuuan për lirinë e Kosovës, në ndërtesën e Komunës së Prizrenit është hapur ekspozita “Gratë në rrugën e lirisë”, bashkë me promovimin e katalogut me të njëjtin emër.

Në këtë aktivitet të realizuar për nder të Festës së Flamurit përmes fotografive janë prezantuar momentet dhe kujtimet e rolit të rëndësishëm që gratë kanë luajtur në luftën çlirimtare, raporton Telegrafi.

Me këtë rast është theksuar se katalogu dhe ekspozita përbëjnë një përpjekje për të rikthyer në fokus historinë dhe sakrificën e shumë grave dhe vajzave që ishin pjesëmarrëse në betejat e ndryshme të UÇK-së në vitet 1998-1999.

“Kjo është dita kur i japim nderin dhe respektin e merituar  grave të UÇK-së, heroinave të luftës, që luftuan për një Kosovë të lirë dhe të drejtë”, ka thënë ish-luftëtarja, Ramize Sinanaj-Shala.

 

Ndërkaq kryetari, Shaqir Totaj ka apeluar për përmirësimin e pozitës së grave në shoqëri.

“Ndërtimi i shtetit tonë, institucioneve demokratike kërkon trajtimin e pozitës së grave në shoqëri. Prandaj apeloj për kujdes të veçantë në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Pjesëmarrësit, mes të cilëve kanë qenë përfaqësues të institucioneve, familjeve të dëshmorëve, organizatave të dala nga lufta, veteranëve të UÇK-së dhe qytetarë, kanë pasur mundësi që të shohin fotografi dhe materiale që dokumentojnë sakrificat dhe angazhimin e grave të UÇK-së në rrugën e lirisë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Po kalonte rrugën jashtë zebrave, automjeti godet 63-vjeçaren në Prizren

0

Një këmbësore është goditur nga një automjet në Prizren, gjatë kohës kur e njëjta po e kalonte rrugën jashtë vijave të këmbësorëve.

Këtë për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se këmbësorja ka pësuar lëndime dhe fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, e pastaj në QKUK.

Tutje, Bytyqi njoftoi se gruaja që u godit nga automjeti është e moshës 63-vjeçare.

“Me datën 29.11.2024, rreth orës 06:40  përderisa ngasësi i një automjeti ishte duke lëvizuar në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, për shkak se nuk e kishte  përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës  dhe kushtet e motit, me automjetin e tij godet një këmbësore (femër 63 vjeçare) e cila ishte duke kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësor”.

“Si pasojë e aksidentit këmbësorja pëson lëndime dhe me automjetin e emergjencës është dërguar për në Spitalin  Rajonal në Prizren. Sipas mjekut kujdestarë si pasoje aksidentit këmbësorja kishte pësuar  lëndime  të rënda dhe është  dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor të mëtejmë”.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë dhe me vendim të tij ngasësi i automjetit ndalet për 48 orë në qendrën e ndaljes në polici”, thuhet tutje në konfirmim.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Feronikeli ’74 mposht Suharekën, merr fitoren e parë në kampionat

0

Feronikeli ’74 ka marrë fitoren e parë në Albi Mall Superligë këtë edicion, teksa ka mposhtur Suharekën me rezultat 3-1.

Vendasit e nisën më mirë duelin, kur në minutën e 23-të fituan penallti të cilën në gol e shndërroi Hasan Hyseni që realizoi për 1-0.

Me epërsinë minimale të skuadrës vendase u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

‘Industrialistët’ e nisën fuqishëm edhe pjesën e dytë, kur Stivian Janku realizoi për 2-0 pas asistimit nga kapiteni Florent Avdyli në minutën e 48-të. Vetëm shtatë minuta më vonë Nikli gjeti edhe golin e tretë, pasi Lavdim Zumberi realizoi për 3-0.

Suhareka arriti të ngushtoj epërsinë tre minuta më vonë, kur Adem Maliqi realizoi për 3-1.

Deri në fund të ndeshjes mysafirët krijuan disa raste shënimi në kërkim të golit të dytë, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Feronikeli ’74 kësisoj morën fitoren e parë në kampionat dhe tani ka gjashtë pikë në fund të tabelës, derisa Suhareka mbetet në pozitën e pestë me 19 sosh.

Ndeshjen e radhës Feronikeli ’74 luan në udhëtim te Malisheva, derisa Suhareka pret Llapin.

Abdixhiku nga tubimi në Suharekë: Ankesat janë për të dobëtit, puna është për të fortit (VIDEO)

0

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tubimin e radhës e ka mbajtur në Suharekë, nga ku ka thënë se fton secilin që të besojnë në Republikën e Kosovës.

Abdixhiku u tha qytetarëve atje se nuk qëndron para tyre që t’u thotë se jemi populli i varfër dhe u shpreh se ankesat janë për të dobëtit dhe siç tha, puna për të fortit.

“Sot qëndrojë para jush me zotimin për një ambicie të madhe, një që iu fton juve dhe secilin tjetër të besojnë në Republikën e Kosovës. Ky vend i pasurive përrallore, i njerëzve të shkëlqyeshëm e familjeve punëtore, ka një tregim të bukur përpara”.

“Ky tregim na vjen si thirrje e gjyshërve tanë e si detyrim ndaj fëmijëve tanë. Ky tregim na thërret që të bëhemi të barabartë mes popujve e kombeve evropiane. Nuk qëndroj para jush të them se jemi popull i varfër e të iu ftoj në dorëzim e ankesa. Ankesat janë për të dobëtit, puna është për të fortit”, është shprehur Abdixhiku./Klankosova.tv.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fshati Hoçë e Vogël në komunën e Rahovecit bëhet me hapësirë të re sportive

0

Investimet për përmirësimin e hapësirave sportive në Komunën e Rahovecit po vazhdojnë.

Mbrëmë në hapësirën e ShMFU “Heronjët e Kosovës”, shkollë e cila gjindet në fshatin Hoçë e Vogël në Komunën e Rahovecit, është bërë përurimi i terreneve të reja sportive të cilat shërbejnë për futboll, basketboll, volejboll, hapësira të cilat do t’u shërbejnë të rinjve, nxënësve dhe të gjithë banorëve të kësaj ane, që të zhvillojnë aktivitete sportive e rekreative.

Komuna e Rahovecit ka bërë te ditur, se me investimin për ndërtimin e terreneve të reja sportive, ata kanë për qëllim që ta gjallërojnë jetën sportive në këtë qytet, duke e promovuar kështu një jetë sa më të shëndetshme si dhe angazhimin e të rinjve me aktivitete fizike.