Presidentja fton deputetët të gjejnë zgjidhje

Atifete jahjagaJahjaga, vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cilëson si “obligativ për të gjithë.

Presidentja, Atifete Jahjaga, vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cilëson si “obligativ për të gjithë, sepse garanton një proces kredibil dhe të drejtë dhe siguron edhe funksionimin e shtetit të së drejtës”.

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike të Kosovës që të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, pasi shpalli të pavlefshme zgjedhjen e bërë më 17 korrik, në seancën konstituive të institucionit ligjvënës.

Zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka cituar presidenten Jahjaga t’u ketë bërë “thirrje deputetëve të Kuvendit te Kosovës që të gjejnë zgjidhje në përpjekje për të konstituuar institucionin qe përfaqëson interesat e qytetarëve të vendit, me votën e të cilëve edhe është zgjedhur”.

“Kultura demokratike dhe pjekuria politike do të ndihmojë në uljen e tensioneve qe mund të reflektojnë edhe tek qytetarët e vendit, të cilët kanë treguar qetësi, pjekuri dhe dinjitet përgjatë gjithë procesit”.

“Në respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke luajtur në vazhdimësi rolin e garantuesit të funksionimit demokratik të institucioneve dhe të unitetit të popullit, presidentja do të veprojë në përputhje me mandatin e saj dhe në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese”, ka thënë Vllahiu për Radion Evropa e Lirë.

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit