Inteligjenca gjermane ka spiunuar Shqipërinë

Inteligjenca gjermaneShërbimet sekrete gjermane po e spiunojnë prej vitesh Shqipërinë për të marrë informacione rreth “kriminalitetit të organizuar”, ka njoftuar të shtunën “Der Spiegel”, një javë pasi publikoi informacione të ngjashme për Turqinë.

Në edicionin që del në shitje të dielën, revista siguron se Shqipëria ishte në listën e “shteteve kyçe” të përgjimeve nga ana e agjencisë gjermane të inteligjencës (BND), madje edhe para anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, më 2009.

Para një jave, “Der Spiegel” ka raportuar se shërbimet sekrete gjermane kishin spiunuar të paktën një bisedë telefonike të sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry dhe se po e përgjonin Turqinë, partnerin tjetër në kuadër të NATO-s, që nga viti 2009.

Për këtë arsye, autoritetet e Ankarasë kanë thirrur të hënën ambasadorin e Gjermanisë në Turqi për t’ia shprehur “shqetësimet” e tyre dhe për të denoncuar praktikat që “nuk do të tolerohen”.

“Der Spiegel” thotë se informacionet e saj i ka siguruar nga dokumentet që CIA-s amerikane i janë dhënë nga një spiun i BND-së. Kjo çështje, në korrik ka rezultuar me dëbimin e shefit të CIA-s në Gjermani dhe i ka dhënë një goditje serioze marrëdhënieve mes dy aleatëve.

Ndërsa, zbulimi i informacioneve, vitin e kaluar, se telefoni celular i kancelares Angela Merkel ishte përgjuar nga inteligjenca amerikane i kishte ftohur goxha shumë marrëdhëniet mes Berlinit e Washingtonit, tradicionalisht shumë të fuqishme.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit