5.3 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Obama: Uashingtoni, në bashkëpunim me aleatët evropianë për Ukrainën

BarackObama8-29Presidenti amerikan Barack Obama përjashtoi mundësinë e ndërhyrjes së armatosur për çrrënjosjen e dhunës me mbështetjen e Rusisë në Ukrainë, por tha se Uashingtoni do të qëndrojë i bashkuar me aleatët e vet evropianë për trajtimin e krizës.

Obama i bëri këto komente të enjten dhe ai nuk e cilësoi pushtim ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainën lindore, raporton VOA.

Ai tha se Rusia për javë me radhë ka shkelur integritetin territorial të Ukrainës “qëllimisht dhe në mënyrë të vazhdueshme” dhe paralajmëroi që Moska me sa duket mund të përballet me sanksione të tjera ekonomike nga Perëndimi.

Presidenti Obama po ashtu tha se kishte folur me kancelaren gjermane Angela Merkel lidhur me situatën në Ukrainë, duke shtuar se të dy udhëheqësit kishin përsëritur vendosmërinë e tyre për të vazhduar punën për një zgjidhje diplomatike të krizës.

Presidenti dha një konferencë shtypi vetëm disa orë pasi homologu i tij ukrainas, Petro Poroshenko, tha se ushtarët dhe mjetet ushtarake ruse kishin hyrë në Ukrainën lindore edhe kishin marrë kontrollin e qytetit-port Novoazovsk. Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes thanë se automjete të blinduara ruse kishin rrethuar qytetin dhe se kishin marrë kntrollin edhe të disa fshatrave pranë.

Më Shumë

FPSRK në aksion për mbrojtjen e peshkut – konfiskohen rrjeta të paligjshme në Nashec, Krushë e Lukinjë

Federata e Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar aksion në terren për mbrojtjen e shumimit të peshkut në zonat Nashec–Prizren, Krushë...

Tërheqja e 2 milionë eurove nga përmbaruesit, rrezikohen shërbimet shëndetësore në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në Prizreni, Sylejman Baxhaku, ka ngritur alarmin për një situatë alarmante dhe të papranueshme, pas tërheqjes së rreth 2 milionë eurove...

Lajmet e Fundit