3.2 C
Prizren
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024

Feronikeli ’74 mposht Suharekën, merr fitoren e parë në kampionat

Feronikeli ’74 ka marrë fitoren e parë në Albi Mall Superligë këtë edicion, teksa ka mposhtur Suharekën me rezultat 3-1.

Vendasit e nisën më mirë duelin, kur në minutën e 23-të fituan penallti të cilën në gol e shndërroi Hasan Hyseni që realizoi për 1-0.

Me epërsinë minimale të skuadrës vendase u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

‘Industrialistët’ e nisën fuqishëm edhe pjesën e dytë, kur Stivian Janku realizoi për 2-0 pas asistimit nga kapiteni Florent Avdyli në minutën e 48-të. Vetëm shtatë minuta më vonë Nikli gjeti edhe golin e tretë, pasi Lavdim Zumberi realizoi për 3-0.

Suhareka arriti të ngushtoj epërsinë tre minuta më vonë, kur Adem Maliqi realizoi për 3-1.

Deri në fund të ndeshjes mysafirët krijuan disa raste shënimi në kërkim të golit të dytë, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Feronikeli ’74 kësisoj morën fitoren e parë në kampionat dhe tani ka gjashtë pikë në fund të tabelës, derisa Suhareka mbetet në pozitën e pestë me 19 sosh.

Ndeshjen e radhës Feronikeli ’74 luan në udhëtim te Malisheva, derisa Suhareka pret Llapin.

Më Shumë

Rexhaj nuk kursen “kunjat” ndaj opozitës: Na jem vetë, ata bashkë me Listën Serbe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka bërë të ditur se lista zgjedhore e VV-së do të ngërthejë deputetë, ministra dhe figura, të cilët...

Arrestohet 47-vjeçari në Suharekë, në çantën e tij u gjet armë

Është arrestuar një person i moshës 47-vjeçari në Suharekë, pasi ishte i përfshirë në një rast që po hetohej dhe gjatë arrestimit, në çantën...

Lajmet e Fundit